Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Departamenti i Shkencave Islame organizon “Alumni Reunion 2020”

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin universitar Bedër organizoi “Alumni Reunion 2020”, ku pjesëmarrës ishin të diplomuarit e këtij departamenti në shtatë breza. Duke qenë se shumica e tyre jetojnë, punojnë apo studiojnë në shtete të ndryshme të botës, ky aktivitet ka ringjallur emocione dhe mbresa midis të diplomuarve dhe pedagogëve që kanë qenë pjesë e departamentit që nga viti 2011. Në këtë organizim merrnin pjesë edhe pedagogë dhe ish-lektorë të Departamentit të Shkencave Islame, të cilët kanë ndarë me ish-studentët kujtime dhe nostalgji nga vitet e studimit në auditorët e Kolegjit Universitar Bedër. Aktivitetin e kanë përshëndetur dhe drejtues të institucioneve të ndryshme, si Presidenti i Fondacionit “H. Ali Korça”, z. Skender Bruçaj, nënkryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Rahim Ombashi, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, etj. Programi ka vijuar më përshëndetje dhe fjalë nga shumë të diplomuar nga breza të ndryshëm. Ndërkohë është vlerësuar me një certifikatë për arritjet e saj dhe mesataren më të lartë të brezit të shtatë, studentja e vitit të tretë bachelor, e cila diplomohet këtë vit, Sonila Habili. Deri tani Departamenti i Shkencave Islame ka diplomuar më shumë se 150 studentë nga 13 shtete të ndryshme të botës.

STUDENT PËR NJË DITË

Kolegji Universitar Bedër, nga e hëna në të premte, i ofron mundësinë të gjithë maturantëve që të ndjekin një orë leksioni online në programet: Shkenca Kompjuterike  Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Drejtësi  Shkenca Komunikimi  Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu  Gjuhë dhe Letërsi Angleze Shkenca Islame Nëpërmjet pjesëmarrjes në leksionet online, pavarësisht pengesave fizike të shfaqura si pasojë e pandemisë, maturantët do të kenë mundësinë të njihen më mirë me programet e studimit që ofrohen në KU Bedër, si dhe me mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor. Për të bërë rezervimin kontaktoni në adresën e emailit admissions@beder.edu.al / ose në numrin e celularit 067 34 27 001.

Aplikimet Online - Viti Akademik 2020-2021

Kolegji Universitar Bedër, për vitin akademik 2020-2021, ofron 7 programe studimi në nivelin bachelor, si dhe për herë të parë hap 2 programe profesionale (2-vjeçare). Programet ofrohen për maturantët e këtij viti, si dhe për kandidatët e tjerë, të cilët e kanë përfunduar shkollën e mesme më përpara.     Programet e studimit në nivelin bachelor janë:  Shkenca Kompjuterike Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Shkenca Komunikimi Drejtësi Gjuhë dhe Letërsi Angleze Shkenca Islame   Programet profesionale 2-vjeçare janë:  Multimedia dhe Grafik Dizajn Programim në Web   Ashtu si çdo vit, KU Bedër vazhdon të mbështesë më të mirët, duke ofruar 4 kategori bursash, të cilat janë:   Ekselence Talenti Sociale Motivimi   Të interesuarit mund të plotësojnë formularin në linkun më poshtë për programet dhe bursat që "Bedër" ofron. Linku: https://admission.beder.edu.al/form.php      Gjithashtu, KU Bedër ofron dhe 9 programe në nivelin master shkencor dhe master profesional, të cilat janë:     Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejta Penale     Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejta Ndërkombëtare       Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit / Profili Marrëdhëniet me Publikun     Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit / Profili Gazetari     Master Profesional në Komunikim Marketingu       Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze     Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm       Master i Shkencave në Shkencat Moderne Islame   Master i Shkencave në Shkencat Themelore Islame    

Mësimdhënia në distancë

Senati Akademik i Kolegjit Universitar Bedër miratoi "Udhëzimin mbi mësimdhënien në distancë", i cili  ka për qëllim të orientojë stafin akademik dhe administrativ të KU Bedër gjatë punës së tij me studentët në prosesin mësimor online. Ky vendim u mor në kushtet e ndërprerjes së aktivitetit të institucioneve arsimore, në kuadër të masave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.   Sipas Udhëzimit, mësimdhënia dhe lektrimi me anë të platformave online në kushtet e shtëpisë do të vijojë duke u bazuar në kalendarin akademik të Kolegjit Universitar Bedër dhe në syllabuset e lëndëve të rishikuara nga vetë lektorët dhe të depozituara në departamentet përkatëse.   Në lidhje me metodologjinë e përzgjedhur nga lektorët për lektrimin në distancë, do të merren parasysh edhe specifikat e studentëve me nevoja të veçanta dhe mundësitë që ata kanë për t’u asistuar nga ndonjë familjar, si dhe specifikat e studentëve të cilët nuk kanë akses në internet.   Bashkëngjitur gjendet Udhëzimi i miratuar nga Senati Akademik i Kolegjit Universitar Bedër. Udhëzimi

Bedër, memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Aurel Vlaicu”

Kolegji Universitar Bedër nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Aurel Vlaicu” të Arad, Rumani, në kuadër të programit “Erasmus +”. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i KU Bedër, Prof. Ferdinand Gjana dhe nga Rektorja e Universitetit “Aurel Vlaicu”, Prof. Ramona Lile. Memorandumi i nënshkruar mes dy universiteteve i hap rrugën shkëmbimit të stafit dhe studentëve tanë, duke nisur që nga ky vit akademik.

Bedër, akses të plotë në JSTOR

Kolegji Universitar Bedër arrin marrëveshjen për abonim të plotë në JSTOR, duke i mundësuar studentëve dhe stafit akademik akses në këtë bibliotekë gjigante botërore. JSTOR mundëson përdorimin e më shumë se 12 milionë artikujve të revistave shkencore, librave dhe burimeve parësore në 75 disiplina të ndryshme.   Komuniteti i Bedër do të ketë mundësinë e plotë të eksplorimit të një game të gjerë të përmbajtjes studimore përmes kësaj platforme të fuqishme kërkimore dhe mësimore. JSTOR bashkëpunon me komunitetin akademik për të ndihmuar bibliotekat të lidhin studentët dhe kërkuesit shkencorë nga mbarë bota, duke ulur kostot dhe kohën e aksesimit, si dhe të ndihmojnë botuesit të arrijnë audienca të reja dhe të ruajnë përmbajtjen e tyre për brezat e ardhshëm. JSTOR është pjesë e ITHAKA, një organizatë jo-fitimprurëse që përfshin gjithashtu Artstor, Ithaka S + R, dhe Portico.   Kolegji Universitar Bedër i jep një rëndësi të madhe kërkimit shkencor, nëpërmjet organizimit të konferencave, workshopeve, pjesëmarrjes në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, programeve të shkëmbimit të studentëve dhe stafit, etj. Krahas bibliotekës me mbi 35000 tituj që gjendet në ambientet e universitetit, tashmë në dispozicion do të jetë falas për studentët dhe stafin edhe biblioteka gjigante botërore JSTOR.   Për të aksesuar JSTOR dhe për të marrë më shumë informacion klikoni në adresën: https://www.jstor.org/

Bedër, memorandum bashkëpunimi me Iceberg Communication

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve me institucione, kompani dhe agjenci të ndryshme, Kolegji Universitar Bedër nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me Iceberg Communication. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i KUB, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe CEO i Iceberg Communication, Rafaela Rica, ku palët angazhohen për bashkëpunimin arsimor, kulturor dhe social. Fushat e veçanta të bashkëpunimit ndërmjet Kolegji Universitar Bedër dhe Iceberg Communication përfshijnë: Trajnime të stafit; shkëmbime të eksperiencave ndërmjet stafit; praktika profesionale; dhënie të bursave të studimit, etj.  

Lista e Kandidatëve Fitues Për Raundin e Tretë / Viti Akademik 2019-2020

Kolegji Universitar Bedër shpall listat e aplikantëve fitues të raundit të tretë, viti akademik 2019–2020. Ky raund është mundësia e fundit për regjistrim në programet bachelor për këtë vit akademik. Regjistrimet nisin të hënën, më datë 21 tetor, dhe mbyllen më datë 26 tetor 2019.    Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) 2 fotografi të vogla personale; d) Mandati i pagesës (për ata që nuk e kanë bërë). Kandidatët fitues do të gjejnë emrat e tyre në listat e mëposhtme:   Shkenca Kompjuterike Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Shkenca Komunikimi Drejtësi Gjuhë dhe Letërsi Angleze Shkenca Islame Për çdo pyetje dhe informacion më të detajuar mos hezitoni të na kontaktoni.  Kontakt: Tel: +355673427001 Email: admissions@beder.edu.al Web: www.beder.edu.al Ju mirëpresim!
  • <
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri