Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Albana Muçaj ndan eksperiencën e saj në biznes me studentët e PR-it

Ditën e premte, në ambjentet e Kolegjit Universitar Bedër, studentët e vitit të tretë të programit Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu, në lëndën Strategji Marketingu zhvilluan një seminar të hapur me znj. Albana Mucaj, Kryeredaktore e revistës ‘Business Magazine’ dhe personazh i njohur në fushën e sipërmarrjes si themeluese e ‘Qendrës Multifunksionale Kallz’ dhe revistës ‘Kallzat’. Biseda me studentët u fokusua në udhëtimin e këtij biznesi që në hapat e tij të parë, sfidat e shumta që ka hasur gjatë këtij rrugëtimi dhe vendimet strategjike që janë marrë për të siguruar mbijetesën në treg ndaj konkurrencës dhe veçanërisht fokusimi tek identifikimi e njohja e kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve dydimensionalë, siç i trajtoi Albana si dhe përshtatja e bashkëpunimi i vazhdueshëm me ta që në momentet e para e në vijim për tu siguruar një eksperiencë sa më të kënaqshme. Gjatë bisedës, Albana iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve duke zbuluar edhe planet e saj për diversifikimin e qendrës në të ardhmen si dhe mori dhe mendimet e propozimet e studentëve në lidhje me forma dhe taktika që përshtaten me interesat e target- grupeve të interesit dhe synojnë angazhimin e tyre. Si anëtare themeluese e Dhomës Ekonomike të Gruas, Albana ka një rol aktiv në organizimin e Women Startup Competition në Shqipëri, një ngjarje që mbështet dhe promovon sipërmarrjen e vajzave dhe grave. Gjatë seminarit, ajo trajtoi tema si mundësitë për trajnime dhe zhvillimin e start-up-eve, duke u përqëndruar në rritjen dhe mbështetjen e studentëve për tu integruar në tregun e punës dhe me një fokus në nxitjen e sipërmarrjeve femërore.    

Leksion i hapur: “Çfarë është antropologjia e Islamit? Nga Talal Asad dhe Ahmed Shahab”

Departamenti i Shkencave Islame zhvilloi një leksion të hapur me temë: “Çfarë është antropologjia e Islamit? Nga Talal Asad dhe Ahmed Shahab” me të ftuar PhD. Gianfranco Bria, profesor i së Drejtës Islame dhe studiues në Universitetin Sapienza të Romës. Fillimisht profesori u prit nga rektori i KU Bedër, prof. Dr. Gjergj Sinani, dhe më pas i shoqëruar nga Dr. Skender Bruçaj dhe Prof. Assoc. Dr. Genti Kruja, profesori ndau me studentët njohuritë e tij reth dy figurave të shquara në fushën e antropologjisë islame, të cilët me artikujt dhe librat e tyre kanë pasur një ndikim të gjerë në shoqërinë moderne. Gjatë diskutimit me studentët, theksi u vendos tek mendimet e ndryshme dhe problematikat që kanë hasur studiuesit gjatë kërkimeve të ndryshme mbi këtë tematikë. Ky takim u përmbyll me një seancë pyetje përgjigje nga të pranishmit.

Leksion i hapur: "Modelimi i Vendimmarrjes përmes Procesimit Natyral të Gjuhës”

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit zhvilloi leksionin e hapur me temë “Modelimi i Vendimmarrjes përmes Procesimit Natyral të Gjuhës” me të ftuar Z.Erton Graceni. Përmes eksperiencës së gjerë në konsulencë, ekspertizë në IT, drejtim, menaxhim projektesh dhe zhvillim startup-esh, Z.Graceni i prezantoi studentët me mënyrat se si harmonizimi i njohurive dhe aftësive teknike përcaktojnë mënyrën e funksionimit të kompanive dhe shoqërisë. Një pikë e rëndësishme që u prek gjatë leksionit ishte të menduarit dhe vepruarit në mënyrë sipërmarrëse, për t’u dhënë zgjidhje sfidave dhe dinamikave me të cilat haset cdo pozicion pune. Gjatë diskutimit, theksi u vendos edhe te roli aktiv dhe përfshirja që njeriu duhet të ketë në përmirësimin e përformancës së bizneseve me sipërmarrës të rinj.    

Bordi i Administrimit në KU "Bedër" miratoi bursat për vitin akademik 2024-2025

Bordi i Administrimit në Kolegjin Universitar “Bedër” miratoi bursat, që do t’u akordohen studentëve për vitin akademik 2024 – 2025. Të gjithë maturantët dhe ish maturantët që do të fillojnë studimet për herë të parë vitin e ardhshëm mund të përfitojnë nga bursat e ekselencës, sociale dhe të meritës si më poshtë: 𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 𝐌𝐄𝐑𝐈𝐓𝐄 Kjo bursë mbulon tarifën e plotë të studimit për studentët më të mirë që regjistrohen në vitin e parë të programeve Bachelor dhe 𝐛𝐨𝐧𝐮𝐬𝐢𝐧 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟏𝟎𝟎𝟎 € për çdo vit akademik, të cilat i jepen në dorë studentit. 𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 𝐄𝐊𝐒𝐄𝐋𝐄𝐍𝐂𝐄 Bursa Ekselence për Maturantët me rezultate të larta: Mesatarja 𝟗.𝟓 – 𝟏𝟎 -> 𝟖𝟎% bursë Mesatarja 𝟗.𝟎 – 𝟗.𝟒𝟗 -> 𝟔𝟎% bursë Mesatarja 𝟖.𝟓 – 𝟖.𝟗𝟗 -> 𝟒𝟎% bursë Mesatarja 𝟖.𝟎 – 𝟖.𝟒𝟗 -> 𝟐𝟎% bursë 𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀 𝐒𝐎𝐂𝐈𝐀𝐋𝐄 Bedër mundëson programin e 𝑩𝒖𝒓𝒔𝒂𝒗𝒆 𝑺𝒐𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒅𝒆𝒓𝒊 𝒏𝒆̈ 100% për studentët: • Me status jetimi • Pa kujdestari prindërore • Me pamundësi ekonomike • Fëmijë i punonjësve të rënë në detyrë • Me status invalidi, paraplegjiku, tetraplegjiku, etj. 𝐏𝐎𝐒𝐈𝐏 Aplikantët që përzgjedhin të studiojnë tek ne nëpërmjet POSIP mund të përfitojnë: • Praktikë pune të paguar • Bursë studimi KU “Bedër” është vazhdimisht në mbështetje të maturantëve dhe studentëve duke ofruar një gamë të gjerë bursash studimi.

Kryetari i organizatës “Educators Without Borders International” zhvillon vizitë në Bedër

Kryetari i organizatës “Educators Without Borders International” me seli në Gjenevë, Dr. Mohammed Alobeidli dhe Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Kajros, Dr. Nasr Arif zhvilluan një vizitë pune në Kolegjin Universitar “Bedër”. Gjatë takimit, kryetari i bordit të administrimit, Dr. Ali Zaimi i falënderoi miqtë për mbështetjen me bursa për studentët tanë. Gjithashtu, Dr. Zaimi i informoi ata mbi veprimtarinë akademike e arsimore të universitetit. Mbledhja vijoi me diskutime konkrete mbi intensifikimin e marrëdhënieve mes institucioneve në fushën e aktiviteteve akademike, kërkimit shkencor, trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave mes pedagogëve dhe studentëve. Dr. Alobeidli shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen ndaj KU Bedër në funksion të rritjes së cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së nevojshme. Së bashku me dekanin e studentëve z. Surja Shehi, ata shqyrtuan aplikimet për bursat e Meritës, që tashmë janë kthyer në traditë për KU Bedër. Miqtë nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të takojnë sot rektorin, Prof. Dr. Gjergj Sinani dhe antarë të tjerë të stafit.  

Leksion i hapur: “Sfidat e shoqërive myslimane në Evropë”

Dr. Nasr Arif, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Kajros mbajti sot një leksion të hapur në KU Bedër me temë: “Sfidat e shoqërive myslimane në Evropë”. Gjatë fjalës së tij, Dr. Arif u përqendrua te sfidat më të mëdha që shoqëritë myslimane hasin në Evropë. Sfidat më të mëdha, Dr. Arif i listoi si më poshtë: 1. Lidhja me Gjeografinë dhe Historinë e vendit nga vijnë; 2. Importimi i fetvave nga jashtë vendit ku jetojnë; 3. Cila është triumfuese: integrimi, asimilimi apo të qenurit indigjen, 4. Ëndrra e kthimit prapa në vendin e origjinës; 5. Dyshtetësia; 6. Identiteti. Teksa shpjegoi këto pika, ai i ilustroi ato me shembuj nga historia e qytetërimeve. Bashkëbisedimi u mbyll me një sesion pyetje përgjigje me të pranishmit.    

Vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni

Përgjegjësi i departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela mori pjesë në një vizitë studimore rreth edukimit për median dhe informacionin në Slloveni. Në vizitën e zhvilluar në datat 4 dhe 5 dhjetor morën pjesë përfaqësues nga 11 fakultete, pjesë të projektit “Edukimi për median dhe informacionin për mësuesit e ardhshëm,” mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe implementuar nga Instituti Shqiptar i Medias. Dr. Çela përfaqësonte Kolegjin Universitar “Bedër” si pjese e grupit të institucioneve të arsimit të lartë, partnere në zbatimin e këtij projekti. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit morën pjesë në disa workshop-e dhe takime në Universitetin e Lubjanës, ku shkëmbyen eksperiencat rreth edukimit mediatik dhe analizuan studimet e fundit në këtë fushë. Kjo vizitë ishte një mundësi që pjesëmarrësit të shkëmbenin përvoja rreth qasjes së arsimit formal për edukimin mediatik, por edhe një mënyrë për t’u njohur me nisma jashtëshkollore që përqendrohen në nxitjen e mendimit kritik dhe edukimit për informacionin. Dr. Çela është angazhuar si trajner i edukimit mediatik përgjatë zbatimit të gjithë projektit “Edukimi për median dhe informacionin për mësuesit e ardhshëm”.

Shefi i Zyrës së PR në Ambasadën Amerikane diskuton me studentët mbi lirinë e shtypit

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Chad Twitty vizitoi së fundmi Universitetin Bedër për të diskutuar mbi lirinë e shtypit me studentët e gazetarisë dhe komunikimit. Chad ndau me studentët rrugën e tij të karrierës akademike dhe profesionale që e çuan atë në rolin e tij aktual si drejtues i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë.  Ai vuri në dukje rolin kritik që luan media në shoqëritë demokratike, duke cituar Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken: “Një shtyp i lirë dhe i pavarur është institucioni kryesor që lidh publikun me informacionin që ata kanë nevojë për të mbrojtur veten e tyre, për të marrë vendime të informuara dhe për të vendosur zyrtarët qeveritarë para përgjegjësisë.” Grupi diskutoi mbi të ardhmen e mediave, duke përfshirë teknologjitë e reja si IA. Si reporterë, gazetarë dhe profesionistë të komunikimit të së nesërmes, Chad sfidoi studentët që të informojnë shqiptarët dhe botën.  
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri