Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Filluan aplikimet për vitin akademik 2016 - 2017

Programe studimi Bachelor dhe Master në: - Drejtësi - Shkenca Komunikimi - Shkenca Islame - Gjuhë dhe Letërsi Angleze - Gjuhë dhe Letërsi Turke - Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji - Arsim Parashkollor dhe Fillor   Programe Studimi në Europë dhe SHBA Universitet i Integruar me Tregun e Punës Mbështetje me bursa studimi për ekselencën Praktika Profesionale Planifikim Karriere   BEDËR është: Anëtar me të drejta të plota i “International Association of Universities” Universitet Partner në programet “Erasmus Plus” Universitet Partner në programet “Mevlana Exchange”   Aplikoni online në linkun e mëposhtëm: http://admission.beder.edu.al/form.php

Zhvillohet paneli i diskutimit me temë: "Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit”.

Universiteti Bedër, në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë, organizoi panelin e diskutimit me temë: “Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit”. Paneli i referuesve i drejtuar nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, përbëhej nga: Z. Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, H.E.Mr. Bernard Fitoussi, Ambasador i Republikës së Francës, Z. Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, dhe Z. Besnik Mustafaj, Ish- Ministër i Jashtëm, President i Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimit. Gjithashtu në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadave të ndryshme të akredituara në Tiranë, si: Ambasada e Republikës së Greqisë, Ambasada e Republikës së Kosovës, Ambasada e Zvicrës, Ambasada e Federatës Ruse, Ambasada e Republikës së Serbisë, OSBE-së, Ambasada e Libisë, Ambasada e Rumanisë, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Ali Zaimi, si dhe figura të shquara të medias dhe shoqërisë civile në vendin tonë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerëson Universitetin Bedër me Çmimin "Institucioni i Dijes"

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerëson Universitetin Bedër me Çmimin "Institucioni i Dijes" si "Universiteti që inspiron vlerat e bashkëjetesës dhe formimit të lartë qytetar" Gjatë natës gala të ndarjes së çmimeve  “CCI Awards” e cila u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana, Dhoma e Tregtsë dhe Industrisë shpëndau çmimet për kompanitë dhe institucionet më të spikatura për vitin 2015 të ndara në kategori të ndryshme. Krahas përfaqësuesve të ndryshëm të botës së biznesit, medias, dhe shoqërisë civile në këtë aktivitet ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Z. Ilir Meta dhe Zv. Kryeministri Z. Niko Peleshi. Çmimi si “Institucioni i dijes” i’u dorëzua Rektorit të Institucionit Prof. Dr. Ferdinand Gjana.

Bedër pranohet si anëtar me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare të universiteteve IAU

Universiteti Bedër pranohet si anëtar me të drejta të plota në organizatën  ndërkombëtare të universiteteve IAU, (International Association of Universities) Këshilli Administrativ i kësaj organizate, pasi ka shqyrtuar kërkesën e Universitetit Bedër në bazë të kritereve të paracaktuara, ka vendosur që ky institucion i plotëson të gjitha standardet për tu anëtarësuar në këtë organizatë. IAU është një modul i cili u mundëson anëtarëve të saj të marrin pjesë në një larmi të madhe organizimesh në mbarë botën, duke u fokusuar në temat kryesore të arsimit të lartë gjithashtu të mbledhë së bashku ekspertë dhe liderë nga të gjitha rajonet. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Universitetit Bedër i mundësohet përfitimi nga të gjitha shërbimet që ofron kjo organizatës.

Revista Shkencore, BJES, klasifikohet në indeksimin “Index Copernicus Valus”

Revista Shkencore e Shkencave të Edukimit, BJES (Bedër Journal of Educational Sciences) e cila realizohet nga Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit, së fundmi është klasifikuar në indeksimin “Index Copernicus Valus” me 69.14 pikë. Objektivi thelbësor i kësaj reviste është tu shërbejë interesave dhe punës bashkëkohore akademike në lidhje me teoritë dhe praktikat e ndryshme në fushën e arsimit.

Zhvillohet simpoziumi i parë ndërfetar me temë: “Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri”

Departamenti i Shkencave Islame në Universitetin Bedër, në kuadër të 25 vjetorit të lirisë së besimit në vendin tonë, organizoi në bashkëpunim me Seminarin Ndërdioqezian në Shkodër dhe Akademinë Teologjike në Durrës simpoziumin e parë ndërfetar me temë: “Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri”. Nëntori i vitit 1990 muaj në të cilin u zhvilluan ritet e para fetare pas shumë viteve ndalimi nga regjimi komunist si dhe harmonia e bashkëjetesa ndërfetare në këto 25 vite liri besimi, ishin çështjet themelore ku u zhvilluan referimet e At Mario Imperatori, Seminari Ndërdioqezian, Shkodër, Z. Vlash Plepi, Akademia Teologjike Orthodhokse, Shën Vlash dhe Dr. Genti Kruja, Depart. i Shkencave Islame, Universiteti Bedër & KMSH, të cilët përbënin edhe panelin e kësaj tryeze të rrumbullakët. Si moderator i këtij simpoziumi, Rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrejen e tyre, theksoi se ky institucion ka zhvilluar me dhjetëra konferenca, seminare, workshope etj, ka pritur me mijëra njerëz ndoshta, por aktiviteti i sotëm ka një kuptim të veçantë dhe rëndësi të lartë në llojin e tij. “Ka mënyra të ndryshme për ti zgjidhur konfliktet që kanë pushtuar botën sot por ne jemi mbledhur për ti parandaluar ato, pikërisht duke u përcjellë ju studentëve, brezave të ardhshëm mesazhe të rëndësishme të dialogut ndërfetar nga përfaqësues të botës akademike myslimane, orthodhokse dhe katolike.”- tha ai. Ndërsa Atë Mario Imperatori në fjalën e tij përshëndetëse, pasi bëri një rezyme të historisë dhe arritjeve të deritanishme të kishës katolike në vendin tonë theksoi se çdo njeri ka të drejtë ta kërkoje Zotin lirisht, pavarësisht fesë ndërmjet të cilës e kërkon atë dhe është pikërisht ky fakt i cili na shtyn të respektojmë të drejtat religjioze të tjetrit.

Hapa konkretë në dialogun ndërfetar myslimano-katolik

Në kuadër të bashkëpunimit për dialogun ndërfetar myslimano-katolik, pas organizimit të disa seminareve dhe takimeve të përbashkëta midis institucioneve të komuniteteve fetare dhe atyre akademike është zhvilluar ditën e mërkurë, me datë 25 nëntor 2015 një vizitë e stafit akademik të Departamentit të Shkencave Islame nga Universiteti Hëna e Plotë Bedër dhe studentëve të vitit të tretë të këtij departamenti në Shkollën e Lartë Teologjike Katolike (Seminari Ndërdioqezian) në Shkodër. Në krye të këtij delegacioni ishte rektori i Universitetit Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili shoqërohej nga dekani i Fakulteti i Shkencave Humane Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Atakan Derelioglu, Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH Dr. Genti Kruja, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin Bedër z. Agron Hoxha, pedagogët z. Erlis Çela, z. Adil Kutlu, Veton Tulla dhe Dr. Xhemal Alsafarti. Stafi akademik i Universitetit Bedër është pritur në sallën e konferencave të këtij institucioni nga rektori i Seminarit Ndërdioqezian Dom Leonardo Falco, Drejtori i Seminarit Ndërdioqezian At Mario Imperatori, stafi akademik i kësaj shkolle dhe studentët e saj.

Kontributi i Artistëve dhe Intelektualëve në promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës

Artistë, intelektualë dhe gazetarë të shumtë ishin pjesë e tryezës së rrumbullakët të zhvilluar nga Universiteti Bedër, në kuadër të nismës globale universitare kundër ekstremizmit të dhunshëm, nismë kjo e iniciuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.  “Kontributi i artistëve dhe intelektualëve në promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës” i zhvilluar si pjesë e projektit të lartëpërmendur mblodhi sëbashku një sër figurash publike, përmendim këtu: Znj. Margarita Xhepa, Z. Mirush Kabashi, Znj. Myfarete Laze, Z. Sokol Angjeli, Z. Mërkur Bozgo, Z. Agim Baçi, Z. Armand Bora, Z. Pëllumb Vorpsi, Z. Ilir Hoxholli si dhe përfaqësues të shumtë të fushës së medias dhe shoqërisë civile. Qëllimi i aktivitetit ishte bashkimi i individëve në një koalicion të paqes dhe mirëkuptimit, siç u shpreh edhe moderatori i panelit Z. Aleksandër Çipa në fjalën e tij përshëndetëse. Shefi i unionit të gazetarëve e cilësoi bashkimin e këtyre figurave publike si një nismë fisnike që e bën Universitetin Bedër pjese të zinxhirit të paqes. 
  • <
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri