Lajme & Aktivite
Dekanati i Studentëve në KU Bedër organizon Ditën Internacionale

Dekanati i Studentëve, në bashkëpunim me Zyrën e Klubeve Studentore, organizoi Ditën Internacionale në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër.
Studentët tanë internacionalë, patën mundësinë të tregonin më shumë rreth kulturave dhe traditave të larmishme të shteteve nga të cilat vijnë, duke i paraqitur ato në stendat përkatëse.
Nuk munguan edhe ushqimet tradicionale të përgatitura nga vetë ata, lojërat e ndryshme, shfaqjet artistike dhe një sërë aktivitetesh të tjera që i dhanë një atmosferë ndryshe universitetit.
Trajnimi i dytë në kuadër të projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm".

Kolegji Universitar Bedër në Bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias organizuan trajnimin e radhës në kuadër të projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. E ftuar në këtë trajnim ishte Carolyn Jones, specialiste e programit Fulbright, e një karrierë të gjatë në gazetari dhe përvojë në edukimin mediatik, solli përvojën amerikane në fushën e edukimit për median dhe informacionin dhe zhvilloi një seancë trajnimi dhe bashkëbisedimi me pedagogët pjesëmarrës për mënyrat më të mira për të përfshirë studentët dhe të rinjtë në drejtim të edukimit mediatik. Gjatë trajnimit Carolyn Jones u ndal te sfidat kryesore në lidhje me dezinformimin në peizazhin mediatik në SHBA, duke prekur tema të tilla si dobësimi i besimit te mediat tradicionale, forcimi i teorive të konspiracionit dhe i personazheve që i përhapin ato në debatin publik, si dhe konteksti i zhvillimeve politike dhe si kanë ndikuar ato në besimin që ka publiku te media. Gjatë trajnimit vëmendje e veçantë iu kushtua edukimit për median dhe informacionin si një nga mënyrat më të mira për të rritur imunizimin e publikut ndaj çrregullimeve informative. Duke sjellë shembuj të ushtrimeve dhe qasjeve konkrete me studentët në shkolla në lidhje me këtë temë, trajnerja ilustroi disa metoda që mund të përdoren në mënyrë që studentët të hyjnë në brendësi të gjithë zinxhirit të prodhimit të lajmeve, një njohuri që me sa duket është gjithnjë e më e rrezikuar. Trajnimi u mbyll me një diskutim me pedagogët për sfidat e arsimit në vend, por edhe në kontekstin global, sidomos në kuadrin e ndryshimeve teknologjike dhe prirjeve të çrregullimeve informative. Ky trajnim është pjesë e projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm,” të zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
Trajnimi i parë në kuadër të projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”.

Në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes Kolegjit Universitar Bedër dhe Institutit Shqiptar të Medias u zhvillua trajnimi i pare i projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Erlis Çela, profesor i gazetarisë dhe komunikimit, u ndal te koncepti i edukimit për median dhe informacionin dhe përse studentët duhen edukuar në këtë aspekt. Gjatë trajnimit ai u ndal te çrregullimet informative dhe mënyrat e ndryshme se si t’i njohim dhe si t’i shmangim ato, por edhe në ndikimin që manipulimi i informacionit ka në shoqëri Trajnimi vijoi me Emirjon Senja, redaktor dhe profesor i gazetarisë, i cili preku anën më praktike të identifikimit të çrregullimeve informative në rrjet. Ai u përqendrua te roli i rrjeteve sociale në prodhimin dhe shpërndarjen e informacionit, por edhe të dezinformimit. Duke sjellë shembuj konkretë të manipulimit të informacionit, ai diskutoi me pedagogët mënyrat dhe mjetet e ndryshme që na vijnë në ndihmë për të identifikuar anomalitë në informacion. Së bashku me pedagogët e pranishëm, u diskutuan raste të ndryshme të mësimdhënies apo diskutimit në lidhje me edukimin mediatik me studentët, duke nënvizuar që përveç studimit të lëndës, edhe qasja ndaj studentëve në lidhje me këtë temë është po aq e rëndësishme. Gjithashtu u diskutua edhe për rolin e inteligjencës artificiale, monitorimin e transparencës së faqeve dhe reklamave në Facebook, por edhe fenomene të tilla si trolls-et, bot-et, etj, sidomos në kuadrin e fushatave zgjedhore. Ky trajnim është pjesë e projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm,” të zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
Trajnim në bazat e programimit në gjuhën C dhe C++ me maturantet e Medresesë së Tiranës

Trajnim në bazat e programimit ne gjuhën C dhe C++
Maturantet e Medresesë së Tiranës "H.M. Dashi" mbaruan me sukses trajnim në fushën e programimit, i cili u zhvillua në datat 06-10 shkurt.
Ky cikël trajnimesh u zhvillua nga pedagogu i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar Bedër, z. Olsi Shehu
Prof. Shehu shpjegoi bazat e programimit në gjuhën C dhe C++.
Me anë të këtij trajnimi maturantet zhvilluan aftësite e tyre duke programuar ushtrime të ndryshme.
Seri leksionesh të hapura me Arta Daden

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze zhvilloi një seri leksionesh me të ftuar znj. Arta Dade.
Në leksionet e hapura të cilat u organizuan në disa ditë morën pjesë studentët e Masterit Shkencor në Gjuhë Letërsi Angleze, studentët e Masterit Profesional në Mësuesi për Arsimin e Mesëm të lartë dhe Arsimin e Mesëm të Ulët si dhe studentët e Programit Bachelor.
Fokusi i leksioneve të hapura ishte tek bashkëpunimi rajonal dhe kontributi i Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.
Ndër temat kryesore të leksioneve ishin:
• Integrimi i Shqipërisë në BE
• Bashkëpunimi Rajonal si parakusht për integrimin në BE
• Kontributi i Shqipërisë në NATO
Leksion i hapur me përfaqësues të Barometri-t në Euronews Albania

Pse ka rëndësi që krijuesit e përmbajtjeve mediatike të njohin audiencat e tyre, një leksion nga suksesi i “Barometri”-t në “Euronews Albania”
Në një tryezë të hapur komunikimi, sot në Kolegjin Universitar Bedër ishin të pranishëm përfaqësues të programit “Barometri” të “Euronews Albania”.
Blendi Çeka, Jonida Shehu dhe Sonila Çela, drejtuese e Data Centrum Research Institute diskutuan me studentët e lëndës “Publiku, Audiencat dhe Përdoruesit e Medieve” jo vetëm mbi mënyrën si ideohen, prodhohen dhe prezantohen rezultatet e sondazheve që realizojnë por edhe mbi problematikat e audiencave në përgjithësi.
Studentët ngritën pyetje në këtë leksion të hapur, duke marrë përgjigje të drejtpërdrejta nga ekspertët por njëkohësisht pyetje u drejtuan edhe nga pedagogë e ekspertë të medieve si Prof.Dr.Asoc Mark Marku, Dr.Erlis Çela dhe Dr.Valmora Gogo.
Leksione të tilla janë në praktikën e zakonshme të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, ku studentët përfitojnë nga përvojat e sukseshme të tregut dhe përvoja e ekspertëve. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi të krijojnë edhe ura bashkëpunimi për internshipe, apo punësime të mëvonshme.
Organizohet workshopi me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë” në kuadër të fushatës "Aty për ju"

Në kuadër të fushatës “Aty për ju”, studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, organizuan workshopin me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analizimi i situatës aktuale të grupeve në nevojë të shoqërisë, mundësitë dhe sfidat që ata kanë për t’u shkolluar dhe punësuar si dhe ndërgjegjësimi i aktorëve kryesorë për të filluar ndërmarrjen e hapave konkrete apo projekteve të ndryshme nga institucionet, bizneset, OJF, etj, per t’u ardhur në ndihmë këtyre grupeve.
NJSBC zhvillon takimin prezantues me Departamentin e Shkencave Kompjuterike të KU Bedër

Njesia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) në Kolegjin Universitar Bedër ka zhvilluar një takim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike, në të cilin u diskutua roli i kësaj njësie në hartimin e anketave të studentëve e stafit të KUB, për të kontrolluar vazhdimisht ecurinë e tyre e për të realizuar më pas raportet për secilin. Nuk mungoi edhe shpjegimi lidhur me procesin e akreditimit, si një proces themelor për mirëfunksionimin e Universitetit.