Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Work & Study 2019

I kthyer tashmë në një traditë, u çel në ambientet e Muzeut Kombëtar edicioni i 10-të i Panairit “Work & Study”, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Ky panair i cili do të zhvillohet përgjatë datave 30 prill - 2 maj 2019, është një eveniment ku shpalosen mundësitë më të mira për studim dhe kërkesat aktuale të tregut të punës, me pjesëmarrjen e dhjetra kompanive dhe universiteteve, ndër to dhe Kolegji Universitar Bedër. 

Bedër Alumni Awards 2019

Kolegji Universitar Bedër organizoi për të tretin vit radhazi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për të diplomuarit. Në këtë event morën pjesë të diplomuar, stafi akademik dhe administrativ që ka dhënë kontributin ndër vite për universitetin, si dhe figura te shquara nga fusha e letërsisë, kulturës, artit dhe edukimit. Ceremoninë e hapi përfaqësuesja e Zyrës së të Diplomuarve, Jola Marku, e cila theksoi se kjo zyrë nën shembullin e universiteteve perëndimore, synon të ndikojë në formësimin e një kulture, për sa i përket aktiviteteve dhe marrëdhënieve universitet- të diplomuar. Ajo u shpreh se eksperiencat e të diplomuarve në fushën profesionale janë një mbështetje për institucionin dhe jo vetëm, ato gjithashtu janë një ndihmë dhe referencë e vlefshme edhe për të diplomuarit e tjerë ose studentët në prag diplomimi.  Më pas fjalën e mori Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili u shpreh se ky aktivitet është një forme motivimi që mbështet sukseset e të diplomuarve, duke patur besimin që do të jenë në rritje. Gjithashtu ai cilësoi mbështetjen që të diplomuarit i japin njëri- tjetrit, në emër të arritjeve të përbashkëta.  Gjatë ceremonisë u ndanë në total 9 cmime, nga ku 6 çmime u akorduan në shenjë mirënjohjeje dhe inkurajimi për ish-studentë që janë kthyer në modele frymëzuese, falë punës dhe arritjeve të tyre në karrierat profesionale. Ndërkohë, 3 çmime të tjera të veçanta u përzgjodhën nga stafi akademik i universitetit për t’iu akorduar personaliteteve nga fusha e artit, shkencës, kulturës, letersisë e edukimit për kontributin e tyre. Çmimi i Karrierës iu akordua të diplomuarës Desara Dushi, me motivacion “Për arritjet e spikatura profesionale duke reflektuar shembullin e një profesionisti të shquar në fushën e tij dhe duke u bërë burim frymëzimi për studentët, të diplomuarit e tjerë si dhe për komunitetin në tërësi”. Çmimin “Beder Award” iu dha të diplomuarit  Erzen Carja, me motivacion “Për kontributin e çmuar intelektual dhe material ofruar për Kolegjin Universitar Beder me ndikim në rritjen e reputacionit si dhe duke mbështetur brezat e të diplomuarve dhe studentëve në integrimin më lehtë me tregun e punës apo me rritjet profesionale”.  Fituesja e çmimit ‘Eagle’ ishte Trendelina Omuri, me motivacionin ‘Për veprimtarinë e dalluar në ndërgjegjësimin dhe marrjen e përgjegjësive sociale në dobi të shoqërisë duke mbajtur gjallë vlerat kulturore kombëtare” Çmimi ‘Haxhi. Vehbi Dibra’ iu akordua të diplomuarës Migena Jani, me motivacionin “Për kontributin e vyer në arsim, shkencë, art dhe paqe sociale duke përçuar vlera morale, etike dhe universale në shoqërinë shqiptare dhe përtej saj në gjurmët e figurës së ndritur të H. Vehbi Dibrës.” Çmimin ‘Women Empowerment’ e fitoi Zamira Aga, me motivacionin “Për mbështetjen, inkurajimin, bashkëpunimin dhe përpjekje të pakursyera në fuqizimin e rolit të gruas, si forcë e madhe e shoqërisë sonë, duke krijuar më shumë siguri sociale, politike dhe ekonomike për to”. Çmimi “Young Entrepreneurs” iu dha të diplomuarës Olta Peca me motivacionin “Për iniciativat e sipërmarrjes, duke ofruar ide dhe projekte inovative në fusha të caktuara shërbimi si një model frymëzues për të diplomuarit e tjerë, për studentët si dhe për komunitetin në tërësi”. Gjatë ceremonisë u ndanë edhe cmime të vecanta ku fituesit ishin z. Hiqmet Patozi me motivacionin “Për kontribut dhe përkushtim të veçantë në fushën e arsimit për vite me radhë, duke përcjellë tek të rinjtë dashurinë për dijen, për vlerat shoqërore, fetare dhe atdhetare". Profesor Hamit Boriçi u vlerësua me motivacionin “Për kontributin e vyer në çeljen dhe përplotësimin e katedrës së gazetarisë, hartimin e programeve të studimit, teksteve universitare si dhe për kërkimin shkencor e inovacionin; gjithçka e vënë në shërbim të përgatitjes cilësore të profesionistëve dhe studiuesve të medias”. Ky çmim iu akordua nga kryetari i KMSH z. Bujar Spahiu i cili vlerësoi ceremoninë dhe përpjekjet e arsimtarëve për të mësuar brezat e rinj. Studentët e vitit të dytë master shkencor në Marrëdhënie Publike dhe Gazetari, nën udhëheqjen e lektores Edlira Mali fituan çmimin me motivacionin “Për veprimtarinë e dalluar në ndërgjegjësimin dhe marrjen e përgjegjësive sociale në dobi të shoqërisë duke mbajtur gjallë vlerat kulturore kombëtare.” Çmimi iu akordua nga ish kryetari i KMSH Z. Skënder Brucaj i cili vlerësoi mbështetjen që stafi akademik dhe studentët i japin njëri tjetrit për të patur sukses në fushën profesionale.   Ceremoni si këto, janë pjesë e modeleve dhe praktikave të ndjekura edhe nga universitete të tjera të mirënjohura si një formë rikthimi të ish-studentëve në gjiret e insitucioneve arsimuese, tanimë si kolegë mes tyre.  

“Terapia në çift dhe teknikat e menaxhimit të konflikteve”

Në vazhdim të serisë së aktiviteteve që organizon Departamenti i Shkencave të Edukimit për formimin profesional të studentëve, e ftuar ishte Dr. Greta Hysi, e cila zhvilloi një seminar të hapur në fushën e menaxhimit të konflikteve dhe implikimet për terapinë në çift. Dr. Hysi, si një specialiste në fushën e psikologjisë klinike dhe marrëdhënieve në çift, ndau me studentët aspekte teorike dhe studime në lidhje me mënyrat se si konfliktet ndërpersonale intime ndikojnë jo vetëm në shëndetin tonë psikologjik, por edhe në manifestimin e simptomave dhe diskomfortit fiziologjik. Gjatë seminarit u prezantua edhe një studim i realizuar së fundmi në Shqipëri me çifte në dekadën e parë të martesës për të hulumtuar rreth mënyrës së tyre të menaxhimit të konflikteve dhe psikosomatikës. Rezultatet konfirmojnë se shëndeti mendor dhe fizik ndikohen drejtpërdrejt nga aftësia e partnerëve për të menaxhuar me efikasitet konfliktet në çift, sidomos nga profili dominues i menaxhimit të konflikteve, që mund të jetë akomodues, bashkëpunues, etj.

Sondazhi Kombëtar i Studentëve

Sondazhi Kombëtar i Studentëve është proces i cili ka në qendër studentin dhe ka si qëllim kryesor vlerësimin dhe matjen e cilësisë në arsimin e lartë duke vlerësuar performancë e Institucioneve të Arsimit të Lartë në veprimtarinë e mësimdhënies, mësimnxënies, kompetencave dhe mbështetjes ndaj studentëve. Ky sondazh fillon në 16 Prill 2019 dhe përfundon në 2 Maj  2019. Sondazhi Organizohet dhe monitorohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në bashkëpunim edhe me Kolegjin Universitar Bedër.  

Studentët e Drejtësisë në Bedër përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar Jessup

Urime studentëve të Departamentit të Drejtesisë, të cilët përfaqësuan Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition. Tashmë në vitin e tij të 60-të, Jessup është konkursi ndërkombëtar më i madh në botë për studentët e drejtësisë, me pjesëmarrës nga më shumë se 700 Universitete nga mbarë bota. Raundet ndërkombëtare u zhvilluan me datë 31 Mars – 6 prill 2019, në Hyatt Regency në Kapitol Hill, Uashington, DC. Ekipi i studentëve të Kolegjit Universitar Bedër konkurroi me studentët nga Indonezia, Brazili, India dhe Iraku, dhe morrën sugjerime pozitive nga anëtarët e jurisë për përfomancën e treguar. Ekipi përbëhej nga studentet Thoma Kristo, Razie Hela dhe Ines Sota, si dhe trajnerët Daniel Klingenberg dhe Albi Cela. Skuadra e "Bedër" është e vetmja nga Shqipëria që përfaqesohet në këtë kompeticion prestigjioz për të gjashtin vit radhazi, duke bërë një paraqitje mjaft dinjitoze. Suksese!

Zyrtari Amerikan takim me studentët dhe të diplomuarit e KU Bedër

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Z. Brian Beckmann, zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër”. Krahas studentëve në nivelin bachelor dhe master, pjesë e takimit ishin edhe ish-studentë të diplomuar nga ky departament, të angazhuar në media të ndryshme të vendit. Bashkëbisedimi u fokusua në temën: “Liria e medias, marrëdhënia me politikën dhe sfidat e gazetarëve në Shqipëri”. Z. Beckmann gjatë fjalës së tij nënvizoi rëndësinë që ka liria e medias për zhvillimin e demokracisë dhe rolin e rëndësishëm që ajo luan duke thënë TË VËRTETËN. Ai gjithashtu vuri në dukje nevojën për një marrëdhënie transparente mes mediave dhe politikës, si një nevojë për informimin e drejtë dhe të pandikuar të publikut. Më pas, duke shprehur mbështetjen për punën që bëjnë gazetarët, Z. Beckmann theksoi sfidat e shumta me të cilët përballen gazetarët, mbi rolin që kanë pronarët e medias dhe interesat e tyre që mund të lidhen me politikën. Gjithashtu u nënvizua rëndësia e evidentimit dhe pasqyrimit të rasteve të korrupsionit, si edhe rolin thelbësor që ka gazetaria investigative për evidentimin dhe verifikimin e këtyre rasteve. "Në qoftë se ju do të përpiqeni të nxirrni në pah të vërtetën, ju do të ndihmoni jo vetëm për t’i dhënë formë të ardhmes së Shqipërisë, por edhe të kontribuoni në një shoqeri që funksionon më mirë. Ju mund të informoni dhe t’i përgatisni fqinjët dhe bashkëqytetarët qytetarët tuaj duke ju dhënë atyre informacionin e nevojshëm për tu bëre qytetarë më të mirë." u tha z. Beckmann studentëve. Më tej, kreu i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane foli për rëndësinë e mediave lokale në pasqyrimin e problemeve të komunitetit, duke sjellë si shembull mediat amerikane dhe interesin që kanë njerëzit për këtë kategori lajmi. Pas fjalës së Z. Beckmann takimi vijoi në formë diskutimi mes studentëve dhe të pranishmëve. Studentët dhe gazetarët e rinj shfaqën interes për rolin që kanë mediat e reja në zhvillimin e demokracisë, si ndikimin e “fake news”, presionin me të cilin përballen gazetarët sot në Shqipëri, si dhe ndikimin që kanë mediat sociale në demokratizimin e hapësirës së informacionit.

Studentët vizitë pranë agjencisë së marketingut Source One

Studentët e vitit të parë në programin Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim Marketingu, në kuadër të lëndës Reklama dhe Promocioni zhvilluan sot një vizitë pranë agjencisë së marketingut Source One.   Studentët të pritur nga Jori Vila, Account Director, patën mundësinë të kuptojnë dhe të shohin nga afër punën e një agjensie, strukturën, pozicionet e punës, detyrat e përgjegjësitë për çdo pozicion, funksionimin e zyrës, marrëdhënien dhe komunikimin me klientët, si dhe mënyrat për të kuptuar dhe bashkëpunuar me ata. Gjithashtu, nëpërmjet shembujve të projekteve të ndryshme, studentët u njohën me fazat, hapat e një projekti si dhe proçedurat apo improvizimet që realizohen gjatë tyre.   Përfaqësuesja e agjensisë iu përgjigj pyetjeve të shumta te studentëve dhe theksoi kënaqësinë e agjensisë Source One për të mirëpritur këta studentë për të realizuar internshipe, praktika mësimore si dhe për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme.

Organizohet Panairi i Klubeve Studentore 2019

Zyra e Klubeve Studentore në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot “Panairin e Klubeve”, i cili kishte në fokus prezantimin e aktiviteteve të klubeve dhe planifikimin e mëtejshem të tyre. Programin e hapi koordinatori i Klubeve Studentore, Idrit Lamaj, i cili përshëndeti dhe shprehu mirënjohjen për aktivitetet me karakter social dhe iniciativat e ndërmarra nga studentët përgjatë gjithë vitit akademik. Aktiviteti i sotëm u ndërlidh edhe me një program artistik, ku anëtarët e klubeve studentore performuan në skenë këngë dhe poezi të ndryshme. Panairi i Klubeve dhe organizime të ngjashme janë një traditë e KU Bedër, që prej nisjes së aktivitetit të tij.
  • <
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri