Lajme & Aktivite
“International Day 2014”, larmi kulturash në ambientet e Universitetit Bedër
Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi për të dytin vit radhazi aktivitetin “International Day 2014”. Dekanati i studentëve, në bashkëpunim me klubet studentore, rikthyen sërish atmosferën multikulturore në ambientet e universitetit.
Projekti, Bedër mbështet fëmijët e qytetit të Elbasanit
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) dhe Bashkia e qytetit të Elbasanit realizuan projektin e parë në fushën e edukimit. Ky projekt vjen në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që kanë këto dy institucione me njëri tjetrin.
Shpallen fituesit e konkursit "Youth Creative English Essay Contest"
Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin “Youth Creative English Essay Contest”. Konkurs ky i organizuar nga bashkëpunimi me Këshillin Britanik në Shqipëri ku morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të vendit tonë.
Bedër mbështët konkursin e vlerave me nxënës të shkollave të Tiranës
Universiteti Hëna e Plotë Bedër mbështeti organizimin e Drejtorisë arsimore të qarkut Tiranë, kur nxënës nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit konkuruan me punime artizanale në konkursin e titulluar “konkursi i vlerave”.
Zhvillohet konkursi për punimin shkencor më të mirë
Zyra Kërkimore e Universitetit Hëna e Plotë (Bedër) organizoi sot fazën finale të vlerësimit për projektet më të mira të studentëve në nivelin bachelor. Ky konkurs zhvillohet për të nxitur dhe kultivuar kulturën e kërkimit midis studentëve gjatë gjithë viteve të studimeve të tyre universitare, në mënyrë që ata të mund të fillojnë karrierën e tyre profesionale të përgatitur mirë, me ide dhe aftësi novatore.
Fondacioni Mediatik "Dritan Hoxha" prezantohet para studentëve të komunikimit
Fondacioni Mediatik "Dritan Hoxha" u prezantua sot para studentëve të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër). Përfaqësues të këtij fondacioni ishin Vjollca Dako, drejtore ekzekutive e fondacionit si dhe Mentor Kikia, kryeredaktor i lajmeve në Top Channel.
Zhvillohet Workshopi Rajonal me temë “Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse”
Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit organizoi Workshop-in rajonal me temë “Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm rreth 40 përfaqësues të mediave në në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Mbahet takimi didaktik-shkencor mbi gjuhën shqipe
Qendra Kërkimore për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike organizuan sot një takim didaktik-shkencor me temë: “Gjuha shqipe: historiku dhe aktualiteti”.