Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Bedër çel vitin akademik 2019-2020

Kolegji Universitar Bedër nisi sot vitin e ri akademik 2019-2020. Në ceremoninë e organizuar në ambientet e KU Bedër ishin të pranishëm studentë, prindër, stafi akademik dhe administrativ, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Fjalën e hapjes e mbajti Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili theksoi përpjekjet e institucionit për të krijuar një ambient që u vjen në ndihmë studentëve për t’u formuar profesionalisht, si dhe për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë. “Mesazhi im për ju në këtë fillim të vitit të ri akademik është që të punonin fort, jo vetëm për të kaluar një provim, por sepse dija është forcë. Ajo do të jetë arma juaj më e fortë që do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë jetës”, theksoi ndër të tjera Prof. Gjana. Më pas fjalën e mori Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, i cili theksoi se ajo që e dallon Kolegjin Universitar Bedër janë vlerat. “KU Bedër e ka treguar prej vitesh tashmë që misioni i tij nuk është vetëm ti pajisë studentët me diploma, por të nxjerrë në treg profesionistë të aftë me moral dhe vlera njerëzore që do të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë të shoqërisë sonë. Prandaj, këto 3 vite që do të kaloni në këtë institucion shfrytëzojini më së miri për të ndërtuar themele të forta për të ardhmen tuaj”, tha z. Spahiu. Në këtë ceremoni studentëve u uruan suksese dekania e Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, zv/Rektori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Dr. William K. Martin. Ata shprehën gatishmërinë e të gjithë stafit për të ndihmuar studentët në këtë rrugëtim të rëndësishëm. Në emër të studentëve përshëndetën Desara Kuka, studente e vitit të tretë në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, si dhe Eldo Nexha, student i vitit të dytë në Shkenca Komunikimi. Ndërkohë, në emër të të diplomuarve përshëndeti Ermal Mema, i diplomuar në vitin 2014 për drejtësi.

Bedër, bashkëpunim me Këshillin Global për Tolerancë dhe Paqe

University College Bedër and Global Council for Tolerance and Peace (GCTP) signed in Malta a memorandum of collaboration for promoting tolerance, dialogue and peace. The agreement was signed by the Rector of Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana and the President of the GCTP, Dr. Ahmed Mohamad Al Jarwan. The Parties will engage in the organization of international conferences, the development of scientific research, the involvement of students and staff in projects aiming at promoting tolerance, dialogue and peace. In addition, Rector Gjana participated in a symposium organized by the Global Council on Tolerance and Peace, where he gave a presentation on “Teaching tolerance and dialogue in higher education as a need for a more secure and peaceful world: Case of Albania”. The symposium organized at the University of Malta, under the patronage of the President of Malta, Dr. George Vella, was attended by scholars from various countries of the world.

Lista E Kandidatëve Fitues Për Vitin Akademik 2019-2020 / Raundi I Dytë

Kolegji Universitar Bedër shpall listat e aplikantëve fitues të raundit të dytë, viti akademik 2019–2020. Më datë 30 shtator 2019 do të nisë procesi i regjistrimit të fituesve. Regjistrimet për këtë raund zgjasin deri më datë 9 tetor 2019.   Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave. c) 2 fotografi të vogla personale. d) Mandati i pagesës (për ata që nuk e kanë bërë)  Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e mëposhtme. Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi: Shkenca Kompjuterike Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Shkenca Komunikimi Drejtësi Gjuhë dhe Letërsi Angleze Shkenca Islame SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në Kolegjin Universitar Bedër, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Dytë, mund të aplikojnë në Raundin e Tretë, duke përzgjedhur si preferencë të tyre të paktën një nga programet tona që mund të kenë ende kuota të lira. Aplikimet online për Raundin e Tretë janë më 12–14 tetor 2019. Kontakt: Tel: +355673427001 Email: admissions@beder.edu.al Web: www.beder.edu.al Ju mirëpresim!

Lista E Kandidatëve Fitues Për Vitin Akademik 2019-2020 / Raundi I Parë

Data 2 shtator 2019 shënon nisjen e procesit të regjistrimit të aplikantëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 15 shtator 2019. Studentët që nuk regjistrohen brenda këtyre datave u digjet e drejta për këtë raund regjistrimesh. KUJDES! Kandidatët që janë renditur brenda kuotave fituese duhet ta bëjnë regjistrimin brenda 48 orëve të para të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, pra më 2 dhe 3 shtator, pasi më pas kjo e drejtë i kalon edhe aplikantëve që janë në listën pritëse. Studentët që janë jashtë kuotave fituese duhet të kontaktojnë me Kolegjin Universitar Bedër, pasi në përfundim të fazave 48-orëshe lirohen kuota nga aplikantët e shpallur fitues në më shumë se një degë. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave. c) 2 fotografi të vogla personale. Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura.  Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi:   Shkenca Kompjuterike Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Shkenca Komunikimi Drejtësi  Gjuhë dhe Letërsi Angleze Shkenca Islame   SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Parë, mund të aplikojnë në Raundin e Dytë, duke përzgjedhur si një nga 10 preferencat e tyre programin që duan të vazhdojnë pranë Kolegjit Universitar Bedër.    Aplikimet online për Raundin e Dytë zhvillohen më 19–21 shtator 2019.       Ju mirëpresim!    

Studentët e Bedër, shkollë verore në Vjenë

Studentët e programeve bachelor dhe master në Departamentin e Shkencave Islame pranë Kolegjit Universitar Bedër nisën një udhëtim studimor, në kuadër të shkollës verore në Vjenë të Austrisë. Pjesë e agjendës janë vizitat në zyrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në Qendrën Ndërkombëtare të Vjenës, ku studentët e Bedër u njohën me punën dhe funksionet e saj. Grupi i studentëve shoqërohet dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, si dhe nga Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja.

Studentët e programit të Drejtësisë përfaqësojnë Shqipërinë në Nuremberg

Studentët e programit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër përfaqësojnë Shqipërinë për herë të parë në Konkursin e së Drejtës Ndërkombëtare Penale, i cili zhvillohet në Nuremberg të Gjermanisë. Konkursi organizohet nga Akademia e Parimeve Ndërkombëtare të Nurembergut dhe Njësia Kërkimore e së Drejtës Ndërkombëtare Penale në Nuremberg. Studentët Erisa Datja, Inisa Sota, Ledina Shabani dhe Thoma Kristo, së bashku me lektoren Ermira Bushi, përbëjnë ekipin përfaqësues të KU Bedër. Konkursi i simulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të zhvillohet në datat 24-27 korrik 2019 në Nuremberg, Gjermani. Ky organizim 4-ditor konsiston në një program intensiv arsimor dhe social, duke mbledhur së bashku studentë nga 60 universitete të ndryshme nga e gjithë bota, për të zhvilluar aftësitë e tyre si avokatë të ardhshëm ndërkombëtarë. Konkursi përfshin bashkëpunimin me gjyqtarë nga Gjykata Ndërkombëtare, profesorë të së drejtës ndërkombëtare (penale) dhe profesionistë të tjerë ligjorë. Ky rrjet e bën kompeticionin një simulim real të seancave që zhvillohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Çështjet e konkursit i drejtohen çështjeve themelore të së Drejtës Penale Ndërkombëtare, si substanciale ashtu dhe procedurale. Ky është i disati konkurs ndërkombëtar që studentët e Kolegjit Universitar Bedër përfaqësojnë Shqipërinë. Për vite me radhë ata janë përfaqësues të vendit tonë në Konkursin Ndërkombëtar të Jessup, si dhe në atë të Hagës.   I urojmë suksese studentëve tanë!

Ceremonia e Diplomimit 2019

Kolegji Universitar Bedër diplomoi brezin e gjashtë të studentëve, në një ceremoni të organizuar në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Tashmë kur janë mbushur tetë vite që nga themelimi, Bedër nxjerr në tregun e punës rreth 260 specialistë të rinj në fushën e Drejtësisë, Komunikimit, Shkencave Islame, Gjuhës dhe Letërsisë Angleze si dhe në fushën e Edukimit.    Me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve, akademikëve, studentëve dhe qindra të afërmve, ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të rektorit të Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinad Gjana, i cili përgëzoi studentët për suksesin e arritur, duke i inkurajuar ata që të përpiqen vazhdimisht në rrugën e dijes dhe duke përballuar çdo sfidë të jetës.    “Vijmë në këtë ditë, ku gjithësekush do të nisë një universitet të ri. Ai universitet quhet “Universiteti i jetës”. Jeta është një universitet që s’mbaron. Jeta është një universitet me plot sfida, me plot vështirësi, me plot momente të suksesshme, por edhe me deshtime.   Dhe ne përgjatë procesit disavjeçar, që përpiqemi të realizojmë si institucion, është që tju përgatisim për këto sfida. Përpjekja për t’ju pajisur jo vetëm në dimensionin akademik, por edhe në dimensionin njerëzor, si dhe në realitetin që një të ri do ta presë, sepse shumë gjëra njeriu i shikon me kalimin e viteve, me kalimin e jetës”, theksoi Prof. Gjana.   Në ceremoni mbajtën fjalën edhe Kryetari i KMSH-së Bujar Spahiu si dhe biznesmeni Artan Dulaku të cilët dhanë mesazhe urimi dhe motivimi për studentët duke i përgëzuar për arritjet e tyre. Gjithashtu, të pranishëm ishin kryetari i Bordit të Fondacionit Hafiz Ali Korca, z. Skënder Brucaj si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj i cili ndau certifikatat për studentët ekselentë.   Studentët me rezultatet më të larta, Kevin Shehu dhe Gentian Grabova mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse në emër të të gjithë studentëve duke u mbështetur tek vlerat që ata gjetën në Bedër.    Gjatë fjalës së tij, Kevin Shehu kujtoi se çfarë e shtyu të studionte në Bedër. “Tre vite më parë ndërsa të gjithë universitetet prezantonin slloganet e tyre "të jesh më i miri", "të jesh i pari", "më i sukseshmi" etj., Kolegji Universitar Bedër tërhoqi vëmendjen time me slloganin “në emër të vlerave”. Kjo më bëri të mendoj se nëse universitetet e tjerë janë për t’i mësuar njerëzve nuhatjen e suksesit personal dhe mirëqenies ekonomike, kuptova se Bedri është një portë ku i mëson brezit të ri të studiojnë dhe të ecin në emër të vlerave.”- shtoi ndër të tjeta Kevin.   Ndërkohë studenti Gentian Grabova falënderoi dhe vlerësoi “garantuesit” e vlerave që gjeti në Bedër. “Më lejoni të falënderoj guardianet e kësaj strukture vlerash e parimesh, të ngritur mbi nje bazë të shëndoshe meritokracie, meritokraci qe mbikëqyret me fanatizëm nga hierarkia e Universitetit Bedër, që nga rektorati, udhëheqesit e departamenteve, dekanati e me radhë. Iu bashkangjita komunitetit studentor të Bedër, në emër të vlerave, dhe si nje student qe ua di rëndesine këtyre vlerave nga eksperienca ime e mëparshme në perendim, ju falënderoj nga zemra për ato që ofruat e vazhdoni të ofroni”- tha ai. Në fund, të gjithë studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master u ngjitën në skenë për të hedhur kapelet e diplomimit duke përmbushur me sukses rrugëtimin e tyre në Bedër.   Kolegji Universitar Bedër uron të gjithë të diplomuarit suksese në jëtën e tyre post universitare dhe i siguron se do të jetë një mbështetje e përhershmë në rrugën e tyre të jetës.

Studentët e Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingut vizitë në Kosovë

Studentët e viti të parë të programit Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu në Kolegjin Universitar “Bedër”, zhvilluan një vizitë studimore njëditore në Kosovë. Nën udhëheqjen e Përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela dhe lektores së lëndëve të marketingut, Dr. Edlira Mali, studentët vizituan agjencinë e marketingut “Karrota”, monumentin “NEWBORN” dhe Kolegjin AAB në Prishtinë. Vizita e parë u bë në agjencinë e marketingut “Karrota”. Gjatë vizitës, ata u pritën nga themeluesi i agjencisë z. Fisnik Ismajli, i cili i njohu më shumë me agjencinë dhe me marketingun në Kosovë. Ismajli iu prezantoi studentëve procesin e fushatave të marketingut që nis me procesin kreativ dhe vazhdon me ideimin dhe zbatimin. Ai shpjegoi se si targetohen audiencat, cilat gabime bëhen më së shumti gjatë procesit, dhe se si mund të bëhet marketing me pak shpenzime, duke sjellë shembull konkret nga agjencia “Karrota” me fushatën “Duaje tënden”. Diskutimet vijuan në përparësitë dhe problemet që karakterizohet sot marketingu dhe kryesisht fusha e reklamës. Më tej studentët vizituan monumentin “NEËBORN”, ku z. Fisnik Ismajli, iu rrëfeu studentëve ideimin, historinë, domethënien dhe transformimin e këtij monumenti nga viti në vit. Së fundmi, studentët vizituan Kolegjin AAB në Prishtinë. Gjatë kësaj vizite studentët u shoqëruan nga Zv/Rektori për Shkencë në Kolegjin AAB, Hasan Saliu dhe Zv/Rektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Venera Llunji. Studentët vizituan ambientet e Kolegjit AAB; teatrin, bibliotekat, ambientet çlodhëse dhe sportive. Më tej ata morën informacione mbi sistemin arsimor universitar në Kosovë, dhe diskutuan për mundësitë e programeve të shkëmbimit. Ndërkohë Kolegji Universitar “Bedër” dhe Kolegji AAB në Prishtinë janë partnerë bashkëpunimi,  kanë organizuar herë pas here konferenca të përbashkëta shkencore, si dhe aktivitete të tjera.
  • <
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri