Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit YCEEC dhe Creative Writing

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar “Bedër” organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet më të mira në konkursin YCEEC dhe Creative Writing ne tre kategori: Academic Essay, Short Story dhe Poetry. Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, prof. Rahim Ombashi i falenderoi studentët për angazhimin serioz dhe vlerësoi punimet e tyre. Përgjegjësja e departamentit, Dr. Irena Shehu përmblodhi shkurtimisht sesi u organizua konkursi. Më tej, ajo shprehu vlerësime për kreativitetin dhe origjinalitetin në punimet e eseve, poezitë dhe historitë e shkurtra që morën pjesë. Të pranishmit i përshëndeti edhe lektori, Dr. William Martin. “Konkurse të tilla u ofrojnë mundësi të rinjve të shpalosin talentin e tyre”, u shpreh ai. Ky konkurs u organizua për vitin e 11-të radhazi nga Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u përmbyll me sukses, përveç fituesve edhe studentët e tjerë pjesëmarrës u pajisën me certifikata. I urojmë suksese të mëtejshme pjesëmarrësve!    

Organizohet edicioni i tretë i konkursit “Urtësitë e traditës profetike”

Në një shfaqje të jashtëzakonshme të ndërthurjes akademike dhe kremtimit kulturor, Kolegji Universitar Bedër organizoi edicionin e tretë të konkursit “Urtësitë e traditës profetike”. Me pjesëmarrjen e mbi 300 pjesëmarrësve nga shkollat fillore, shkollat e mesme dhe universitetet, konkursi i kapërceu kufijtë, duke pasur dhe garues nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Italia, Luksemburgu dhe Gjermania. Ambjentet e Kolegjit Universitar Bedër u bënë një qendër e gjallë e shkëmbimit intelektual ndërsa pjesëmarrësit shpalosën projektet e tyre të ndryshme gjatë një ekspozite ndriçuese posterash. Çdo përpjekje kishte si qëllim të sqaronte virtytet dhe vlerën e traditës profetike, duke ofruar një këndvështrim shkencor dhe fetar mbi mësimet e Profetit Muhamed a.s. Pas ekspozitës, u zhvillua një ceremoni e dhënies së çmimeve e moderuar me profesionalizëm nga figurat e nderuara z. Dritan Boriçi dhe znj. Esmeralda Pashollari. Programi vijoi me recitimin e Kuranit, poezi prekëse, ilahi dhe interpretime magjepsëse. Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Profesor Dr. Gjergji Sinani mbajti fjalën e tij përshëndetëse duke u shprehur se kërkime të tilla ngjallin shpresën që të rinjtë të kultivojnë dijen e të kërkojnë virtytin: Më pas nën kryetari i KMSH Z. Taulant Bica theksoi rëndësinë e sjelljes në kujtesë dhe veprim të sunetit profetik. Të pranishëm ishin dhe anëtarë të fakultetit, studentë dhe të ftuar të nderuar, të cilët i dhanë peshë këtij organizimi. Në kulmin e ngjarjes, juria shpalli fituesit e merituar në çdo kategori, duke shënuar përfundimin e një edicioni të tretë tepër të suksesshëm të “Urtësive të Traditës profetike.”

"Bedër" firmos marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin e Dosjeve

Rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Gjergj Sinani priti në një takim kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Dr. Gentiana Sula. Gjatë takimit u diskutua rreth fushave të mundshme të bashkëpunimit si kërkimi shkencor, edukimi qytetar dhe përkujtimi i ngjarjeve të ndodhura gjatë diktaturës. Në fund të takimit, Prof. Sinani dhe Dr. Sula firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Mbas takimit me rektorin, Dr. Sula zhvilloi një leksion të hapur me anëtarë të stafit dhe studentë të Kolegjit Universitar “Bedër”. Ajo shpjegoi sesi gjatë analizës së dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit del në pah funksionimi i shoqërisë shqiptare gjatë periudhës së komunizmit. Gjatë leksionit, Dr. Sula u ndal edhe te rëndësia që ka arsimi dhe kërkimi shkencor në përcjelljen e historisë dhe fakteve të së shkuarës te brezat e rinj. Të pranishmit drejtuan pyetje dhe ngritën diskutime rreth dosjeve të publikuara, informacioneve që mbartin, gjuhës së përdorur dhe cënimit të së drejtave themelore të njeriut gjatë sistemit komunist.

"Mësimdhënia dhe të Nxënit në Epokën Digjitale”

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizoi një leksion të hapur me temë “Mësimdhënia dhe të Nxënit në Epokën Digjitale”. I ftuar ishte Prof.Dr. Badhyl Musai, profesor me një përvojë dhe karrierë të gjatë në fushën e arsimit si mësues, drejtor, shkolle, këshillar, inspektor arsimi, profesor, përgjegjës departamenti dhe rektor. Gjithashtu, ai ka një eksperiencë si kryetar i Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Aktualisht është profesor në Universitetin e Tiranës dhe drejtor i Qendrës së Arsimit Demokratik. Seminari u zhvillua me me studentë të masterit profesional dhe studentë të tjerë, që aspirojnë rrugëtimin e arsimit. Prof. Musai shtroi dilemat e arsimit, mësuesve dhe nxënësve në një epokë kaq shumë të ndryshueshme si ajo e digjitalizimit. Së bashku me studentët e pranishëm u diskutuan sfidat dhe problematikat që sjell ky proces.  

Leksion i hapur: "Sfidat e konsumatorëve shqiptarë në kuadër të procesit të integrimit”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Konsumatorëve, Departamenti i Drejtësisë pranë Kolegjit Universitar “Bedër” në bashkëpunim me Qendrën “Konsumatori Shqiptar” organizuan së fundi leksionin e hapur me temë “Sfidat e konsumatorëve shqiptarë në kuadër të procesit të integrimit”, me lektore Prof. Asoc. Dr. Ersida Teliti. Prof. Teliti shpjegoi me detaje për të pranishmit raste konkrete mbi të drejtat e cënuara të konsumatorit. Ligjërata interesante solli në vëmendje sfidat me të cilat ndeshen konsumatorët, si: mungesa e informacionit, mungesa e transparencës dhe mungesa e vëmendjes nga autoritetet përgjegjëse, etj. Gjithashtu prof. Teliti u fokusua në metodologjinë e mbrojtjes së konsumatorëve nga autoritetet shtetërore si dhe rëndësinë e organizatave jofitimprurëse, veçmas në të drejtën për t’u ankimuar si dhe në zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve mes palëve. Në leksionin e hapur ishin ishin ftuar jo vetëm studentë të Drejtësisë, por edhe anëtarë të personelit akademik, të cilët diskutuan dhe shprehën idetë e tyre rreth këtij procesi.  

Leksion i hapur: “Aplikime digjitale në shkencat humane në Shqipëri”

Departamenti i Shkencave Kompjuterike zhvilloi një leksion të hapur me temë: “Aplikime digjitale në shkencat humane në Shqipëri”. I ftuar ishte Prof. Assoc. Konstantinos Giakoumis, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane Dhe Komunikimit Gjuhësor në Kolegjin Universitar “Logos”. Prof. Giakoumis vuri në dukje rolin e veçantë që luajnë zhvillimet teknologjike për të lehtësuar kërkimet në fushat e humaniteteteve. Ai u ndal edhe te mundësitë, që u ofron teknologjia studiuesve përmes aplikimit të qasjeve digjitale. “Studiuesit mund t’u përgjigjen pikëpyetjeve të ndryshme në lidhje me rindërtimin e të shkuarës së një vendi, siç ishte rasti i ndërtimit të veshjes së Vojsava Tribaldës, nënës së Skënderbeut apo rrugëtimi virtual në Kalanë e Krujës”, u shpreh Prof. Giakoumis. Studentët dhe stafi u njohën me procesin dhe rezultatin e disa aplikimeve digjitale në shkencat humane në Shqipëri.  

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas! 🌹

Kolegji Univesitar Bedër ju uron përzemërsisht Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!  

Sesion informues rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0.

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizoi një sesion informues për studentët rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0. I ftuari, z. Gerion Treska u shpjegoi studentëve se Junior UP 3.0 ka hapur thirrjen për aplikime për të rinjtë që kanë një ide biznesi apo ata të cilët janë në fazat e para të një startup-i dhe synojnë ta përmirësojnë atë. “Deri më tani janë mbështetur financiarisht 7 startup-e, ndërsa me ekspertizë dhe mentorim janë mbi 30 startup-e”, u shpreh z. Treska. Studentët u aktivizuan duke drejtuar pyetje ndaj të ftuarit dhe mundësive të aplikimit në programin e inkubimit. Nëse dëshironi të aplikoni dhe të mësoni më shumë rreth programit, mund të vizitoni linkun: https://linktr.ee/jaofalbania
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri