Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

INDCOR në Kolegjin Universitar “Bedër”

Takimi i rradhës i projektit INDCOR (Interactive Narrative Design for Complexity Representations) u zhvillua në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, gjatë datave 14-16 qershor. Projekti synon ndërtimin e një rrjeti për studimin ndërdisiplinor të narrativës digjitale. Pjesëmarrësit u mirëpritën nga Dr. Erlis Çela, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, i cili është njëkohësisht pjesë e projektit dhe anëtar në Bordin Drejtues të COST action. Në ditën e parë të takimit, kërkuesit shkencorë u përshëndetën nga rektori, prof. Gjergj Sinani, i cili ndau me ta një prezantim të shkurtër rreth vizionit dhe strategjisë së ndërkombëtarizimit të KUB. Më tej, zv. rektori, Dr. Isa Erbas bëri një prezantim me temë “Sistemi Arsimor Shqiptar dhe Integrimi i Teknologjisë në Auditore”, i cili nxiti pyetje dhe diskutime midis të pranishmëve. Gjatë seancave të organizuara, anëtarët diskutuan rreth ecurisë së punës dhe thelluan kërkimet e tyre për finalizimin e punimeve shkencore, që po përgatisin në kuadër të projektit.  Gjithashtu, grupi i kërkuesve shkencorë zhvilluan edhe një vizitë në televizionin A2 CNN, ku u pritën nga kryeredaktori i lajmeve z. Elert Yzeiri. Ai diskutoi me profesorët rreth aplikimit të narrativës digjitale në mediat shqiptare duke iu referuar konkretisht praktikës së punës në televizonin ku punon. Anëtarët e projektit zhvilluan edhe vizita në muzeun “Bunk’Art” dhe “Shtëpia e Gjetheve”, ku u njohën nga afër me historinë e Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës dhe me pasojat e regjimit komunist te qytetarët. Profesorët ndanë me njëri-tjetrin eksperienca nga vendet e tyre dhe regjimet përkatëse duke i krahasuar me qasjen e komunizmit në Shqipëri. Larmishmëria e origjinës së kërkuesve shkencorë nga Portugalia, Spanja, Gjermania, Hungaria, Kosova, Hollanda, Norvegjia, Sueida, Italia, Austria dhe Lituania mundësuan interaktivitet të lartë dhe shkëmbim eksperiencash të jashtëzakonshme. Projekti INCDOR është ideuar në kuadër të COST action. Bashkëpunimi Eropian në Shkencë dhe Teknologji (COST) është organizatë financuese për ndërtimin e rrjeteve kërkimore, të quajtura COST Actions.

Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji"

Kolegji Universitar Beder në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata në Romë, Itali, organizuan Shkollën Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji" me datë 12-13 Qershor 2023.  Ky event u zhvillua fizikisht pranë Kolegjit Universitar "Beder" dhe u ndoq online edhe nga studentët e Universitetit Tor Vergata. Shkolla Verore u fokusua në domosdoshmërinë e ndërthurjes së leksioneve me bazë teorike dhe raste praktike në fushën e financës, teknologjisë dhe ligjit në ditët e sotme. Rreth 50 pjesmarrës nga Departamentit të Ekonomisë dhe Departamentit të Drejtësisë të të dy universiteteve u njohen me zhvillimet më të fundit në teknologjinë financiare, impaktin që teknologjia do të ketë në sektorin financiar dhe domosdoshmërinë e kuadrit ligjor.  Lektorët e angazhuar në këtë event ishin: Assoc. Prof. Gianluca Mattarocci, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tor Vergata Assoc. Prof. Elisabetta Corapi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Tor Vergata MSc. Drita Maluta, Banka e Shqipërisë Ph.D Elda Dollija, Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, Kolegji Universitar ‘Beder’ Ph.D Gentjan Skara, Departamenti i Drejtësisë, Kolegji Universitar ‘Beder’ Ph.D (c) Kriselda Gura, Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, Kolegji Universitar ‘Beder’

Ceremonia e Diplomimit 2023

Ceremonia e Diplomimit 2023

Të thyejmë së bashku mitin e mosndëshkimit të korrupsionit

Në zbatim të projektit “Thyerja e mitit të mosndëshkimit të korrupsionit duke forcuar besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë”, mbështetur financiarisht nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Departamenti i Drejtësisë organizuan një forum të hapur me temë “Të thyejmë së bashku mitin e mosndëshkimit të korrupsionit”. Nën moderimin e znj. Albana Agolli, znj. Servete Çeka, Koordinatore Projektesh pranë Komitetit Shqiptar i Helsinkit dhe z. Erdion Maçolli, avokat pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit informuan studentët mbi kuadrin ligjor aktual në fuqi kundër korrupsionit, me fokus �mekanizmin e raportimit dhe rolin e institucioneve të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK dhe GJKKO).  Gjithashtu në forum u nënvizua rëndësia e integritetit në sistemin e drejtësisë dhe domosdoshmëria për të promovuar shembuj pozitivë të integritetit në fushën e drejtësisë.

Konferenca e tretë Studentore me temë “Transformimi dixhital në kohën e sfidave”

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit dhe Shoqërisë së Informacionit, Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Universitetin Fan S.Noli të Korçës dhe Albanian University, organizuan Konferencën e tretë Studentore me temë “Transformimi dixhital në kohën e sfidave”.  Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit u përfaqësua nga studentët e programit të Informatikës Ekonomike të cilët prezantuan punimet e tyre. Studentja Alisia Sulkja mori pjesë me punimin me temë “Impakti i Internetit në biznesin elektronik”, studentet Xhoi Shahini dhe Erida Hoxha prezantuan punimin me temë “Rëndësia e sigurisë kibernetike në epokën dixhitale”. Gjatë kësaj konference studentët patën mundësinë e marrjes së informacionit në lidhje me tematikat dhe trended më të fundit në fushën e Teknologjisë. Gjithashtu, ky event nxiti frymën e bashkëpunimit mes tyre. Në përfundim të konferencës, studentët u pajisen me çertifikata për pjesmarrjen e tyre në këtë event.

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizon "Bedër Alumni Reunion"

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze dhe Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizuan "Bedër Alumni Reunion", ribashkim i të diplomuarve mes brezave të këtij departamenti. Aktivitetin e përshëndeti Përgjegjësja e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, Dr. Irena Shehu.  Ajo tha se ky takim ka si qëllim për të rifreskuar kujtimet dhe për të ndarë sukseseset mes njëri-tjetrit, shkëmbimin e pervojave duke arritur keshtu zgjerimin e netëork-ut dhe krijimin e lehtësirave të tjera. Gjithashtu znj. Shehu theksoi se përvoja e të diplomuarve është tejet e rëndësishme edhe për studentët aktual, pasi në këtë mënyrë zgjerohet rrjeti i niohjeve mes të diplomuarve duke shërbyer si një urë me tregun e punës. Të diplomuarit i përshëndeti edhe pedagogu Dr. Ëillim Martin. Ndërsa nga studentët përshëndeti znj. Xhulia Harremi dhe Rigelsa Qorri. Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm pedagogë të departamenti si dhe pedagogë të cilët kanë qenë pjesë e këtij departamenti ndër vite. Ky aktivitet shërben si një mundësi për të diplomuarit, të ndajnë përvojat e tyre, të ndërveprojnë dhe të diskutojnë arritjet e tyre në fushën profesionale. Aktiviteti u zhvillua në një ambient miqësor dhe të frytshëm, ku të diplomuarit shprehën mendimet e tyre, ndanë ide dhe biseduan për sfidat dhe mundësitë në fushën profesionale, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe ndërtimin e lidhjeve të reja mes të diplomuarve të brezave të ndryshëm.

In memorien: Persekutimi komunist i prijësve dhe dijetarëve myslimanë në Shqipëri

Në kuadër të 50 vjetorit të revoltës së Spaçit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Kolegji Universitar "Bedër", zhvilluan aktivitetin përkujtimor me titull: “In memorien: Persekutimi komunist i prijësve dhe dijetarëve myslimanë në Shqipëri”. Ky program u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Enes Hyka. Për të vijuar më pas me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili vlerësoi nismën e KU Bedër dhe Autoritetit të Dosjeve për të sjellë në vëmendje hoxhallarët e shquar të cilët u persekutuan, u përndoqën e u pushkatuan nga regjimi komunist. Më tej ai përmendi disa prej tyre, pozitat e larta që mbanin në shoqërinë e asaj kohe dhe fundin që pësuan pas persekutimit komunist. "Nuk duhet harruar se të gjithë hoxhallarët myslimanë që vuajtën pasojat e atij regjimi famëkeq ishin të shkolluar në universitetet më të mira të botës islame dhe një pjesë e tyre ishin edhe firmëtarë të pavarësisë dhe personalitete të shquara kombëtare. Ata, përveçse dijetarë, patriotë, kanë qenë edhe ndër kontribuesit më të mëdhenj të harmonisë fetare në vend. Ata i karakterizonte gjithashtu dashuria e jashtëzakonshme ndaj atdheut dhe nuk pranuan asnjë kompromis me regjimin, duke i qëndruar besnikë fesë dhe kombit, dhe për këtë shpirti i tyre mbeti gjitmonë i lirë." - tha Kryetari Spahiu gjatë fjalës së tij. Ndërsa Rektori i Ku Bedër, Prof. Dr. Gjergji Sinani, ndau me të pranishmit një rezyme të shkurtër mbi pasojat e rënda që vuajti kleri mysliman gjatë periudhës së errët komuniste, duke nxjerrë në pah kontributin e tyre të vyer në aspektin kombëtar, kulturor, atë fetar, publicistik e edukativ. Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe anëtari i Autoritetit të Dosjeve, z. Skënder Vrioni, i cili tha se ne do t’i kujtojmë dhe do të mundohemi që t’u japim vendin e merituar, aty ku u takon, ne piedestalin e figurave të ndritura të kombit tonë. Pas fjalëve përshëndetëse, ky aktivitet përkujtimor, vijoi me seancën e referimeve, ku z. Çelo Hoxha, Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, referoi me temën: "Revolta e Spaçit dhe kampet e punës së detyruar", z. Dorian Demetja, Drejtor i Kulturës pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, referoi me temën:"Mendimi i dijetarëve myslimanë shqiptarë për komunizmin dhe shpërbërja e kuadrit të KMSH", dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, KU Bedër & Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, referoi me temën:"Hoxhallarët e persekutuar."  Në mbyllje, të pranishmit u bënë pjesë e ekspozitës me fragmente nga jeta e hoxhallarëve të persekutuar në ambientet e sallës së konferencave të KU Bedër.

CSDI organizon Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar:

Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion (CSDI) dhe Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka organizuan Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar me temë: "Tendencat në zhvillim në fushën e teknologjisë dhe biznesit në rajon dhe më gjerë" në  ambientet e Kolegjit Universitar Beder, në një format hybrid. Me pjesëmarrjen e një niveli të lartë akademikësh dhe profesionistësh të fushave të Teknologjisë dhe Biznesit, në këtë simpozium u trajtuan tema me në fokus trendet më të fundit në Teknologji dhe Biznes.  Përgjegjësja e Qendrës Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion, Dr. Ana Uka iu uroi mirëseardhjen ekspertëve në këtë simpozium dhe foli mbi rëndësinë e zhvillimit teknologjik në biznes. Më pas punimet e konferencës i përshëndeti edhe rektori I Kolegjit Universitar Bedër Prof. Dr. Gjergj Sinani dhe dekanja e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Titida Abdurrahmani. Të ftuarit e dy paneleve ishin përfaqesues të Universiteve nga Kina, Amerika, Rumania, Zvicra dhe Anglia si dhe agjensive apo kompanive të ndryshme në fushën e Teknologjisë dhe Biznesit dhe si folëse kryesore në këtë simpozium ishte e ftuar Dr. Lisa Cowey, MBA, nga Mbretëria e Bashkuar. Të ftuarit e të dy paneleve gjetën mundësinë të ndajnë njohuritë, idetë dhe ekspertizën e tyre dhe të diskutojnë mbi tendencat më të fundit si dhe sfidat e hasura dhe zgjidhjet praktike në këto fusha. Ky aktivitet i shtrirë gjatë një ditë, gjithashtu i dha mundësi studentëve dhe stafit të njihen më nga afër me ekspertë nga e gjithë bota dhe të diskutojnë rreth këtyre trendeve.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri