Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Departamenti i EEL organizon leksionin e hapur me Prof. Assoc. Dr Ivana Trajanoska

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar “Bedër” në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Amerikan të Shkupit organizoi një leksion të hapur me Prof. Assoc. Dr Ivana Trajanoska, me temë:  "The Importance of Inderdisciplinary provisions in Higher Education". Të ftuar në leksion ishin anëtarë të stafit akademik, të cilët shkëmbyen ide dhe mendime rreth temës. Gjithashtu, Prof. Trajanoska zhvilloi një leksion të hapur edhe me studentët e departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, me temë: Stylistic elements in Business Writing. Studentët u angazhuan në leksion duke i drejtuar pyetje të ftuarës. Leksionet e hapura u organizuan në kuadër të programit “KA171-HED - Mobility of higher education students and staff supported by external policy funds”.

KU "Bedër" partner në projektin e Bashkimit Europian "SWITCHING VIRTUAL"

Më datë 27 shkurt startoi projekti i Bashkimit Europian SWITCHING VIRTUAL, ku Kolegji Universitar “Bedër” është partner. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja me aftësi të buta (soft skills) të punonjësve të rinj, mesuesve dhe akademikëve nga vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate nëpërmjet takimeve virtuale dhe metodologjisë online. Projekti SWITCHING VIRTUAL koordinohet nga Universiteti Atlantika në Portugali dhe partnerë të tjerë organizatat: INTEGRA ( Spanjë ), NGO Integrity (Mali i Zi), Kolegji Universitar “Bedër” (Shqipëri), ECSA Kosovo (Kosove) dhe STICHTING YEUTH (Hollandë).

Kompania InterMedia zhvillon sesion informimi rreth praktikave profesionale

Studentët e departamentit të Shkencave Kompjuterike zhvilluan një sesion informimi me Përfaqësuesit e kompanisë InterMedia në lidhje me mundësinë e internshipeve në fushën e zhvillimit të projekteve inovative në industrinë e turizmit. Takimi e hapi përgjegjësi i departamentit, Dr. Arti Omeri, i cili në fjalën e tij bëri një prezantim të shkurtër të bashkpunimit që institucioni ka me kompani të ndryshme në sektorin e teknologjisë. Ai gjithashtu theksoi rëndsinë që kanë praktikat dhe internship-et në kualifikimin dhe karrierën e studentëve. Në prezantimin e tyre, përfaqësuesit e InterMedia SHPK theksuan se InterMedia, e themeluar në vitin 2006, ka shërbyer si pioniere e marketingut dixhital në Shqipëri, duke krijuar një emër në industrinë e turizmit. Kompania është specializuar në zhvillimin e softuerëve, web platformave dhe menaxhimin e pronave, duke sjellë në jetë projekte inovative si AllBookers.com dhe BookersDesk.com. Projektet kryesore, si BookersDesk.com dhe AllBookers.com, u prezantuan si sisteme inovative për menaxhimin e rezervimeve online dhe reklamimin e pronave për hotelierët. Përveç kësaj, u theksuan edhe projekte të tjera inovative të kompanisë si RentalSoft, FinanceSoft, EasyBill, dhe E-Table, të cilat kanë potencialin për të ndryshuar industrinë e turizmit. Intermedia SHPK po ofron një mundësi të veçantë internshipi për studentët e Teknologjisë, që dëshirojnë të eksplorojnë dhe zhvillojnë njohuritë e tyre. Pjesëmarrësit në program do të kenë mundësinë të aplikojnë njohuri teknike dhe kreative në projekte reale, duke përfituar nga mentorimi i drejtpërdrejtë nga një ekip profesional. Me një program të strukturuar që përfshin një kurs falas me një kohëzgjatje prej 82 orësh, si dhe fleksibilitet në orarin e punës për studentët në universitet, ky program internshipi ka një kohëzgjatje prej 2-3 muaj, me mundësinë e vazhdimësisë në varësi të performancës së pjesëmarrësve.

KU “Bedër” i akordon “Doktor Honoris Causa” Shkëlqesisë së Tij, Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa

Kolegji Universitar “Bedër” i akordon titullin “Doktor Honoris Causa” Shkëlqesisë së Tij, Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, Sekretar i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame dhe njëkohësisht Kryetar i Asosacionit të Dijetarëve Myslimanë. Dr. Issa ka shërbyer si Ministër i Drejtësisë dhe Këshilltar i Gjykatës Mbretërore. Ai ka kontribuar gjerësisht në reforma legjislative në fushën e familjes, në çështjet humanitare dhe të drejtat e grave. Ceremonia e organizuar me rastin e akordimit të titullit honorifik bëri bashkë trupa diplomatikë, akademikë, përfaqësues nga Komiteti Shtetëror për Kultet, myftinj, imamë dhe studentë. Ceremonia filloi me recitimin e disa vargjeve Kuranore nga myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli. Më tej, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu mbajti fjalën e tij përshëndetëse. Gjatë përshëndetjes së tij, z. Spahiu vlerësoi rolin thelbësor të Dr. Issa në transmetimin e mesazheve të dijes, tolerancës dhe dialogut. Ceremonia vijoi me fjalën përshëndetëse të rektorit të Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Gjergji Sinani, i cili shprehu konsideratën e lartë për angazhimin e vazhdueshëm të Shkëlqesisë së Tij në ndërtimin e kundër-narrativës ndaj ideologjive ekstremiste dhe devijante. “Dija dhe dialogu janë dy rrugët kryesore për të luftuar islamofobinë dhe çdo formë tjetër paragjykimi të gabuar”, u shpreh ai. Në përfundim të fjalimit, rektori i KU “Bedër” i akordoi titullin “Doktor Honoris Causa” Shkëlqesisë së Tij, Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, me motivacionin: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e tolerancës, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, si dhe rolit aktiv në inkurajimin dhe mbështetjen e programeve humanitare në nivel global”. Dr. Issa shprehu falënderimet e përzemërta për titullin e akorduar. “Është nder dhe privilegj që universiteti juaj më ka përzgjedhur për të më akorduar këtë titull, i cili më vendos para përgjegjësisë për konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional si mjet për realizimin e misionit fisnik në rrugën e përhapjes së mesazhit të vërtetë të fesë në funksion të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve”, u shpreh ai. Vizita e delegacionit vijoi me një takim të Shkëlqesisë së Tij me anëtarët e senatit akademik. Gjatë takimit, u diskutua mbi rolin që luan KU “Bedër” në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri. Dr. Issa u ndal në rëndësinë e veçantë të Departamentit të Shkencave Islame duke theksuar se studimet islame përbëjnë boshtin kyç në konsolidimin e njohurive dhe vlerave fetare. Më tej, Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa zhvilloi një takim të ngushtë me studentë dhe lektorë të Departamentit të Shkencave Islame. Fokusi i bashkëbisedimit ishte mbi rëndësinë e orientimit dhe kuptimit drejt të teksteve fetare duke i interpretuar ato sipas nevojave të kohës dhe vendit ku jetojmë. Në fund të vizitës, u shkëmbyen dhuratat e rastit.

Prezantimi i Projekteve Semestrale

Studentët e vitit të tretë në programin Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu prezantuan të premten projektet semestrale në lëndën Marketing Strategjik. Studentët të ndarë në grupe hartuan propozime për strategjinë e marketingut të universitetit për dy vitet e ardhshme. Ata sollën ide të reja dhe inovative gjatë prezantimeve të tyre. Lektorja e lëndës, Dr. Edlira Mali i vlerësoi studentët për punën e tyre dhe diskutoi me ta rreth trendeve aktuale të marketingut.  

Studentët prezantojnë projektet semestrale

Studentët e vitit të dytë të programit Informatikë Ekonomike integruan njohuritë e marra në tre lëndë: “Baza e të dhënave”, “Programim në web” dhe “e-Commerce” duke i konkretizuar në një projekt të përbashkët. Studentët ideuan biznesin e tyre online në zbatim të njohurive të marra në lëndën e-commerce, hartuan databazën e tij sipas teknikave të studiuara në lëndën baza e të dhënave dhe krijuan website-in e tij në kuadër të lëndës programim në web. E gjithë puna u realizua duke ndjekur udhëzimet dhe udhëheqjen e pedagogëve të secilës lëndë. Në këtë mënyrë studentët praktikuan njohuritë e marra në auditor në iniciativa konkrete, u praktikuan në hartimin e databazës dhe krijimit të website si dhe filluan të mendojnë në mënyrë kreative për të ideuar biznesin e tyre online. Kjo qasje i ndihmon dhe i nxit studentët të ndërmarrin iniciativa sipërmarrëse duke përdorur lehtësirat e ofruara nga Interneti dhe Teknologjia e Informim Komunikimit, ndërthurja optimale e teorisë me praktikën, në përputhje me qëllimin e këtij programi studimi.    

Ceremonia hapëse e konkursit “Wisdom Behind Sunnah”

Nisëm një udhëtim plot dritë në ceremoninë e hapjes së konkursit “Wisdom Behind Sunnah”. Ceremonia u hap me fjalët frymëzuese të rektorit, duke nënvizuar rëndësinë kryesore të dijes për brezin e ri. Pas kësaj, kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Bujar Spahiu foli mbi vlerën e përqafimit të Sunetit dhe të jetuarit në përputhje me mësimet e Profetit s.a.s. Më pas dhe zëvëndës kryetari i KMSH-së, Taulant Bica shprehu vlerësimin e tij mbi konkursin. Ardita Reshiti, specialiste në dekanatin studentor, shpjegoi detajet e projektit, duke u ndalur në faqen e ueb-it dhe mënyrën si mund të kryhet procesi i aplikimit. Atmosfera u zbukurua nga ligjërata e profesor Jamal Al Safarty dhe zërat melodioz të dy nxënëseve nga Medreseja e Tiranës. Ndërsa ceremonia u mbyll, të gjithë të ftuarit u mblodhën për të ndarë një iftar të përzemërt, të përgatitur me ngrohtësi dhe mikpritje nga universiteti. Një bashkim simbolik i mendjeve dhe zemrave, duke nxitur një ndjenjë uniteti dhe mirëkuptimi.

Zhvillohet seminari rreth praktikave dhe standardeve në fushën e sigurisë

Kolegji Universitar “Bedër” në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë zhvilloi një seminar rreth praktikave dhe standardeve në fushën e sigurisë. Sekretarja e Përgjithshme e shoqatës, znj. Mimoza Hajdarmataj ndau me studentët njohuritë kryesore rreth konceptit të sigurimeve, bazës normative, strategjisë së PR-it, marrëdhënies me mediat, targetimin e audiencave etj. Studentët drejtuan pyetje dhe diskutuan me të ftuarën rreth koncepteve, që u shpjeguan gjatë seminarit.    
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri