Lajme & Aktivite
Ta jetosh marketingun
Fisnik Ismaili, Drejtor i kompanisë së marketingut KARROTA dhe njëkohësisht Deputet i Republikës së Kosovës ishte i ftuari i radhës në kuadër të ciklit të seminareve Marketing Communications.
Thirrje për aplikim për bursa në programin Erasmus Mundus
Master në psikologjinë e punës, organizative dhe të personelit (2015-2016) (www.erasmuswop.org)
Në kuadër të Programit Erasmus Mundus, hapet thirrja e re për aplikim për bursa në programin Master mbi Psikologjinë e Punës, Organizative dhe të Personelit për të gjithë studentët e interesuar dhe për studiuesit (mësimdhënësit) që dëshirojnë të japin mësim në këtë program masteri.
Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Eastern Mediterranean University
Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërinstitucionale Shkolla e Lartë Hëna e Plotë (Bedër) dhe Eastern Mediterranean University në Qipro arritën në nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor.
Ceremonia e hapjes së vitit akademik 2014 - 2015
Universiteti Hëna e Plotë Bedër hapi sot dyert e vitit të ri akademik 2014 – 2015 në një ceremoni mirëseardhjeje në ambjentet e këtij institucioni.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin stafi akademik dhe administrativ i Bedër si dhe një numër i konsiderueshëm studentësh aktualë dhe të ftuar.
Open Days në Bedër
Në datat 8 – 14 tetor Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” Bedër do të hapë dyert për të gjithë të interesuarit rreth programeve të studimit, aktiviteteve, jetës studentore dhe mundësive që kjo shkollë ofron.
Hiqet masa e pezullimit për Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë”(Bedër)
Këshilli i Ministrave me VKM nr.617, datë 18.9.2014 vendosi heqjen e masës së pezullimit të përkohshëm për Shkollën e Lartë” Hëna e Plotë” (Bedër). Ky vendim bën të mundur vazhdimin normalisht të procesit akademik në këtë institucion.
Renditja e Webometrics, Bedër një ndër 4 më të mirët në Shqipëri
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) në rankimin e fundit nga “Webometrics Ranking of World Universities" (Renditja e Universiteteve Botërore Webometric) vlerësohet si universiteti i 4-ërt më i mirë në Shqipëri.
Nënshkruhet marrëveshja, Bursa studimi për fëmijet e policëve të rënë në krye të detyrës
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërinstitucionale brenda dhe jashtë vendit nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë.