Zhvillon punimet Konferenca e dytë ndërkombëtare e studiuesve të rinj në drejtësi
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë-Bedër në bashkëpunim me Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës organizon Konferencën e dytë ndërkombëtare të studiuesve të rinj në fushën e drejtësisë me temë, “ Problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës ndërkombëtare”. Në konferencë morën pjesë më shumë se 45 studiues dhe pedagogë nga vende të ndryshme të Botës( Afrika e Jugut, Rusia, Skocia, Lituania, Turqia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, të cilët referuan mbi tema që lidhen me problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës ndërkombëtare.
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues nga bota a akdemikë , drejtues të universiteteve organizatore të konferencës si dhe personalitete nga fusha e drejtësisë. Zëvendëspërgjegjësi i Departamenti të Drejtësisë Dr. Skëndër Bruçaj, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu bindjen se organizimi për herë të dytë i kësaj konference, në Shqipëri, është një mundësi për studiuesit dhe akademikët që vijnë nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë, që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca dhe të ofrojnë idetë e tyre në lidhje me problematikat që shtrohen në fushën e të drejtës ndërkombëtare.
Ceremoninë e hapjes së konferencës e përshëndeti edhe zëvendësdekani i Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tiranës z. Besnik Çerekja. Ai vlerësoi bashkëpunimin mes Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë Bedër, dhe Fakultetit Jurdik, në organizimin e konferencës së dytë në fushën e drejtësisë.
Ndërkohë Prof. Dr. Berdal Aral nga Universiteti Fatih në Stamboll që ishte ftuar si folës krysesor, pasi felenderoi organizatorët për mbajtien e kësaj konference , mbajti një referim mbi problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës publike ndërkombëtare. Profesor Bardal paraqiti një këndvështrim kritik sa i përket funksionimit të institucioneve ndërkombëtare që kanë për detyrë ruajtien e paqes në botë siç është rasti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe institucione të tjera.
Ai u shpreh se “ E drejta ndërkombëtare është pjesë e pandarë e marrëdhënieve mes subjekteve të së drejtës ndërkombëtare dhe ka filluar të shihet gjithmonë e më tepër nga pikëpamja humane. Për këtë arsye kemi të drejtë të ndjehemi optimist për të ardhmen. Por megjithatë është e rëndësishme, që aktorët ndërkombëtare të jenë më të ndërgjegjshëm për të mos manipuluar ecurinë e evolimit të së drejtës ndërkombëtare në favor të interesave të tyre”.
Pjesmarrësit vazhduan më tej me referimet e temave të përgatitura dhe diskutimet në sesione të veçanta. Gjatë sesioneve të konferencës do të referohen rreth 50 kumtesa nga pjesëmarrësit.