Zhvillon punimet e saj Konferenca Ndërkombëtare "Islami dhe Paqja Globale"
Pedagogët e Universitetit Bedër referojnë në konferencën ndërkombëtare “Islami dhe Paqja Globale”, e cila u zhvillua sot në ambjentet e Tirana International Hotel.
Kjo konferencë e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetitn Bedër, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara si dhe Delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë mblodhi sëbashku një numër të konsiderueshëm studiuesish dhe akademikësh nga shtete të tilla si: SHBA, Itali, Arabia Saudite, Egjipti, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina etj.
Ndër të ftuarit e nderit që përshëndetën punimet e konferencës ishin: Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, Ambasadori Amerikan, z. Danald Lu, Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, znj. Romana Vlahutin si dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj.
Gjithashtu vlen të përmendim edhe Prof. Dr. John Esposito, pedagog i Fesë, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Islame në Universitetin Georgetoën, si dhe një ndër studiuesit më të njohur në fushën e religjioneve si folësin kryesot të këtij eventi.
Në punimet e kësaj konference referuan gjithashtu edhe pedagogët e Universitetit Bedër, dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shkencave të Edukimit, Dr. Ahmet Ecirli si dhe Drejtori i Qendrës së Studimeve Islame Dr. Atakan Dereligolu. Ndërsa rektori i universitetit Dr. Ferdinand Gjana, moderoi një nga sesionet kryesore të konferencës.
Në referimet e tyre pedagogët e lartëpërmendur vunë theksin mbi rolin e Islamit në ruajtjen dhe ndërtimin e paqes ndërmjet qytetërimeve, parimet themelore dhe vlerat që promovon Islami i vërtetë, shembullin frymëzues në të cilin është kthyer feja Islame për shoqëri të tëra, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare që karakterizon vendin tonë, vlerat universale të Islamit dhe kontributit që ai duhet të japë për forcimin dhe konsolidimin e paqes etj.