Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Leksion i hapur rreth diskriminimit dhe përfshirjes

Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Qendrën për Drejtësi Gjinore në Shqipëri organizuan nje leksion të hapur rreth mosdiskriminimit dhe përfshirjes së të rinjve në mbrojtje të të drejtave të grupeve të diskriminuara.   E ftuar në këtë aktivitet ishte znj. Manjola Veizi, aktiviste e të drejtave të gravë të komunitetit Rom dhe Egjiptian. Gjatë leksionit, znj.    Veizi u fokusua në situatën aktuale të komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri (diskriminimi ndaj komunitetit) dhe sfidat me të cilat përballen si pasojë e diskriminimit, veçanërisht vajzat dhe gratë.   Të ftuar në këtë leksion të hapur ishin studentët e programit të drejtësisë dhe stafi akademik.

Trende dhe Tendenca Bashkëkohore në Teknologjinë e Informacionit

Në kuadër të serisë së Seminareve Techno-Bus, Qendra për Zhvillim të Qëndrueshem dhe Inovacion në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike pranë Fakultetit te Teknologjise dhe Biznesit organizuan seminarin e hapur me temë "Trende dhe Tendenca Bashkëkohore në Teknologjinë e Informacionit" me të ftuar Prof. Dr. Betim Çiço, profesor i Inxhinierise Kompjuterik në Universitetin Epoka. Gjatë seminarit, Prof. Çiço ndau me studentët shembuj dhe situata nga përvoja e tij prej më shumë se 4 dekadash si profesor i Inxhinierisë Kompjuterike por edhe si drejtues i katedrës së Inxhinierisë së Elektronikës pranë Universitetit Politeknik të Tiranës deri në vitin 2008.  Ai u fokusua në trendet më të fundit të Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit sidomos ne fushën e Inxhinierisë Software-ike si gjuhët e programimit (C, C++, Python, iCloud etj.) por edhe trendet më të fundit si Big Data ose Data Science, Cloud Computing, Quantum Computing, Artificial Intelligence, Machine Learning, Deep Learning, Smart City etj.  Diskutimi mbi këto trende zgjoi shumë interes tek studentët.

Marrëveshje bashkëpunimi me Forumin Ndërfetar të Oksfordit në Britaninë e Bashkuar

Kolegji Universitar Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Forumin Ndërfetar të Oksfordit në Britaninë e Bashkuar (Oxford Interfaith Forum, UK)   Kolegji Universitar Bedër në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe rritjes së bashkëpunimit akademik në fusha të ndryshme, së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi 5-vjeçare me Forumin Ndërfetar të Oksfordit në Britaninë e Bashkuar (Oxford Interfaith Forum). Marrëveshja e nënshkruar nga rektori i Universitetit Prof. Dr. Gjergji Sinani dhe Drejtori i “Oxford Interfaith Forum” në Oksford, Britani e Bashkuar Dr. Thea Gomelauri, konsiston kryesisht në: • promovimin e lektrimit në fushën e mësimeve të dialogut ndërfetar për të zhvilluar një komunitet akademik ndërkombëtar, që lidh studiues, profesionistë dhe politikëbërës nga mbarë bota; • përfitimin reciprok të stafit akademik dhe studentëve të universitetit, për thellimin e njohurive akademike në fushën e religjionit; • promovimin dhe inkurajimin e aktiviteteve të ndryshme, si organizimin e forumeve publike, seminareve dhe konferencave me tema me interes dhe rëndësi të përbashkët; • promovimin dhe nxitjen e shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve për vizita afatshkurtra dhe afatgjata; • shkëmbimin e ftesave për studiues dhe studentë për të marrë pjesë në aktivitete akademike, si programe trajnimi, leksione, konferenca, simpoziume, workshope në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave, etj. Sipas marrëveshjes së nëshkruar personat e caktuar përgjegjës për zbatimin e saj, Dr. Thea Gomelauri, Drejtore e Forumit Ndërfetar të Oksfordit dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, lektor nga Kolegji Universitar Bedër do të jenë gjithashtu anëtarë nderi në institucionin partner, respektivisht: Dr. Thea Gomelauri do të jetë Profesore Nderi në Departamentin e Shkencave Islame, KU Bedër dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja do të jetë anëtar i Forumit Ndërfetar të Oksfordit, i cili para disa ditësh ka zhvilluar gjithashtu dhe një vizitë në Universitetin e Oksfordit, ku është pritur nga Dr. Thea Gomelauri, Drejtore e Forumit Ndërfetar të Oksfordit dhe Prof. Henrike Lähnemann, shefe e Katedrës së Letërsisë dhe Gjuhës Mesjetare Gjermane në Fakultetin e Gjuhëve Mesjetare dhe Moderne, Universiteti i Oksfordit.

Zhvillohet Gjyqi Simulues i Gjykatës Europiane të Bashkimit Europian

Kolegji Universitar Bedër në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilluan Gjyqin Simulues të Gjykatës Europiane të Bashkimit Europian.  Qëllimi i këtij gjyqi simulues ishte rritja e njohurive teorike dhe praktike të pjesëmarrësve mbi funksionimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian si dhe përmirësimin e aftësive  analitike dhe juridike të pjesëmarrësve. Në gjyqin simulues, ku u trajtua një rast fiktiv në lidhje me të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve bazuar në legjislacionin e BE-së, u përfshinë 17 studentë, duke marrë përsipër rolet përkatëse si Avokatë të Viktimës, Agjentë Qeveritarë, Avokati i Përgjithshëm, Gjyqtarë. Përgjatë aktivitetit pjesëmarrësit vërejtën rregullat procedurale të seancave të GJED gjatë përgatitjes me shkrim, parashtrimit të argumenteve gojarisht, si dhe përgjigjet gjatë seancës. Trupa gjyqësore, pasi dëgjoi parashtrimet e avokatëve të viktimës dhe agjentëve qeveritarë mbi çështjen, vendosi ti japë palës statusin e refugjatit duke e bazuar vendimin përfundimtar jo vetëm në legjislacionin europian, por edhe praktikat e mëparshme të vetë gjykatës. Në përmbyllje të aktivitetit u shpërndanë edhe katër certifikata për perfomancat më të mira, ku studentët u vlerësuan në bazë të disa kritereve si, përgatija dhe parashtrimi i argumenteve, por edhe mbi respektimin e procedurave dhe sjelljes përgjatë seancës.

Zhvillohet konferenca shkencore me titull: "Agjërimi dhe Njeriu

Zhvillohet konferenca a parë shkencore me titull: "Agjërimi dhe Njeriu (Ndikimi i agjërimit në jetën individuale dhe sociale të njeriut)", organizuar nga Instituti i Studimeve Islame "H. Sabri Koçi" në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”. Në ceremoninë e hapjes, e cila u zhvillua në sallën e konferencave, ishin të pranishëm Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Pedagogu i Departamentit të Shkencave Islame në Bedër, z. Jamal al-Safarti, Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica, akademikë të shumtë, studiues, myftij, imamë, si dhe një numër i konsiderueshëm studentësh.  Konferenca nisi punimet e saj me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Enes Hyka, për të vijuar më pas me fjalën hapëse të nënkryetarit të KMSH-së, z. Bica, i cili falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe të gjithë kontributorët në organizimin e kësaj konference, e para në llojin e saj. Ndërsa Kryetari Spahiu, në përshëndetjen e rastit, u ndal në vlerat që mbart muaji i Ramazanit, për ne si besimtarë në veçanti por edhe për mbarë shoqërinë në përgjithësi.  Më tej, të pranishmit i përshëndeti edhe z. Safarti, Pedagog i Departamentit të Shkencave Islame në Bedër, i cili shprehu kënaqësinë e të qenit bashkëorganizator në këtë konferencë kaq domethënëse kushtuar muajit më të begatë për besimtarët.  Konferenca u zhvillua më tej në 3 sesione të ndryshme, në të cilat referuesit sollën në fokus aspekte nga më të ndryshmet të agjërimit, përmendim këtu: “Dobitë e agjërimit në planin shpirtëror dhe moral”, “Dimensioni social i agjërimit”, “Jurisprudenca e agjërimit”, “Ramazani dhe fëmijët”, “Aspekti shëndetësor i agjërimit”, “Gruaja myslimane Shqiptare në Ramazan”, “Agjërimi, parandaluesi i mëkateve”, etj.

Departamenti i Shkencave Islame organizon programin “Mirë se vjen Ramazan”

Departamenti i Shkencave Islame pranë Kolegjit Universitar Bedër, në vigjilje të muajit të begatë të Ramazanit, organizoi programin e titulluar “Mirë se vjen Ramazan”.  Fillimisht programi u çel me këndim Kurani nga imam Abdullah Ziba, njëkohësisht student i diplomuar pranë departamentit të shkencave Islame, Bedër. Për të vijuar me pas me fjalën përshëndetëse të pedagogut të departamentit të shkencave Islame Dr. Xhemal Seferti si dhe fjalën e z. Ali Zaimi, kryetar i bordit të administrimit pranë Kolegjit Universitar Bedër.  Krahas prezantimit të punimeve të ndryshme mbi rëndësinë dhe vlerat e muajit të Ramazanit dhe agjërimit në të, prezantimet e poezive dhe ilahive të ndryshme i dhanë një atmosferë festive këtij aktiviteti.

Departamenti i Drejtësisë renditet i dyti në Shqipëri nga Nica.team

Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër renditet i dyti në Shqipëri nga Nica.team   Kjo renditje u bë duke u bazuar në arritjet e Departamentit të Drejtësisë dhe performancën e shkëlqyer nga pjesëmarrja e studentëve në konkurset më të mëdha ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, si: The Philip C. Jessup International Law; ICC Moot Court Competition, Nuremberg Moot Court.   Nica.team është një konsorcium për të promovuar garat e gjyqeve në mbarë botën dhe për të nderuar të gjithë ata që marrin pjesë, organizojnë, gjykojnë ose sponsorizojnë garat e gjyqit.   Të dhënat e mbledhura nga pjesëmarrjet në konkurse ndërkobëtare analizohen nga Nica.team dhe më pas krahasojnë fakultetet apo departamentet e drejtësisë dhe nxjerrin në pah aftësinë e tyre.      

Seminar i hapur me Ermir Mamaqi

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi seminarin e hapur me Ermir Mamaqi, PhD cand dhe Sales Trainer.    Gjatë këtij seminari, z. Mamaqi shpjegoi për studentët sesi teknologjia, si një realitet i pashmangshëm tashmë, ndikon në suksesin e gjithësecilit prej nesh nëse përdoret siç duhet. E rëndësishme është që ta shfrytëzojmë për mirë atë duke e përshtatur me nevojat tona.    Z. Mamaqi i këshilloi studentët të ndjekin ëndrrat e tyre sepse janë në moshën perfekte për të eksperimentuar dhe gjetur vetveten duke qenë se aftësitë e biznesit, menaxhimit, marketingu a lidershipi janë aftësi të cilat nuk lindin bashkë me njeriun por fitohen me kalimin e kohës.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri