Lajme & Aktivite
Takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla në kuadër të projektit P2P Challenging extremism
Ekipi i studentëve të Universitetit Bedër, pjesë e projektit P2P: Challenging Extremism Initiative (Iniciativa globale universitare kundër ekstremizmit) zhvilloi një takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla. Në takim koordinatori i projektit Dr. Erlis Çela dhe studentët e njohën ministren Nikolla me qëllimin e projektit dhe me inciativën që ka ndërrmarrë ekipi i studentëve të Bedër në kuadër të këtij projekti. Ata i përcollën Znj. Nikolla idetë dhe planin e aktiviteteve që janë ndërrmarrë nga ky grup si pjesë e kësaj inciative. Studentët i prezantuan ministres se arsismit idenë e organizimit te javës së tolerancës, e cila ndërrmerret në kuadër të “koalicionit shoqëror të tolerancës”, ku do të përfshihen nxës dhe të rinj nga gjimnazet e vendit. Znj. Nikolla, vlerësoi dhe përgëzoi studentët pjesëmarrës në këtë inciativë globale si dhe shprehu mbështetjen e ministrisë për projektin. Ajo inkurajoi ata që të përmbyllin me sukses këtë fazë të projektit dhe i uroi fat në përzgjedhjen për në fazën finale që zhvillohet në Washington.
Zhvillon punimet Konferenca e 4-rt Studentore në Drejtësi me temë: “Ligji dhe Shoqëria”
Klubi studentor “Bedër Law Academy” organizoi për të katërten herë radhazi Konferencën studentore me teme “Law and Society”.
Punimet e kësaj konferencë u përshëndetën nga Kryetarja e Grupit Parlamentar për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, znj. Albana Vokshi. Në fjalën e saj, znj. Vokshi vlerësoi iniciativën e të rinjve në organizimin e një eventi të tillë shkencor në rang studentor. Sipas saj, me qëllim ruajtjen e balancave në shoqëri është i domosdoshëm jo vetëm hartimi i ligjeve të mira por edhe zbatimi i tyre nga individë të përgjegjshëm.
Konferenca mblodhi studentë nga disa universitete të ndryshme në vendin tonë, të tillë si: Luigj Gurakuqi Shkodër, Universiteti i Tiranës, Universiteti Europian i Tiranës etj.
27 kërkues të rinj, parqitën temat e tyre përballë një jurie të përbërë nga pedagogë dhe specialistëtë të fushës në Bedër. U vlerësua me çmimin e parë, studenti Albi Çela, ndërsa çmimi i dytë shkoi për studenten Sonila Rrahmani, ndërsa tre çmimet e treta u fituan përkatësisht nga studentët: Ilmi Leka, Ornela Bego dhe Bora Kola.
Ky është forumi i parë studentor në Shqipëri, ku studentët prezantojnë dhe diskutojnë mbi zhvillimet, trendet dhe shqetësimet aktuale, sfida praktike të hasura dhe zgjidhje të adoptuara në ligj dhe shoqëri.
Ministrja Znj. Milena Harito, e ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Shkencave të Komunikimit
Znj. Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, ishte e pranishme në një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, ku bashkëbiseduan rreth kuadrit të ri ligjor për rregullimin e mediave online.
Përpos studentëve dhe pedagogëve të shumtë, në aktivitet ishin të pranishëm Rektori i Universitetit Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana si dhe Shefi i Departamenti të Komunikimit Dr. Ramadan Çipuri.
Hapa konkretë në zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve ndërkombëtare
Rektori i Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë (Bedër) Prof. Dr. Ferdinand Gjana, zhvilloi një vizitë pune në universitetet prestigjioze të Belgjikës, “Ku Leuven” dhe “Vrije Universiteit”, aktualisht 2 ndër 100 universitetet më të mirë në botë.
Kjo vizitë vjen në sajë të politikës së profilizimit ndërkombëtar që ndjek Bedër jo vetëm në rang studentor por edhe në atë të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Temë e bashkëbisedimit ndërmjet Prof. Dr. Gjanës dhe rektorëve të institucioneve të lartëpërmendur Prof. Rik Torfs dhe Prof. Dr. Paul De Knop, ishin mundësitë e bashkëpunimeve në fushën e kërkimit shkencor, shkëmbimit të studentëve apo të stafik pedagogjik, organizimit të përbashkët të konferencave apo aktiviteteve të ndryshme akademike etj.
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Barit, "Aldo Moro"
Në kuadër të zgjerimit të marrëveshjeve ndërinstitucionale, Shkolla e lartë "Hëna e Plotë" Bedër, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Barit, Aldo Moro.
Kjo marrëveshje u firmos nga Rektori i Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Rektori i Universitetit Aldo Moro, Prof. Dr. Antonio Felice Uricchi.
Kështu të dy institucionet bien dakort në:
· Shkëmbim të stafit akademik
· Shkëmbim studentësh në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve
· Organizimin e përbashkët të kërkimeve shkencore dhe publikimeve
· Organizimin e përbashkët të konferencave shkencore dhe seminare akademike
“Individi, Shoqëria dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Nga Globalizmi në Glokalizëm”
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Bedër, në bashkëpunim me Universitetin e Barit, Aldo Moro, zhvilluan sot panelin e diskutimit me temë: “The Individual, The Society and Sustainable Development: From Globalization to Glocalization” (Individi, Shoqëria dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Nga Globalizmi në Glokalizëm).
Përgjegjësi i Departamentit të Drejtësisë, njëkohësisht moderatori i panelit të sotëm, Dr. Ferdinand Xhaferaj, pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe i njohu ata me rëndësinë e zhvillimit të kësaj teme, shprehu bindjen dhe besimin që ky është takimi i parë i një rruge të gjatë e të frytshme bashkëpunimi ndërmjet dy universiteteve në fushat e eksperiencave akademike, studentore si dhe të kërkimit shkencor.
Studentët e Departamentit të Drejtësisë përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar JESSUP
Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Bedër, përfaqësojnë Shqipërinë për të tretën herë radhazi në konkursin ndërkombëtar Jessup në Washington, i cili konsiston në simulimin e një mosmarrëveshjeje hipotetike ndërmjet shteteve. E gjitha kjo para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, organ gjyqësor i Kombeve të Bashkuara.
Në raundin ndërkombëtar që u mbajt në datat 27 mars – 2 prill në SHBA, këtë vit morën pjesë 132 skuadra nga 80 shtete të ndryshme të botës, ndër ta edhe ekipi i studentëve të Bedër i cili përbëhej nga: Albi Çela, Ermelinda Gjeci dhe Rajmonda Zhuta si dhe nga pedagogët: Gentjan Skara dhe Eni Kokalari.
Revista Shkencore, BJES, klasifikohet në indeksimin online, DOAJ (Direction of Open Access Journal).
Revista shkencore, BJES, (Beder Scientific Journal of Education Sciences) me ISSN 2310-5402 (Online) ISSN 2306-0557 (Print), e ofruar nga Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit në Universitetin Bedër, u klasifikua në indeksimin online, DOAJ (Direction of Open Access Journal).
Nëpërmjet këtij indeksimi, BJES është vlerësuar për kontributin në cilësi dhe inovacionin e artikujve të botuar, të cilat janë elemetë të rëndësishëm në shkencat sociale.
DOAJ, është qendër online e cila mundëson indeksime, akses të nivelit të lartë si dhe aksese të hapura të revistave me bord editorial.