Lajme & Aktivite
Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin Izmir Kâtip Çelebi në Izmir
Me datë 23 maj 2013, Universiteti "Hëna e Plotë" (BEDËR), dhe Universiteti Izmir Kâtip Çelebi nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, që synon thellimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve. Ceremonia e nënshkrimit u krye gjatë vizitës që Rektori i Universitetit Izmir Kâtip Çelebi, Prof. Dr. Galip Akhan dhe drejtues të tjerë të universitetit zhvilluan në Universitetin "Hëna e Plotë" (BEDËR).
Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me “Ishik University”
Universiteti "Hëna e Plotë" (BEDËR), dhe Ishik University nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, që synon thellimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve.
“International Day”, larmishmëri kulturash në ambientet e universitetit.
“International Club”, në bashkëpunim me klubet e tjera studentore pranë Universitetit Hëna e Plotë- Bedër, organizuan sot në sallën e ekspozitave, aktivitetin “International Day 2013”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e kulturave që vijnë nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës. Studentët më kombësi të huaj që studiojnë në Universitetin Hëna e Plotë - Bedër, prezantuan kulturën dhe historinë e vendeve të tyre.
Leksion i hapur; “Roli i KQZ në sigurimin e transparencës së zgjedhjeve”
Studentët e Departamenti te Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë Bedër, neë kuadër tëaktiviteteve të “Bedër Laë Academy” organizoi sot leksion të hapur me temë “Roli i KQZ në sigurimin e transparencës së zgjedhjeve” me pjesmarrjen Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-së) znj. Lefterije Lleshi (Luzi) dhe anëtarë të tjerë të Komisionit.
Leksion i hapur “Roli i Gjykatës Kushtetuese në promovimin e shtetit të së drejtës në Kosovë”
Në kuadër të iniciativës “100- vjet drejtësi” dhe ditës së Europës, studentët e departamentit të drejtësisë zhvilluan një leksion të hapur me temë: “Roli i Gjykatës Kushtetuese në promovimin e shtetit të së drejtës në Kosovë”, me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani dhe anëtarë të kësaj gjykate. Z. Hasani i njohu studentët me sfidat dhe reformat që përballet Gjykata Kushtetuese në Kosovë, në funksion të konsolidimit të shtetit ligjor.
Studentët e drejtësisë, vizitë në Gjykatën Kushtetuese
Me rastin e ditës së drejtësisë, studentë të departamentit të drejtësisë nga Universiteti“Hëna e Plotë” (Bedër) dhe nga fakultete të tjera të drejtësisë, morën pjesë në ceremonialin e zhvilluar posaçërisht për këtë rast në ambientet e Gjykatës Kushtetuese.
Studentët e drejtësisë, vizitë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Në kuadër të javës së drejtësisë, studentët e departamenti të drejtësisë në Universitetin“Hëna e Plotë”( Bedër) zhvilluan një vizitë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Rektori Dr. Ferdinand Gjana takohet me ambasadorin e Austrisë në Tiranë
Rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” ( Bedër), Dr. Ferdinand Gjana zhvilloi një vizitë në ambasadën e Austrisë në Tiranë. Dr. Gjana u prit në këtë vizitë nga ambasadori i Austrisë, i akredituar në Tiranë, z. Florian Raunig.