Lajme & Aktivite
Studentët e ekselencës, takim me drejtuesit e universitetit
Një grup studentësh të ekselencës zhvilluan sot një takim me drejtuesit e universitetit. Në takim ishin të pranishëm rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana, zëvendësrektori dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Dr. Ayhan Tekineş, dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Dr. Ahmet Ecirli.
Rektori Dr. Ferdinand Gjana pret ambasadoren e Francës Znj. Christine Moro
Rektori i Universitetit Hëna e Plotë Bedër Dr.Ferdinand Gjana ka pritur në një vizitë Ambasadoren e Republikës së Francës në Tiranë, Znj.Christine Moro.
Çelet ekspozita “Tranzicioni shqiptar në titujt e gazetave”
Në ditën botërore të lirisë së shtypit, më 3 maj, Departamenti i Shkencave të Komunikimit hapi ekspozitën “Tranzicioni shqiptar në titujt e gazetave”. Pas një pune të gjatë studentët arritën të mbledhin dhe seleksionojnë faqet e para të gazetave shqiptare që pasqyronin , ngjarjet më të rëndësishme të tranzicionit nga viti 1991 dhe deri në ditët e sotme. Ekspozita u vizitua nga përfaqësuesit e medias lokale dhe kombëtare si edhe të ftuarit e shumtë .
Delegacioni i Universitetit “Yildiz Teknik” në Stamboll, viziton Universitetin Hëna e Plotë Bedër
Rektori i Universitetit “Yildiz Teknik” në Stamboll Prof. Dr. Ismail Yuksek, zhvilloi një vizitë pune në Universitetin Hëna e Plotë Bedër. Në takim ai u preit nga rektori, Dr. Ferdinand Gjana dhe stafi drejtues i universitetit.Pas konkretizimit të bashkëpunimit mes dy universiteteve nëpërmjet firmosjes së marrëveshjes, disa muaj më parë, kjo vizitë u shërbeu palëve për të diskutuar projekte konkrete që do të zbatohen në të ardhmen. Rektori i “Yildiz Teknik University” pasi falenderoi drejtuesit e Universitetit Hëna e Plotë Bedër për mikëpritjen, u shpreh se bashkëpunimi mes dy universiteteve merr një rëndësi të veçantë në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft intensive.
Zhvillohet workshop-i “Mediat lokale shqiptare përballë sfidave të teknologjisë dhe realitetit të kohës”
Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë Bedër, në bashkëpunim me Unionin Shqiptar të Gazetarëve dhe Institutin Shqiptar të Medias. organizoi Workshop- me temë “Mediat lokale shqiptare përballë sfidave të teknologjisë dhe realitetit të kohës”.
Nis ndërtimi i kampusit të ri të Universitetit Hëna e Plotë Bedër
Universiteti Hëna e Plotë Bedër, hodhi themelet për ndërtimin e kampusit të ri universitar në zonën e Saukut në Tiranë. Ceremonia e organizuar me këtë rast, u përshëndet nga Kryeministri, Z. Sali Berisha, Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, Drejtori i Bordit drejtues të Fondacionit Sema Z. Asim Budak, të cilët vunë në dukje rëndësinë që ka kjo ditë në përmbushjen e misionit të universitetit për të qënë një institucion i arsimit të lartë me standarde bashkëkohore.
Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Shkollën Shqiptare të Magjistraturës
Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) dhe Shkolla e Magjistraturës në Tiranë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Firmosja e kësaj marrëveshjeje hap rrugën e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe me interes për të dyja institucionet, sidomos në fushën e arsimimit dhe kualifikimit të studentëve që vijnë nga fusha e drejtësisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës, Prof. Dr. Mariana Semini dhe rektori i Universitetit“Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana.
Dr. Ferdinand Gjana, leksion studentëve të Universitetit të Prizrenit
Gjatë vizitës së zhvilluar në Universitetin e Prizrenit, Rektori i Universitetit Hëna e Plotë Bedër, Dr. Ferdinand Gjana pati një bashkëbisedim me studentë të këtij universiteti.Ai u foli studentëve mbi rëndësinë që ka përkushtimi maksimal gjatë kohës së studimeve në mënyrë që pas diplomimit të arrihen objektivat e vendosura nga gjithësesicili.