Lajme & Aktivite
Takim ndërfetar në Departamentin e Shkencave Islame
Zhvillohet takimi i parë ndërfetar ndërmjet Departamentit të Shkencave Islame në Universitetitn Bedër dhe Seminarit Ndërdioqezian në Shkodër.
Të ftuarit nga Seminari Ndërdioqezian “Nëna e Këshillit të Mirë”, përbëheshin nga rektori i këtij Seminari Don Leonardo Falco, Drejtori i Institutit Filozofiko-Teologjik dhe pedagog i teologjisë dogmatike Atë Mario Imperatori, rektori i Seminarit “Redemptoris Mater” në Lezhë Don Lorenzo Rosseti, pedagogu i teologjisë dogmatike dhe i dialogut ndërfetar Don Robert Kola, si dhe studentë të teologjisë katolike.
Zhvillon punimet e saj Konferenca Ndërkombëtare "Islami dhe Paqja Globale"
Pedagogët e Universitetit Bedër referojnë në konferencën ndërkombëtare “Islami dhe Paqja Globale”, e cila u zhvillua sot në ambjentet e Tirana International Hotel.
Kjo konferencë e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetitn Bedër, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara si dhe Delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë mblodhi sëbashku një numër të konsiderueshëm studiuesish dhe akademikësh nga shtete të tilla si: SHBA, Itali, Arabia Saudite, Egjipti, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina etj.
Vizitë e studentëve në Kompaninë AGNA Group
Studentë të departamenteve të ndryshëm në Bedër zhvilluan një vizitë në ambjentet e Kompanisë AGNA Group, ku u njohën nga afër jo vetëm me sfidat dhe suksesin e kompanisë në tregun shqiptar por edhe me historikun e saj që nga themelimi e deri në ditët e sotme.
Institucioni i Shërbimit të Provës prezantohet para studentëve të Drejtësisë
Në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars”, z. Ilir Qafa, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës ishte i ftuari i radhës nga klubi studentor “Bedër Law Academy” në një leksion të hapur ku ndau me studentët dhe të pranishmit pikëpamjet rreth “Rolit dhe Funksionimit të Shërbimit të Provës”.
Konferenca e 4-rt ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit
Shkolla e Lartë Hëna e Plotë “Bedër” do të organizojë për të 4-tën herë radhazi konferencën ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit “ICES”. Kjo konferencë do ti zhvillojë punimet në datat 24 – 25 Prill 2015 në ambientet e Bedër.
Konferenca e parë ndërkombëtare në studimet e medias dhe komunikimit
Shkolla e Lartë Hëna e Plotë “Bedër” do të organizojë për herë të parë konferencën ndërkombëtare në Studimet e Medias dhe Komunikimit “ICCMS” me temë: “Industria e Medias, Trendet, Dinamikat dhe Sfidat” në datat 26 – 27 Mars 2015.
Bedër kontribuon në edukimin e fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja
Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) është gjendur pranë fëmijëve të ngujuar si pasojë e fenomenit të gjakmarrjes. Projekti "Edukim në strehëzën tënde", i iniciuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, synon t’u ofrojë mundësinë e shkollimit të gjithë këtyre fëmijëve që e kanë të pamundur frekuentimin e shkollës njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.
Bedër dhuron 500 tituj librash
Shkolla e Lartë "Hëna e Plotë, Bedër" konkretizoi nismën e radhës në kuadër të përgjegjësisë sociale, e cila konsistoi në dhurimin e 500 tituj librash për bibliotekën e re të gjimnazit “Mustafa Kemal Atatürk” të komunës Pajovë të rrethit të Peqinit.