Lajme & Aktivite
Universiteti Hëna e Plotë Bedër pajiset me certifikatën e cilësisë ISO 9001: 2008
Një tjetër vlerësim për cilësinë që ofron Universiteti Hëna e Plotë Bedër. Pas përfundimit me sukses të procesit të akreditimit, Universiteti Hëna e Plotë Bedër është pajisur me certifikatën e cilësisë ISO 9001 : 2008 e cila është një standard ndërkombëtar lidhur me sistemin e menaxhimit të cilësisë.
Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” ( Bedër) përfundon procesin e akreditimit
Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) përfundon procesin e akreditimit. Pas një pune të gjatë, të nisur rreth një vit më parë, me firmosjen e urdhrit nr.223. datë 4.6.2013 nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në përputhje me vendimin nr.469, datë 3.5.2013 të Këshillit të Akreditimit, universiteti ka marrë akreditimin institucional dhe të 15 programeve të studimit në nivelin bachelor dhe master.
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) firmos Memorandumin e Mirëkuptimit me Universitete në Evropë, Azi dhe SHBA
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) më 31 maj- 1 qershor, 2013 e përfaqësuar nga një delegacion i universitetit i kryesuar nga Rektori Dr. Ferdinand Gjana, ishte ftuar të marrë pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar në Lidhje me Tendencat e Edukimit të Lartë me temë: “Universiteti Sipërmarrës dhe Inovativë” i mbajtur në Stamboll. Kongresi është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Universiteteve dhe Universiteti Fatih.
Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) firmos Marrëveshjen Ndërkombëtare të Bashkëpunimit
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) firmos Marrëveshjen Ndërkombëtare të Bashkëpunimit, më 31 maj- 1 qershor, 2013. Një delegacion i universitetit i kryesuar nga Rekroti Dr. Ferdinand Gjana, ishte ftuar të marrë pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar në Lidhje me Tendencat e Edukimit të Lartë me temë: “Universiteti Sipërmarrës dhe Inovativë” I mbajtur në Stamboll. Kongresi është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Universiteteve dhe Universiteti Fatih.
Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Tiranës
Universiteti "Hëna e Plotë" (Bedër) dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, që synon thellimin e marrëdhënieve midis dy institucioneve. Ceremonia e nënshkrimit u krye gjatë vizitës që rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtues të tjerë të universitetit zhvilluan në Universitetin e Tiranës. Gjatë vizitës ata u pritën nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule dhe drejtues të tjerë të këtij universiteti.
Ndahen çmimet " Mësuesi i vitit 2013", vlerësohet mësuesi Arian Gani
Universiteti Hëna e Plotë- BEDËR ndan çmimet “Mësuesi i Vitit” 2013. Në një ceremoni të veçantë, të organizuar në ambientet e universitetit, mësuesi I Shkollës së gjuhëve të huaja, “Mahmut dhe Ali Cungu” në Elbasan, z. Arian Gani është vlerësuar me çmimi për kontributin e dhënë në vite në mësimdhënie.
Organizohet Konferenca e parë Studentore në Drejtësi
Klubi “Beder Law Academy” në bashkëpunim me klubin “Human Rights” organizuan konferencën e parë studentore në “Drejtësi”. Në konferencë morën pjesë 22 studentë nga viti i parë dhe i dytë i departamentit të drejtësisë të cilët referuan mbi tema që lidhen me problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës dhe të drejtave të njeriut.
Promovohet udhëzuesi praktik për gazetarët në kohë fushatash elektorale
Një manual, ku përmblidhen rregullat praktike për aktivitetin e gazetarëve gjatë fushatave zgjedhore, është promovuar në ambientet e Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër). Udhëzuesi praktik: “Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatës zgjedhore”, një punë e përbashkët e dy pedagogëve të departamentit të komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër), Briseida Mema dhe Ramadan Çipuri, synon t’u vijë në ndihmë gazetarëve që ndjekin dhe pasqyrojnë aktivitetin e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore.