Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Dita Ndërkombëtare e Filozofisë në Bedër

E Enjtja e tretë e Nëntorit është Dita Ndërkombëtare e Filozofisë. Bazuar në rëndësinë e kësaj disipline në formimin njerëzor, UNESCO e shpalli këtë ditë si të tillë në vitin 2002. Me rastin e kësaj dite Kolegji Universitar “Bedër” organizoi një panel diskutimi rreth filozofisë. Fjalën e hapjes e mbajti Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi. “Në shpirt, ku strehohet shpresa dhe arkivohet dashuria, sipas Platonit, dallohen tri pjesë: logjika, shpirtërorja dhe e dëshirueshmja. Përkojnë me tri virtyte: diturinë, guximin dhe urtësinë, secila prej tyre korrespondon me një pjesë të shpirtit”, citoi profesori. Rektori, Prof. Dr. Gjergj Sinani referoi kumtesën “Pa filozofi nuk ka një shoqëri të drejtë dhe të denjë”. “Themeli i filozofisë nuk ka nevojë të kërkohet larg. Ai ndodhet në faktin më të thjeshtë që Sokrati dhe Dekarti e kanë shprehur sipas mënyrës së tyre, kur i pari tha: “Njih vetveten” dhe i dyti: “Unë mendoj, pra unë jam”, u shpreh prof. Sinani. Të pranishëm në diskutim ishin anëtarë të stafit dhe studentë të cilët drejtuan pyetje, ndanë pikëpamjet e tyre rreth filozofisë dhe diskutuan rreth kumtesës së vyer, që referoi rektori.    

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit ndau çmimet e dy konkurseve për maturantët

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e dy konkurseve të organizuara me maturantët e shkollave të mesme në të gjithë vendin. Fituese e konkursit të Esesë ishte Eneida Shehu nga shkolla e mesme “Teknike Ekonomike” në Tiranë, e cila tashmë është studente në Departamenin e Ekonomisë dhe Biznesit. Eneida fitoi një laptop dhe bursë të plotë studimi në programin Financë Kontabilitet. Gjithashtu, Andi Zylali nga Medreseja “Lirija” në Elbasan ishte fitues i konkursit të Entreprethon, organizuar nga klubi studentor “Sipërmarrje dhe Inovacion” me mbështetjen e Departamentit të Ekonomiksë dhe Biznesit. Andi fitoi një smart watch dhe bursë të plotë studimi në programin Informatikë Ekonomike. I urojmë suksese të mëtejshme studentëve tanë!  

Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”

Në kuadër të projektit për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”, u zhvillua trajnimi i parë i ciklit të trajnimeve me studentë të “Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze i ndarë në dy profile: Arsimi i Mesëm i Lartё dhe Arsimi i Mesëm i Ulёt” në Kolegjin Universitar “Bedër”. Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Çela, iu shpjegoi studentëve rolin dhe qëllimin e projektit. Ndërsa, trajnimi u zhvillua nga lektori i shkencave të komunikimit, Alban Tufa. Ai fokusua në njohjen e medias, modeleve të komunikimit masiv si dhe mënyrat e funksionimit të mediave të reja. Më tej, ai diskutoi me mësuesit e ardhshëm rolin që luan media në formësimin e ideve tona për botën, në mënyrën se si ne e perceptojmë realitetin dhe përditshmërinë tonë, si dhe rëndësinë qe ka njohja fushës së medias për të qenë një mësues një qytetar i përgjegjshëm. Këta studentë janë kontigjenti i mësuesve të ardhshëm, të cilët do të edukojnë nxënësit e sistemit parauniversitar në fushën e edukimit mediatik. Projekti për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” implementohet nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.    

“Alumni Meeting – Career Path and Success”

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizoi një leksion të hapur me z. Fari Laçka, i diplomuar në master shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në vitin 2016. Z. Laçka ndau me studentët eksperiencën e gjatë profesionale në fushën e përkthimit. Ai u shpjegoi studentëve disa metoda dhe strategji që përdoren gjatë përkthimit dhe interpretimit të librave. Studentët drejtuan pyetje të shumta dhe mësuan njohuri të reja gjatë diskutimin interaktiv me të. Leksioni i hapur u organizua në kuadër të ciklit të takimeve “Alumni Meeting – Career Path and Success”.  

Instituti Shqiptar i Medias zhvillon trajnimin për Edukimin mbi Median dhe Informacionin

Instituti Shqiptar i Medias zhvilloi dy ditë rradhazi trajnimin për edukimin mbi median dhe informacionin me studentët e Kolegjit Universitar Bedër. Trajnimi filloi me prezantimin e trajnerit Erlis Çela, i cili është edhe përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Bedër. Dr. Çela u ndal te rëndësia që ka edukimi për median dhe informacionin për të rinjtë në epokën dixhitale. Më tej, ai prezantoi disa teknika për identifikimin e lajmeve të rreme, përmbajtjeve të manipuluara, etj. Trajnimi vazhdoi me profesorin e gazetarisë, Rrapo Zguri, i cili diskutoi me studentët rreth kontekstit të peizazhit mediatik dhe rrethanave, që e kanë theksuar nevojën për edukimin rreth medias dhe informacionit te qytetarët. Ditën e dytë, trajnimi filloi me redaktorin Emirjon Senja, i cili është edhe lektor në KU – Bedër. Ai u prezantoi studentëve metoda praktike për verifikimin e çrregullimeve informative dhe trajtoi disa raste studimore lidhur me dezinformimin dhe manipulimin, që ndodh në hapësirën e rrjeteve sociale. Trajneri tjetër ishte gazetari dhe eksperti i komunikimit, Lutfi Dervishi, i cili u shpjegoi me detaje studentëve kontekstin global për median dhe informacionin dhe u shpjegoi arsyet thelbësore pse duhet të jenë kritikë ndaj informacionit dhe të verifikojnë burimet e dyshimta.  

Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizon Konkursin Kombëtar të IT

Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi Konkursin Kombëtar të IT për të katërtin vit rradhazi. Pjesëmarrës në konkurs ishin nxënës të shkollave të mesme publike dhe jopublike në Shqipëri. Fituesit e konkursit, të cilët tashmë janë studentë në Bedër fituan laptopë dhe bursa studimi. Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve u zhvillua pranë ambienteve të KU – Bedër në prani të lektorëve të departamentit të Shkencave Kompjuterike. Kategoritë në të cilat morën pjesë nxënësit ishin: • Bazat e IT-së (Hardware & Software) • Programim në Web (Dizenjimi i Faqeve Web) • Algoritmikë dhe Programim (në C++ ose Java) Konkursi i rradhës do të zhvillohet në periudhën Prill-Maj 2024  

Leksion i hapur me Sekretarin e Përgjithshëm të AAB, Dr. Spiro Brumbulli

Sekretari i Përgjithshëm i AAB, Dr. Spiro Brumbulli përmes leksionit të hapur me temë “Industria bankare: Situata aktuale, sfidat dhe mundësitë” njohu, studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër, në detaje me sektorin bankar në Shqipëri dhe më gjerë. Në fjalën e tij, z.Brumbulli ju parashtroi studentëve informacione dhe fakte të detajuara në lidhje me ecurinë dhe dinamikat e sektorit bankar dhe i njohu pjesëmarrësit me digjitalizimin, bankingun e hapur, prirjet e industrisë dhe rolin thelbësor të edukimit financiar. Falenderojmë profesorin për ekspertizën e vyer dhe jemi entuziastë për bashkëpunime të tjera në vijim.  

Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja zhvillon një studim në Universitetin e Augsburgut mbi rolin e dialogut ndërfetar në reduktimin e dallimeve të diversitetit fetar në Gjermani

Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, lektor në Kolegjin Universitar Bedër, mori pjesë në një studim shkencor afatshkurtër (STSM) në Universitetin e Augsburgut në Bavari, ku hulumtoi mbi rolin e dialogut ndërfetar në reduktimin e dallimeve të diversitetit fetar në Gjermani. Studimi është kryer dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian nëpërmjet projektit akademik COST Action me temë: “Connecting Theory and Practical Issues of Migration and Religious Diversity” COREnet (Lidhja e teorisë dhe çështjeve praktike të migrimit dhe diversitetit fetar). Prof. Kruja zgjodhi Gjermaninë për këtë studim sepse është një nga vendet më të mëdha në Bashkimin Evropian, që ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh. Sot, ajo ka një diversitet kulturor e fetar dhe një kontribut të rëndësishëm në dialogun ndërfetar përmes shumë organizatave dhe institucioneve akademike, të cilat po punojnë për të forcuar dhe promovuar dialogun në Gjermani dhe më gjerë. Studimi bazohej në një pyetësor të zhvilluar mbi punën dhe rolin e institucioneve akademike dhe OJQ-ve në Gjermani, të cilat promovojnë dialogun, si alternativë e vetme kundër gjuhës së urrejtjes. Prof. Kruja filloi kërkimin e tij shkencor fillimisht në Universitetin e Augsburgut, pranë Prof. Dr. Elisabeth Naurath, lektore në këtë universitet dhe Presidente e Këshillit Ndërfetar të Gjermanisë. Gjatë këtij misioni shkencor ai vizitoi disa institucione të përfshira në dialogun ndërfetar, si dhe takoi studiues dhe aktivistë të dialogut ndërfetar në Munih, Augsburg, Frankfurt, Berlin, Nuremberg, Berlin dhe në Universitetin Potsdam, Gjermani. Anketa që ai zhvilloi përbëhej nga 22 pyetje, të cilën e bashkëndau me 17 institucione akademike dhe ndërfetare në qytete të ndryshme të Gjermanisë, të angazhuara në zgjidhjen e problemeve të ndryshme të shoqërisë, nëpërmjet të të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare për të promovuar diversitetin, si një pasuri dhe jo si një shkak për konflikt. Institucionet e intervistuara janë shprehur se ata e shohin diversitetin, si një mundësi për të mësuar nga njëri-tjetri. Ata nuk i konsiderojnë dallimet si shqetësuese dhe nuk përpiqen t’i zvogëlojnë, por t’i harmonizojnë ato. Prof. Kruja dhe Dr. Ana Uka, lektorë në KU Bedër janë gjithashtu anëtarë të Komitetit të Menaxhimit të këtij projekti, si përfaqësues të Shqipërisë.   Çfarë është një mision shkencor afatshkurtër (STSM) brenda COREnet? Një Mision Shkencor Afatshkurtër, i financuar nga COST Action COREnet, konsiston në vizitën studimore në një institucion pritës jashtë vendit nga ku është studiuesi, me qëllim që të kryejë punë specifike kërkimore, si pjesë e një projekti studimor. Përveç qëllimeve kërkimore, Misionet e Shkurtra Shkencore (STSM) synojnë të forcojnë dhe të nxisin bashkëpunimin midis akademikëve nga universitete të ndryshme, si dhe të mbështesin mobilitetin e studiuesve.  
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri