Lajme & Aktivite
Të studiosh në Bedër
Universiteti Hëna e Plotë “Bedër” u themelua në prill të vitit 2011 dhe në tetor të këtij viti nisi aktivitetin akademik.
Certifikata vlerësuese për punimet shkencore më të mira
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për studentët të cilët morën pjesë në konkurset e organizuara për punimet shkencore më të mira në programin bachelor dhe master.
Studentë nga 15 vende diplomohen në Shkollën e Lartë Hëna e Plotë (Bedër)
Universiteti Hëna e Plotë Bedër, diplomoi brezin e parë të studentëve në një ceremoni të organizuar në ambientet e Hotel Sheraton. 120 studentë nga 15 vende të ndryshme të botës përfunduan studimet universitare duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në historin e këtij universiteti.
Pedagogët e Bedër, pjesëmarrës në Samitin e Stambollit
Përfaqësues të Universitetit Hëna e Plotë (Bedër) së bashku me disa përfaqësuese të shoqërisë civile dhe pushtetit ekzekutiv morën pjesë në Samitin e Stambollit me temë “Perspektivat e grave në axhendën e zhvillimit të OKB-së pas 2015.”
Bedër firmos marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Kalifornisë në Pensilvani
Një delegacion i Universitetit Hëna e Plotë “Bedër”, i kryesuar nga Rektori Dr. Ferdinand Gjana, ishte ftuar të marrë pjesë në Kongresin e Katërt Ndërkombëtar mbi tendencat në edukimin e lartë me temë: “Sipërmarrja Akademike” i mbajtur në Stamboll më 6 - 7 Qershor 2014. Kongresi, ku merrnin pjesë rektorë dhe drejtues të lartë të mbi 300 universiteteve nga 45 shtete, është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Universiteteve.
Vizitë pune në Universitetin e Vjenës
Një delegacion i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), i kryesuar nga zëvendësrektori Prof. Dr. Ayhan Tekineş zhvilloi një vizitë punë në Universitetin e Vjenës. Profesor Tekineş dhe stafi që e shoqëronte u pritën nga Dekania e Fakultetit të Teologjisë, Prof. Dr. Sigrid Müller dhe stafi akademik i këtij fakulteti.
Fondit të bibliotekës i shtohen 130 mijë tituj nga “EBSCO Host eBook Academic Collection”
Bibliotekës së Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) i shtohet fondi prej 130 mijë titujsh. Në sajë të marrëveshjes së firmosur me bibliotekën online EBSCO Host, është bërë e mundur që krahas titujve që gjenden në bibliotekën tradicionale të universitetit, studentët dhe stafi akademik mund të shfrytëzojnë edhe fondin e pasur të bibliotekës eltronike EBSCO Host.
“Inovacion në shërbimet publike”, projekti i qeverisë prezantohet para studentëve
Idetë e reja në drejtim të përmirësimit të shërbimit që administrata u ofron qytetarëve, janë pika nga ku qeveria shqiptare kërkon të nisë ndryshimin, për sa i përket marrëdhënies së qytetarëve me zyrat e administratës. Pikërisht për të nxitur këto ide, qeveria, së bashku me ekipin e ekspertëve që e mbështet, ka organizuar një konkurs.