Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Bedër, pjesë e projektit "Bologna Hub Peer Support"

Kolegji Universitar Bedër bëhet pjesë e projektit "Bologna Hub Peer Support", i cili koordinohet nga Ministria Gjermane e Arsimit dhe Kërkimit dhe Agjencia Gjermane e Shkëmbimit Akademik (DAAD) në bashkëpunim me Erasmus+. Projekti synon përmirësimin e zbatimit të elementeve kryesore të procesit të Bolonjës në institucionet e arsimit të lartë në të gjithë Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA). Gjatë takimit të parë me ekspertët nga Belgjika dhe Zvicra , u shkëmbyen përvoja dhe u diskutuan sfidat dhe mundësitë për zhvillimin dhe implementimin e reformave  praktike në kuadër të procesit të Bolonjës. Pas periudhës së zbatimit, ekspertët do të kryejnë një vizitë në institucion në mënyrë që të diskutojnë dhe të pasqyrojnë së bashku sfidat specifike të paraqitura brenda fushës së periudhës së zbatimit. Në fund të projektit, të gjithë IAL-të e përfshira do të marrin pjesë në një konferencë përfundimtare së bashku me ekspertët, konsorciumin e projektit dhe palët e tjera të interesit. Rezultatet do të diskutohen dhe publikohen në një punim përfundimtar.

“Bedër”, partner me universitetin e Ekonomisë dhe Shkencave Humane të Varshavës

Kolegji Universitar Bedër nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Ekonomisë dhe Shkencave Humane të Varshavës. Marrëveshja konsiston në bashkëorganizimin e aktiviteteve shkencore, shkëmbimit të stafit dhe studentëve, si dhe konsolidimit të marrëdhënieve dypalëshe me qëllim ofrimin e mundësisë për diplomë të dyfishtë për studentët që studiojnë në menaxhim, financë, drejtësi, apo shkenca kompjuterike në të dyja institucionet e arsimit të lartë. Për më shumë informacion rreth këtij universiteti, klikoni linkun si më poshtë: https://vizja.pl/en/  

Konkursi Kombëtar i IT-së 2021

Për të dytin vit radhazi Kolegji Universitar Bedër organizon Konkursin Kombëtar të IT-së. Qëllimi i këtij konkursi është prezantimi, nxitja dhe motivimi i nxënësve gjimnazistë në lidhje me teknologjitë e informacionit, roli që ato luajnë në ditët e sotme dhe rëndësia e tyre.

Përgatitja për Intervistë Pune / Intershipi

Ndihmës Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Shqipëri, Lucija Straley bisedoi me studentë të Kolegjit Universitar Bedër rreth mënyrës për të bërë përshtypje të mirë gjatë intervistave të punës dhe të bursave. Ajo ndau me ta strategji të cilat studentët mund t’i përdorin për të nxjerrë në pah pikat e tyre të forta dhe i nxiti t’i qasen çdo interviste si një përvojë nga e cila mund të mësojnë.

Thirrje për programet e shkëmbimit Fulbright të Ambasadës Amerikane

Është hapur thirrja për programet e shkëmbimit Fulbright të Ambasadës Amerikane në Tiranë për staf dhe studentë si më poshtë:    • Për pedagogët e Kolegjit Universitar Bedër të interesuar për një program kërkimor në kuadër të Programit Fulbright Visiting Scholar.     • Për ish-studentët e Kolegjit Universitar Bedër për programin Fulbright Foreign Student për studime Master.    Edhe këtë vit, seancat e orientimit do të jenë virtuale. Për këtë Ambasada Amerikane ka ndërtuar një sistem aplikimi të pjesëmarrësve dhe të interesuarit mund të regjistrohen drejtpërdrejtë për të marrë pjesë në seancat informative ose të kontaktojnë në: Educationandculturetirana@America.Gov    Më poshtë gjendet informacioni i përmbledhur për të dy programet.      Për të interesuarit në programe leadershipi në mes të karrierës së tyre, Ambasada Amerikane administron edhe Programin Hubert H. Humphrey. Programi zgjat 10 muaj dhe është një kombinim studimi, internshipi, seminaresh dhe konferencash.       Programi Fulbright për Studiues të Huaj (Fulbright Visiting Scholar Program) është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj, dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara.    Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit 2022 Fulbright Visiting Scholar . Ju lutemi përzgjidhni me kujdes disiplinën e duhur dhe fushën primare të specializimit nga lista që ofrohet në formularin e aplikimit.   Bursat zakonisht zgjasin tre deri në gjashtë muaj në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit.    • Kërkesat për Kualifikim • Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë • Aplikantët duhet të kenë gradën Doktor ose të jenë kandidatë për gradën Doktor në fushën e tyre të studimit • Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë mësimdhënie dhe/ose kërkimore në një universitet shqiptar ose institucion tjetër kërkimor • Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentine aplikimit) • Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1 • Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore   Per me shume informacion, te interesuarit mund te klikojne ne  https://al.usembassy.gov/education-culture/educational-exchange-programs/fulbright-programs/   Per pyetje te tjera mund te kontaktojne edhe ne kete adrese email: EducationandCultureTirana@america.gov ose te regjistrohen here për të ndjekur seancat informative në lidhje me programin të ofruara nga stafi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.     Programi Fulbright për Studentë të Huaj (Fulbright Foreign Student program) është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.    Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit. 2022 Fulbright Student Program  Per vitin akademik 2021-2022, në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, firmosur më 25 shtator 2019, do te financoje applikantet e perzgjedhur në nje nga fushat e mëposhtme: 1. Edukim 2. Inxhinieri 3. Shkencat e Natyrës 4. Histori 5. Gjuhësi 6. Shkenca Kompjuterike/Teknologji Informacioni 7. Administrim Publik   Bursat zakonisht zgjasin një deri në dy vjet në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studime për gradën Master. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit.     Kërkesat për Kualifikim • Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë. • Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë të programeve tre + një ose tre + dy, sipas sistemit të Bolonjës). • Aplikantët duhet të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi udhëheqëse • Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentin e aplikimit.) • Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1. • Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.   Per me shume informacion, te interesuarit mund te klikojne ne  https://al.usembassy.gov/education-culture/educational-exchange-programs/fulbright-programs/   Per pyetje te tjera mund te kontaktojne edhe ne kete adrese email: EducationandCultureTirana@america.gov ose te regjistrohen here për të ndjekur seancat informative në lidhje me programin të ofruara nga stafi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.       2022-2023 Programi Hubert H. Humphrey    Programi Hubert H. Humphrey dërgon në Shtetet e Bashkuara profesionistë që janë në mes të karierës së tyre profesionale dhe me potencial udhëheqës, për një program dhjetë mujor, të nivelit pasuniversitar, me kurse akademike dhe aktivitete të zhvillimit profesional por që nuk përfundon me diplomë. Kandidatët nominohen në bazë të potencialit për udhëheqje dhe përkushtim në shërbim publik.   Kategoritë dhe Fushat Specifike të Programit   Kapacitete Njerëzore dhe Institucionale: Zhvillim Ekonomik, Financë dhe Bankë; Analizë të Politikave Publike dhe Administratim Publik; Politika dhe Manaxhim Teknologjik; Menaxhim të Burimeve Njerëzore   Të drejtat dhe Liritë: Komunikim dhe Gazetari; Liria Ndërombëtare Fetare; Drejtësi dhe Të Drejtat e Njeriut; Politika dhe Parandalimi i Trafikimit të Qenieve Njerëzore   Toka të Qëndrueshme: Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Burime Natyrore, Politikat Mjedisore dhe Ndryshimet Klimaterike, Planifikim Urban dhe Rajonal   Komunitete në rritje: Sëmundjet Ngjitëse dhe Infektive; Politika dhe Menaxhim të Shëndetit Publik; Politika dhe Parandalim të HIV/AIDS; Edukimi, Parandalimi dhe Trajtimi i Abuzimit me Lëndët Narkotike; Administrim, Planifkim dhe Politika të Arsimit; Administrimi i Arsimit të Lartë; Mësimdhënie e Gjuhës Angleze si Gjuhë e Huaj;   Programi Humphrey zgjat dhjetë muaj. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit.    Kriteret e Përzgjedhjes: • Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë • Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë te programeve tre + një ose tre + dy sipas Sistemit të Bolonjës). • Aplikantët duhet të jenë të punësuar në Shqipëri • Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit • Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; Përfshini rezultatet e provimit të TOEFL ose IELTS nëse janë të vlefshme) • Aplikantët duhet të demonstrojnë aftësi lidershipi dhe përkushtim në shërbimin publik • Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1. • Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.   Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë online formularin Humphrey. Klikoni 2022-2023 Humphrey program për formën e aplikimit online.   Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë me email EducationandCultureTirana@America.gov ose regjistrohuni here për të ndjekur seancat informative në lidhje me programin të ofruara nga stafi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.

Bedër nis bashkëpunimin me “Educators without Borders”

Përfaqësues të Universitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe drejtues të Organizatës Ndërkombëtare “Educators without Borders” zhvilluan një vizitë në Kolegjin Universitar Bedër, ku u pritën nga Rektori, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe përfaqësuesit më të lartë të institucionit. Mes të tjerash, qëllimi i kësaj vizite ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi (MoU) mes Kolegjit Universitar “Bedër” dhe Organizatës Ndërkombëtare “Educators without Borders”, e kryesuar nga Prof. Mohamed Albaili. Kjo marrëveshje konsiston në bashkëpunimin mes dy institucioneve në fushën e trajnimeve për mësuesit, nxënësit në nevojë dhe drejtuesit e shkollave në arsimin parauniversitar në kohë krize. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të ofrohen trajnime jo vetëm për pjesëmarrësit vendas, por edhe për ata nga rajoni.

Bedër, memorandum me Dhomën Ekonomike të Gruas

Kolegji Universitar Bedër nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e ndërsjellë me Dhomën Ekonomike të Gruas. Ky memorandum, i nënshkruar nga Rektor i KUB, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas, znj. Antonela Hako, i angazhon palët mbi bashkëpunimin arsimor, kulturor dhe social.    Fushat e veçanta të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve përfshijnë:   1. Trajnime të stafeve, studentëve; 2. Shkëmbime të eksperiencave ndërmjet stafeve; 3. Praktika mësimore; 4. Dhënien e bursave të studimit; 5. Projekte dhe aktivitete të përbashkëta; 6. Punësime të studentëve në programe respektive.

Erasmus +, “Bedër” partner me Kolegjin “Lavoslav Ružička” (Kroaci)

Kolegji Universitar “Bedër” tashmë është partner zyrtar me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” në Vukovar (VEVU), Kroaci, në kuadër të Programit Erasmus + të Mobilitetit të Stafit dhe Studentëve në fushën e Drejtësisë. Në kuadër të bashkëpunimit të KUB me VEVU në projektin Erasmus+, së shpejti do të hapen thirrjet për aplikime për stafin dhe studentët për periudhën “Summer 2021” dhe “Fall 2021”. Kuotat për këto thirrje janë si më poshtë: Aktiviteti 1 – STT Mobility - Non-teaching week – 1 kuotë - Non-Teaching Staff Traineeship – Qershor 2021 (5 ditë të javës) (do të konsiderohet mundësia në varësi të situatës me pandeminë), ndryshe do të shtyhet për Vjeshtë 2021. Aktiviteti 2 - STA – Staff Mobility for Teaching – 1 kuotë - Internal Calls do të hapen në fillim të majit 2021, për t’u realizuar në Shtator 2021. Aktiviteti 3 - SMP- Student Mobility for Traineeships – 1 kuotë – Verë 2021 – Min. 2 muaj Aktiviteti 4 - SMS- Student Mobility for Study – 2 kuota – Vjeshtë 2021 – Një semestër Për më shumë informacion rreth Kolegjit dhe programit Erasmus+, ju lutem gjeni linket me poshtë: PARTNERSHIPS: http://www.vevu.hr/?podatak_id=37&g=12&i=161&panel=1#panel-1 VEVU Erasmus+: http://www.vevu.hr/?g=12&i=161 INFORMATION PACKAGE http://www.vevu.hr/?podatak_id=6&g=12&i=161&j=204&panel=1#panel-1
  • <
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri