Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Bedër, Partner në Observatorin e Autonomisë Vendore (OLA)

Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në Observatorin e Autonimisë Vendore (Observatory of Local Autonomy). Krijuar më 28 janar 2008, (OLA) është një rrjet i studiuesve dhe shoqërisë civile, të gjithë të specializuar në studimin e autonomisë vendore dhe administrimin e pushtetit lokal. Rrjeti bashkon 64 ekipe hulumtuese. Një ose më shumë në çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian, si dhe në Moldavi, Mali i Zi, Serbi, Rusi, Turqi dhe së fundi edhe në Shqipëri. Shkolla e Lartë, Hëna e Plotë (Bedër) është i vetmi institucion që përfaqëson Shqipërinë në këtë rrjet, qëllimi i të cilit është studimi i autonomisë vendore, qeverisja multi-nivel, menaxhimi i pushtetit vendor, si dhe çështje të tjera që rrjedhin nga këto koncepte. Bedër u përfaqësua në këtë rrjet nga z. Ferdinand Xhaferaj, Shef i Departamentit të Drejtësisë i cili prezantoi një raport kombëtar mbi qeverisjen lokale të Shqipërisë në simpoziumin e fundit që OLA zhvilloi në Universitetin “Comenius” në Bratislavë – Sllovaki. Prezantim nga i cili u vlerësua me nota maksimale nga Asamblea e Përgjithshme e Observatorit të Autonimisë Vendore.

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” Bedër diplomon brezin e tretë të studentëve

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” Bedër, zhvilloi ceremoninë e diplomimit të studentëve në programin Bachelor dhe Master për vitin akademik 2015 – 2016. Përpos studentëve të shumtë të cilët hodhën në ajër kapelet e diplomimit duke mbyllur kështu një etapë mjaft të rëndësishme në jetën e tyre, në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, Rektori i Universitetit Epoka Prof. Dr. Güngör Turan, personalitete të shumtë nga bota akademike, përfaqësues institucionesh publike e private si dhe familjarë e të afërm të të diplomuarve. Kjo ceremoni përkon me 5 vjetorin e themelimit të Bedër, cikël ky i cili numëron një sërë arritjesh në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor. Në këtë aspekt përmendim organizimin e dhjetëra konferancave kombëtare e ndërkombëtare, leksioneve të hapura me të ftuar të shumtë nga fusha të ndryshme, organizimin e dhjetëra seminareve me tematika të larmishme bashkëkohore si dhe një numri të konsiderueshëm aktivitetesh ekstrakurrikulare me qëllim aftësimin profesional të studentëve. Pjesë e pandashme e këtij 5 vjeçari janë edhe programet e shkëmbimit apo praktikat profesionale të cilat i kanë shoqëruar studentët përgjatë çdo viti akademik pa harruar këtu përfaqësimin e Shqipërisë në kompeticionet dhe projektet ndërkombëtare. Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, u shpreh entuziast për arritjet e deritanishme të institucionit duke e vënë theksin mbi diplomimin e brezave të aftë për tregun e punës në Shqipëri e më gjerë. “Të gjithë e dimë që vendi ynë nuk është ndër vendet më të mëdha e të fuqishme në botë, e gjithashtu që të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk është hapësira ideale për të pasur një jetë me standarde të larta, krahasuar këto me Europën apo shtetet e zhvilluar. Por dua t’ju them, se të jeni të bindur se ky vend ka nevojë për ju, ka nevojë për të rinj të formuar profesionalisht që kanë një karakter të mbushur me virtyte. Prandaj edhe nëse do të mendoni të punoni apo të studioni diku jashtë vendi, nëpër botë, patjetër planifikoni edhe një kthim për të dhënë diçka, për të kontribuar aq sa do të mundni për Shqipërinë tonë. Sepse vetëm ashtu ajo do mund të behët më mirë.” – tha ai. Më tej ceremonia vazhdoi me përshëndetjen e studentëve të ekselencës dhe atyre të huaj. Në fund studentët u ngjitën në podium për të hedhur në ajër kapelet e diplomimit. Deri më tani ky institucion numëron rreth 400 studentë të diplomuar në programet bachelor nga të cilët 136 prej tyre janë të diplomuarit e këtij viti gjithashtu dhe 90 studentë në të gjitha programet master.  

Bedër vlerëson me titullin “Doctor Honoris Causa” z. H. Selim MUÇA, Kryetar Nderi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” Bedër, zhvilloi ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për z. H. Selim MUÇA, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë përgjatë viteve 2004 – 2014. Ky aktivitet mboldhi sëbashku përfaqësues të komuniteteve fetare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të trupit diplomatik me seli në Tiranë, përfaqësues të shumtë të medias si dhe akademikë dhe personalitete të ndryshëm të kulturës dhe artit shqiptar. Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, vlerësoi lart figurën e Kryetarit të Nderit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për vlerat dhe kontributin e tij në promovimin e besimit, harmonisë dhe tolerancës ndërfetare në vendin tonë. Po ashtu, ai nuk la pa përmendur kontributin e z. Muça në themelimin e institucionit që ai përfaqëson.

Ndahen çmimet fituese të Konkursit të 3-të mbi Esenë për të Rinjtë në Gjuhën Angleze

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin Bedër, në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Shqipëri, zhvilluan sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve fituese për Konkursin e tretë mbi Esenë për të Rinjtë në Gjuhën Angleze, (YCEEC). Pas 3 edicioneve të suksesshme të kësaj platforme, konkursi konfirmon sërish objektivin e tij, atë të promovimit të të lexuarit, të shprehurit dhe krijimtarisë së të rinjve, duke vlerësuar kështu përsosmërinë e zhvillimit të frazës dhe imagjinatës. Në fjalën e tij përshëndetëse, Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Dr. Mahmut Terci, pohoi se studentët e sotëm janë politikëbërësit e së ardhmes. Duke promovuar aftësitë organizative dhe ndarjen e përvojave të tyre me njëri-tjetrin, çdo ditë e më shumë ata tregojnë potencialin e vet si në vendin e tyre ashtu dhe jashtë tij. Tema këtij edicioni ishte: "Një nga të drejtat themelore të njeriut është përftimi i informacionit sa herë nevojitet. Megjithatë, kjo nevojë shfaqet disi e tepruar në  botën e sotme duke rezultuar në efekte anësore të një informacioni të papërshtatshëm, të tepërt dhe të pavlerë i njohur edhe si Ndotje e Informacionit e cila mund të ketë efekt negativ në veprimtarinë tonë të përditshme dhe të manifesohet në një morì formash të ndryshme." Kështu vendi i parë, i dytë dhe i tretë u fituan përkatësisht nga nxënësit: Joana LAME, Pegi KOÇI dhe Fiona MANJA të cilat morën si çmim nga një iPad. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë u vlerësuan me certifikata pjesëmarrjeje.

Zhvillohet workshopi i tretë ndërkombëtar në shkencat e edukimit

Departamenti i Shkencave të Edukimit në Universitetin Bedër, zhvilloi workshopin e 3-të ndërkombëtar në shkencat e edukimit me temë: “Perspektiva të zhvillimit të kurrikulave në programet e formimit për mësues dhe roli i arsimit të lartë”. Në këtë workshop morën pjesë dekanë dhe lektorë të Fakulteteve të Edukimit dhe Shkencave Sociale, specialistë dhe kontribues të ndryshëm në fushën e hartimit dhe zhvillimit të kurrikulave të arsimit parashkollor dhe fillor nga universitete të ndryshme të vendit. Workshopi u zhvillua në formën e një tryeze të rrumbullakët ku panelistët e pranishëm diskutuan dhe prezantuan punimet përkatëse rreth aspekteve të ndryshme të reformimit të kurrikulave të formimit të mësuesve. Po ashtu, qasjet e reja në këtë fushë, përgatitja e studentëve në përputhje me kërkesat e tregut të punës si dhe rolin që mund të luajnë institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në këtë proces reformimi ishin disa nga pikat ndër të cilat u zhvillua tema ndërmjet specialistëve të arsimit dhe përfaqësuesve politikbërës të pranishëm në aktivitet. Aktiviteti vazhdoi më tej me rekomandimin e mundësive të reja si vazhdimësi e diskutimeve rreth këtyre problematikave në arsimin shqiptar.    

Zhvillohet gjyqi imitues i studentëve të Drejtësisë

Klubi studentor “Beder Law Academy” pranë Departamentit të Drejtësisë në Bedër, zhvilloi për të 5-tin vit radhazi gjyqin e improvizuar me studentët e programit bachelor.   Kazusi i këtij viti kishte të bënte me veprën penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjatë seancës gjyqësore të improvizuar nga studentët, organi i akuzës bëri parashtrimet përkatëse duke evidentuar provat shkresore si dhe thirrjen e dëshmitarëve të cilët qartësuan më tej rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë pala mbrojtëse ngriti pretendimet për pafajësi të të pandehurve duke u mbështetur po ashtu në prova shkresore si dhe në ekspertiza mjekësore. Në përfundim, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për dy nga të pandehurit sipas nenit përkatës si dhe shpalli të pafajshëm të pandehurin e mitur. Ky aktivitet i kthyer tashmë në një traditë  për studentët e këtij departamenti, u zhvillua në prani të një numri të konsiderueshëm studentësh dhe pedagogësh.  

Zhvillohet simpoziumi shkencor me temë: “Krijimi dhe njeriu si kujdestar i tij”

Departamenti i Shkencave Islame në Universitetin Bedër në bashkëpunim me Institutin Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezian, Shkodër  dhe Akademinë Teologjike Orthodhokse, Durrës, organizuan simpoziumin shkencor me temë: “Krijimi dhe njeriu si kujdestar i tij” Punimet e këtij aktiviteti u përshëndetën nga Dekani i Akademisë Teologjike Orthodhokse Hirësi Nikolla Hyka, rektori i Universitetit Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Drejtori i Institutit Teologjik Katolik Atë Mario Imperatori, si dhe peshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës në Boston, Hirësi Ilia. Pas fjalës përshëndetëse të të lartëpërmendurve aktiviteti vazhdoi më tej me referimet e z. Veton Tulla, pedagog në Departamentin e Shkencave Islame në Universitetin Bedër, i cili referoi mbi temën: “Krijimi është kryeargumenti i ekzistencës së Zotit”, z. Lorenzo Rosseti, pedagog në Institutin Teologjik Katolik me temë “Kujdesja e natyrës për një përparim të vërtetë”, si dhe z. Natan Hoppe, pedagog në Akademinë Teologjike Ortodokse me temë “Krijmi, kungim me Zotin”. Në këtë aktivitet të përbashkët merrnin pjesë gjithashtu edhe Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Bedër, Dr. Genti Kruja, pedagog në Departamentin e Shkencave Islame & Drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH, Dr. Atakan Derelioglu, përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, si dhe pedagogë e studentë nga të tre shkollat teologjike. Pas referimeve, ishte radha e studentëve të pranishëm nga të 3 institucionet të cilët me pyetjet e drejtuara referuesve i dhanë një formë interaktiviteti simpoziumit në fjalë. Ky organizim vjen pas një fillimi të një bashkëpunimi akademik midis shkollave të larta teologjike, si seminare dhe leksione të hapura me studentët e secilës shkollë dhe së fundmi edhe simpoziumi “Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri”, organizuar para disa kohësh nga tre institucionet e larta teologjike, në ambientet e  Universitetit Bedër.

Prezantohet koalicioni shoqëror i tolerancës

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Qendrës Multifunksionale “TEN” në Tiranë, u prezantua Koalicioni Shoqëror i Tolerancës.   Kjo nismë është pjesë e Iniciativës globale universitare kundër ekstremizmit (Projekti P2P: Challenging Extremism Initiative) që organizohet nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, në bashkëpunim me ''EdVenture Partners''. Shqipëria përfaqësohet në këtë nismë globale nga nje ekip studentës të Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë”(Bedër) të cilët kanë organizuar një fushatë nën moton “BridgestoTolerance” ( Ura drejt tolerancës).   Në ceremoni merrnin pjesë rreth 130 gjimnazistë, përfaqësues të senateve të shkollave nga Tirana. Aktiviteti filloi me prezantimin e projektit “P2P: Challenging Extremism Initiative.   Koordinatori i projektit, Dr. Erlis Çela u ndal në objektivat e inciativës së ndërrmarrë nga ekipi i studentëve të Bedër. Ai theksoi se Bedër merr pjesë për herë të dytë në projektin “P2P: Challengin Extremism” dhe se motoja e përzgjedhur ka si qëllim kryesor promovimin e vlerave të tolerancës dhe mirëkuptimit. Sipas z. Çela “ Koalicioni Shoqëror i Tolerancës” është konceptuar si një angazhim vullnetar që synon të bëjë bashkë të rinjtë shqiptarë për të për bërë të njohur dhe promovuar pikërisht këto vlera.   Ceremoninë e përshëndeti edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Brunilda Paskali. Znj Paskali në emër të bashkisë së kryeqytetit vlerësoi inciativën e studentëve të Bedër dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në nisma të tilla. Ajo u shpreh se janë pikërisht nxënësit dhe studentët që mund të kontribuojnë në komunitetet e tyre për të përcjellë mesazhin e tolerancës dhe respektit.   Nga ana tjetër, Znj.Paskali shprehur mbështetjen e institucionit të bashkisë në lidhje me idenë e organizmit të “ javës së tolerancës” si pjesë e listës së aktiviteteve që do të organizohen në të ardhmen në kuadër të këtij koalicioni. Më pas të pranishmit i përshëndeti dhe Presidenti i senatit të nxnësve në Gjimnazin “Ismail Qemali”, Joni Velesnja i cili në emër të gjithë të rinjve të pranishim shprehur mbeshtetjen dhe angazhimin në realizimin e misionit të koalicionit.   Në fund studentja e drejtësisë së Universitetin Bedër, Desara Tollia lexoi para të pranishmëve deklaratën e themelimit të Koalicionit Shoqëror të Toolerancës.
  • <
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri