Lajme & Aktivite
Të rinjtë & sporti, një binom vitaliteti
Studentët e KUB dinë të shfrytëzojnë çdo kohë për të marrë energji të reja dhe për të qenë më në formë fizikisht.
Skuadrat organizuan disa ndeshje volejbolli, duke dhuruar emocione dhe adrenalinë për të gjithë të pranishmit. Gara përfundoi me fitoren e skuadrës së “Skëndërbenjve”, të cilët Dekanati i Studentëve i vlerësoi me certifikata.
Seminar me temë “Softwaret Kompjuterikë ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”
Ditën e sotme u zhvillua seminari i radhës nga Prof. Dr. Woei Hung nga Universiteti i North Dakota, SHBA me temë “Softwaret Kompjuterik ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies”.
Profesori shpjegoj se si shërbejnë aplikacionet kompjuterike si një mjet për rritjen e efikasitetit të mësimdhënies duke kursyer kohën e shpërndarjes së detyrave, leksioneve apo testeve të ndryshme nëpërmjet LMS-ve (sistemeve të menaxhimit të mësimdhënies).
“Një tjetër mjet i dobishëm për mbarëvajtjen e mësimit është edhe ‘Gamification’. Ky mjet synon përfshirjen e lojërave të ndryshme të ndërthurura me orën e mësimit për ti mbajtur studentët të fokusuar dhe për ta bërë orën më argëtuese.
Ai gjithashtu sugjeroi disa nga aplikacionet që ofrojnë lojëra të tilla, ndër to mund të përmendim Kahoot.com, Blooket.com, gamesalad,com etj.
Në fund të seminarit ky mjet u testua nga studentët dhe lektorët duke provuar lojëra të ndryshme argëtuese nga aplikacionet e sipërpërmendura.
Prof. Dr. Gjegj Sinani dhe Dr. Skender Bruçaj marrin pjesë në konferencën me temë "Drejt promovimit të vlerave të qytetarisë dhe bashkëjetesës"
Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Gjegj Sinani dhe Presidenti i Fondacionit Hafiz Ali Korça, njëkohësisht lektor në Departamentin e Shkencave Islame, Dr. Skender Bruçaj morën pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare me titull "Studimet Islame në Universitete: Drejt promovimit të vlerave të qytetarisë dhe bashkëjetesës" e organizuar nga Universiteti Mohamed Bin Zayed për Shkenca Humane në Abu Dhabi.
Gjatë vizitës në Abu Dhabi z. Sinani dhe z. Bruçaj zhvilluan një takim me presidentin e universitetit, Dr. Hamdan Musallam Al Mazrouei dhe diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushat e kërkimit shkencor, të shkëmbimeve mes stafit dhe studentëve, pjesëmarrjen e tyre në trajnime, leksione, konferenca dhe workshope.
Kjo konferencë mblodhi akademikë dhe studiues të njohur nga e gjithë bota të cilët diskutuan mbi rëndësinë e zhvillimit të studimeve islame në arsimin e lartë ndërkombëtar, duke u fokusuar në përmbajtjen e studimeve islame, metodave kërkimore, mësimdhënies, promovimit të bashkëjetesës, diskursit fetar dhe shoqërisë.
Debat me temë “Shqipëria e madhe, bashkimi i trojeve”
Klubi i Debatit në Kolegjin Universitar Bedër synon të rrisë të menduarit kritik tek studentët, të përforcojë argumentimin e fakteve dhe të përmirësoje aftësitë shprehëse të tyre.
Në kuadër të festave të nëntorit, ky klub organizoi perballjen e debatit me temë “Shqipëria e madhe, bashkimi i trojeve”. Të dyja grupet mbrojtën me argumente të forta temat përkatëse, duke e bërë të vështirë përzgjedhjen e fituesit.
Me një diferencë prej vetëm 1 pike, juria e përbërë nga lektorët Ilirjana Kaceli, Alban Tufa dhe Esmeralda Pashollari, zgjodhën fitues grupin “Pro”, të përfaqësuar nga studentët Marsel Aga dhe Besjana Çelaj.
Atmosferë ndryshe në Bedër me rastin e Festave të Nëntorit
Dekanati i Studentëve, në bashkëpunim me klubet studentore të KUB, organizoi një program artistik me rastin e festave të nëntorit. Studentët performuan me poezi, këngë dhe kërcime të cilat ishin risitë e kësaj dite. Nuk mungoi edhe ekspozita me elemente kulturore në hollin e universitetit, që i shtoi më shumë gjallëri rutinës së përditshme studentore.
Trajnim me temë “Përdorimi i teknologjisë në procesin e të mësuarit bazuar në probleme”, Dr. Woei Hung
Prof. Dr. Woei Hung nga Universiteti i North Dakotas, organizoi dje një trajnim me studentët e Kolegjit Universitar Bedër me temë “Përdorimi i teknologjisë në procesin e të mësuarit bazuar në probleme”.
I gjithë trajnimi u zhvillua në formën e një diskutimi masiv mes të gjithë studentëve pjesëmarrës, detyra kryesore e të cilëve ishte të zgjidhnin një problem specifik nëpërmjet metodave që ato i mendonin të përshtatshme. Profesor Hung, duke luajtur rolin e facilitatorit, nxiste shpesh procesin e tyre të të menduarit, duke u drejtuar pyetje lidhur me çështjen e shtruar.
"Dalloje rrenën”, bisedë me gazetaren Esiona Konomi
Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit dhe Departamentit të Drejtësisë në KU Bedër morën sot pjesë ne ciklin e bisedave “Dalloje rrenën” me gazetaren @esiona_konomi .
Znj. Konomi foli mbi Fake news dhe shpjegoi se si të dallojmë gënjeshtrën mediatike përmes disa hapave të thjeshtë.
Kjo bisedë solli mjaft interaktivitet. Studentët sollën shembuj të shumtë të lajmeve të pavërteta dhe ndikimin e "Fake News" në audiencë.
Vizitë në Muzeun Historik-Kombëtar
Në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 78 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, studentë të Departamenteve të Drejtësisë dhe Shkencave të Komunikimit në bashkëpunim me dekanatin e studentëve të Kolegjit Universitar Beder së bashku me lektoren Dr. Ilirjana Kaceli organizuan një vizitë tematike-kulturore në Muzeun Historik Kombëtar.