Lajme & Aktivite
Studentët e drejtësisë përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin JESSUP në Washington, SHBA
Një ekip studentësh nga Departamenti i Drejtësisë në Universitetin "Hëna e Plotë" (Bedër) fituan të drejtën për të marrë pjesë në një nga konkurset ndërkombëtare më prestigjoze në fushën e drejtësisë. Ekipi i përbërë nga studentët Anisa Kolgjini, Ermira Skreta, Emsal Ajredini dhe Armando Sina do të përfaqësojnë Shqipërinë në fazën finale të konkursit "Jessup" që zhvillohet në Washington DC. Ndonse kjo garë zhvillohet prej 55 vitesh, është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në raundet ndërkombëtare të Jessup.
Seminar i përbashkët me Agjensinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI)
Zyra e Koordinimit të Projekteve nw Universitetin “Hёna e Plotё” (Bedër) organizoi një seminar lidhur me kërkimin për projekte, ku u ftuan ekspertë të Agjensisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), për të diskutuar lidhur me Programin Europian Horizon 2020, Euraxess, JRC dhe Kartën Europiane për Kërkuesit dhe Kodin e Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesëve. Objektivi i këtij seminari ishte njohja e kërkuesëve dhe stafit akademik me programet Europiane që financojnë projektet e kërkimit dhe zhvillimit.
Leksion i hapur; Arbitrazhi ndёrkombёtar dhe shteti shqiptar’
Departamenti i Drejtësisë pranë Universitetit “Hёna e Plotё” (Bedër) organizoi leksionin e hapur me temё ‘Arbitrazhi ndёrkombёtar dhe shteti shqiptar’. Studentёt e programit bachelor dhe tё programit master nё drejtёsi u njohёn nga afёr me rolin e Avokaturёs sё Shtetit Shqiptar, tё pёrfaqёsuar nga avokati i shtetit, Armer Juka. Gjatё leksionit u fol mbi praktikёn e arbitrazhit dhe tё instrumenteve kryesore pёr zhvillimin e tij.
IWES 2014, mbledh drejtuesit e 9 universiteteve në një diskutim mbi shërbimin psiko-social në institucionet arsimore
Fakulteti i Filologjisë dhe Shkencave të Edukimit, pranë Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), më datë 19.02.2014, organizoi workshopin ndërkombëtar IWES 2014(1st International Workshop in Educational Sciences) me temë "Perspektiva e shërbimit psiko-social në institucionet arsimore në Shqipëri ". Workshop-i përbën edicionin e parë të një serie workshop-esh ndërkombëtare në fushën e shkencave të edukimit, organizim ky i cili do të vijojë me takime të tjera konsultative të këtij lloji në fakultetet e shkencave të edukimit të universiteteve të tjera, në rajon e më gjerë.
Mundësi bashkëpunimi me Universitetin e Arteve
Rektori i Universitetit Universiteti Hëna e Plotë Bedër priti në një takim rektorin e Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Petrit Malaj. Dy institucinet hedhin kështu hapin e parë drejt një bashkëpunimi të plotë në fusha me interes të përbashkët. Gjatë vizitës, kreu i Universitetit të Arteve shprehu kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite ndërkohë që përgëzoi homologun e tij Gjana për punën e realizuar në krye të “Bedër”.
Drejtuesit e “Bedër” vizitë pune në Universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës
Drejtues të Universitetit Universiteti Hëna e Plotë Bedër zhvilluan një vizitë pune në Universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës. Delgacioni kryhesohej nga rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana, ndërsa pjesëe tij ishin Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit Dr. Ahmet Ecirli si dhe Sekratari i përgjithshëm Fatih Bagci. Gjatë vizitës, drejtuesit e Universitetit Hëna e Plotë Bedër u pritën nga rektrori i Universitetit "Eqrem Çabej", Prof.asoc.dr Gëzim Sala dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni.
Bedër dhe ACITAD zyrtarizojnë bashkëpunimin mes tyre.
Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) zgjeron hartën e bashkëpunimeve me institucione të rëndësishme të tregut. Për të vënë në jetë filozofinë e një universiteti me impakt konkret në zhvillimin e shoqërisë, Bedër e konsideron të rëndësishëm bashkëpunimin me biznesin.
Ambasadori i Republikës së Turqisë Hidayet Bayraktar vizitë në Bedër
Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar zhvilloi një vizitë në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër). Ai u prit në takim nga rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni. Gjatë takimit, Dr. Gjana e njohu ambasadorin turk me misionin e universitetit dhe ecurinë e deritanishme.