Zhvillon punimet konferanca e dytë ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi
15 Nëntor 2013
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Universitetin Hëna e Plotë- BEDËR organizoi Konferencën e dytë ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi me temë “Turqishtja në Ballkan”. Në konferencë studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe Azerbajxhani, Bulgaria dhe vende të tjera të rajonit, kanë referuar mbi tema të cilat fokusohen në hostorinë dhe ndikimin e përdorimit të gjuhës turke në Ballkan. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm akademikë, historian, studiues të gjuhës dhe kulturës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe të ftuar të tjerë.
Kryetari i Konferencës, njëkohësisht dhe përgjegjës i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke, Dr. Adem Ballaban, në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference, në Shqipëri, është një mundësi për studiuesit e kulturës, gjuhës dhe historisë që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca në disiplina, tradita dhe perspektiva të ndryshme. “Synimi i konferencës hulumtimi i histyorikut të përdorimit të gjuhës turke në Ballkan, ndikimin që ka patur në veprat letrare dhe letërisnë e këtyre vendeve”, tha Dr. Balaban.
Në ceremoninë e hapjes përshëndetën Gjithashtu edhe Rektori i Qendrës së Studimeve Albanologjike Prof. Dr. Ardian Marashi i cili vlerësoi organizimin e konferencës dhe pjesmarrjen e lartë që kishte nxitur tema e përzgjedhur.