Lajme & Aktivite
Zhvillohet konferenca me temë "Marrëdhëniet ekonomike Indonezi-Shqipëri”
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Ambasadën e Indonezisë në Sofje dhe Dhomën e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD) organizuan sot konferencën e përbashkët me temë: "Marrëdhëniet ekonomike Indonezi-Shqipëri”.
Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) dhe ai i Gjirokastrës, “Eqerem Çabej”, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi në fushën akademike dhe atë shkencore.Në ceremoninë e nënshkrimit që u realizua në ambjentet e Universitetit Bedër, të dyja palët shprehën kënaqësinë për këtë hap bashkëpunimi mes dy institucioneve në fusha me interes të përbashkët.
Rreth 20 mësues trajnohen për teknikat e reja në mësimdhënien e gjuhës Angleze
“Zhvillimet e fundit në mësimdhënien e gjuhës angleze” ishte tema e Workshopit që u mbajt sot në ambientet e Universitetit Hëna e Plotë (Bedër). Në këtë aktivitet morën pjesë mësues dhe studentë të shumtë nga qyteti i Tiranës.
Marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Britanik
Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Britanik në Shqipëri, duke hedhur kështu hapat e parë në rrugën e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Konkurset ndërkombëtare, studentët e drejtësisë priten në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë
Studentët e drejtësisë në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër), të cilët do të marrin pjesë në konkurset ndërkombëtare “Jessup” në Washington dhe “ICC” në Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve në Hagë, u priten sot në një takim nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese z.Bashkim Dedja dhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, z.Xhezair Zaganjori. Në takimin me drejtuesit e lartë të gjykatave studentët u shoqëruan nga Rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), z.Ferdinand Gjana.
Arsimi dhe kultura, ura komunikimi ndërmjet Shqipërisë dhe Francës
Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë, me rastin e javës së Fankofonisë, organizoi panelin me temë “ Kultura dhe arsimi si ura komunikimi midis Shqipërisë dhe Francës ”. Paneli ishte konceptuar si një tryezë e rrumbullakët, ku të ftuar që vinin nga fusha akademike, media, kultura dhe arti, ndanë idetë e tyre dhe diskutuan në lidhje me rolin që ka kultura dhe arsimi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.
Menaxhimi i krizave dhe të rinjtë, trajnohen 80 mësues dhe drejtorë shkollash
Më shumë se 80 drejtorë dhe mësues të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të Drejtorisë Arsimore Tiranë morën pjesën në seminarin trajnues me temë: “Menaxhimi i institucioneve dhe krizave në arsimin parauniversitar”. Seminari u organizua nga Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm dhe Formimit Profesional në Universitetin “Hëna e Plotë-BEDËR” në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Tiranë.
Studentët e Bedër, në konkursin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë Bedër do të përfaqësojë vendin tonë në konkursin e stimulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Studentët Ermira Bushi, Izmira Kastrati, Geraldo Taraj, Ermal Mema dhe Ervisa Gjinika përbëjn ekipin garues në këtë konkurs ndërkombëtar. Kjo është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në raundet ndërkombëtare.