Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Zhvillohet konferenca studentore në Drejtësi

Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me klubin studentor “Bedër Law Students Association”, zhvilluan konferencën e 5-të studentore me temë: “Shqipëria nën Ndërveprimin e Ligjit, Shoqërisë dhe Politikës”. Punimet e kësaj konferencë u përshëndetën nga dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Rrahim Ombashi dhe nga Z. Enkelejd Alibeaj. Në fjalën e tij, Z. Alibeaj vlerësoi iniciativën e të rinjve në organizimin e një eventi të tillë shkencor në rang studentor. Sipas tij, elementët ligj, shoqëri dhe politikë dhe raporti korrekt mes tyre, kanë një rëndësi vendimtare për mirëfunksionimin e një vendi. Konferenca, gjithashtu u përshëndet nga Znj. Ermira Shkreta, përfaqësuese e Departamentit të Drejtësisë dhe nga Thoma Kristo, zv. President i klubit studentor “Beder Law Students Association”. Me pjesëmarrjen e rreth 19 studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve, punimet trajtonin tema të ndryshme aktuale, të cilat përbëjnë sot thelbin e debatit në drejtësinë shqiptare. Konferenca u zhvillua në 2 sesione, ku në çdo sesion referuesit paraqitën punimet e tyre që u vlerësuan me certifikata nga juria e përbërë nga pedagogë të universitetit. Përpos certifikatave, 3 punimet më të mira u vlerësuan edhe me çmime të tjera. 1. Erisa Datja & Ledina Shabani, me temën ‘Reforma në drejtësi, parakusht për hapjen e negociatave’’ ishin fitueset e çmimit të parë. 2. Kristela Nikolla, me temën “Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale’’ u vlerësua me çmimin e dytë. 3. Fituesja e çmimit të tretë ishte studentja Jona Kaso, me temën: “Cënimi i të drejtës për informim kur bëhet fjalë për sekretet shtetërore’’. Risi e kësaj konference këtë vit ishte pjesëmarrja e disa studentëve të drejtësisë nga universitete në SHBA.

Zhvillohet Workshop-i Studentor në Shkenca Kompjuterike

Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot Workshop-in Studentor me temë: “Koncepte dhe aplikime me gjuhë të programimit të orientuar në objekt”. Studentët e programit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi prezantuan tema të ndryshme lidhur me konceptet aplikative me gjuhë programimi të orientuar objekt dhe programim në web. Disa prej temave ishin: Menaxhimi i një magazine, Quiz game, Coding a double pendulum, Aplikacioni, Ndërtimi i një faqe web-i, Kancelaria e dhuratave, etj.

Zhvillohet përballja finale e Klubit të Debatit

Klubi i Debatit dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Bedër" zhvilluan ditën e sotme finalen e përballjeve të debateve. Tema e debatit të kësaj finaleje ishte "Të rrimë apo të ikim nga Shqipëria?" Të idesë për të ikur ishin grupi i studentëve të vitit të parë: Samanta Hysa, Sabina Kurtaj nga programi Marrëdhënie Publike dhe Komunkim Marketingu si dhe Grisel Alla nga programi Shkenca Komunikimi. Ndërsa të idesë për të qëndruar ishin studentet e vitit të dytë Shkenca Komunikimi: Melsena Danglli, Lirije Myftarago dhe Lushe Përgjegji. Debati u moderua nga studentja Jona Kaso, ndërsa argumentat dhe kundërargumentat nga palët ishin të shumta dhe shpesh befasuese. Përpallja u fitua me shumë pak pikë diferencë nga pala pro qëndrimit në Shqipëri. Ndërsa të dyja grupet u vlerësuan në fund të kësaj finale për punën dhe prezantimin e treguar përgjatë çdo faze të treguar deri në finale. Klubi i Debatit në KUB në këtë vit akademik pati 17 grupe pjesëmarrëse dhe studentët trajtuan temat më aktuale nga fusha e medias, politikës, kulturës, teknologjisë dhe shumë aspekte të tjera të jetës. Ky Klub ka qenë që në fillim ndër më aktivët në Kolegjin Universitar "Bedër"  dhe ju ka shërbyer studentëve të thellohen në dije shtesë, të artikujonë mendimet dhe qasjet e tyre, që ndërtojnë një ligjërim më profesional dhe të krijojnë marrëdhëni shoqërore ndër studentë.

Studentët e Drejtësisë në Bedër përfaqësojnë Shqipëri në Hagë

Studentët e Universitetit Bedër përfaqësojnë Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë. Studentët e Drejtësisë të Kolegjit Universitar Bedër përfaqësojnë Shqipërinë për herë të 5-të, në Gjyqin Imitues të organizuar nga Universiteti i Leiden, Holland në partneritet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale "ICC" dhe Shoqata Ndërkombëtare e Avokatisë "IBA". Studentet Anxhela Buzi, Elida Mëhalla, Fioralba Markja, Monika Kanaçi dhe Olivja Belishaku me pedagogun Dr. Nertil Bërdufi përbëjnë ekipin garues në këtë konkurs ndërkombëtar. ICCMCC u përshëndet nga Prof. Carsten Stahn, Universiteti i Leiden; Prof. Michael Scharf nga CWR University, z. Joe Bell nga IBA dhe Gjyqtarja e GJNP Kimberly Prost. Konkursi i simulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të zhvillohet në datat 2 - 7 qershor, 2019 në Hagë, Holandë. Ky konkurs mirëpret universitete nga e gjithë bota, për një nivel të lartë të debatit, duke simuluar punimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Konkursi konsiston në një program të ngjeshur arsimor dhe social, prej gjashtë ditësh, duke sjellë së bashku studentë me prejardhje dhe kultura të ndryshme në Hagë, për të sfiduar aftësitë e tyre si avokatë të ardhshëm ndërkombëtarë. Raundi përfundimtar pritet të zhvillohet në një sallë gjyqi aktuale me trup gjykues konkret të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Konkursi përfshin bashkëpunimin me gjyqtarë nga gjykata ndërkombëtare, profesorë të së drejtës ndërkombëtare (penale) dhe profesionistë të tjerë ligjorë. Ky rrjet e bën konkursin një simulim real të seancave që zhvillohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Çështjet e konkursit i drejtohen çështjeve themelore të së Drejtës Penale Ndërkombëtare si procedurale ashtu dhe substanciale. 70 ekipe nga 55 vende të ndryshme të botës janë regjistruar në edicionin e vitit 2019 në konkursin e simulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Për herë të parë merr pjesë edhe një ekip përfaqësues nga Rusia. Mbështetja e studentëve në aktivitete brenda dhe jashtë vendit dhe aftësimi i tyre për të garuar me kolegët e tyre në gjithë botën, është një nga prioritetet kryesore që ka Universiteti Bedër.

Youth Center Perspektiva, workshop me studentët mbi fotografinë

Klubi i Fotografisë në Bedër në bashkëpunim me Youth Center Perspektiva organizoi një trajnim mbi fotografinë në kuadër të projektit "Hate Fighters in Action". Ky projekt i cili mbështetet nga programi Erasmus +, Ngritja e Kapaciteteve në Fushën e Veprimit Rinor do të organizojë një sërë aktivitetesh për të rinjtë në vendet partnere dhe të programit, ndër to dhe Bedër, me qëllim forcimin e rolit të të rinjve në aktivitetet për paqen dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes duke përdorur metoda kreative. Në këtë workshop u trajnuan 27 studentë, të cilët morën njohuri rreth fotografisë, përdorimit të aparatit dhe imazheve në mbështetje të mesazheve të paqes dhe kundër gjuhës së urrejtjes. Në fund të trajnimit studentët u pajisen me certifikata.

Klubi "Oaze Shprese" ndihma për 40 familje në nevojë

Studentë të klubit "Oaze Shprese", shpërndanë pako ushqimore për 40 familje në nevojë në zonën e Tiranës. Kjo është vetëm një nga nismat e ndërmarra nga ky klub, ku studentët angazhohen për sigurimin e ndihmave dhe mbeshtetjes për familjet në nevojë. KU Bedër falënderon të gjithë donatorët që japin kontributin e tyre në këto nisma studentore.

Përmbyllet me sukses Instituti i Lirisë Fetare dhe Demokracisë

Instituti i Lirisë Fetare dhe Demokracisë përmbylli sot programin 3 ditor të trajnimit me studentë nga 8 univesitete të ndryshme në vend.   Në ditë e saj të tretë, pjesa e parë e programit u zhvillua në formën e panelit të diskutimi ku të ftuar ishin Prof. Dr. Gjergj Sinani, Universiteti i Tiranës i cili foli rreth temës “Liritë, të Drejtat e Njeriut dhe Demokracia”; Dr. Enri Hide, Universiteti Europian i Tiranës me temën e diskutimit “Liria e fesë dhe radikalizmi fetar” dhe Dr. Genti Kruja, Kolegji Universitar Bedër i cili foli mbi historinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.   Panel i dytë i diskutimit u fokusua tek çështjet juridike mbi lirinë fetare dhe demokracinë. Të ftuar ishin Renata Tokrri, Universiteti i Durrësit Aleksander Moisiu e cila foli mbi temën “Qasja dualiste ndaj lirisë së besimit në shoqëritë demokratike” dhe Msc. Bledar Uku, Kolegji Universitar Bedër  mbi temën “Të drejtat dhe mbrojtjen e tij në Shoqërinë Demokratike”.   Programi vazhdoi më tej me punën në grup dhe prezantimin e projekteve nga studentët pjesëmarrës, mbi marrëdhënien shtet-fe në vendet si SHBA, Francë dhe Austri, dialogu ndërfetar ne Shqiperi, si dhe mbi lirinë e besimit dhe të shprehjes.   30 studentët pjesëmarrës në këtë program u vlerësuan me çertifikata si pjesëmarrës në Institutin e Lirisë Fetare dhe Demokracisë, i organizuar nga Kolegji Universitar Bedër dhe Fondacioni H. Ali Korça, me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikanë në Tiranë.  

Dita e dytë e Institutit të Lirisë Fetare dhe Demokracisë

Instituti për Liri Fetare dhe Demokraci, vazhdoi sot punimet në ditën e dytë të saj, me trajnime, diskutime dhe vizita në institucione dhe objektet e kulteve.   Programi i ditës së sotme u hap me panelin e disutimit, mbi temën: "Feja, Liritë dhe Demokracia", në të cilën të ftuar ishin Dr. Geore Gaitanos përgjegjës i Departamentit të Teologjisë sociale, K.U. Logos; Don Arjan Dodaj Vikari i Përgjithshëm i Dioqezës Tiranë-Durrës dhe Dr. Atakan Derelioglu lektor në Departamentin e Shkencave Islame, K.U. Bedër.    Dr. Geore Gaitanos foli rreth perspektivës së Kishës Ortodokse në Lirinë Fetare dhe Demokracinë, dhe mbi rëndësinë e dinjitetit njerëzor me anë të së cilës njeriu mban përgjegjësi morale e ligjore.    "Burimi i fesë është ndërgjegjja."- tha z. Arjan Dodaj, në fjalën e tij mbi perspektivën e Kishës Katolike mbi Lirinë Fetare dhe Demokracinë. Ai vuri theksin se çdo njeri është i aftë nga natyra që ta njohë besimin.   Ndërsa Dr. Atakan Derelioglu në temën e tij mbi perspektivën e Islamit mbi Lirinë Fetare dhe Demokracinë u shpreh se shumëllojshmëria kulturore është po aq e nevojshme sa shumëllojshmëria njerëzore në natyrë. "Kurani e pranon diversitetin si dicka të nevojshme dhe na këshillon të sillemi mirë me të tjerët dhe të tregojmë respekt ndaj tyre." - tha z. Derelioglu.   Programi vazhdoi më tej me vizitën e studentëve në Qendrën për Luftën Kundër Dhunës dhe Ekstremizmit, në Katedralen Katolike dhe në Dioqezën ortodokse Durrës-Tiranë.
  • <
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri