Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Lista e kandidatëve fitues / Raundi i Dytë (2021-2022)

Kolegji Universitar Bedër shpall listën e kandidatëve fitues të Raundit të Dytë për Vitin Akademik 2021-2022. Kujtojmë se të enjten, më datë 30 Shtator, nis procesi i regjistrimit të fituesve në programet e studimit të ciklit të parë.   Regjistrimet do të kryhen ndërmjet datave 30 Shtator - 09 Tetor 2021, nga ora 8:00 deri në orën 16:30, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër. Studentët që nuk regjistrohen brenda këtyre afateve u digjet e drejta e regjistrimit për këtë raund.   KUJDES!   Kandidatët e shpallur fitues duhet të regjistrohen brenda fazës së parë 48 orëshe të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, pra më 30 Shtator dhe 1 Tetor, pasi kuotat mund të zihen nga aplikantët që janë në listën pritëse.   Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:   a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) Dy fotografi të vogla personale; d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.   Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura.   Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi:   Drejtësi (5-vjeçar) Shkenca Kompjuterike (Bachelor) Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (Bachelor)   Informatikë Ekonomike (Bachelor) Shkenca Komunikimi (Bachelor) Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu (Bachelor) Gjuhë dhe Letërsi Angleze (Bachelor) Shkenca Islame (Bachelor) Programim në Web (Program Profesional 2-vjeçar) Multimedia dhe Dizajn Grafik (Program Profesional 2-vjeçar)   SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Dytë, mund të aplikojnë në Raundin e Tretë, duke përzgjedhur si një nga preferencat e tyre programet e Kolegjit Universitar Bedër ku do të mbeten kuota të lira.   Aplikimet online për Raundin e Tretë zhvillohen ndërmjet datave 12–14 Tetor 2021.   Ju mirëpresim!

NISIN APLIKIMET PËR PROGRAMET MASTER

Kolegji Universitar Bedër ka nisur procesin e aplikimeve për programet e ciklit të dytë, master shkencor dhe profesional, për vitin akademik 2021-2022. Bedër ofron 10 programe të fushuave të ndryshme për të gjithë studentët që kanë mbaruar me sukses studimet bachelor në një program dhe universitet të licencuar dhe akredituar. Data të rëndësishme: Deri më 18 TETOR 2021 është afati i aplikimeve pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër. Ndërmjet datave 19 Tetor – 3 Nëntor 2021, Kolegji Universitar Bedër shpall listën e fituesve. Ndërmjet datave 3 Nëntor - 17 Nëntor 20201 është afati i regjistrimit të kandidatëve fitues në Kolegjin Universitar Bedër. Dokumentet për aplikim: CV (curriculum vitae) Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës (për studentët e huaj, e noterizuar); Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj); Listë zyrtare notash të studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj); Kopje e noterizuar e diplomës së gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj); Listë zyrtare notash të gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj); Dy fotografi; Leje qëndrimi (për studentët e huaj); Dëshmi e mbrojtjes së gjuhës së huaj në nivelin B1 (e domosdoshme në momentin e regjistrimit).   Programet master të ofruara nga Kolegji Universitar Bedër: Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike Master Shkencor në Drejtësi / E Drejtë Penale Master Shkencor në Drejtësi / E Drejtë Ndërkombëtare Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / Gazetari Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / Marrëdhënie Publike Master Profesional në Komunikim Marketingu Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm Master Shkencor në Shkencat Islame Master Shkencor në Studime Religjioze   Kontakt: +355 67 34 27 001 admissions@beder.edu.al admissions.beder.edu.al    

Lista e kandidatëve fitues / Raundi i Parë (2021-2022)

Kolegji Universitar Bedër shpall listën e kandidatëve fitues të Raundit të Parë për Vitin Akademik 2021-2022. Kujtojmë se të enjten, më datë 2 Shtator, nis procesi i regjistrimit të fituesve në programet e studimit të ciklit të parë. Regjistrimet do të kryhen ndërmjet datave 2-15 Shtator 2021, nga ora 8:00 deri në orën 16:30, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër. Studentët që nuk regjistrohen brenda këtyre afateve u digjet e drejta e regjistrimit për këtë raund. KUJDES! Kandidatët e shpallur fitues duhet të regjistrohen brenda fazës së parë 48 orëshe të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, pra më 2 dhe 3 shtator, pasi kuotat mund të zihen nga aplikantët që janë në listën pritëse.  Ndërkohë, për të mësuar rreth BURSAVE që përfitoni në programet tona, kontaktoni në numrin: +355673427001, ose në adresën e emailit: admissions@beder.edu.al. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) Dy fotografi të vogla personale; d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit. Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura.  Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi: Drejtësi (5-vjeçar) Shkenca Kompjuterike (Bachelor) Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (Bachelor) Informatikë Ekonomike (Bachelor) Shkenca Komunikimi (Bachelor) Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu (Bachelor) Gjuhë dhe Letërsi Angleze (Bachelor) Shkenca Islame (Bachelor) Programim në Web (Program Profesional 2-vjeçar) Multimedia dhe Dizajn Grafik (Program Profesional 2-vjeçar) SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Parë, mund të aplikojnë në Raundin e Dytë, duke përzgjedhur si një nga preferencat e tyre programet e Kolegjit Universitar Bedër ku do të mbeten kuota të lira.   Aplikimet online për Raundin e Dytë zhvillohen ndërmjet datave 19–21 shtator 2021.     Ju mirëpresim!  

Bedër diplomon brezin e tetë të studentëve

Në një ceremoni festive të organizuar në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, 278 studentë mbyllën me sukses rrugëtimin akademik duke u diplomuar në 8 programe bachelor dhe 6 master në Kolegjin Universitar Bedër.    Në ceremoni, krahas studentëve që u diplomuan dhe anëtarëve të stafit, të pranishëm ishin personalitete të ndryshëm nga vendi dhe jashtë, të ftuar, si dhe familjarë e të afërm të diplomuarve.   Në emër të institucionit, studentët i përshëndeti Rektori, Prof. Ferdinand Gjana, i cili i uroi suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional dhe në jetë. Të diplomuarit i uroi gjithashtu kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili theksoi dhe arritjet e Kolegjit Universitar Bedër në rrugëtimin 10-vjecar.   I ftuar special në këtë cermeoni ishte Kryetari i Organizatës Ndërkombëtare “Educators ëithout Borders”, Dr. Mohamed Albaili, i cili vlerësoi seriozitetin e institucionit dhe përkushtimin e stafit. Të pranishmit i përshendeti profesori dhe eksperti i drejtësisë, prof. Altin Shegani, duke shprehur bindjen se shumë shpejt Bedër do të jetë një nga institucionet më elitare edhe në rajon.    Aktiviteti vazhdoi më tej me shpërndarjen e certifikatave të ekselencës për studentët e parë të çdo programi studimi, të cilët mbajtën fjalën përshëndetëse para të pranishmëve në emër të diplomuarve për cdo departament.   Në përfundim të ceremonisë të gjithë studentët u ngjitën në skenë për të hedhur kapelet e diplomimit, duke përmbushur me sukses rrugëtimin e tyre në Kolegjin Universitar Bedër.

Thirrje për aplikime! Programet e Shkëmbimit Erasmus+

Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IRO), në kuadër të bashkëpunimit për projektin e Mobilitetit Erasmus+ KA103 të Kolegjit Universitar Bedër me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” (VEVU) në Vukovar të Kroacisë, mirëpret aplikimet e stafit për mobilitet në mësimdhënie për periudhën 11-15 tetor 2021.    Kuotat për këto thirrje janë si më poshtë:   Aktiviteti 1 – STA Mobility - Teaching week – 1 kuotë gjatë periudhës 11-15 Tetor 2021 (5 ditë).   Afati i fundit për të aplikuar është data: 20 Korrik 2021.      Kriteret e aplikimit:   Të interesuarit duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:    1. Të jetë anëtar/e i stafit akademik në Departamentin e Drejtësisë full-time/part-time.   Dokumentat e aplikimit:   - Formulari Erasmus+ Mobility STA Ëork Plan (një kopje) - Formulari Mobility Agreement Staff Mobility for Teaching (një kopje) - Certifikatë e mbrojtjes së Gjuhës Angleze (min. B1) - CV (një kopje) - Kopjen e pasaportës / letërnjoftimit kombëtar (dy kopje)   P.S Të interesuarit të kontaktojnë me email Koordinatoren e Erasmus+ pranë KUB, Dr. Irena Shehu në: ishehu@beder.edu.al për marrjen e formularëve elektronikisht.   Për më shumë informacion rreth Kolegjit dhe programit Erasmus+, ju lutem gjeni linqet me poshtë:    PARTNERSHIPS:    http://www.vevu.hr/?podatak_id=37&g=12&i=161&panel=1#panel-1   VEVU Erasmus+:  http://www.vevu.hr/?g=12&i=161   INFORMATION PACKAGE  http://www.vevu.hr/?podatak_id=6&g=12&i=161&j=204&panel=1#panel-1

Kroaci, zhvillohet "Erasmus+ Non-teaching Staff Week 2021"

Nё kuadёr tё programeve tё mobilitetit Erasmus+ KA 107, koordinatorja e Zyrёs sё Marrёdhёnieve me Jashtё pranё Kolegjit Universitar Bedër, Dr. Ana Uka mori pjesё nё Erasmus+ Non-teaching Staff Week 2021, tё organizuar nga Kolegji i Shkencave tё Aplikuara “Lavoslav Ruzicka” (VEVU) nё Kroaci, gjatё periudhёs 7-11 qershor. Qёllimi i kёtij programi ishte njohja mё nga afёr me universitetin mikpritёs dhe pёrfaqёsues tё universiteteve tё tjera partnere nga rajoni dhe mё gjerё nёpёrmjet takimeve dhe prezantimeve rreth programeve tё studimit nga çdo universitet pjesёmarrёs. Gjatё kёtyre takimeve u diskutuan mundёsitё pёr bashkёpunim edhe me universitete tё tjera si nё fushёn e edukimit, biznesit apo shkencave kompjuterike, si dhe vazhdimёsinё e bashkёpunimit me VEVU, me qёllim realizimin e shkёmbimit tё stafit dhe studentёve tё drejtёsisё gjatё vitit tё ardhshёm akademik.  

Zhvillohet Konferenca VI Studentore në Shkenca Komunikimi

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi sot Konferencën e Gjashtë Studentore, ku të pranishëm ishin studentë dhe lektorë të këtij departamenti. Studentët e nivelit bachelor dhe master prezantuan punimet e tyre me fokus median, komunikimin, marrëdhëniet me publikun dhe marketingun. Gjatë prezantimeve ata sollën raste studimi kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat nxitën diskutime në panel. Në fund të sesioneve studentët u pajisën me certifikata, ku juria zgjodhi dhe dy punimet më të mira në nivel bachelor dhe master. Punimi më i mirë në nivel bachelor u zgjodh punimi i studentes Samanta Hysa, me temë: “Marketingu i motorrëve të kërkimit. Rëndësia e SEO-s në suksesin e një biznesi”. Punimi më i mirë në nivel master u zgjodh punimi i studentes Isida Mollaymeri, me temë: “Ndikimi i artit tek publiku në kohë krizash sociale”.

Bedër nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Elbasanit

Kolegji Universitar Bedër nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, me qëllim promovimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, rritjen e kapaciteteve të personelit akademik dhe studentëve, si dhe mbështetjen e ndërsjellë në realizimin e veprimtarisë në kuadër të zbatimit të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.   E nënshkruar nga Rektori i KUB, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe nga Rektori i UE, Prof. Dr. Skender Topi, marrëveshja synon që të dy institucionet e arsimit të lartë të bashkëpunojnë në çdo kohë dhe ta shtrijnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre.   Gjithashtu marrëveshja do të lehtësojë marrëdhëniet ndërinstitucionale për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të palëve, me synim komunikimin dhe shkëmbimin e personelit akademik, studentëve, informacioneve, ideve dhe eksperiencave që lidhen me fushat me interes të përbashkët.  
  • <
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri