Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Aplikoni për programet Exchange

  Të gjithë studentët e programeve bachelor në Kolegjin Universitar Bedër njoftohen se janë hapur aplikimet për programet e shkëmbimit me universitetet partnere. Mund të aplikoni për #Exchange në: ➥University of Wisconsin Oshkosh (SHBA) ➥University of Ljubjana (Slloveni) ➥University of Rome “Tor Vergata” (Itali) ➥University of Bari “Aldo Moro” (Itali) ➥Vistula University (Poloni) ➥Benedictine University (SHBA) Studentët duhet të shprehin interesin pranë Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare (iro@beder.edu.al) deri më datë 30 tetor 2018.      

Lista e kandidatëve fitues për vitin akademik 2018-2019

Kolegji Universitar Bedër shpall listat e maturantëve fitues të raundit të parë të aplikimeve për vitin akademik 2018 – 2019. Data 30 gusht 2018 shënon nisjen e regjistrimit të aplikantëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 12 shtator 2018. Studentët që nuk regjistrohen brenda kësaj date, u digjet e drejta për këtë raund. KUJDES! Ata që janë renditur brenda kuotave fituese duhet ta bëjnë regjistrimin brenda 48 orëve të parë të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, pra më 30 dhe 31 gusht, pasi në të kundërt e drejta për t’u regjistruar i kalon aplikantëve që janë në listën pritëse. Studentët që janë jashtë kuotave fituese, duhet të kontaktojnë me Kolegjin Universitar Bedër, pasi orë pas ore mund të lirohen kuota nga aplikantët e shpallur fitues në më shumë se një degë. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave. c) 2 fotografi të vogla personale. Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura. Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi: Drejtësi Shkenca Islame Shkenca Komunikimi Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Gjuhë dhe Letërsi Angleze Arsim Parashkollor dhe Fillor Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Shënim: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Parë, ose nuk kanë rezultuar fitues, mund të aplikojnë në Raundin e Dytë, duke përzgjedhur si një nga 10 preferencat e tyre programin që duan të vazhdojnë pranë Kolegjit Universitar Bedër. Aplikimet online për Raundin e Dytë kryhen nga data 15 – 20 shtator 2018. Kontakt: Tel: +355673427001 / +35542419222 Email: admissions@beder.edu.al Ju mirëpresim!

Kolegji Universitar Bedër diplomon brezin e pestë të studentëve

Kolegji Universitar Bedër diplomoi brezin e pestë të studentëve, në një ceremoni të organizuar mbrëmë në ambientet e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës. Tashmë kur janë mbushur shtatë vite që nga themelimi, Bedër nxjerr në tregun e punës rreth 195 specialistë të rinj në fushën e Drejtësisë, Komunikimit, Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Edukimit, Shkencave Islame, Gjuhës dhe Letërsisë Turke etj. Nën moderimin e Ilda Xhafës, ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të rektorit të Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinad Gjana, i cili inkurajoni studentët që të përpiqen në rrugën e dijes. “Nëse do të besoni fort në vlerat tuaja, në vlerat tona, ju do t’ia dilni dhe do të keni sukses. Do të shkëlqeni me dritën tuaj të brendshme, duke u bërë burim frymëzimi dhe shprese për këdo rreth jush”, theksoi Prof. Gjana. Ndërkohë i ftuari i mbrëmjes, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Skënder Bruçaj, gjatë fjalës së tij përshëndetëse shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Kolegjit Universitar Bedër. Ai përgëzoi studentët për mbylljen me sukses të studimeve dhe i motivoi ata për të vazhduar më tej në rrugën e dijes.  Ceremonia vazhdoi më tej me shpërndarjen e certifikatave për studentët ekselentë. Dudi Ilias u vlerësua si studentja me rezultatet më të larta në programin e drejtësisë; Hysni Kafazi si studenti më i mirë në gjuhë dhe letërsi angleze; Ornela Klosi në shkenca komunikimi; Abdullah Bulku në shkenca islame; Besjana Osmanollaj në arsim parashkollor dhe fillor; Xhuljana Budani në psikologji këshillimi dhe pedagogji; Oltiona Nexhi në gjuhë dhe letërsi turke. Studentët me rezultatet më të larta, Dudi Ilias dhe Hysni Kafazi mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse në emër të të gjithë studentëve. Gjatë fjalës së saj, Dudi Ilias falënderoi universitetin për vlerat që i ka përçuar duke e ndihmuar në çdo hap drejt suksesit. “Ajo që bën diferencën është se ky institucion akademik është themeluar në emër të vlerave, dhe po në emër të tyre funksionin dhe janë pikërisht këto vlera ato që shërbejnë si garanci për të pasur sfida të drejta”, shtoi ndër të tjera studentja e drejtësisë, Dudi Ilias. Ndërsa studenti me arritjet më të larta në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Hysni Kafazi, gjatë fjalës së tij falënderoi Kolegjin Universitar Bedër, duke theksuar se përgjatë këtyre viteve nuk ka përqafuar modelin tipik të mësimdhënies, duke u dhënë hapësirën studentëve të shpalosin dijet tyre. “Kjo shkollë na ka ofruar rrugë të shumta për t’u shprehur dhe për t’u përmirësuar akademikisht, që nga aktivizimi ynë gjatë leksioneve nëpërmjet prezantimeve dhe projekteve të ndryshme, deri në organizimin e konferencave ndërkombëtare të secilit departament, të cilat kanë shërbyer si një platformë aktive e pjesëmarrjes dhe përgatitjes së studentëve në fushën profesionale”, shtoi ndër të tjera. Në fund, të gjithë studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master u ngjitën në skenë për të hedhur kapelet e diplomimit.  

Kolegji Universitar Bedër partner zyrtar me UNESCO-Unitwin, CS-DC

Në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare të Kolegjit Universitar “Bedër”, duke filluar nga qershori 2018 institucioni ynë është bërë partner zyrtar me UNESCO-Unitwin, CS-DC. CS-DC është një rrjet ndërkombëtar individësh dhe institucionesh, të cilët punojnë së bashku dhe ndajnë burime për të promovuar kërkimin dhe edukimin në sisteme shkencore komplekse dhe integruese. Ky bashkëpunim i gjerë do të përfshijë strategji të inteligjencës sociale drejt praktikave të reja shkencore dhe edukative, që merren me sfidat e vështira shkencore, shoqërore dhe mjedisore të një bote gjithnjë e më të ndërlidhur.  

Kreu i Bashkësisë Islame të Serbisë viziton KU Bedër

Kryetari i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Prof. Dr. Mevlud Dudiç zhvilloi një vizitë në Kolegjin Universitar Bedër. Ai shoqërohej nga nënkryetari i kësaj bashkësie dhe njëkohësisht edhe drejtor i Medresesë së Novipazarit Dr. Rexhad ef. Plojoviq. Gjatë kësaj vizite, ku merrte pjesë edhe kreu i KMSH-së H. Skender Bruçaj, delegacioni i ardhur nga kryeqendra e Sanxhakut, u prit nga dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja, si dhe anëtarë të tjerë stafit akademik të KU Bedër. Në këtë takim u fol rreth aktivitetit dhe kontributit që KU Bedër jep në fushën akademike dhe me gjerë, si dhe u diskutua lidhur me bashkëpunimet, që mund të zhvillohen në fushën akademike me Universitetin Ndërkombëtar të Novipazarit, sidomos në fushën e Shkencave Islame, por jo vetëm.

Shkencat Islame, Bedër organizojnë Shkollë Verore në Vjenë

Departamenti i Shkencave Islame, Bedër në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës ka organizuar Shkollën Verore “Islami në Evropë” në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Në këtë shkollë merrnin pjesë studentë të viteve të dyta dhe të treta Bachelor në Shkenca Islame. Në vijim të kësaj shkolle, studentët ndoqën disa seminare dhe leksione të hapura në Universitetin e Vjenës nga pedagogë dhe lektorë të Teologjisë Islame të këtij universiteti. Nën drejtimin e përgjegjësit të Departamentit të Shkencave Islame, Bedër, Dr. Genti Kruja grupi i studentëve është pritur fillimisht nga shefi i departamentit të Studimeve Teologjike Islame në Universitetin e Vjenës Prof. Dr. Ednan Aslan, institucioni i cili organizoi edhe mbarëvajtjen dhe akomodimin e studentëve gjatë qëndrimit në Vjenë. Gjatë këtij qëndrimi studentët kanë zhvilluar gjithashtu edhe disa vizita të rëndësishme në institucione zyrtare austriake. Me datë 9 korrik 2018 delegacioni i studentëve nga Universiteti Bedër ka vizituar Ministrinë Federale Austriake për Integrimin Europian dhe Punët e Jashtme, ku janë pritur nga znj. Aloisia Wörgetter, drejtuese e Departamentit të Dialogut Ndërkulturor, si dhe nga z. Martin Kienl, kreu i Departamentit për Integrimin në Ministrinë Federale Austriake për Integrimin Europian dhe Punët e Jashtme. Studentët e shoqëruar nga Dr. Genti Kruja ndanë me të pranishmit kontributin e KU Bedër në fushën e dialogut ndërfetar dhe aktivitetet e shumta zhvilluar lidhur me të nga Departamenti i Shkencave Islame. Një nga këto ishte edhe konferenca ndërkombëtare në fushën e dialogut ndërfetar e realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Austrisë në Shqipëri në maj të këtij viti. Gjatë këtij takimi, znj. Aloisia Wörgetter dhe z. Martin Kienl shprehën falënderimet dhe vlerësimet e tyre për këtë vizitë, si dhe folën për bashkëpunimet e mundshme në fushën e arsimit dhe dialogut ndërkulturor e ndërfetar. Një vizitë tjetër e rëndësishme ishte edhe ajo e zhvilluar me dt. 10 korrik në zyrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Vjenë, ku grupi u prit nga Dr. Gilberto Gerra dhe Mag. Karl Prummer. Dr. Gerra bëri një përshkrim të punës dhe funksioneve të zyrave të OKB-së, veçanërisht të departamentit që ai drejton, atë të shëndetësisë dhe luftës kundër drogës. Ai u shpreh i impresionuar nga vizita e studentëve të KU Bedër dhe u tregua i gatshëm për bashkëpunime në kuadër të trajnimeve dhe praktikave profesionale të studentëve në zyrat e OKB-së. Dr. Kruja gjithashtu, i njohu zyrtarët e OKB-së me misionin dhe vizionin e Universitetit Bedër, si dhe me kontributin e dhënë deri më tani në Shqipëri. Këto takime dhe vizita erdhën si rezultat i mbështetjes dhe bashkëpunimit të KU Bedër me Ambasadën Austriake në Tiranë, e cila ofroi mbështetjen për realizimin e këtyre takimeve gjatë kësaj shkolle verore, e cila u zhvillua në ditët e para të presidencës austriake në BE. Studentët e Shkencave Islame, Bedër gjatë këtij udhëtimi studimor në Vjenë të Austrisë kanë vizituar Qendrën Kulturore Shqiptare, si dhe Qendrën Islame të Vjenës dhe xhaminë e saj, ndërtuar në vitin 1979. Grupi studentor i shoqëruar nga Dr. Genti Kruja dhe lektori z. Hysni Skura kanë vizituar gjithashtu bibliotekën shekullore të Universitetit të Vjenës, si dhe objekte të ndryshme historike në Vjenë. Gjatë muajit korrik-gusht dhe më pas gusht-shtator po zhvillohet gjithashtu edhe një shkolle tjetër verore dhe trajnim për studentët e Shkencave Islame, Bedër në Universitetin el Ez’her në Kajro të Egjiptit. Vlen të theksohet se këto shkolla zhvillohen për herë të parë jashtë Shqipërisë, duke u bërë shkas për zhvillimin e edukimit në këtë departament në shumë dimensione.

Ceremonia e Diplomimit 2018

Kolegji Universitar Bedër diplomon brezin e pestë të studentëve. Kemi nderin t’iu ftojmë në Ceremoninë e Diplomimit, e cila organizohet ditën e mërkurë, 4 korrik 2018, ora 20:00, tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës. Hyrja për tek Amfiteatri do të bëhet 30 minuta përpara fillimit të ceremonisë. Ju mirëpresim!

Arbër Çepani dhe Eglent Bici të ftuar në seminarin "Sipërmarrja dhe Sfidat e të rinjve në Shqipëri"

Departamenti i Shkencave të Edukimit organizoi ditën e sotme seminarin me temë "Sipërmarrja dhe Sfidat e të rinjve në Shqipëri". Të ftuar ishin Arbër Çepani, aktualisht Moderator në RTSH, programi "Mirëmëngjes Shqipëri”, njëkohësisht edhe sipërmarrës, aktivist i shoqërisë civile (UN Women, Albanian Students Abroad Network) dhe fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sipërmarrjes, inovacionit dhe gazetarisë. I ftuari tjetër ishte Eglent Bici, Themelues/ CEO MEI Realty dhe Trajner Suksesi e Zhvillimi Personal, me një eksperiencë të pasur në sipërmarrje, shitje, marketing dhe inovacion. Gjatë takimit të ftuarit ndanë me studentët e Bedër eksperiencat e tyre të sipërmarrjes dhe lidershipit, si dhe mënyrat e motivimit dhe zhvillimit personal. Studentët pjesëmarrës ishin nga departamentet e psikologjisë, edukimit, komunikimit, drejtësisë dhe gjuhës angleze. Në fund të takimit studentët kishin mundësinë që të bashkëbisedonin dhe t’u drejtonin pyetje të ftuarve, për të mësuar më shumë rreth sipërmarrjes dhe si të tejkalojnë vështirësitë e hasura. Duke falenduar të ftuarit, mbetet për t’u vlerësuar se studentët morën doza të mira optimizmi dhe energjie pozitive nga ky takim me dy sipërmarrës të suksesshëm.  
  • <
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri