Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Cikli i seminareve “Kur librat flasin”, i ftuar z. Xhemal Balla

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i Jetës” dhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, zhvilluan ditën e sotme, më 30. 01. 2019 takimin e VIII, ku u zhvillua Promovimi i dy librave nga Botimet e KMSH-së Tefsiri i Sures “Fatiha” dhe Edukimi, Proces i Formimit të Njeriut si Qenie Njerëzore, me autor z. Xhemal Balla. Aktiviteti u çel me fjalët përshëndetëse nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Përgjegjësit të Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, dhe Drejtorit të Kulturës dhe Arsimit në KMSH, z. Dorian Demetja. Në këtë aktivitet i ftuar special ishte z. Xhemal Balla, i cili dha informacion më të detajuar rreth punimit të tij dhe bashkëpunimit të frytshëm me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku si lektorët, ashtu edhe studentët shprehën eksperiencat, mbresat dhe pyetjet e tyre drejtuar të profesorëve të pranishëm në seminar rreth veprave që u promovuan si dhe rreth tematikave lidhur me to.  

Brajan Sukaj, fitues në Panairin e Librit 2019, i ftuar në Bedër

Shkrimtari dhe fituesi i çmimit të panairit "Tirana 2019" me romanin “Ciklopi”  Brajan Sukaj, ishte i ftuar nga Klubi i Librit në Kolegjin Universitar Bedër. Takimi u hap nga pedagogu Agron Tufa, i cili bëri një panoramë të thukët të subjektit, tematikës ndërkohë që shprehu vlerësimin e tij për shkrimtarin e romanit. “Dashuria amnore është e parëlindura, sublime dhe e aftë për çdo lloj sakrifice. Këtë sakrificë na e tregon përmes romanit”, tha Tufa. Më tej u  diskutuan vështirësitë e procesit të shkrimit, dilemat, dhe premisat që merr autori, ndërsa z. Sukaj e cilësoi romanin e tij si logjikë e letërsisë amerikane, "Show but don't tell", duke pasur parasysh që në roman gjërat shfaqen edhe pse nuk thuhen. Z. Sukaj u shpreh se romani trajton tematikën e të ndryshmit që përjashtohet nga shoqëria. Ndërsa letërsinë e cilësoi si plotësuese e historisë mbi gjërat që ndodhin, kanë ndodhur ose kanë gjasë të ndodhin. Në fund të takimit u zhvillua një bashkëbisedim me studentët të cilët kishin kuriozitet mbi tematikën e trajtuar në roman dhe stilin e shkrimit.  

Rreziku i krimit kibernetik dhe nevoja e specialistëve në IT, i ftuar Besmir Semanaj

Departamenti i Shkencave Kompjuterike kishte të ftuar ditën e sotme Z. Besmir Semanaj, eksperti i teknologjisë dhe krimit kibernetik. Gjatë takimit të zhvilluar me studentët e Kolegjit Universitar Bedër z. Semanaj foli rreth sigurisë në internet, si mund të ruajmë të dhënat personale dhe si të mbrohemi nga viruset që qarkullojnë në internet. Studentët u njohën edhe me shqetësimin e ngritur vit pas viti në lidhje me pasigurinë në internet duke nisur nga të dhënat personale tek dëmi financiar në llogaritë bankare të qytetarëve, ku z. Semanaj tregoi edhe eksperiencat e tij gjatë punës në kompaninë Albtelecom. Duke qenë se krimi kibernetik është një nga fenomenet më shqetësuese nëpër botë, përfshirë edhe Shqipëria në këtë rast është shumë i rëndësishëm roli i profesionistëve të IT që do të dalin në tregun e punës. Në fund të takimit studentët kishin mundësinë që të drejtonin pyetje në lidhje me sigurinë në internet dhe përgjegjësinë e tyre si studiues të fushës së teknologjisë.  

Edi Oga: Televizioni, diçka e bukur dhe spektakolare

Eksperti i komunikimit dhe gazetari Edi Oga ishte i ftuar në Kolegjin Universitar Bedër, në kuadër të ciklit të seminareve "MarCom". Në takimin me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, ai foli në lidhje me eksperiencën e tij, ku vuri theksin mbi mënyrat e komunikimit në ambientet e televizionit. Më tej theksoi se televizioni është mjeti më i mirë për të arritur disa qëllime që do t’i vlenin kombit, duke marrë shembull televizionin italian, i cili kultivoi shijet e teleshikuesve dhe u bë një model edhe për televizionin shqiptar. “Televizioni është diçka e bukur, spektakolare dhe aftësia kryesore që vlen për t’u bërë pjesë e një televizioni është të qenit entuziast”, shtoi ndër të tjera z. Oga. Në fund të takimit u shpreh rëndësia që kanë lajmet e mira për edukimin dhe kultivimin e shijeve të audiencës, ndërkohë që z. ai inkurajoi studentët që të vazhdojnë në rrugën e televizionit, duke përcjellë mesazhe pozitive dhe me vlerë për shoqërinë.  

Vizitë në ambasadën Amerikane

Studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër zhvilluan një vizitë në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja e eksperiencave dhe njohja e studentëve me njohuri rreth fushave të kulturës, letërsisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, arsimit dhe historisë amerikane. Studentët u pritën nga nga Znj. Leyla Moses-Ones, e ngarkuar me punë si ambasadore e përkohshme e SHBA-ve në vendin tonë, e cila diskutoi me ta rreth temave të mësipërme. Znj. Leyla Moses-Ones u prezantoi fillimisht studentëve ambientet e ambasadës, duke shpjeguar njëkohësisht dhe historinë e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ajo gjithashtu ndau eksperiencën e saj në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Studentët shfaqën interes rreth historisë dhe elementëve të kulturës amerikane. Ata po ashtu ishin të interesuar rreth mundësive të studimit apo praktikave profesionale në SHBA. 

Zhvillohet konkursi: “Të kërcejmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare”

Në kuadër të fushatës “Ruaj Traditën, Festo Shqip”, studentët e vitit të dytë master në profilin Marrëdhënie me Publikun realizuan konkursin me temë: “Të kërcejmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare”. Konkursi u hap me valltarët e ansamblit Trad Folk, ansambël i drejtuar nga koreografi Bujar Gorenca, pjesëmarrës në shumë koncerte kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët sollën një kolazh vallesh që përshkonte trojet shqiptare nga jugu në veri. Grupi artistik i shkollës “Isa Boletini” konkurroi me vallen e Rrajcës dhe vallen e Tropojës. Lindita Kaimi dhe Ansambli Alba i drejtuar prej saj, sollën vallen e Tiranës dhe një valle me motive Veriu. Gjimnazi “Besnik Hidri” solli pak hijeshi Tropoje, me një valle të kësaj treve. Ndër të tjera ansambli "Folk Alb", i drejtuar nga koreografi Avni Ndreu, kishte përgatitur valle që nga Çamëria deri në Rugovë. Konkursin e valleve e mbylli grupi "Zumba with Fatilda", grup i cili zbukuroi sallën duke shëtitur përmes valleve nga Tropoja në Çamëri. Në përfundim të konkursit "Të kërcejmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare" u ndanë disa çmime, të ofruara nga sponsorët e këtij aktiviteti të studentëve të Kolegjit Universitar Bedër, të cilët ishin: Kinema Cineplexx, Agjencia Turstike “Magic M Travel”, Studio “Besnik Ramaj Photography”, “Infinit Gifts”, “Creative Event”, “Kamela”, “Auto Bebi”, “New Media Communications”, “Index”, “Creative Event”, etj. Ndërkohë juria ishte e përbërë nga Genc Kastrati, koreograf pranë Ansamblit Kombëtar, Isida Mollaymeri, balerinë e Teatrit të Operas dhe Baletit, si dhe Liljana Cingu, valltare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Këshilli Studentor organizon Mbrëmje Festive

Këshilli Studentor i Kolegjit Universitar “Bedër” organizoi një mbrëmje festive me rastin e fundvitit, me praninë e një numri të madh studentësh të nivelit bachelor. President i Këshillit Studentor Kristi Mukollari , shprehu rëndësinë e bashkëpunimit midis studentëve dhe Këshillit Studentor, për të realizuar jo vetëm një proces akademik të suksesshëm, por edhe një jetë studentore më të pasur duke organizuar aktivitete të tilla. Kjo mbrëmje festive, nën moderimin e Ermal Qorit , kaloi mes atmosferës së këngëve me interpretimet e vetë studentëve, argëtimit, surprizave e dhuratava për njëri tjetrin.  

Simpoziumi i VII Akademik Ndërfetar “Maria/Merjemi, si simbol i virtytit dhe i devotshmërisë”

Simpoziumi i VII-të Ndërfetar në fushën akademike, vjen tashmë si një traditë bashkëpunimi ndërfetar midis përfaqësuesve universitarë të tre shkollave të larta akademike teologjike në Shqipëri, Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, Akademia Teologjike Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës dhe Instituti Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezian “Zonja e Këshillit të Mirë”, ku mblodhi së bashku drejtues, lektorë, studentë dhe përfaqësues të tre institucioneve arsimore. Fillimisht simpoziumin e ka përshëndetur, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Bedër, i cili e ka lidhur figurën e Hz. Merjemit/Marisë me trashëgiminë tonë kombëtare në fushën e kulturës dhe të letërsisë për rolin e gruas dhe me gjerë. “Na ka thirrur në këtë tubim akademik ndërfetar nevoja e përhershme për të komunikuar mes vedi për gruan si simbolikë apo për simbolin grua, sepse ndiejmë nevojën të kuptojmë misterin grua në besimet monoteiste, përcjellë dhe në jetën fizike”, tha ndër të tjera prof. Ombashi. Më pas në simpoziumin e moderuar nga Dr. Genti Kruja, kanë mbajtur referimet dhe kumtesat e tyre përfaqësues nga tre shkollat e larta teologjike, Z. Dhimitër Qosja nga Akademia Teologjike Ortodokse, Shën Vlash, Durrës, Znj. Mimoza Jaku nga Instituti Teologjik Katolik (Seminari Ndërdioqezian), Shkodër dhe Znj. Lorela Shehu nga Departamenti i Shkencave Islame, Bedër, të cilët e kanë trajtuar figurën madhështore të Marisë/Merjemit në këndvështrimin e krishterë dhe islam, si një model frymëzues të virtytit, devotshmërisë dhe besimit shembullor ndaj Zotit, si Krijues dhe i Gjithëpishtetshëm. Në mbyllje janë zhvilluar pyetje dhe diskutime nga pedagogë dhe studentë të tre teologjive rreth temës së simpoziumit.  
  • <
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri