Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Zhvillohet konferenca shkencore "25 Vite Drita Islame"

Pedagogë të Kolegjit Universitar Bedër referojnë në punimet e konferencës shkencore “25 vite Drita Islame”, konferencë kjo e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me rastin e 25 vjetorit të themelimit të kësaj reviste. E zhvilluar në ambientet e “International Hotel Tirana”, konferenca mblodhi sëbashku përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare nga vendi e rajoni, akademikë, studiues, pedagogë, klerikë të shumtë etj. Veçojmë këtu pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, Kryemyftiu i Kosovës Hafiz Naim Tërnava, Myftiu i Gostivarit Hafiz Shaqir Fetahu, Kryetarja e Komitetit Shtetëror të Kulteve Znj. Loreta Aliko etj. Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti, z. Bujar Nishani, vlerësoi kontributin e lartë të kësaj reviste në edukimin fetar e kombëtar të brezave, që nga themelimi i saj e deri në ditët e sotme.  “Ka mbi 25 vjet që dielli u shfaq rishtazi mbi mjegullën që ndenji aq gjatë mbi vendin, tokën, njerëzit, shtëpitë, shpirtrat dhe besimet tona. Si toka në dritën e diellit ndriçoi edhe “Drita Islame”, në jetët tona” – tha ai.

Zhvillohet seminari me temë: “Gjuha dhe Letërsia në Epokën Digjitale”

120 mësues të gjuhës dhe letërsisë shqipe trajnohen rreth platformave digjitale në mësimdhënie   Seminari i organizuar nga Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me DAR Tirana, mblodhi sëbashku rreth 120 mësues të shkollave të ciklit 9- vjeçar dhe të mesëm të qarkut të Tiranës. Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe nëpërmjet inkuadrimit të formave të reja digjitale në këtë proces, si dhe marrëdhënia aktuale ndërmjet tyre ishte tematika kryesore e këtij seminari. Paneli i referuesve përbëhej nga Prof. Dr. Dhurata Shehri, Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, e cila kumtoi mbi hendekun midis letërsisë kanonike dhe asaj të demokratizuar. 

Hapen aplikimet për programin Bedër Mentorship 2017

Të dashur studentë Janë hapur aplikimet për programin #BedërMentorship2017 Ky program është një projekt i zhvilluar nga Zyra e Planifikimit Karrierës në Kolegjin Universitar Bedër, për të mbështetur dhe udhëhequr studentët gjatë formimit të tyre profesional dhe zhvillimit të karrierës. Këshillimi përkufizohet si një marrëdhënie profesionale, ku një person me përvojë në profesion ndihmon një të ri për zhvillimin njohurive dhe aftësive të veçanta profesionale.

Zhvillohet workshopi mbi praktikat e reja në fushën e mësimdhënies

Praktikat apo tematikat e reja në fushën e mësimdhënies janë një element mjaft i rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit të edukimit. Në këtë kontekst, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, zhvilloi workshopin rajonal me rreth 100 mësues të ciklit 9- vjeçar dhe të mesëm të qarkut të Tiranës. Në panelin hapës të këtij aktiviteti ishin të pranishëm edhe përfëqësuesit e institucioneve bashkëpunuese si Znj. Elena Dimo, përfaqësuese e Drejtorisë Arsimore Rajonale e Qarkut të Tiranës, si dhe Z. Oltjon Haka, përfaqësues i Këshillit Britanik në Tiranë.

Zhvillohet simpoziumi ndërfetar: "Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam"

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Akademinë Teologjike Orthodhokse, Durrës dhe Instituti Filozofik e Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezan, Shkodër, zhvilluan simpoziumin ndërfetar të radhës me temë “Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”. Familja si faktor themelor në mbarëvajtjen e shoqërisë, këndvështrimet përkatëse teologjike të saj, apo çështje të ndryshme, që prekin aspekte thelbësore të familjes në ditët e sotme, siç janë: edukimi i fëmijëve, respekti ndaj prindërve, komunikimi i vazhdueshëm ndërmjet pjesëtarëve të saj, përkujdesja ndaj familjes etj, ishin disa nga pikat e shumta në të cilat u përqendrua simpoziumi i sotëm. Paneli i referuesve i moderuar nga Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame në Bedër, Dr. Genti Kruja, përbëhej nga Atë Mario Imperatori, Drejtori i Institutit Katolik, Shkodër, z. Thoma Çomëni, Pedagog në Akademinë Teologjike Orthodhokse, Durrës dhe z. Elton Karaj, Pedagog në Departamentin e Shkencave Islame në Bedër.

Reforma Zgjedhore si temë diskutimi ndërmjet Oerd Bylykbashit dhe studentëve të Drejtësisë

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore, z. Oerd Bylykbashi, ishte i pranishëm në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Drejtësisë në kuadër të Reformës Zgjedhore. I ftuar nga Klubi studentor “Beder Law Academy” fillimisht, z. Bylykbashi bëri një analizë teknike të përgjithshme të sistemeve të ndryshme zgjedhore duke përmendur avantazhet dhe disavantazhet e tyre si në kuptimin doktrinar ashtu edhe në aspektin praktik. Aspekt në të cilin aitrajtoi disa raste konkrete në mënyrë që studentët të ishin më të qartë në ndikimin që ka zbatimi i sistemeve zgjedhore përkatëse në kontekstin politik të vendit tonë.

Publikohen listat e fituesve në programet master

Shkolla e Lartë Hëna e Plotë (Bedër) publikon listat përfundimtare të fituesve në të gjitha programet tona të studimit. Bëjmë me dije të gjithë kandidatët se procesi i regjistrimit do të zhvillohet nga data 01 deri me datë 04 nëntor 2016. Gjatë këtij afati kohor zyra e sekretarisë mësimore në institucionin tonë do të jetë e hapur nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Pas kësaj date nuk do të mund të regjistroheni më.  Po ashtu gjatë këtij procesi çdo kandidat duhet të jetë i pranishëm individualisht.

Konferenca e tretë Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin Bedër, në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Tiranë, International Burch University në Sarajevë si dhe Universitetin e Tiranës, organizoi Konferencën e tretë Ndërkombëatre në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Ashtu si çdo vit tjetër, kjo konferencë mblodhi sëbashku studiues të shumtë të gjuhës, përkthyes, studentë dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës, të tilla si: Italia, Japonia, Australia, Maqedonia, Greqia, Bangladeshi, Irani, Pakistani, Turqia dhe Polonia. Punimet e konferencës u përshëndetën nga PhD. Isa Erbaş, Kryetari i Konferencës, i cili u shpreh entuziast për vazhdimësinë e suksesshme të kësaj platforme dhe prurjet e larmishme në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze si pasojë e punimeve të ndryhsme nga akademikët pjesëmarrës.  Më tej Znj. Aida Berxholli, Drejtore e Këshillit Britanik, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet partnerëve në realizimin e edicionit të tretë të ICELL.
  • <
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri