Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

“Perspektivat e reja në edukim dhe shkenca sociale”

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar “Bedër” organizoi Konferencën e VIII Ndërkombëtare në Edukim dhe Shkenca Sociale – ICESS 2022, me temë: “Perspektivat e reja në edukim dhe shkenca sociale”. Konferenca u organizua në bashkëpunim me partnerët: Universiteti “Aleksandër Xhuvani” (Elbasan), “Educators without Borders International”, si dhe ELTA - English Language Teachers Association. Në konferencë morën pjesë mbi 60 referues nga 14 vende të ndryshme të botës. ICESS 2022 ofroi një mundësi për akademikët dhe profesionistët e fushave të edukimit dhe të shkencave sociale, të cilët shkëmbyen me njëri-tjetrin perspektiva shumëdimensionale dhe gjetjet e punëve kërkimore, si dhe diskutuan mbi sfidat aktuale dhe zgjidhjet për tu përballur me to. Punimet e konferencës u përshëndetën nga Përgjegjësja e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, njëkohësisht dhe Kryetare e Konferencës, Dr. Ana Uka, e cila theksoi rëndësinë e kësaj conference, sidomos në periudhën në të cilën po kalon bota pas pandemisë së Covid19. Rektori i komanduar i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, shprehu rëndësinë që kanë të tilla organizime dhe tha se rekomandimet që dalin nga kjo konferencë do të jenë të vlefshme për studiuesit e këtyre fushave. Punimet e konferencës i përshëndetën dhe Kryetari i Bordit të Administrimit të KU Bedër, Dr. Skënder Bruçaj; Prof. Dr. Mohammed A. Albaili, Kryetar i “Educators without Borders International”; Prof. Asoc Dr. Elisabeta Osmanaj, dekane e Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Shpresa Delija, ish-Presidente e ELTA - English Language Teachers Association dhe profesoreshë në Universitetin e Tiranës. I ftuar në cilësinë e folësit kryesor, Prof. Dr. Mohammed A. Albaili, mbajti një referatë me temë: Ri-konceptimi i mësimdhënies dhe të nxënit pas Covid19. Gjithashtu në cilësinë e folësit kryesor ishte dhe Prof. Dr. Baharul Islam nga Indian Institute of Management Kashipur, Indi. Ky i fundit referoi temën: “Autonomia” dhe “motivimi” mes kërkuesve shkencorë gjatë pandemisë Covid19: Një studim fenomenologjik”. Më pas, koferenca vazhdoi edhe me 2 sesione të tjera, me nga 3 seksione secila. Sesionet u zhvilluan në formatin hibrid, me referuesit të pranishëm në Kolegjin Universitar Bedër dhe online.

“Fintech and Open Banking”

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi workshop-in me temë “Fintech and Open Banking”. Workshopi u realizua online nga Profesori i Asociuar, Gianluca Mattarocci, Universiteti "Tor Vergata" Romë, Itali. Temat e workshop-it ishin të lidhura me tendencat e reja të investimeve në sektorin financiar dhe bankar falë risive në teknologji. Studentët u njohën me këto mundësi investimi online të ilustruara me shembuj aktualë nga Italia dhe korporata ndërkombëtare. Një ndërveprim aktiv me studentët u realizua përmes softwerit Mentimeter. Profesor Mattarocci inkurajoi studentët e programit bachelor në "Informatikë Ekonomike" që të eksplorojnë vazhdimisht mundësitë më të reja të investimit në Fintech dhe Open Banking të cilat janë shumë të përshtatshme me programin e tyre të studimit.

STARTUP PROJECT - SMART BUSINESS PLAN

Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion pranë Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizon:    START-UP PROJECT SMART BUSINESS PLAN Matura 2022   QËLLIMI    Qëllimi primar i këtij projekti është nxitja e kreativitetit tek të rinjtë dhe motivimi i tyre për të shprehur projektet në lidhje me ide inovative të aplikueshme në një të ardhme afatshkurtër ose afatmesme.    Gjithashtu, ky projekt synon të krijojë hapësirën e nevojshme dhe mundësinë që maturantët të aplikojnë projekt-idetë e tyre inovative të cilat mund të aplikohen dhe konkretizohen në ndihmë të biznesit, shoqërisë dhe komunitetit.   Nëpërmjet pjesëmarrjes në konkurs, maturantët do të kenë mundësinë të përfitojnë bursë universitare, si edhe të ardhura financiare për studimet e tyre.      ✅  Ju mund të kerkoni për bizneset e së ardhmes;  ✅  Mund të kërkoni për të mësuar si shkruhet një projekt i suksesshëm;  ✅  Mund të kërkoni si ndërtohet një plan biznesi për të ardhmen, etj.     PJESËMARRËS   ✅ Nxënësit maturantë të vitit 2022 të shkollave të mesme në Shqipëri.      KATEGORITË DHE TEMATIKAT E KONKURSIT:   1. E-Marketing dhe biznesi digjital; 2. Siguria informatike; 3. Ndikimi i teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vendimet e marketing dhe sjelljes së konsumatorit; 4. Transformimi digjital në sektorin financiar; 5. Inovacioni dhe sistemet e shërbimeve shëndetësore; 6. Shërbimet digjitale (pagesa, faturime, shërbime bankare, certifikata, etj); 7. Inovacioni dhe zhvillimi i produkteve të reja;  8. Ruajta dhe shfrytezimi eficent i burimeve natyrore në Shqipëri; 9. Modele inovative biznesi digjital të qëndrueshme;  10. Teknologjia digjitale dhe impakti në ekosistemet;  11. Implementimi i teknologjisë dhe informacionit në edukim dhe shkencë; 12. Inovacioni teknologjik dhe impakti në mirëqënien e bizneseve gjatë pandemisë;  13. Qëndrueshmëria e mjedisit të koorparateve dhe inovacioni teknologjik;  14. Inovacioni i hapur në epokën digjitale; 15. Zhvillimi i turizimit.     KUSHTET E KONKURSIT:   1. Pjesëmarrësit mund të aplikojnë në një ose më shumë kategori, sipas interesit të tyre. 2. Konkurimi është Individual. 3. Konkurimi është Autentik dhe origjinal.  4. Aplikimi do të realizohet Online nëpërmjet platformës Google forms, ose dorazi. 5. Aplikanti duhet te plotesoje formularin ne linkun e meposhtem per cdo kadegori.       ORGANIZIMI I KONKURSIT   1. Në faqen zyrtare të Qendrës Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion do të paraqiten me detaje kriteret dhe kategoritë e Konkursit sipas temave të detajuara. 2. Pranë Kolegjit Universitar “Bedër” do të realizohen prezantimet në formën e tyre print, me ilustrime dhe postera, flyer dhe materiale të tjera të nevojshme. 3. Vlerësimet për çdo kategori do të realizohen në bazë të jurive përkatëse të ngritura nga Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion me profesorë ekspertë.  4. Në varësi të pjesëmarrësve do të përcaktohet renditja e konkurrentëve dhe vlerësimi do të jetë transparent për të gjithë.   5. Në përfundim do të organizohet Ceremonia e ndarjes së çmimeve pranë ambjenteve të Kolegjit Universitar Bedër.     ÇMIMET/SHPËRBLIMET:   Çmimet për secilën nga kategoritë të jenë bursa studimi, në programet e studimit të Fakultetit të Teknologjisë dhe   Biznesit, si më poshtë:     Çmimi i parë: 100% bursë, studimi në “Bedër” + tablet    Çmimi i dytë: 75% bursë, studimi në “Bedër” + tablet   Çmimi i tretë: 50% bursë, studimi në “Bedër” + tablet       KALENDARI I VEPRIMTARIVE TË KONKURSIT:   1. Afati i dorezimit te projektit: 15  Maj  2022 2. Konkurimi dhe vlerësimi: 18 Maj 2022 3. Ceremonia e shpërndarjes së ҫmimeve: 25 Maj 2022       Shënim i rëndesishëm:    ✅ Projekti duhet të dorëzohet në adresën: csdi@beder.edu.al      Për të marrë pjesë në këtë konkurs plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm:   ✅  Link

Rrugëtimi në Teknologjinë e Informacionit

Qendra Kërkimore Zhvillimore pēr Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion zhvilloi sot leksionin e hapur me temë: “Rrugëtimi në Teknologjinë e Informacionit”. I ftuar në bashkëbisedim me studentët e programeve të Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit ishte z. Artur Nurja, ekspert i IT-së. Bashkëbisedimi u fokusua tek përgatitja e studentëve për të qenë kunkurues në një treg gjithnjë e më global. Teknologjia e Informacionit tashmë është një trend prej më shumë se 5 vitesh, por që tani ka arritur kulmin. Studentët shfaqën interesimin e tyre duke pyetur mbi mundësitë që ofron tregu Brenda dhe jashtë vendit, si dhe sfidat me të cilat pritet të përballen.

“Sfidat e gazetareve gra në redaksi”

Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar Bedër zhvilloi dje një leksion të hapur mbi “Sfidat e gazetareve gra në redaksi”, ku e ftuar ishte Profesoresha e gazetarisë në Univeristetin e Arizonës, Julia Wallace.   Ajo diskutoi me studentët dhe vuri theksin në problematikat që kishin hasur gratë në redaksi dhe mënyra sesi ato kanë arritur që pavarësisht gjithckaje të vazhdojnë profesionin e tyre. Prof. Julia e ilustroi leksionin me disa intervista me gazetare nga më të famshmet të cilat ishin gjendur në diskriminim gjinor si nënshtrimi, mosvlerësim i punës, ofendime, si dhe shumë situata të tjera.   “Një nga pikat më të forta të grave është bashkëpunimi, dhe kjo është arsyeja pse gratë janë lidere të mira sepse gjithmonë krijojnë ambjente pune ku mbizotëron kjo lloj fryme”, tha ajo.   Julia Wallace prezantoi edhe librin në të cilin ishte bashkëautore “Nuk ka të qarë në redaksi”, një libër që tregon pikërisht për sfidat me të cilat gazetaret janë përballur edhe në redaksitë më me zë në botë.   Leksioni gjithashtu u shoqërua edhe me pyetje nga studentët të cilët morën njohuri sesi është situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë fenomen, duke bërë kështu edhe krahasimin me vendin tonë.

Studentët e Drejtësisë organizojnë "Gjyqin Simulues"

Në kuadër të lëndës “Politikat Penale”, studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave në Drejtësi - profili e Drejtë Penale organizuan gjyqin simulues me objekt shqyrtimin e kërkesës penale në ngarkim të të pandehurve për kryerjen e veprave penale:    ✅ “Vrasje me paramendim”;  ✅ “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;  ✅ “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;  ✅ “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.   Gjyqi simulues u zhvillua me qëllim zbatimin në praktikë të leksioneve të marra përgjatë semestrit dhe përshtatjen e tyre me situatat e botës reale.   Gjyqi simulues përmbante pjesën më të madhe të elementeve të një gjykimi real, duke përfshirë trajtimin e dëshmitarëve dhe dëshmive, si dhe dhënien e argumenteve përpara trupit gjykues, i cili dha verdiktin përfundimtar.   Nëpërmjet këtij projekti studentët patën mundësi të vendosnin në praktikë njohuritë e marra përgjatë semestrit duke bërë te mundur integrimin e dijeve teorike me praktikën profesionale.

BURSAT E STUDIMIT 2022-2023

Kolegji Universitar Bedër edhe për vitin akadeik 2022-2023 do të ofrojë disa kategori bursash studimi për të gjithë maturantët që do të zgjedhin të vazhdojnë rrugëtimin akademik pranë institucionit tonë. 1. BURSA EKSELENCE “Bedër” do të akordojë Bursa Ekselence për maturantët me rezultate të larta, të cilët zgjedhin të regjistrohen në programet e vitit akademik 2022-2023. Nota mesatare VKM Përqindja e bursës që përfiton 9.5 - 10 80 % 9.0 - 9.49 60 % 8.5 - 8.99 40 % 8.0 - 8.49 20 % Për rezervimet deri në: 31 Mars ofrohet +20 % bursë. 31 Qershor ofrohet +10 % bursë.   2. BURSA TALENTI Përfitues të këtyre bursave janë maturantët me arritje në: Art Sport Lidership Shkencë Olimpiada   3. BURSA SOCIALE “Bedër” mundëson programin e Bursave Sociale. Deri në 100% bursë për studentët: Me status jetimi; Pa kujdestari prindërore; Me pamundësi ekonomike; Fëmijë I punonjësve të rënë në detyrë; Me status invalidi, paraplegjiku, tetraplegjiku, etj.   4. POSIP “Bedër” në bashkëpunim me kompanitë më prestigjioze mundësojnë Programin e Studimeve të Integruara me Praktikën (POSIP). Aplikantët që përzgjedhin të studiojnë tek ne, nëpërmjet POSIP mund të përfitojnë: Praktikë pune të paguar; Bursë studimi; Garanci punësimi në profesion. Për të aplikuar obline kliko: Admission Office - Kolegji Universitar Bedër (beder.edu.al)

"Bedër", marrëveshje me Fondacionin "Halimi Foundation Institute"

Kolegji Universitar Bedër dhe Fondacioni "Halimi Foundation Institute" nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për pjesëmarrjen në “University Law Competition”. Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, si dhe Z. Arben Braçe, përfaqësues i fondacionit.   “Halimi Foundation Institute” në bashkëpunim me “Euro Academy News”, me media partner “Euronews Albania”, dhe “ELSA Albania”, orgaizojnë për herë të parë në Shqipëri një konkursi televiziv në formatin e një gjyqi simulues.   Ndër objektivat që synohen të arrihen përmes realizimit të këtij projekti është edhe identifikimi i Departamentit të Drejtësisë, lidhur me aplikimin e metodave cilësore dhe eficente të mësimdhënies.    
  • <
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri