Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Seminar me temë "Qasja konstruktive në mësimdhënie dhe implementimi i saj në klasa"

Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Teknologjisë dhe Biznesit organizuan për stafin e KU Bedër seminarin me të ftuar 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐃𝐫. 𝐖𝐨𝐞𝐢 𝐇𝐮𝐧𝐠, nga 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐲 𝐨𝐟 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚 (USA) me temë: "Qasja konstruktive në mësimdhënie dhe implementimi i saj në klasa". Seminari i prof. Hung ishte mjaft interaktiv dhe solli në vëmendje disa pikëpamje mjaft të rëndësishme për qasjet konstruktive, sjelljet, mënyrën e mësimëdhënies dhe se si duhet t'i implementojmë ato në kohë të ndryshme dhe në varësi të rrethanave.

Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e North Dakotas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Kolegji Universitar Bedër nënshkroi ditën e sotme një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e North Dakotas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky memorandum u nënshkrua nga Prof. Dr. Gjergj Sinani, rektori i KU Bedër, Prof. Dr. Woei Hung nga University of North Dakota, Prof. Assoc. Dr. Tidita Abdurrahmani, Dekane e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit dhe Dr. Sofokli Garo, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Kompjuterike. Ky memorandum synon bashkëpunimin e universiteteve në fushat e promovimit dhe inkurajimit të shkëmbimeve mes stafit dhe studentëve, pjesëmarrjen e tyre në trajnime, leksione, konferenca, workshope dhe punë kërkimore për të ndarë eksperienca, mendime dhe ide për përfitim të përbashkët.

Takim me përfaqësues nga Euroasia International University

Drejtues të Kolegjit Universitar Bedër zhvilluan sot një takim me përfaqësues nga Euroasia International University.  Gjatë takimit përfaqësuesit e të dy palëve informuan mbi departamentet dhe programet e ofruara në universitete, duke ofruar kështu një panoramë të përgjithshme institucionale. Ndër pikat kryesore të diskutuara në këtë takim, ishin mundësitë e shkëmbimit Erasmus + mes studentëve si një mënyrë e mirë networku për ta, aktivitetet e përbashkëta me përfitime të ndërsjella në njohuri, shkëmbim eksperiencash si dhe pjesëmarrjen në projekte të ndryshme me vlerë ndërkombëtare.

Studentët e Departamentit të Drejtësisë, vizitë në Kryesinë e Kuvendit

Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër zhvilluan ditën e sotme një vizitë në Kryesinë e Kuvendit në kuadër të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Gjatë kësaj vizite studentët morën pjesë në aktivitetin më temë “Kuvendi i Vlorës”, organizuar nga Instituti Parlamentar. Takimin e hapi Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Parlamentar, z. Elvin Gjevori, i cili i njohu të pranishmit me disa nga aktivitetet kryesore të Institutit dhe në mënyrë të veçantë veprimtaritë në kuadrin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Aktivitetin e përshëndeti Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla e cila nënvizoi rëndësinë e njohjes së rinisë me një seri kumtesash e ligjëratash mbi aspekte të ndryshme të shpalljes së pavarësisë, momente me rëndësi historike, informacione arkivore, analiza të ngjarjeve dhe figurave të spikatura. Ndërsa për rëndësinë e Kuvendit të Vlorës në shpalljen e pavarësisë dhe të ardhmen e Shqipërisë mbajti një ligjëratë Prof. Dr. Valentina Duka. Takimi vijoi në formën e bashkëbisedimit mes Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe Prof. Dr. Valentina Duka mbi rëndësinë e pavarësisë së Shqipërisë, aspekte të tjera të historisë së Shqipërisë dhe çështje aktuale të zhvillimit të vendit. Më pas studentët vizituan ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe ndërtesën e seancave plenare.

Vizitë pune në Universitetin Tor Vergata të Romës

Në kuadër të projektit Erasmus+, Përgjegjësja e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit, Dr. Elda Dollija dhe Përgjegjësi i Departamentit të Drejtësisë, Dr. Gentjan Skara zhvilluan një vizitë pranë Universitetit Tor Vergata të Romës, Itali. Gjatë kësaj vizite, Dr. Dollija dhe Dr. Skara u takuan me përfaqësues të Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë Prof. Massimo Papa dhe Prof. Gianluca Mattarocci. Krahas bashkëpunimit në kuadër të projektit Erasmus+, u diskutua edhe për realizimin e një sërë aktivitetesh të tjera si: i) organizimi i seminareve dhe konferencave shkencore të përbashkëta; ii) shkembimi i stafit akademik dhe studentëve dhe iii) bashkëpunimi në projekte kërkimore shkencore. Universiteti i Tor Vergata është ndër institucionet më prestigjoze në Itali dhe rankohet në vendin e 3-të ndër universitet ndërkombëtare themeluar në 50 vitet e fundit.

Leksion i hapur me Prof. Assoc. Dr. Sally Ann Cruikshank, nga Middle Tennessee State University

Prof. Assoc. Dr. Sally Ann Cruikshank, pedagoge në Middle Tennessee State University ishte e ftuara e radhës e departamentit të shkencave të komunikimit.  Me një eksperiencë 7 vjeçare në botën e televizionit si producente dhe 13 vite në botën akademike si profesoreshë e lëndëve që lidhen me median digjitale, ajo i këshilloi gazetarët e ardhshëm t’i kushtojnë vëmendje audiencës së tyre.  “Hapi i parë drejt suksesit është pikërisht të menduarit për audiencën, përpara se të fillosh të shkruash ngjarjen”- u shpreh Prof. Cruikshank. Gjatë prezantimit, Prof. Cruikshank dha shembuj konkretë nga eksperienca e saj si profesioniste e fushës duke e bërë më aktuale situatën për studentët. Nuk munguan dhe pyetjet nga audienca, duke i shtuar më tepër interaktivitet takimit.

Marrëdhëniet Publike në epokën e mediave sociale - Leksion i hapur nga Madeleine Luchsinger

Studentët e programit Master në Departamentin e Shkencave të Komunikimit zhvilluan ditën e djeshme leksionin e hapur me temë “Marrëdhëniet Publike në epokën e mediave sociale”. Leksioni u mbajt nga profesoresha amerikane Madeleine Luchsinger.  E diplomuar në degën e Gazetarisë dhe Komunikimit në Middle Tennessee State University, Madeleine aktualisht është eksperte PR në agjencinë e marketingut Cision, ku kryesisht merret me etapën e vlerësimit të një fushate PR. Detyrat specifike të saj përfshijnë vlerësimin e fushatës së PR të klientëve me të cilët ajo bashkëpunon si dhe realizimin e një raporti final që u shërben atyre për suksesin e fushatës së ardhshme.  “Për të patur një fushatë të suksesshme PR, nuk nevojitet thjesht një grup pune i rrjeteve sociale apo marrëdhënieve publike. Përkundrazi, është e domosdoshme që të dyja këto të bëhen bashkë për të marrë rezultatin e dëshiruar”- u shpreh profesoresha Madeleine. Gjatë leksionit, e iniciuar edhe nga pyetjet e të pranishmëve, znj. Luchsinger bëri dallimin mes influencuerave dhe VIP-ave, duke renditur qartë arsyet pse njëra prevalon mbi tjetrën dhe është një aset për fushatat e kompanive të ndryshme. Leksioni u shoqërua me komente, pyetje dhe ndarje eksperiencash mes studentëve dhe znj. Luchsinger, që e bënë takimin mjaft dinamik e interaktiv.

Rektori i Kolegjit Universitar Bedër pret në takim dy studiuese nga SHBA

Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Gjergji Sinani priti në një takim dy studiuese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pedagoge në Middle Tennessee State University, znj. Madeleine Luchsinger, dhe znj. Sally Ann Cruikshank. Rektori i njohu nga afër me aktivitetin, programet e studimit, misionin dhe vizionin e KU Bedër. Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimet e mundshme mes KU Bedër dhe Middle Tennessee State University në fushën akademike, kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të eksperiencave mes stafit dhe studentëve. Studiueset ndodhen në Shqipëri në kuadër të Konferencës së Tretë Ndërkombëtare mbi studimet në media dhe komunikim me temë "Komunikimi dhe zhvillimet e medias në epokën e dezinformimit dhe sfidave globale", konferencë e cila organizohet nga Kolegji Universitar Bedër.
  • <
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri