Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Kryetari i “Educators Without Borders International” zhvillon vizitë pune në Bedër

Kryetari i “Educators Without Borders International” me seli në Gjenevë dhe përfaqësuesi i Universitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Mohammed AlObeidli zhvilloi një vizitë punë në Kolegjin Universitar Bedër. Dr. AlObeidli u prit nga rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Gjergji Sinani, Kryetari i Bordit të Administrimit, z. Ali Zaimi si dhe zhvilloi takime me Dekanin e Studentëve, z. Surja Shehi dhe anëtarë të tjerë të stafit. Qëllimi i kësaj vizite ishte intensifikimi i marrëdhënieve mes institucioneve në fushën e aktiviteteve akademike, kërkimit shkencor, trajnimeve, si dhe shkëmbimit të eksperiencave mes pedagogëve dhe studentëve.

Promovohet romani “Ngjyrat e Viteve” i shkrimtares Sonila Strakosha

Në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër u promovua romani “𝐍𝐠𝐣𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐕𝐢𝐭𝐞𝐯𝐞” i shkrimtares Sonila Strakosha.  Shkrimtarja Sonila Strakosha bëri një prezantim të librit duke përcjellë tek pjesëmarrësit ndjesitë dhe përjetimet e saj gjatë kohës kur ka shkruajtur romanin. Gjithashtu gjatë bisedës u diskutua mbi artin e të shkruarit dhe rëndësinë e leximit dhe rolin që ka letërsia në ndërtimin e kujtesës dhe imagjinatës. Gjatë prezantimit të librit lektorja e gjuhës dhe letërsisë angleze Dr. Edona Llukaçaj, lektorja e shkencave të komunikimit Dr. Brikena Smajli si dhe profesorë dhe studentë të gjuhës dhe letërsisë angleze dhe të shkencave të komunikimit ndanë përshtypjet dhe mendimet e tyre mbi romanin. Romani “Ngjyrat e Viteve”, është një imazh i pangjyrë i Tiranës së viteve '80 dhe një adoleshente që rend rrugëve të heshtura me dëshirën për të zbuluar botën e ndaluar nëpërmjet ekranit të vogël, dhe ai veshur me zbehtësinë bardhë e zi të kohës. Ngjyrimet e imagjinatës do ta ndihmojnë Artën adoleshente të ëndërrojë përgjatë errësirës së turbullt të një periudhe të vështirë. Vitet ndërkohë kalojnë dhe Arta do ndjekë rrugën e vet. Por realiteti i përtej ekranit nuk është me aq ngjyra sa ajo e kishte imagjinuar.  Ky roman i ri i Sonila Strakoshës ndërton një urë mes dy periudhash në vend, mes dy realitetesh, dy gjuhësh, traditash e zakonesh të ndryshme. Por gjithçka duket se ravijëzohet me gri, në të gjithë nuancat e saj. Sonila Strakosha u diplomua për Gjuhë-Letërsi  në Universitetin e Tiranës. Ajo punoi për disa vite si mësuese e gjuhës shqipe dhe më vonë, u largua në Itali ku jetoi dhe punoi për rreth dy dekada. Është autore e disa romaneve, botuar në Shqipëri e Itali, përfshi “Corinne”, ku preket tematika e dhunës kundër gruas, dhe “Jashtë Humnerës” ku fokusi janë përpjekjet e një gruaje në kërkim të vetvetes, përtej vështirësive e dhimbjeve me të cilat jeta e përballë. Ajo është fituese e disa çmimeve në konkurse letrare organizuar në Itali dhe pjesë e antologjive letrare në vendin fqinj.

Seminar i hapur me temë: "Të miturit në konflikt me ligjin përtej sfidave e perspektivave"

Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës organizuan seminarin e hapur me temë "Të miturit në konflikt me ligjin përtej sfidave e perspektivave: parandalimi, rehabilitimi dhe integrimi në shoqëri", me të ftuar znj. Esjurda Tallushi, Eksperte e të miturve në konflikt me ligjin. Gjatë seminarit u diskutua për sifdat që hasin strukturat shtetërore në implementimen e ligjislacionit për parandalimin, rehabilitimin dhe integrimi në shoqëri të të miturve. Studentët u njohen me raste konkrete dhe problematikat aktule duke patur mundësinë për të drejtuar pyetje dhe dhënë sugjerime në lidhje me temën.

Lista e Kandidatëve Fitues / Raundi II

Kolegji Universitar Bedër shpall fituesit e raundit të dytë për programet bachelor, të integruar të ciklit të dytë, si dhe për ato me karakter profesional.   Regjistrimet për këtë raund nisin më datë 3 Tetor dhe përfundojnë në 12 Tetor 2022, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër.   Kandidatët fitues do të gjejnë ID e tyre duke klikuar mbi programin për të cilin kanë aplikuar.   Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë Drejtësi Gjuhë dhe Letërsi Angleze Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim Marketingu  Shkenca Islame Shkenca Komunikimi Multimedia dhe Dizajn Grafik   Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit Finance Kontabilitet Informatikë Ekonomike Shkenca Kompjuterike Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Programim në Web   Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:   a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) Dy fotografi të vogla personale; d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.   Ju mirëpresim!   𝑷𝒆𝒓 𝒊𝒏𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒂𝒌𝒕𝒐: Cel: +355673427001 Email:  admissions@beder.edu.al

Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2022-2023)

Kolegji Universitar Bedër shpall listën e kandidatëve fitues për Raundin e Parë, viti akademik 2022-2023.   Të premten, më datë 2 Shtator 2022, nis procesi i regjistrimit të fituesve në programet e studimit të ciklit të pare, të integruar të ciklit të dytë, si dhe ato profesionale.   Regjistrimet do të kryhen ndërmjet datave 2-15 Shtator, nga ora 8:00 deri në orën 16:30, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër.    Klikoni mbi programin për të cilin keni aplikuar për të gjetur ID tuaj.    Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë Drejtësi Gjuhë dhe Letërsi Angleze Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim Marketingu  Shkenca Islame Shkenca Komunikimi Multimedia dhe Dizajn Grafik   Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit Finance Kontabilitet Informatikë Ekonomike Shkenca Kompjuterike Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Programim në Web   KUJDES!     Kandidatët e shpallur fitues duhet të regjistrohen brenda fazës së parë 48 orëshe të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, pra më 2 dhe 3 shtator, pasi vendet mund të zihen nga aplikantët e renditur më poshtë.    Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:   a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) Dy fotografi të vogla personale; d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.   Ju mirëpresim!   𝑷𝒆𝒓 𝒊𝒏𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒂𝒌𝒕𝒐:  +355673427001  admissions@beder.edu.al        

Aplikimet për Raundin e Parë

Të dashur maturantë,   Më datë 29 Korrik 2022, nëpërmjet sistemit uAlbania do të nisë procesi i aplikimit për përzgjedhjen e programeve të studimit bachelor, të integruar të ciklit të dytë, si dhe ato profesionale.    Bëj edhe ti zgjedhjen tënde! ツ   Raundi I  29 Korrik – 3 Gusht  web: https://ualbania.al/     Kolegji Universitar Bedër ofron 11 programe studimi në nivelin bachelor, të integruar të ciklit të dytë, si dhe me karakter profesional.    Drejtësi   Shkenca Kompjuterike  Teknologji Informacioni dhe Komunikimi  Informatikë Ekonomike  Shkenca Komunikimi  Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim Marketingu  Gjuhë dhe Letërsi Angleze  Shkenca Islame  Programim në Web   Multimedia dhe Dizajn Grafik  Financë Kontabilitet    Programet ofrohen në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze  .    Maturantët me rezultate të larta mund të aplikojnë për Bursë Ekselence, Sociale, Talenti, si dhe për programin POSIP.    Kontakto:   Cel:  +355673427001 Email:  admissions@beder.edu.al  

Bedër diplomon brezin e 9-të të studentëve

Kolegji Universitar Bedër diplomoi mbrëmë brezin e nëntë të studentëve në 8 programe studimi bachelor dhe 10 programe master. 247 studentë mbyllën me sukses rrugëtimin akademik dhe tashmë janë të gatshëm që dijet e fituara në këto vite t’i vënë në shërbim të vendit dhe shoqërisë. Të pranishëm në ceremoni ishin prindër, familjarë, drejtues të institucioneve të ndryshme, të ftuar, pedagogë dhe anëtarë të tjerë të Kolegjit Universitar Bedër, etj. Fjalën e hapjes e mbajti Rektori i “Bedër”, Prof. Dr. Gjergj Sinani, i cili uroi studentët dhe shprehu bindjen se ata do të jenë një vlerë e shtuar për të gjithë. Ai falenderoi dhe stafin për punën e kryer me aq përkushtim në këto vite, duke mundësuar diplomimin e studentëve. I ftuar nderi në ceremoni ishte Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili vlerësoi rezultatet e arritura nga Kolegji Univeristar Bedër. Në fjalën përshëndetëse Krytari i KMSH-së i bëri thirrje të drejtëpërdrejtë të rinjve të sapodiplomuar që të mos e braktisin vendin e tyre, por kontributin ta japin për zhvillimin e tij. Më pas ceremonia vazhdoi me përshëndetjet e dekanëve, të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi dhe të Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani. Certifikatat për studentët e ekselencës u shpërndanë nga Prefekti i Qarkut të Tiranës, z. Afrim Qëndro. Ndërkohë që në emër të studentëve fjalimet u mbajtën nga studentet: Anisa Teta, Marsilda Tashi dhe Melsena Danglli. Të ndarë sipas dapartamenteve, studentët u ngjitën në skenë për të marrë diplomat dhe ceremonia u mbyll me hedhjen tradicionale të kapeles. Kolegji Universitar Bedër i uron suksese të mëtejshme studentëve brezit të nëntë të diplomuarve!

Leksion i hapur, tregu i sigurimeve në Shqipëri

Qendra Zhvillimore-Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion organizoi dje një leksion të hapur, ku i ftuar në bashkëbisedim me studentët e Kolegjit Universitar Bedër ishte z. Gëzim Tola, Drejtor i Shitjeve dhe Produkteve Vullnetare në grupin Eurosig-Insig, njëkohësisht dhe Drejtor i Menaxhimit të Riskut për Eurosig Kosovë.    Nën moderimin e Drejtorit të Qendres, Dr. Ndriçim Çiroka, përgjatë këtij leksioni z. Tola foli mbi historikun e sigurimeve, si një nevojë e hershme e shoqërisë njerëzore. Me tej ai pasqyroi situatën në Shqipëri dhe nevojën për sigurim. Z. Tola u ndal dhe tek historiku dhe filozofia me të cilën operon grupi Eurosig-Insig, produktet dhe paketat kryesore që ofron, etj.    Nga ana tjetër studentët shfaqën interesin e tyre për të mësuar më shumë rreth sektorit sigurimeve në vendin tonë dhe në botë.
  • <
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri