Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Delegacioni evropian zhvillon vizitë në Kolegjin Universitar Bedër

Një delegacion evropian i përbërë nga drejtues të Këshillave Ndërfetarë të Evropës (Religions for Peace Europe) zhvilloi një vizitë zyrtare në Kolegjin Universitar Bedër. Ata u pritën nga rektori i Universitetit Bedër Prof. Dr. Gjergji Sinani, i cili e  vlerësoi këtë vizitë si kuptimplotë për arsyen se liderët e Këshillave Ndërfetarë evropianë kanë zgjedhur këtë vit pikërisht Shqipërinë për zhvillimin e takimit vjetor të tyre, i cili u mbajt gjithashtu në ambientet e KU Bedër. Në pritjen e zhvilluar në sallën e senatit morën pjesë gjithashtu zv/rektori Dr. Isa Erbaş, lektorë nga Departamenti i Shkencave Islame, drejtues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe përfaqësues nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Delegacioni evropian kryesohej nga Dr. Luigi de Salvia, Presidenti i Këshillave Ndërfetar të Evropës (RfP Europe), si dhe Prof. Dr. Joan Hernandez Serret, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Europës (Religions for Peace Europe) dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, zv/president i Këshillave Ndërfetarë të Europës dhe njëkohësisht lektor në Kolegjin Universitar Bedër. Delegacioni evropian përbëhej nga presidentët dhe drejtues të këshillave ndërfetarë të Shqipërisë, Gjermanisë, Bullgarisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës, Italisë dhe Belgjikës, pjesë e Bordit Drejtues të Këshillit Ndërfetar të Europës (European National Interreligious Bodies - Religions for Peace Europe).  

Këshillat Ndërfetarë të Europës zhvillojnë Forum Ndërkombëtar në Kolegjin Universitar “Bedër”

Liderët e Këshillave Ndërfetarë të Evropës zhvilluan për disa ditë radhazi disa aktivitete në Shqipëri. Një ndër ta ishte zhvillimi i një Forumi Ndërkombëtar në ambientet e kolegjit universitar “Bedër”. Në forum morën pjesë krerët e Këshillave Ndërfetarë të Europës (Religions for Peace Europe) dhe drejtues nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë. Ata u pritën fillimisht nga rektori i KU-Bedër, Prof. Dr. Gjergji Sinani, i cili e vlerësoi këtë vizitë si kuptimplotë për arsyen se liderët e Këshillave Ndërfetarë evropianë zgjodhën këtë vit pikërisht Shqipërinë për zhvillimin e takimit vjetor të tyre, i cili u zhvillua gjithashtu në ambientet e universitetit. Në takimin e zhvilluar në sallën e senatit ishin të pranishëm zv/rektori, Dr. Isa Erbaş, lektorë nga Departamenti i Shkencave Islame dhe drejtues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, përfaqësues në KNFSH. Delegacioni evropian kryesohej nga Dr. Luigi de Salvia, Presidenti i Këshillave Ndërfetar të Evropës (RfP Europe), si dhe Prof. Dr. Joan Hernandez Serret, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Europës (Religions for Peace Europe). Më pas, forumi i zhvilluar në sallën e konferencave u përshëndet nga Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, zv/president i Këshillave Ndërfetarë të Europës dhe njëkohësisht lektor në Universitetin Bedër. Dr. Luigi De Salvia, në cilësinë e kryesuesit të delegacionit, vlerësoi bashkëpunimin ndërfetar në Shqipëri, si një model për t’u importuar edhe në vendet e tjera të Europës dhe më gjerë. “Respekti i ndërsjellë i feve në Shqipëri është shtyllë e rëndësishme e dinamikave pozitive fetare në Europë sot”, u shpreh ai. Po ashtu edhe Prof. Dr. Serret, lektor në Universitetin e Barcelonës vlerësoi frymën e dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar në Shqipëri. Më pas forumi vijoi me seancën e kumtesave të anëtarëve të Departamentit të Rinisë dhe Departamentit të Gruas në KNFSH, përfaqësues nga pesë komunitetet e ndryshme fetare në Shqipëri. Pas seancës së kumtesave, Prof. Dr. Elisabeth Naurath, presidente e “Religions for Peace, Germany” dhe gjithashtu lektore në Universitetin e Agsburgut mbajti një kumtesë duke vënë theksin në rolin e paqes dhe dialogut ndërfetar. Ajo ndër të tjera tha: “Çdo akt dhune është një blasfemi ndaj krijimit të Zotit”. Të pranishmit në Forumin Ndërkombëtar vizituan edhe ekspozitën e çelur me këtë rast në ambientet e universitetit, titulluar: “Harmonia ndërfetare në Shqipëri”, ku ndër të tjera spikasnin fotot nga bashkëpunimi akademik ndërfetar i Departamentit të Shkencave Islame me Institutin Teologjik Katolik dhe Akademinë Teologjike Ortodokse.  Delegacioni evropian përbëhet nga presidentët dhe drejtues të këshillave ndërfetarë të Shqipërisë, Gjermanisë, Bullgarisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës, Italisë dhe Belgjikës, pjesë e Bordit Drejtues të Këshillit Ndërfetar të Europës (European National Interreligious Bodies, Religions for Peace Europe). Ata do të qëndrojnë në Shqipëri, ku do të zhvillojnë takime të ndryshme me liderët fetarë, bordet dhe departamentet e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, institucione akademike dhe arsimore në varësi të komuniteteve fetare në vendin tonë, si dhe vizita studimore në disa qytete, ku do të ndalen në objekte të ndryshe kulti. Organizata “Religions for Peace”, themeluar më 1970 në Nju Jork është institucioni më i madh në nivel global, i akredituar nga OKB, i cili është i përfshirë në dialogun ndërfetar dhe ndërtimin e paqes në botë. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i themeluar më 2007 është pjesë e “Religions for Peace” dhe ka një marrëdhënie partneriteti me të, ku anëtarë të bordeve të tij marrin pjesë në Asamblenë e Këshillit Ndërfetar të Europës dhe Asamblenë Botërore të Këshillave Ndërfetarë.  

Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024)

Kolegji Universitar Bedër shpall listën e kandidatëve fitues për Raundin e Parë, viti akademik 2023-2024. (Kliko këtu për të parë listën)   Ju njoftojmë se procesi i regjistrimit për raundin e dytë në Kolegjin Universitar Bedër fillon nesër, ditën e premte, më datë 22 shtator dhe zgjat deri me 1 tetor.    Ftojmë të gjithë aplikantët fitues që të paraqiten për regjistrim pranë Sekretarisë Mësimore në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër, prej orës 8:00 deri në orën 16:00.   Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) Dy fotografi të vogla personale; d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimi   Pagesa e regjistrimit për Kolegjin Universitar Bedër është 100€ dhe mund ta kryeni në llogarinë e    "Fondacionit HAFIZ ALI KORCA" Banka: Intesa San Paolo Nr. Llogarie ne Euro - 10783031803 Nr. Llogarie ne Lek - 10783031801   Banka: CREDINS Nr. Llogarie në Euro - 00001680166 Nr. Llogarie ne Lek - 00001680159   Për më tepër informacion:  +355 67 34 27 001  www.beder.edu.al  info@beder.edu.al  Rr. “Jordan Misja”  

Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)

Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)   Kolegji Universitar Bedër shpall listën e kandidatëve fitues për Raundin e Parë, viti akademik 2023-2024.   Të martën, më datë 29 Korrik 2023, nis procesi i regjistrimit të fituesve në programet e studimit të ciklit të pare, të integruar të ciklit të dytë, si dhe ato profesionale.   Regjistrimet do të kryhen ndërmjet datave 29 korrik deri më 11 shtator, nga ora 8:00 deri në orën 16:30, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër.    Klikoni mbi programin për të cilin keni aplikuar për të gjetur ID tuaj.    Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë ✅Drejtësi ✅Gazetari dhe Komunikim Multimedial ✅Gjuhë dhe Letërsi Angleze ✅Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu ✅Shkenca Islame ✅Multimedia dhe Dizajn Grafik   Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit ✅Finance Kontabilitet ✅Informatikë Ekonomike ✅Shkenca Kompjuterike ✅Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ✅Programim në Web   KUJDES!     Kandidatët e shpallur fitues duhet të regjistrohen brenda fazës së parë 48 orëshe të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, pra më 29 dhe 30 gusht 2023, pasi në të kundërt, e drejta për t'u regjistruar i kalon kandidatëve që janë në listën pritëse.   Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:   a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) Dy fotografi të vogla personale; d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.   Ju mirëpresim!   𝑷𝒆𝒓 𝒊𝒏𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒂𝒌𝒕𝒐:  +355673427001  admissions@beder.edu.al  

𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌 𝐈 𝐑𝐈 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐈𝐌𝐈 - “𝐅𝐎𝐑𝐌𝐈𝐌 𝐈 𝐕𝐀𝐙𝐇𝐃𝐔𝐀𝐑 𝐍Ё 𝐅𝐔𝐒𝐇Ё𝐍 𝐏𝐒𝐈𝐊𝐎-𝐏𝐄𝐃𝐀𝐆𝐎𝐆𝐉𝐈𝐊𝐄”

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedёr hap programin e ri te studimit “Formimit i Vazhduar në Fushën Psiko-Pedagogjike” Ky program është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Qëllimi i këtij programi është t`ju ofrojë studentëve njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mësuesit. 🟢𝐊𝐨𝐡𝐞𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞Ky program studimi është i organizuar në 1 (semestër), minimalisht 15 javë, me kohë të plotë. 🟢𝐍𝐮𝐦𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐫𝐞𝐝𝐢𝐭𝐞𝐯𝐞 (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve) Program i studimit “Formim i vazhduar në Fushën Psiko-Pedagogjike” përmban 𝟑𝟓 𝐄𝐂𝐓𝐒. 🟢𝐆𝐣𝐮𝐡𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭: Shqip 🟢𝐓𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐞𝐬/𝐂𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞𝐬 Në përfundim të programit, studentëve u jepet: Certifikatë për formimin Psiko-Pedagogjik 🟢𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐢𝐭𝐞 𝐞 𝐏𝐮𝐧𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 Pas përmbylljes me sukses të programit të studimit, studentë kanë të drejtë të ushrojnë profesionin e msuesit sipas fushave të tyre përkatëse në sistemin Arsimor AML dhe AMU. 🟢𝐊𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞𝐭: Referuar Udhëzimit nr. 3 të MAS, datë 15.02.2023 (Aneksi 1), për këtë program studimi mund të aplikojnë gjithë individët që plotësojnë kriteret e mëposhtme: a) Diplomë e programit të studimit të ciklit të parë "Bachelor" në fushën/lëndët e Arsimit të Mesëm të Ulët dhe të Arsimit të Mesëm të Lartë, b) Diplomë e ciklit te dyte "Master i shkencave"/ "Master i arteve" ose "Master profesional" me 120 kredite apo ekuivalente në fushat e mëposhtme: Gjuhës dhe Komunikimit (𝐺𝑗𝑢ℎ𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒, 𝐿𝑒𝑡𝑒̈𝑟𝑠𝑖, 𝐺𝑗𝑢ℎ𝑒̈ 𝑒 𝐻𝑢𝑎𝑗); Matematikës; Shkencave të Natyrës (𝐵𝑖𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖, 𝐾𝑖𝑚𝑖, 𝐹𝑖𝑧𝑖𝑘𝑒̈); Shoqërisë dhe mjedisit (𝑆ℎ𝑘𝑒𝑛𝑐𝑎 𝑆𝑜𝑐𝑖𝑎𝑙𝑒, 𝑄𝑦𝑡𝑎𝑡𝑎𝑟𝑖, 𝐹𝑖𝑙𝑜𝑧𝑜𝑓𝑖, 𝐻𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖, 𝐺𝑗𝑒𝑜𝑔𝑟𝑎𝑓𝑖, 𝐸𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖); Arte (𝑀𝑢𝑧𝑖𝑘𝑒̈, 𝐴𝑟𝑡 𝑃𝑎𝑚𝑜𝑟, 𝐾𝑒̈𝑟𝑐𝑖𝑚, 𝑇𝑒𝑎𝑡𝑒̈𝑟); Edukim Fizik, Sporti dhe Shëndeti; Teknologji; TIK, etj.

Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)

Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)    Kolegji Universitar Bedër, bazuar në Udhëzimin e MASR dhe Urdhërin e përbashkët të RASH-QSHA, njofton të gjithë kandidatët që kanë përzgjedhur programet tona si preferencë të tyre për të vazhduar studimet e larta, se ndërmjet datave 14–22 gusht do të zhvillohet procesi i intervistimit.   ✅ Intervistat do të zhvillohen në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër. ✅ Intervista nga komisioni i vlerësimit, i ngritur nga departamenti përkatës, zë masën 30% në vlerësimin e përgjithshëm të kandidatëve. ✅ Lista finale e fituesve do të miratohet nga Keshilli i Departamentit, Dekanati dhe Senati.  ✅ Ndërkohë, më 25 gusht listat do të ngarkohen në sistemin uAlbania.   Për të caktuar orarin e intervistës, ju lutem kontaktoni: 📱 +355 67 34 27 001 📧 admissions@beder.edu.al 🌐 www.beder.edu.al

Zhvillohet Shkolla Verore për Programim dhe Grafik Dizajn

Kolegji Universitar Bedër organizoi Shkollën Verore 2 javore e fokusuar në programim dhe në grafik dizajn. Në shkollën verore morën pjesë nxënës të shkollave të mesme, me synimin e përbashkët për të zhvilluar aftësitë në fushën e programimit dhe dizajnit. Shkollë Verore ishte një platformë e veçantë, duke krijuar një ambient të frytshëm për të zhvilluar aftësitë kreative dhe teknike. Pedagogë të Kolegjit Universitar Bedër i ndihmuan nxënësit të kuptojmë thelbin dhe rëndësinë e këtyre disiplinave në botën moderne. Gjatë Shkollës Verore ata punuan në projekte të ndryshme, duke përdorur gjuhët programuese të njohura dhe mjete të avancuara për dizajnin grafik. Kjo i ndihmoi të zhvillojnë aftësitë në programim, siç janë strukturimi i kodit, problemet logjike dhe krijimi i aplikacioneve të thjeshta. Po ashtu, eksploruan teknikat e dizajnit grafik, duke krijuar projekte inovative dhe tërheqëse vizuale. Nëpërmjet këtij kursi, u zhvilluan jo vetëm aftësitë teknike, por edhe aftësitë e bashkëpunimit dhe punës në grup.

Studentët e PR dhe Komunikim Marketingu zhvilluan një vizitë tek “Agna Goup”

Studentët e vitit të tretë të programit Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim Marketingu zhvilluan një vizitë tek “Agna Goup” në kuadër të lëndëve Menaxhimi i Markës dhe Strategji Kreativiteti. Studentët u shoqëruan nga pedagoget përkatëse Edlira Mali dhe Suela Bendaj dhe koordinatorja e programit Fatjeta Resulmemaj. Në vizitën e tyre në kompani, e cila është kthyer tashmë në traditë, për të konkretizuar në praktikë dijet që marrin gjatë procesit akademik, studentët u pritën nga drejtoresha e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun znj. Alma Bici, e cila foli mbi rëndësinë që Agna Group i kushton secilës prej markave me të cilat punojnë duke u nisur gjithmonë nga analiza e tregut dhe komunikimi i vazhdueshlm me konsumatorit, duke marrë atje informacionin parësor në lidhje me mënyrën se si duhet të mirëmbahen dhe përforcohen markat përkatëse për të ruajtur dhe forcuar pozicionimin e tyre në treg duke dhuruar eksperinca mbresëlënëse për të gjitha palët e interesuara. Takimi u zhvillua në formë interaktive me aktivizimin e të gjithë pjesëmarrësve. Më tej, studentët bashkëbiseduan edhe me brand manaxheret e markave Jerina Vatnikaj dhe Mirela Halili duke diskutuar rreth specifikave të markave që ato menaxhojnë, për strategjitë e komunikimit dhe marketingut digjital gjithmonë në përmirësim për të qenë sa më pranë preferencave dhe kërkesave të konsumatorëve. Ato ndanë me studentet dhe eksperiencat e tyre gjatë punës disa vjeçare në këtë kompani. Kjo eksperiencë u përmbyll me një vizitë në ambjente të ndryshme të kompanisë dhe biseda shumë të këndshme dhe të frytshme me përfaqësues dhe punonjës të ndryshëm të kompanisë.  Falenderojmë Agna Group për bashkëpunimin e vazhdueshëm në vite, mikpritjen dhe bashkëbisedimin që zhvilluan me studentët, duke i ndihmuar ata që të marrin përgjigjet e të gjitha pyetjeve që kishin dhe duke i ndihmuar që të qartësojnë edhe idetë e tyre për karrierën në të ardhmen.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri