Konferenca
Zhvillon punimet konferenca ndërkombëtare ““Edukimi qytetar dhe Islami”
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës në Austri dhe atë të Tiranës në Shqipëri, organizoi konferencën ndërkombëtare me temë “Edukimi qytetar dhe Islami”. Ceremonia hapëse u mbajt në International Hotel Tirana për të vijuar më tej në ambjentet e Universitetit Bedër ku morën pjesë akademikë, studiues dhe të ftuar të shumtë nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë.
Zhvillon punimet Konferenca e dytë Ndërkombëtare në Shkencat Humane
Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin Hëna e Plotë-Bedër në bashkëpunim me Universitetin “ Fatih” në Turqi, organizuan Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në Shkencat Human me temë “Kriza dhe Spritualiteti”. Në konferencë morën pjesë studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Italia, SHBA, Kosova, Maqedonia, Turqia, Bosnjë Hercegovina dhe vende të tjera të cilët referuan që lidhen me marrëdhënien midis krizës si një koncept mjaft i gjerë, ku përfshihen kriza ekonomike globale, krizat mjedisore, krizat politike, krizat humanitare, krizat sociale, krizat që përjton sot familja, krizat psikologjike dhe spiritualitetit si një pjesë e rëndësishme e përvojës njerëzore.
Zhvillon punimet Konferenca e dytë ndërkombëtare e studiuesve të rinj në drejtësi
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë-Bedër në bashkëpunim me Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës organizon Konferencën e dytë ndërkombëtare të studiuesve të rinj në fushën e drejtësisë me temë, “ Problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës ndërkombëtare”. Në konferencë morën pjesë më shumë se 45 studiues dhe pedagogë nga vende të ndryshme të Botës( Afrika e Jugut, Rusia, Skocia, Lituania, Turqia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, të cilët referuan mbi tema që lidhen me problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës ndërkombëtare.
Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, folës kryesor në Konferencën mbi gjuhën angleze.
Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Dr. Ahmet Ecirli mori pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “ Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti Sapeienza në Romë dhe Universiteti Hëna e Plotë Bedër.
Zhvillon punimet konferenca e dytë ndërkombëtare në shkencat e edukimit
Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit në Universitetin Hëna e Plotë-Bedër, në bashkëpunim me Universitetin “ Pamukkale” në Turqi, Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit dhe Institutin për Zhvillimin e Arsimit, organizuan Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit me temë “Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në edukim”. Në konferencë morën pjesë studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Çekia, Turqia dhe vende të tjera të cilët referuan mbi tema që lidhen përdorimin e teknologjivë të informacionit dhe komunikimit në edukimin e brezave të ardhshëm.
Universiteti “Hëna e Plotë-Bedër” organizoi Konferencën Shkencore: “Kosova, 5 vjet pavarësi, sfida dhe arritje”
Universiteti “Hëna e Plotë-Bedër”, organizoi sot Konferencën Shkencore “Kosova, 5 vjet pavarësi, sfida dhe arritje” me të ftuar studiues, politikanë në detyrë gjatë krizës së Kosovës, pjestarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si edhe pedagogë dhe studentë nga universitete të ndryshme. Pjesëmarrës si kumtues në konferencës ishin z.Ferdinand Xhaferaj, z.Mark Marku, z.Hysamedin Feraj, z.Gëzim Podgorica si edhe z.Niuton Mulleti., ndërsa të pranishëm në sesionin e hapjes duke mbajtur edhe fjalë përshëndetëse ishin ish-kryeministri në kohën e krizës së Kosovës, z.Pandeli Majko dhe historiani Arben Puto.
Zhvillon punimet konferenca e parë ndërkombëtare në shkencat e edukimit “Sfidat dhe zhvillimi i cilësisë në arsimin e lartë”
Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit në Universitetin Hëna e Plotë-BEDËR në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës...
Konferenca Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit.
Konferenca Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit me temë “Sfidat dhe rritja e cilësisë në arsimin e lartë” e organizuar nga Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit pranë...