Lajme & Aktivite
Studentët e Departamentit të Drejtësisë marrin pjesë në edicionin e 9-të të "Albanian Moot Court Competition"
Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, edhe këtë vit fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në edicionin e 9të të "
Albanian Moot Court Competition", organizuar nga Qendra Evropiane dhe Civil Rights Defenders në Shqipëri.
Studentet Juela File, Anxhela Spasi, Esmaja Visha, Fjona Hysenllari, Mikel Merizaj nën udhëheqjen e lektoreve Fioralba Markja dhe Erisa Datja janë kualifikuar për në fazën gjysmë-finale, si 6 më të mirët pas konkurrimit me universitetet e tjera në rang vendi.
Qëllimi i projektit është të ndihmojë studentët të vendosin në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut.
Ditën e premte u zhvillua faza gjysmëfinale e konkursit, në të cilën u përballën 6 skuadra, ku Kolegji Universitar Bedër fitoi përballjen me universitetin “Aleksandër Xhuvani “Elbasan.
I urojmë suksese studentëve tanë!
Kolegji Universitar Bedër i dorëzon “Certifikatën e Mirënjohjes” Prof. Dr. Woei Hung
Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Gjergj Sinani bashkë me bashkëpunëtorë të tij priti në një takim Prof. Dr. Woei Hung nga University of North Dakota, SHBA.
Rektori e falënderoi z. Hung për seminaret dhe leksionet e zhvilluara nga ai në Kolegjin Universitar Bedër dhe i dorëzoi “Certifikatën e Mirënjohjes” në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si profesor vizitor në një sërë aktivitetesh akademike për stafin dhe studentët të organizuara nga Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion dhe Departamenti i Shkencave Kompjuterike, në Fakultetin e Teknologjisë dhe Biznesit të Kolegji Universitar “Beder” gjatë datave 22 nëntor – 1 dhjetor 2022.
Gjatë kësaj periudhe Prof. Dr. Hung zhvilloi aktivitetet e mëposhtme:
1. Seminar për stafin akademik: Qasja konstruktive në mësimdhënie dhe zbatimi i tij në klasa
2. Leksion i hapur për studentët: Përdorimi i teknologjisë në të nxënit e bazuar në problem
3. Leksion i hapur për studentët: Programet kompjuterike në shërbim të mësimdhënies dhe mësimnxënies
4. Moduli Master për studentët Master: Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit
Në këtë takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimet e mundshme mes Kolegjit Universitar Bedër dhe Universitetit të North Dakota në SHBA.
KU Bedër nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi me organizatën Leadership Development Association Balkan
Kolegji Universitar Bedër nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Organizatën Leadership Development Association Balkan.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi studentët e Kolegjit Universitar Bedër kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitetet e shumta të organizuara në Shqipëri dhe Ballkan si dhe në projekte të ndryshme ku kjo organizatë do të aplikojë.
LDA Balkan është një Organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e drejtuar nga profesionistë të rinj, e fokusuar në lidership, demokraci, qeverisje të mirë, sipërmarrje, teknologji dhe inovacion, rritje profesionale dhe shumë fusha të menaxhimit.
Kjo marrëveshje u inagurua me pjesëmarrjen e studentëve në Konferencën LEAPin Albania 2022 ku Bedër ishte një nga partnerët pjesëmarrës.
Leksion i hapur për studentët e masterit me temë “Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit”.
Në kuadër të vizitës së Prof. Dr. Woei Hung nga University of North Dakota, SHBA, u zhvillua leksioni i fundit i hapur për studentët e masterit me temë “Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit”.
Gjatë këtij leksioni Dr. Hung shpjegoi se si ne mund ta filtrojmë informacionin duke përdorur programe softwerike si Gjuha R e cila shërben për llogaritje statistikore dhe grafike.
Ky leksion shërbeu për studentët për të kuptuar përdorimin e këtyre softuereve dhe “data-mining” për gjenerimin e informacionit, shmangien e informacionit që nuk nevojitet dhe për rritjen e efiçencës gjatë kërkimit shkencor.
Tryezë e rrumbullakët me studentët e Departamentit të Drejtësisë dhe eksperten gjinore, Dr. Eriada Çela,
Në kuadër të programit Erasmus+ Jean Monnet Qendrës së Ekselencës të BE-së në Evropianizimin e Politikave Publike në Shqipëri (ERASMUS-JMO-2021-HEI-TCH-RSCH), Lëvizja Europiane e Shqipërisë organizoi një tryezë të rrumbullakët me studentët e Departamentit të Drejtësisë pranë Kolegjin Universiteti Bedër me temë:"Impakti i Procesit të Integrimit Europian në Shqipëri: rasti i lëvizjes së lirë të avokatëve dhe promovimi i të Drejtave të Grave".
Nën moderimin e Përgjegjësit të Departamentit të Drejtësisë, PhD. Gentjan Skara në këtë tryezë të rrumbullakët si folësit kryesorë ishin Dr. Eriada Çela, Eksperte Gjinore, Lëvizja Europiane e Shqipërisë (EMA), Dr. Ada Güven, pedagoge në Departamentin e Drejtësisë dhe Prof. Assoc. Denard Veshi, pedagog në Departamentin e Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër.
Gjatë diskutimit, folësit shpjeguan rolin dhe rëndësinë që BE i kushton promovimit të të drejtave të grave dhe qarkullimin e lirë të avokatëve. Ata theksuan se promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri në kuadër të Procesit të Integrimit Europian është i domosdoshëm në çdo fushë. Gjithashtu u diskutua për lëvizjen e lirë të avokatëve dhe lirinë kontraktuale të avokatit për vendosjen e tarifës së pagesës së shërbimit të tij.
Seminar i hapur për stafin me temë "Trajnim në Konceptim dhe Shkrim Projekti" nga z. Enton Dimni
Zyra e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve zhvilloi një seminar të hapur për stafin me tematikë: "Trajnim në Konceptim dhe Shkrim Projekti", me të ftuar z. Enton Dimni, ekspert në implementim, vlerësim, dhe monitorim projektesh.
Z. Dimni shpjegoi me detaje se si të shkruajmë një projekt, terminologjinë, buxhetin, konceptet kryesore dhe hapat që duhen ndjekur mbi shkrimin e projekt propozimeve.
Z. Dimni theksoi se duhet të jemi të qartë për qëllimin e projektit, çfarë synojmë të arrijmë nga ai, si do ta realizojmë, si do të ndahen detyrat, ku do të bëhet, sa do të zgjasë dhe sa do të kushtojë. Gjatë seminarit pati shembuj konkret mbi projekte dhe u ndanë eksperienca nga pjesëmarrjet në projekte të ndryshme.
Takim informues për studentët e KU Bedër me përfaqësues nga Deloitte Albania
Spartak Alibali dhe Antonia Gogu, përfaqësues nga kompania Deloitte organizuan sot një takim informues me studentët e Kolegjit Universitar Bedër. Deloitte është një kompani ndërkombëtare rekrutimi, auditimi dhe konsulimi e cila u operon në 157 vende të botës. Që nga viti
1996, kjo kompani operon edhe në Shqipëri, me një numër prej 500 punonjesish nga të cilët, 80%, janë të sapodiplomuar.
Zoti Alibali u ndal në mundësitë e shumta të internshipeve që Deloitte ofron për studentët, duke i konsideruar ato mundësi përfitimi të dyanshme si për vetë studentët, duke i mundësuar atyre të shohin nëse u pëlqen ky ambient pune dhe nag ana tjetër, ashtu edhe për kompaninë, e cila shikon nëse ka individë të përshtatshëm për t’u punësuar. “Ne besojmë shumë në zhvillimin personal dhe profesional të punonjësve si dhe vlerësojmë potencialin, dëshirën dhe kuriozitetin e secilit individ”- u shpreh z. Alibali në mbyllje të takimit.
Leksion i hapur me temë “Përcaktimi dhe kuptimi i mësimdhënies cilësore nga PhD Candidate, Julia Cowan
PhD Candidate Julie Cowan nga Universiteti i New Castle zhvilloi një leksion të hapur me studentët e masterit profesional të departamentit të edukimit dhe gjuhës angleze me teme: “Përcaktimi dhe kuptimi i mësimdhënies cilësore”.
Znj. Cowan u ndal në disa pika kyçe të mësimdhënies, integrimin e njohurive dhe të marrëdhenies me studetët.
Ajo theksoi se informacionet për temat përkatëse duhet të përzgjidhen me shumë kujdes duke marrë parasysh kohën, ndryshimin e kulturave dhe përceptimeve.
Gjithashtu shtoi se duhen përdorur një sërë strategjish mësimore për të inkurajuar zhvillimin e mendimit kritik të studentëve, zgjidhjen e problemeve dhe rritjen e performancës së tyre.