Konferenca
ICES mbledh sëbashku studiues dhe akademikë nga 6 vende të botës
Departamenti i Shkencave të Edukimit në Universitetin Bedër organizoi për të 4-tin vit radhazi Konferencën Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit (ICES).
Në këtë konferencë morën pjesë referues nga 6 vende të botës të cilët mbajtën mbi 70 kumtesa ku pasqyruan punën e tyre kërkimore dhe studimet në fushën e Edukimit.
Drejtuesja e konferencës Dr Tidita Abdurrahmani në fjalën e saj përshëndetëse solli në qendër të vëmendjes rëndësinë e edukimit të brezave si dhe vështirësitë, sfidat dhe aktualitetin e kësaj fushe në ditët e sotme. Më pas ajo bëri një përmbledhje të shkurtër të konferencave të mëparshme si dhe falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
Konferencë ndërkombëtare, studiues nga 11 shtete diskutojnë mbi zhvillimet e industrisë së medias
Studiues nga 11 shtete dhe 21 universitete të ndryshme, të mbledhur në konferencën ndërkombëtare mbi studimet në media dhe komunikim, diskutuan mbi zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballet industria e medias.
Akademikë dhe profesionistë të fushës së medias, nga Franca, Irlanda, Turqia, Belgjika, Shqipëria, Kososva, Maqedonia etj, referuan punimet e tyre shkencore duke synuar tu japin përgjigje dilemave dhe problematikave që kanë sjellë ndryshimet teknologjikë në indistrinë e medias.
Konferenca e 3-të ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi për të 3-tin vit radhazi konferencën ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi me temë: “Turqishtja në Europë”. Ceremonia e hapjes së konferencës u mbajt në ambientet e shkollës, ku morën pjesë mbi 100 referues nga 11 shtete të ndryshme të botës, dhjetëra akademikë, si edhe një numër i konsiderueshëm të ftuarish. Konferenca do të vazhdojë punimet e saj në datat 30 tetor – 1 nëntor.
Konferenca e tretë ndërkombëtare në shkencat humane me temë: “Dimensionet Socio-Ekonomike në ndërtimin e Paqes”
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër), në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe Universitetin IPEK në Turqi, organizoi Konferencën e 3-të Ndërkombëtare në Shkencat Humane me temë: "Dimensionet socio-ekonomike në ndërtimin e paqes". Konferenca mblodhi akademikë dhe studiues nga 9 vende, të cilët referuan tema që lidhen me ndërtimin e paqes, duke e parë këtë çështje nga dimensionet sociale dhe ekonomike.
Konferenca e tretë ndërkombëtare në shkencat e edukimit
Departamenti i Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi për të 3-in vit radhazi konferencën ndërkombëtare në shkencat e edukimit. Në konferencë morën pjesë rreth 160 referues nga 20 vende të ndryshme të botës.
Konferenca e tretë ndërkombëtare e studiuesve të rinj në fushën e drejtësisë
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës organizon Konferencën e tretë ndërkombëtare të studiuesve të rinj në fushën e drejtësisë. Në konferencë morën pjesë më shumë se 60 studiues dhe pedagogë nga 21 vende të ndryshme të Botës dhe 40 universitete.
Zhvillohet konferenca II studentore: “Komunikimi, media dhe përgjegjësia sociale”
Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi konferencën e dytë studentore me temë: “Komunikimi, media dhe përgjegjësia sociale”. Në këtë konferencë u prezantuan 18 punime shkencore dhe reportazhe të realizuara nga studentët e vitit të tretë të nivelit bachelor.
Zhvillon punimet konferanca e dytë ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Universitetin Hëna e Plotë- BEDËR organizoi Konferencën e dytë ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi me temë “Turqishtja në Ballkan”. Në konferencë studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe Azerbajxhani, Bulgaria dhe vende të tjera të rajonit, kanë referuar mbi tema të cilat fokusohen në hostorinë dhe ndikimin e përdorimit të gjuhës turke në Ballkan.