Zbulimi i Botës së Pronësisë Intelektuale me ekspertë të industrisë!
Në Kolegjin Universitar Bedër, ne besojmë në pasurimin e përvojës mësimore duke kapërcyer hendekun midis teorisë dhe praktikës.
Në lëndën e Menxhimit të Markës të drejtuar nga lektorja Edlira Mali, studentët e vitit të tretë bachelor në programin Marrëdhënie Publike dhe Komunikimi Marketingut dhe studentët e vitit të parë, Master Shkencor në Shkenca Komunikimi, së fundmi patën mundësinë të ndiqnin një leksion me të ftuarën znj. Albana Laknori, juriste, eksperte e Pronësisë Industriale dhe Intelektuale (IP).
Sesioni interaktiv i znj. Laknori dha njohuri shumë të vlefshme në hapësirën e pronësisë industriale dhe intelektuale.
Përmes shpjegimeve të qarta dhe shembujve të botës reale, ajo eksploroi lloje të ndryshme të IP-së, duke përfshirë markat tregtare, të drejtat e autorit, patentat dhe dizajnet industriale.
Prezantimi i saj i larmishëm nxiti diskutime midis studentëve rreth rëndësisë së mbrojtjes së IP për menaxhimin e markës.
Ajo shpjegoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit të markës dhe aseteve përmes mbrojtjes së pronësisë intelektuale, llojet e ndryshme të IP dhe aplikimet e tyre specifike në fushën e marketingut dhe komunikimit, strategji praktike për navigimin e ligjit të IP dhe sigurimin e mbrojtjes së markës.
Studetët u shprehën se ekspertiza e zonjës Laknori hodhi dritë mbi kompleksitetin e ligjit të PI-së dhe e thjeshtësoi atë.
Ata ranë dakord se ky leksion ishte i vlefshëm për lëndën e Menaxhimit të Markës, duke ofruar njohuri praktike për ndërtimin e markave të forta.
Faleminderit @albanalaknori për ndarjen e njohurive dhe përvojës shumëvjeçare me studentët tanë!
Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth Menaxhimit të Markës? Eksploroni programet tona të komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër!