Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Bedër hap dyert për vitin e ri akademik 2016-2017

Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes të organizuar me këtë rast ishin të pranishëm stafi akademik dhe administrativ i institucionit, prindër si dhe një  numër i konsiderueshëm studentësh. Rektori i institucionit Prof. Dr. Ferdinand Gjana, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, pasi uroi të pranishmit për pjesëmarrjen theksoi se: “Ajo që është e rëndësishme për çdo student është përgatitja për sfidat aktuale dhe ato që do të hasni jo vetëm gjatë rrugëtimit universitar por edhe gjatë gjithë jetës tuaj. Këto 3 vite kalojnë shumë shpejt prandaj sigurohni që të hidhni baza të forta në formimin tuaj akademik dhe profesional”. Ceremonia e hapjes vazhdoi më tej me fjalën përshëndetëse të dy dekanëve, përkatësisht të Fakultetit të Shkencave Humane dhe të Shkencave të Edukimit. Më tej, studentët e rinj u njohën me përbërjen e departamenteve përkatëse, me informacione bazë rreth universitetit si dhe me njësitë administrative.

Publikohet lista përfundimtare e fituesve të raundit të dytë të aplikimeve

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) shpall listën përfundimtare të fituesve në çdo program studimi për të gjithë kandidatët që kanë zgjedhur të studiojnë në Bedër në raundin e dytë të aplikimeve. Gjithashtu ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët duhet të paraqiten në universitet për të kryer procesin e regjistrimit përfundimtar në programet e studimit që kanë aplikuar, nga data 13 deri në 16 tetor 2016 me dokumentacionin e mëposhtëm: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave c) 4 fotografi të vogla personale d) Raport mjeko – ligjor e) Certifikatë e njohur ndërkombëtarisht e nivelit B1 të gjuhës së huaj për programet që nuk zhvillohen në gjuhën shqipe. Pas kësaj date kandidatët që nuk janë regjistruar e humbin të drejtën për tu regjistruar në afatet e mëtejshme. Nga data 17 deri në datën 19 tetor të gjithë kandidatët që janë poshtë vijës së kuqe u lind automatikisht e drejta për tu regjistruar në të njëjtët programe që kanë aplikuar. Në datat e sipërpërmendura zyra e regjistrimit do të qëndrojë e hapur nga ora 08:30 deri në orën 21:00. Inkurajojmë të gjithë studentët fitues të këtij raundi të fillojnë sa më parë procesin e regjistrimit pasi kuotat janë të limituara dhe pas datës 16 tetor nuk do të mund të regjistroheni më.   Në linqet e mëposhtme do të gjeni listat e plota sipas departamentit përkatës: Departamenti i Drejtësisë Departamenti i Shkencave të Komunikimit Departamenti i Shkencave Islame Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji Arsim Parashkollor dhe Fillor Për çfarëdolloj informacioni të nevojsëhm mos hezitoni të në kontaktoni në numrat e telefonit: 069 67 84 014, 067 34 27 001 në emailin: admissions@beder.edu.al si dhe në inbox në rrjetet sociale.  

Lista e plotë e raundit të dytë të aplikimeve për vitin akademik 2016 - 2017

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” Bedër njofton të gjithë maturantët të cilët kanë aplikuar për të studiuar në një nga programet tona të studimit se intervistat e pranimit në çdo program do të zhvillohen në datat 4, 5 dhe 6 Tetor 2016. Secili nga kandidatët duhet të jetë i pajisur me kartën e identitetit në momentin e intervistimit nga komisioni përkatës i departamenteve. Bashkëngjitur do të gjeni listën e plotë të kandidatëve për student të cilët kanë përzgjedhur SHLP Bedër për të ndjekur studimet e larta. Procesi i intervistimit nuk ka kosto shtesë. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni në faqen zyrtare në rrjetin social facebook ose në numrat e telefonit 069 67 84 014, 067 34 27 001 ose na vizitoni çdo ditë pranë ambienteve të institucionit: Rr.Jordan Misja, Tiranë / Shqipëri. Ju urojmë suksese të gjithë studentëve. Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota të aplikimeve: Departamenti i Shkencave të Komunikimit Departamenti i Drejtësisë Departamenti i Shkencave Islame Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze Gjuhë dhe Letërsi Turke Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji Arsim Parashkollor dhe Fillor

Filluan aplilkimet për raundin e dytë

Raundi i dytë i aplikimeve fillon me datë 23 shtator dhe vazhdon deri me datë 1 tetor 2016 Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit por që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose nuk kanë rezultuar fitues, kanë mundësinë të aplikojnë në raundin e dytë, duke përzgjedhur departamentin që dëshirojnë të studiojnë pranë SHLP Bedër si një nga 10 preferencat në formularin e aplikimit që do të plotësojnë në Portalin e Kandidatit për Student http://matura.akp.gov.al Pika më e rëndësishme e këtij procesi është se kandidatët të cilët nuk aplikojnë në këtë raund në një nga programet tona të studimit, nuk do të kenë mundësi të tretë për të vazhduar studimet pranë Universitetit Bedër. Programet e studimit në të cilat çdo maturant mund të aplikojë në raundin e dytë vijojnë si më poshtë: - Drejtësi  - Shkenca Komunikimi  - Gjuhë dhe Letërsi Angleze  - Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji  - Arsim Parashkollor dhe Fillor - Gjuhë dhe Letërsi Turke - Shkenca Islame Kandidatët e raundit të dytë bëjnë 10 përzgjedhje preferencash, ku shënojnë si preferencë të parë departamentin që duan të studiojnë në Shkollën e lartë Hëna e Plotë Bedër. Menjëhërë pas mbylljes së procesit të aplikimit, studentët duhet të nxitojnë për të bërë regjistrimin pasi numri i kuotave është i limituar. Për çfarëdolloj informacioni të nevojsëhm mos hezitoni të në kontaktoni në numrat e telefonit: 069 67 84 014, 067 34 27 001 në emailin: admissions@beder.edu.al si dhe në inbox në rrjetet sociale.

Shpallen listat përfundimtare të fituesve të raundit të parë për programet bachelor

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) shpall listat përfundimtare të fituesve në çdo program studimi pas procesit të intervistimit për të gjithë kandidatët që kanë zgjedhur të studiojnë në instutucionin tonë në raundin e parë të aplikimeve. Gjithashtu ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët duhet të paraqiten pranë institucionit tonë për të kryer procesin e regjistrimit përfundimtar në programet e studimit që kanë aplikuar nga data 13 deri në 20 shtator 2016 me dokumentacionin e mëposhtëm: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave c) 4 fotografi të vogla personale d) Raport mjeko – ligjor e) Certifikatë e njohur ndërkombëtarisht e nivelit B1 të gjuhës së huaj me të cilën zhvillohet programi i studimit.

Shpallen listat paraprake të fituesve të raundit të parë për programet bachelor

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) shpall listat paraprake të fituesve në çdo program studimi pas procesit të intervistimit për të gjithë kandidatët që kanë zgjedhur të studiojnë në instutucionin tonë në raundin e parë të aplikimeve. Të gjithë kandidatët kanë të drejtën e ankimimit deri me datë 8 shtator 2016, ndërsa me datë 9 shtator 2016 do të shpallen listat përfundimtare të kandidatëve fitues. Gjithashtu ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët duhet të paraqiten pranë institucionit tonë për të kryer procesin e regjistrimit përfundimtar në programet e studimit që kanë aplikuar nga data 13 deri në 20 shtator 2016 me dokumentacionin e mëposhtëm: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave. c) 4 fotografi të vogla personale d) Raport mjeko – ligjor e) Certifikatë e njohur ndërkombëtarisht e nivelit B1 të gjuhës së huaj me të cilën zhvillohet programi i studimit. Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose nuk kanë rezultuar fitues, mund të aplikojnë në raundin e dytë, duke përzgjedhur departamentin që duan të studiojnë pranë SHLP Bedër  si një nga 10 preferencat në formularin e aplikimit të raundit të dytë nga data 23 shtator deri me datë 1 tetor 2016. Departamenti i Shkencave të Komunikimit Departamenti i Drejtësisë Departamenti i Shkencave Islame Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji Arsim Parashkollor dhe Fillor Kandidatët me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi     

Lista e aplikimeve për vitin akademik 2016 - 2017

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë”, Bedër njofton të gjithë maturantët të cilët kanë aplikuar për të studiuar në një nga programet tona të studimit, se intervistat e pranimit në çdo program do të zhvillohen çdo ditë nga data 20 – 30 Gusht 2016. Secili nga kandidatët duhet të jetë i pajisur me kartën e identitetit në momentin e intervistimit nga komisioni përkatës i departamenteve. Bashkëngjitur do të gjeni listën e plotë të kandidatëve për student të cilët kanë përzgjedhur ShLP Bedër për të ndjekur studimet e larta. Procesi i intervistimit nuk ka kosto shtesë. Ju urojmë suksese të gjithë studentëve. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 069 67 84 014, 067 34 27 001 ose na vizitoni çdo ditë pranë ambienteve të institucionit: Rr.Jordan Misja, Tiranë / Shqipëri.

Kriteret e reja mbi mënyrën e aplikimit në universitete

Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, referuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, procesi i aplikimit në universitetet publike e private për vitin akademik 2016 – 2017 kalon nëpër tre raunde të cilët vijojnë si më poshtë. Raundi 1 Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, do të aplikojnë në Portalin e Kandidatit për Student, nëpërmjet formularit të aplikimit, sipas një kalendari të publikuar më parë nga AKP, për të gjitha DAR/ZA-të, nga datat 01 -11 gusht 2016. Kandidatët e raundit të parë  bëjnë 10 përzgjedhje preferencash, ku shënojnë edhe departamentin që duan të studiojnë në Shkollën e lartë Hëna e Plotë Bedër.  - Nga data 20 deri në 30 gusht 2016, Shkolla e Lartë Hëna e Plotë Bedër, zhvillon procesin e intervistimit me të gjithë kandidatët që janë përzgjedhur për të studiuar në një nga programet tona të studimit. - Me datë 5 shtator 2016, Shkolla e Lartë Hëna e Plotë Bedër, shpall listat e fituesve në secilin departament për raundin e parë të aplikimit. - Nga data 13 deri në 20 shtator kandidatët që janë shpalluar fitues paraqiten në sekretarinë mësimore për të kryer regjistrimin online si dhe për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin përfundimtar. Raundi 2 Të gjithë kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme, dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur të regjistrohen, të kryejnë procesin e aplikimit online në raundin e dytë me formularin e aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, sipas një kalendari të publikuar më parë nga AKP, për të gjitha DAR/ZA-të, në datat 23 shtator deri në 1 tetor 2016. Kandidatët e raundit të dytë bëjnë 10 përzgjedhje preferencash, ku shënojnë edhe departamentin që duan të studiojnë në Shkollën e lartë Hëna e Plotë Bedër. - Në datën 5 tetor 2016, Shkolla e Lartë Hëna e Plotë Bedër, zhvillon procesin e intervistimit me të gjithë kandidatët që janë përzgjedhur për të studiuar në një nga programet tona të studimit. - Me datë 6 tetor 2016, Shkolla e Lartë Hëna e Plotë Bedër, shpall listat e fituesve në secilin departament për raundin e dytë të aplikimit. - Nga datë 16 tetor, kandidatët që janë shpalluar fitues paraqiten në sekretarinë mësimore për të kryer regjistrimin online si dhe për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin përfundimtar, firmosjen e kontratës si dhe pagesën për semestrin e parë të studimeve. - 16 deri me 20 tetor 2016 sekretaria mësimore do të regjistrojë online dhe me dokumentacion, deri në plotësimin e numrit të kuotave për programin e studimit përkatës, të gjithë kandidatët e tjerë që kërkojnë të regjistrohen.   - Të gjithë studentët të cilët e kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve bachelor dhe që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet e studimit master që ofron SHLP Hëna e Plotë (Bedër), mund të kontaktojnë në faqen zyrtare në facebook (Universiteti Bedër Faqja Zyrtare), emailin: admissions@beder.edu.al mund të paraqiten çdo ditë pranë sekretarisë mësimore në Bedër ose të kontaktojnë në numrat e telefonit: +355 67 34 27 001 +355 69 67 84 014    
  • <
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri