Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Zhvillohet aktiviteti i përvitshëm “Code Camp Albania 2023”

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit, Departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar Bedër zhvilloi aktivitetin e përvitshëm njëditorë “Code Camp Albania 2023”. Si një program që promovon të mësuarit e aftësive të reja lidhur me softuerin dhe krijimin e lidhjeve midis ekspertëve të këtyre fushave në Shqipëri, ishin të ftuar disa nga profesionistët më me eksperiencë nga fushat e Web Programming, Object Oriented Programing dhe Data Mining. Gjatë këtij programi temat e zhvilluara ishin në lidhje me platforma, teknologji dhe frameworks të ndryshëm të cilat i vijnë në ndihmë një zhvilluesi softwaresh duke lehtësuar eksperiencën si programues.  Disa nga temat më interesante që u trajtuan ishin Azure for Developers, e cila është hapsira virtuale e Microsoft(Cloud) që ofron një seri funksionesh për faqet e Webit.  Python dhe Django Rest Framework që u shpjegua me anë të një shembulli praktik duke u ndjekur edhe nga pjesëmarrësit në ambientet e laboratorit të kompjuterave. Gjithashtu, u fol mbi Teknologjitë e ndryshme të Webit që po zhvillohen dita ditës.  Këto tema dhe jo vetëm u shoqëruan me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga pjesëmarrësit e Code Camp 2023.

Studentët e Kolegjit Universitar Beder vizitojnë Muzeun e Bankës Kombëtare

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve me tematikë "Muzetë Qëndrueshmëria dhe Mirëqenia", studentët  e departamentit të Ekonimisë dhe Biznesit  dhe departamentit të Drejtesisë në Kolegjin Universitar Beder vizituan  Muzeun e Bankës Kombëtare duke u njohur nga afër me historikun e saj.  Ata u shoqëruan në këtë vizitë nga stafi i departamentit dhe u pritën nga përfaqësues të bankës të cilët i shoqëruan në ambientet e muzeut duke iu shpjeguar infomacione të ndryshme mbi Muzeun e Bankës. Gjatë kësaj vizitë studentët u njohën jo vetëm me ambientet e muzeut por edhe me zhvillimit e ndryshme historike dhe etapat në të cilat konsolidimi i institucionit ka kaluar. Në katin e parë, studentët u njohën me Dhomën e Thesarit ose siç njihet ndryshe "Rondo", ku u prezantua koleksioni i pasur numizmatik i Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu,  ata patën fatin të njihen nga afër me vlerat historike dhe numizmatike që mbart monedha, përmes ekspozimit të thesareve, koleksioneve të monedhave dhe kartëmonedhave, që kanë qarkulluar dhe janë përdorur në territoret historike të vendit, nga antikiteti deri në ditët e sotme. Ndërkohë, në katin e dytë u njohën me historinë e institucionit të bankës qëndrore në Shqipëri, roli i saj në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe në garantimin e stabilitetit financiar të vendit, si dhe funksionet kushtetuese, sikurse patër dhe mundësinë të vizitojnë ekspozitën e hapur enkas për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Nga ana tjetër, studentët u njohën me ambientet e bankës që shërbejnë për edukimin e publikut dhe ku vizitorët mund të informohen në mënyrë interaktive.  Në fund studentëve ju paraqit mënyra sesi populli shqiptar i ka konceptuar etapa të ndryshme të zhvillimit përmes qasjes kundrejt parasë të përmbledhura në një kolazh me sekuenca nga filma të ndryshëm të konematografisë shqiptare.

Leksion të hapur me Joe Bordes, specialist i coreBOS software dhe CEO i Spike Labs

Departamenti i Shkencave Kompjuterike, ditën e sotme organizoi një leksion të hapur me studentët, me të ftuarin special Joe Bordes, specialist i coreBOS software dhe njëkohësisht CEO i kompanisë Spike Labs.  Z. Bordes mbajti një prezantim me titullin "Creating a dream, Analyze and Development of a Software Aplication", leksion ky I cili vendosi në qendër të vëmendjes rrugëtimin për të zbuluar pasionin dhe vizionin e njeriut në jetë; sakrificat, sfidat dhe përkushtimin e nevojshëm për t'i ndjekur ato. Z. Bordes bëri një paralelizëm të ideve në leksion me jetën e tij personale, rrugëtimin disa vjeçar nga gjetja e pasionit të vërtetë deri në analizimin, zhvillimin dhe ndërtimin e një software, i cili do të përmbushte dhe qëllimin e tij kryesor “Helping other people, though Technology”.

Valer Pinderi – bashkëbisedim me studentët e Shkencave të Komunikimit

Në kuadër të serisë të seminareve MarCom, ditën e Mërkurë, Deparmenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar Bedër ka mirëpritur CEO-n e kompanisë Aladini.al dhe njëkohësisht Kryetar i Bordit Ekzekutiv të AECA, Valer Pinderi si i ftuar për të trajtuar temën “Fuqia që studentët kanë sot.” Z.Pinderi,  një personazh i njohur dhe lider i afirmuar në fushën e sipërmarrjes, marketingut digjital dhe sidomos në industrinë e-commerce, zhvilloi një bashkëbisedim frymëzues me studentët e Shkencave të Komunikimit. Gjatë këtij seminari, CEO i Aladini.al ka theksuar rëndësinë e fuqisë dhe potencialit që studentët kanë në formësimin e të ardhmes së tyre duke e parë këtë ngushtësisht të lidhur me Marketingun Digjital dhe mundësitë e shumta që ky i fundit ofron për të rinjtë sot. Ai i ka inkurajuar ata të mos hezitojnë të shfrytëzojnë aftësitë e tyre për të realizuar synimet profesionale dhe të ndikojnë në fushën që kanë zgjedhur. Një pjesë e veçantë e prezantimit ishte përqendrimi mbi marketingun digjital. Z. Pinderi  ka shpjeguar se si ky burim i pavdekshëm i strategjive online ofron mundësi të shumta për zhvillimin e sipërmarrjes, biznesit dhe rritjen e ndikimit tek të tjerët.  Gjatë pyetjeve dhe diskutimeve interaktive, studentët patën mundësinë të mësojnë nga përvoja e tij jetësore dhe të marrin frymëzim për të eksploruar dhe krijuar inovacione në këtë fushë të shpejtë zhvilluese. Prezantimi i CEO-së i ka sensibilizuar studentët për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës në kohën e sotme. Ata janë inkurajuar të ndjekin pasionin e tyre, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë rrugën drejt suksesit në karrierën e tyre të zgjedhur duke këmbëngulur tek fokusi si një armë shumë ndihmuese për thjeshtësimin e rrugëtimit dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që krijohet duke i parë sfidat si mundësi zhvillimi.

Leksion i hapur hapur me Znj. Valbona Begolli, themeluese e Albacademy

Leksion i hapur me znj. Znj. Valbona Begolli, themeluese e Albacademy Zyra e Karrierës në bashkëpunim me departamentin e Ekonomisë dhe Biznesit zhvillim leksionin e hapur hapur me Znj. Valbona Begolli, themeluese e Albacademy.  Znj. Begolli u tregoi studentëve rreth eksperiencës së saj si sipërmarrëse, vështirësive, sfidave, por mbi të gjitha për këmbenguljen në realizimin e ëndrrës dhe pasionit të saj.   Znj. Begolli I këshilloi studentët që t’i vendosin vetes objektiva dhe të përpiqen maksimalisht për t’i arritur ato.  Leksioni u shoqërua me pyetje dhe pat shumë interes nga studentët. Në fund Znj. Begolli prezantoi projektin e saj më të ri: Young Entrepreneur, ku ftoi studentët të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij projekti.

"Profesioni i Mësuesit: Rrugëtimi dhe Sfidat", seminar me znj. Fozilet Simoni

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizoi seminarin e titulluar "Profesioni i Mësuesit: Rrugëtimi dhe Sfidat".  E ftuar ishte znj. Fozilet Simoni, specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.  Me një eksperience prej dekash në fushën e arsimit, Fozilet Simoni ndau përvojën e saj me studentët e masterit profesional mbi rrugëtimin dhe sfidat e mësuesve.  Gjithashtu, ajo informoi studentet mbi etapat që duhet të ndjekin, si liçensimi dhe portali i mësuesit.

Ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet më të mira në konkursin YCEEC

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet më të mira në konkursin YCEEC, organizuar me nxënësit e shkollave të mesme.  Dr. Irena Shehu, përgjegjëse e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, theksoi faktin se cilësia e punimeve ka shënuar rritje çdo vit, duke përgëzuar pjesëmarrësit. Anëtarë të stafit dhe studentët pjesëmarrës patën mundësinë të shprehin vlerësimet e tyre lidhur me organizimin e përvitshëm të këtij konkursi duke i dhënë mundësinë të rinjve të shpalosin aftësitë e tyre. Më pas u shpërndanë çertifikatat për pjesëmarrësit dhe fituesit e çmimeve sipas kategorive.

Sesion informues me organizatën AIESEC në Shqipëri

Zyra e Planifikimit të Karrierës në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi për studentën një sesion informues me të ftuar përfaqësues të organizatës AIESEC në Shqipëri. Gjatë këtij sesioni studentët u informuan më shumë mbi organizatën, vizionin e saj, fushat ku ajo vepron dhe mundësitë që kjo organizatë ofron për të rinjtë. AIESEC  mundëson një rrjet shkëmbimi kulturor në formën e eksperiencave vullnetare dhe internshipeve profesionale si: Global Volunteer, Global Talent, Global Entrepreneur apo Global Family. AIESEC-u është organizata më e madhe e lidershipit rinor në botë e pranishme në mbi 120 vende dhe aktualisht e pranishme në Shqipëri, e përbërë nga të rinj shqiptarë dhe të huaj që kanë sjellë në Shqipëri mundësinë për të përfituar nga projektet e saj vullnetare, programet e praktikës dhe trajnimet e lidershipit, të cilat ofrohet në shumë vende të tjera të botës.  AIESEC është e njohur nga United Nations për përpjekjet drejt synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG)
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri