Zhvillon punimet konferenca ndërkombëtare ““Edukimi qytetar dhe Islami”
02 Nëntor 2013
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës në Austri dhe atë të Tiranës në Shqipëri, organizoi konferencën ndërkombëtare me temë “Edukimi qytetar dhe Islami”. Ceremonia hapëse u mbajt në International Hotel Tirana për të vijuar më tej në ambjentet e Universitetit Bedër ku morën pjesë akademikë, studiues dhe të ftuar të shumtë nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë.
Punimet e Konferences i përshëndeti, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe Zëvendës ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Wilton. Gjatë fjalës së tij, ministri Veliaj shprehu vlerësimin e tij për organiztorët e konferencës dhe prezantoi për të pranishmit, vlerët që ka vendi ynë në fushën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.
Punimet e konferencës vazhduan për 3 ditë radhë ku referues nga vende të ndryshme dhe universitete të njohura ndërkombëtarisht parashtruan punimet e tyre rreth kësaj teme. Kjo konferencë synon të hedhë dritë mbi çështje të tilla si: Mundësitë që ofrohen u ofrohen besimtarëve myslimanë në Evropë për një pjesëmarrje të denjë individuale, qëndrimin e Islamit ndaj vlerave dekomratike si respekti, tolerance dhe liria, rolin e qytetarisë në sistemet demokratike,shkaqet e problemeve dhe konflikteve aktuale, ndikimin e edukimit në integrimin e të rinjve dhe mënyrat se edukimi qytetar përmirëson ndjenjën e përkatësisë etj
Kjo konferëncë u vlerësua si mjaft frytëdhënësë dhe e rëndësishme nga akademike dhe studiues pjesmarrës të ci;ët vunë theksin në nevojën që ka për të diskutuar dhe debatuar rreth këtyre temave. Në konference referuan emra të njohur studuiesish që vinin nga 19 shtete të ndryshme.