Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Zhvillohet Konferenca e 4-rt Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Tiranë, International Burch University në Sarajevë si dhe Universitetin e Tiranës, organizoi Konferencën e 4-rt Ndërkombëatre në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Ashtu si çdo vit tjetër, kjo konferencë mblodhi sëbashku studiues të shumtë të gjuhës, përkthyes, studentë dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës, si: Amerika, Hollanda, Greqia dhe Maqedonia. Punimet e konferencës u përshëndetën nga Dr. Isa Erbaş, Kryetari i Konferencës, i cili u shpreh entuziast për vazhdimësinë e suksesshme të kësaj platforme dhe prurjet e larmishme në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze si pasojë e punimeve të ndryshme nga akademikët pjesëmarrës. Më tej, Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet partnerëve në realizimin e edicionit të 4-rt të ICELL dhe theksoi se kontributi i institucionit që ai drejton në këto fusha do të jetë gjithmonë i vazhdueshëm dhe në shifra të konsiderueshme me organizime të tilla.

Arrihet memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën AIESEC Albania dhe Agjencinë e Punësimit ERCA

Kolegji Universitar Bedër, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit me institucione të ndryshme, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën AIESEC Albania dhe Agjencinë e Punësimit ERCA. Marrëveshja me Shoqatën AIESEC fokusohet në realizimin e projekteve të ndryshme që kanë për qëllim angazhimin e studentëve në shoqëri. AIESEC Albania do të ofrojë ndihmën e saj për aktivitetet e klubeve studentore, si dhe për zhvillimin e praktikave profesionale dhe vullnetare për studentët e Bedër. Ndërkohë marrëveshja me Agjencinë e Punësimit ERCA fokusohet në planifikimin dhe zhvillimin e karrierës së studentëve dhe të diplomuarve tanë. ERCA do të mbështesë të sapodiplomuarit për tu punësuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Qarkut Gjirokastër

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërinstitucionale Kolegji Universitar Bedër dhe Bashkia e Qarkut Gjirokastër, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës dhe shërbimit social. Kështu, të dy institucionet bashkëpunuese bien dakort në zhvillimin e trajnimeve të ndryshme të stafit, zhvillimin e praktikave mësimore të studentëve si dhe shkëmbime të eksperiencave në fusha dhe aspekte të ndryshme sipas nevojave përkatëse. Marrëveshja u firmos gjatë vizitës që delegacioni i Bashkisë Gjirokastër me në krye znj. Zamira Rami zhvilloi në ambientet e Bedër, ku u prit nga Rektori Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucionit.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Bedër dhe Universitetit "Nënë Tereza", Shkup

Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, së bashku me përfaqësues të tjerë të lartë të institucionit, pritën në një takim pune delegacionin e Universitetit “Nënë Tereza”, Shkup. Pas vizitës së zhvilluar në ambiente të ndryshme të Bedër, rektorët e institucioneve përkatëse Prof. Dr. Gjana dhe Prof. Dr. Aziz Pollozhani, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

“Bedër”, marrëveshje bashkëpunimi me Unionin e Gazetarëve Shqiptarë

Kolegji Universitar Bedër nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për rritjen e bashkëpunimit të dyanshëm në fushat e informimit dhe edukimit. Krahas bashkëpunimeve të deritanishme, “Bedër” dhe UGSH do të vazhdojnë me organizimin e aktiviteteve, ligjëratave dhe trajnimeve në interes të profesionistëve dhe studentëve të fushës së gazetarisë. Kjo marrëveshje vjen në sajë të politikës bashkëpunuese ndërinstitucionale që institucioni ynë ndjek ndër vite.

Qasjet inovative në shkencat e edukimit dhe ato sociale në shekullin e 21

Departamenti i Shkencave të Edukimit në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, organizon Konferencën e 5-të Ndërkombëtare me temë: “Qasjet inovative në shkencat e edukimit dhe ato sociale në shekullin e 21”. Ashtu si çdo vit tjetër edhe ky edicion i konferencës mbledh sëbashku akademikë, studiues, kërkues shkencorë, studentë të sapodiplomuar etj, me synimin për të ndarë sëbashku eksperiencat nga problematikat e përditshme dhe zgjidhjet e mundshme në çdo rast rreth temës së lartëpërmendur. Konferenca zhvillohet në datat 30 – 31 Mars 2017, në ambientet e institucionit. Ju mirëpresim!

Më shumë të ngjashëm se të ndryshëm

Studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër, organizuan koncertin e bamirësie me titull "Më shumë të ngjashëm se të ndryshëm" Në kuadër të ditës botërore të sindromës Down, ky koncert mblodhi së bashku në ambientet e Bedër, zëra të rinj e të vjetër të skenës dhe ekranit shqiptar, me qëllim për të grumbulluar sa më shumë të ardhura nga shitja e biletave, të cilat do të shkojnë si fond në ndihmë të fëmijëve pranë fondacionit “Down Syndrome Albania” Ndër artistët që ju bashkuan nismës së studentëve të komunikimit përmendim: z. Dritan Boriçi, znj. Myfarete Laze, z. Erlind Zeraliu, znj. Elona Zeraliu, z. Kristian Koroveshi, z. Gjergji Doka, znj. Vilma Hodo si dhe studentët Elton Cara, Hafsa Desatani dhe Sefer Vrana.

Arrihet memorandumi i bashkëpunimit me Kolegjin AAB në Prishtinë

Gjatë vizitave që u zhvilluan në institucione të ndryshme arsimore në Prishtinë, delegacioni i Kolegjit Universitar Bedër me në krye Rektorin, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB në Prishtinë, institucioni i parë jopublik i arsimit të lartë në Kosovë. Ky memorandum bashkëpunimi, i firmosur nga dy drejtuesit e institucioneve përkatëse, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Prof.Dr. Lulzim Tafa, vjen si nevojë për të intensifikuar më tej marrëdhëniet bashkëpunuese ndërmjet dy institucioneve në fushën akademike, në organizimin e mëtejshëm të konferencave kombëtare e ndërkombëtare, shkëmbimin e stafit, në fushën e kërkimit shkencor etj. Gjatë bashkëbisedimit, të dy palët shprehën gatishmërinë për ta vazhduar më tej marrëdhënien e bashkëpunimit ndërmjet Bedër dhe AAB, edhe pse deri më tani në këtë kontekst janë konkretizuar disa organizime të përbashkëta, përmendim këtu konferencën ndërkombëtare në studimet e medias dhe komunikimit, publikimet shkencore të përbashkëta ndërmjet stafeve përkatëse etj. Takimi vazhdoi më tej me vizitën e ambienteve të ndryshme të Kolegjit AAB.
  • <
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri