Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Studentët e edukimit, vizitë në Kolegjin “Turgut Ozal”

Sot ishte një ditë e veçantë për studentët e Departamentit të Edukimit, të cilët në bashkëpunim me Drejtorinë e Marrëdhënieve me Studentët, zhvilluan një vizitë në Kolegjin “Turgut Ozal”, Tiranë. Studentët e vitit të dytë të programeve Bachelor në Arsim Fillor dhe Parashkollor, si edhe studentët e vitit të dytë dhe të tretë të programit Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji, kaluan disa orë vëzhgimi në klasat e ciklit fillor të kolegjit. Të gjithë studentët treguan mjaft interes për të parë nga afër praktikat mësimore që zhvillojnë mësuesit dhe mënyrën e organizimit të aktiviteteve gjatë procesit të mësimdhënies. Gjithashtu, në fund të vizitës, disa prej mësueseve të Kolegjit “Turgut Ozal” zhvilluan një bisedë të hapur me studentët e Departamentit të Shkencave të Edukimit, për të ndarë me ta disa këshilla të vlefshme të fituara nga eksperienca e tyre e gjatë profesionale. Studentët njëkohësisht kuptuan edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi mes triadës “mësues-nxënës-prind”, e ndërthurur kjo edhe me rolin e psikologut shkollor, për të trajtuar problematika specifike në mbarëvajtjen e procesit të edukimit të nxënësve, sidomos të atyre me nevoja të veçanta dhe aftësi ndryshe.

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë është një program trajnimi tri-ditor i dizajnuar për studentët universitar dhe pasuniversitar nga të gjitha universitetet publike dhe private në Shqipëri. Ky program është i hapur për pjesëmarrësit nga të gjitha programet e studimit në shkencat shoqërore dhe shkencat humane. Programi do të përbëhet nga leksione, diskutime, prezantime studentore, leksione nga ekspertë të huaj dhe vizita në komunitetet fetare dhe objektet e kultit. Projekti është i frymëzuar nga Studimi i Institutit Amerikan mbi Pluralizmin Fetar në Shtetet e Bashkuara. Ky është një program pilot që do të transformohet në një institut veror apo dimëror për pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe rajoni. Qëllimi i programit është të sigurojë bazat e nevojshme historike dhe teorike mbi studimin e lirisë fetare dhe të demokracisë, të diskutojë specifikat e situatës në Shqipëri dhe të angazhojë studentët në eksplorimin e mënyrave për të rritur harmoninë fetare në Shqipëri. Programi do të përfshijë tema që lidhen me bazat religjoze dhe filozofike të tolerancës dhe lirisë së besimit, origjinën historike të lirisë së besimit, zgjidhjet gjyqësore dhe politike karshi konflikteve midis lirisë së besimit dhe të drejtave të tjera njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke i trajtuar me shembuj konkret nga vende të ndryshme të botës. Në program do të ligjërojnë përfaqësues nga bota akademike me experience ndërkombëtare, ekspertë të fushës, përfaqësuesit diplomatikë etj. Vecanërisht theksojmë pjesmarrjen në aktivitet të studjuesve të tillë si: Prof Leonard Switler, Instituti i Dialogut në Universitetin e Tempullit, Rebecca K Mays, Universiteti Temple, SHBA (nëpërmjet skype ose DVC) etj. Kriteret e aplikimit   Aplikantët duhet • Të jenë studentë te nivelit Bachelor, Master ose Doktoraturë nga universitetet publike ose private në Shqipëri • Të demonstrojnë një status të mirë akademik • Të njohin gjuhën angleze në nivelin B2 Të angazhohen për të marrë pjesë në të gjitha sesionet e programit dhe të jenë aktivë   Procesi i aplikimit                Aplikimi përfshin dorëzimin e: Letër Motivimit (Max. një faqe, madhësia e shkronjave Times New Roman 12) Jetëshkrimit, CV-së (Max. dy faqe, Madhësia e shkrimit Times New Roman 12) Vërtetimit të “statusit të studentit”, lëshuar nga universiteti Dokumentit që provon zotërimin e gjuhës angleze (nëse është e mundur)   Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre me e-mail në adresën elektronike irfd@beder.edu.al  jo më vonë se 20 prill 2019, 17:00. Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të bashkangjiten në email me subject: Aplikim për Institutin e Lirisë së Besimit dhe Demokracinë.   Kohëzgjatja e Programit: Mars - Maj 2019   Faza 1: Lançimi i programit dhe përzgjedhja e studentëve:   19 Mars: Njoftimi i Thirrjes për Aplikim 20 Prill :   Afati i Aplikimit 20-30 prill: Rishikimi dhe përzgjedhja e aplikantëve 2 maj: Njoftimi i fituesve të programit 5 maj: Afati i fundit për studentët për të konfirmuar pjesëmarrjen 7-10 Maj: Dorëzimi i materialeve të leximit studentëve pjesëmarres.   Faza 2: Maj 22:                       Dita e Hapjes së Programit Maj 23-25:                 Zhvillimi i Programit   Draft programi i Trajnimit (Në Gjuhën Angleze)   Wednesday, May 22, 2:00 pm   Opening Reception   Thursday, May 23        Welcome and Introductions: Introduction of staff and program          Lecture: Religious Communities in Albania and the Organization of Religious Institutions                    The relations of State and Religion in Albania (State Committee of cults) Site visit to a religious community Peer2Peer: Countering Violent Extremism (P2P:CVE) student projects presentations              Friday, May 24 Religious Freedom and Human Rights in US (Speaker TBA with U.S embassy) Round Table: Religions, Freedoms and Democracy The Perspective of Islam on Religious Freedom and Democracy The Perspective of Catholic Church on on Religious Freedom and Democracy The Perspective of Orthodox Church on Religious Freedom and Democracy Questions and Discussion Site visit to a religious community Activity with students (Movie screening) Working dinner with special guests (TBC)   Saturday, May 25                     Round Table: “Freedoms, Human Rights and Democracy” “Religious Freedom and Democracy: Different Countries perspectives”         Ceremonia e Mbylljes   Informacion mbi Vendin dhe Kontaktet: Kolegji Universitar Beder Adresa: Rruga Jordan Misja, Tiranë, Shqipëri Tel: +35542419222   Programi do të zhvillohet në: Tiranë, Shqipëri      

Studentët takim me të diplomuarit në Psikologji Këshillimit dhe Pedagogji

Departamenti i Shkencave të Edukimit, programi Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarëve, organizoi një aktivitet në formë bashkëbisedimi mes ish-të diplomuarve të programit “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji” dhe studentëve aktualë të cilët studiojnë në të njëjtin program në Bedër. Të ftuarat në këtë takim ishin: Fabiola Rukaj, Psikologe në shkollën 9-vjecare “Turgut Ozal” Tiranë, Ana Troka, Psikologe Këshillimi në studio private, dhe Heseva Serjani, studente masteri në Universitetin e Sheffield-it në Selanik, Greqi. Të ftuarat diskutuan rreth eksperiencës së tyre si studente të huaja jashtë vendit, por edhe rreth eksperiencës së tyre si studente në universitete të tjera brenda vendit dhe eksperiencës si profesioniste të reja në fushën e tyre. Bashkëbisedimi ngjalli shumë interes tek studentët, të cilët pyesnin vazhdimisht sidomos për eksperiencën e tyre si psikologe të reja dhe sfidat e profesionit. Aktiviteti përfundoi me dëshirën dhe interesimin e studentëve për të kontaktuar me ish-të diplomuarat më tej, për më shumë informacion rreth jetës së tyre profesionale.  

KMSH-Bedër, promovojnë librin “Argumentet bazë të Fikhut Hanefi”

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, promovuan librin “Argumentet bazë të Fikhut Hanefi”, botim i KMSH-së. Aktiviteti u çel me fjalët përshëndetëse nga Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, si dhe Drejtorit të Kulturës dhe Arsimit në KMSH, z. Dorian Demetja. Në këtë aktivitet i ftuar special ishte z. Redin Quku, myfti i Durrësit. Z. Quku, analizoi veprën në mënyrë të detajuar duke cekur edhe çështjet të cilat sot konsiderohen si problematike dhe jo lehtë të kuptueshme për masën e gjerë. Ai gjithashtu shpalosi punën e vyer që autori ka bërë me përpilimin e kësaj vepre, ku nuk la pa falënderuar edhe përkthyesin e kësaj vepre i cili ishte prezent gjatë promovimit. Gjatë këtij takimi u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku si lektorët, ashtu edhe studentët shprehën eksperiencat, mbresat dhe pyetjet e tyre drejtuar panelistëve rreth veprës që u promovua, si dhe rreth tematikave të trajtuara.  

AWEN - Aktivitet ndërgjegjësues dhe informues në Bedër

Departamenti i Shkencave të Edukimit në bashkëpunim me Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) organizoi Forumin Tematik: “Dhuna në marrëdhëniet intime në adoleshencë në Shqipëri” ku të ftuar ishin përfaqësues të AWEN. Ky forum u organizua në vazhdën e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe informuese që zhvillohen në kuadër të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Trajtimi i kësaj tematike mori shkas nga publikimi i studimit të parë kombëtar me të njëjtën temë, realizuar nga AWEN me mbështetjen e Agjensisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim – Sida. Gjatë takimit, Dokt. Ana Uka, një nga studiueset e këtij projekti u shpjegoi studentëve gjetjet kryesore të studimit. Në këtë studim kishin marrë pjesë 1036 të rinj të moshës 16-19 vjeç të shkollave të mesme publike në Shqipëri, të cilët kishin vetë-raportuar të dhëna për jetën e tyre intime. Diskutimi u zhvillua mbi perceptimin e të rinjve shqiptarë rreth një temë që konsiderohet tabu në Shqipëri. Në fund të takimit studentët kishin mundësinë të shprehnin mendimet e tyre në lidhje me temën, si dhe të tregonin eksperienca nga jeta e tyre personale.  

Workshop, metodat kreative të mësimdhënies së anglishtes

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër organizoi një workshop në lidhje me metodat e fundit kreative të mësimdhënies së anglishtes, ku pjesëmarrës ishin mësues të shkollave publike dhe private në Tiranë. “Proverbat - metoda universale e mësimdhënies së gjuhës angleze” dhe “Mësimdhënia e gjuhës angleze nëpërmjet letërsisë për fëmijë”, ishin dy temat kryesore të trajtuara në këtë workshop nga lektorët Mitesh Patel dhe William K. Martin. Pjesëmarrësve, në emër të të gjithë stafit, fillimisht u uroi mirëseardhjen përgjegjësi i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Dr. Lokman Coşkun, i cili vlerësoi nevojën e trajnimeve të vazhdueshme për mësuesit e kësaj gjuhe.

Koncert folklorik për të përmbyllur fushatën "Ruaj traditën, festo shqip"

Muzika popullore është pjesë e ditëve, dhe ndoshta jo çdo ditë merr vëmendjen e duhur, vlerësimin e merituar, por ajo është pjesë e pandarë e jetës së çdo shqiptari dhe si e tillë ka rrëmbyer vëmendjen e studentëve në masterin shkencor për Marrëdhënie Publike dhe Gazetari në Kolegjin Universitar Bedër. Në kuadër të fushatës studentore “Ruaj traditën, festo shqip” u organizua koncerti përmbyllës me  pjesëmarrjen e shumë artistëve të njohur profesionistë (këngëtarë, instrumentistë e grupe valltarësh), përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare. Ky koncert shërbeu si aktivitet përmbyllës i një numri të gjatë takimesh e aktivitetesh për folklorin. Nën moderimin e Eraldo Rexhës, Isida Mollaymerit dhe Iris Hazizaj koncerti u hap me vallen çame, kushtuar traditës së bukur shqiptare. Në skenën e Universitetit të Artve performuan artistët më të mirë shqiptarë të këngës popullore si Irini Qirjako, Irma Libohova, Sabahete Vishnja, Lirie Rasha, Vera Laçi, Petrit Lulo, Vojsava Alia, Anxhela Hamati, grupi polifonik nga Vlora etj. Midis performancave të këngëtarëve të shkëlqyer nuk mund të mungonin vallet tona të magjike, të realizuara me mjeshtëri nga disa grupe nën kujdesin e koreografëve më të mirë si; Andrea Kokeri, Lindita Kaimi, Avni Ndreu, Bujar Gorenca, Tada Dance, si dhe grupet nga gjimnazet e Kamzës dhe gjimnazi Don Bosko. Studentët e Kolegjit Universitar Bedër bënë të mundur sjelljen e çdo vlere artistike në skenë duke përfshirë edhe instrumentistët e njohur si violinisti Ervin Gonxhi, flautistja e njohur Anxhela Kapja dhe lahutisti Gjin Peplokaj, të cilët i shtuan ngjyrat dhe bukurinë këtij koncerti në sallën e mbushur plot me spektatorë të të gjitha moshave, të cilët mbetën shumë të kënaqur dhe, të emocionuar shprehën dëshirën që aktivitete të tilla nuk duhet t’i mungojnë publikut shqiptar, pasi shpalosin dhe transmetojnë vlerat e historisë dhe artit shqiptar ndër breza, aq të nevojshme për të ruajtur lidhjet me traditën dhe rrugën e bërë ndër shekuj.  Koncerti u përmbyll më përshëndetjen e studentëve të vitit të dytë master shkencor në Marrëdhënie Publike dhe Gazetari të cilët prej 4 muajsh nën kujdesin e lektores Edlira Mali kanë punuar për të realizuar një seri aktivitetesh në kuadrin e fushatës ndërgjegjësuese “Ruaj traditën, festo shqip”.

Trajnimi: “Të krijojmë një Kulturë Pozitive në Klasë”, të ftuar profesorët Meyers dhe Griffiths

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër , organizoi një trajnim në lidhje me menaxhimin e klasës, me temë: “Të krijojmë një Kulturë Pozitive në Klasë” Të ftuar në këtë seminar ishin profesorët Meyers dhe Griffiths, aktualisht mësues të sistemit parashkollor dhe fillor në shkollën ndërkombëtare “MIST”. Gjatë trajnimit profesorët shpjeguan rëndësinë e krijimit të një atmosfere pozitive dhe mikpritëse në klasë, me qëllim mundësimin e një procesi efektiv të mësimnxënies. Një rëndësi të veçantë iu kushtua demonstrimit të praktikave mësimore që ndihmojnë mësuesit në vendosjen e disiplinës dhe rutinës gjatë procesit mësimor , motivimit te studentëve si dhe nxitjes së krijimtarisë tek to. Me interes ishin aktivitet internateve që profesorët zhvilluan gjatë trajnimit me studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, me qëllim vënien në praktikë të njohurive të prezantuara.  
  • <
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri