Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Organizohet shfaqja e filmit “AZIZI”, të autores Luljeta Progni

Departamenti i Shkencave te Komunikimit organizoi shfaqjen e filmit “AZIZI”, të autores Luljeta Progni, për studentët e universitetit Bedër. Filmi, zbulon atë që është fshehur për 70 vjet nga të gjithë pushtetarët shqiptarë, terrori komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm: grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Ajo që bën filmi, është thjesht vendosja e kameras në vitet 1948-1954, në disa prej kampeve më famëkeqe: Kuçovë, Berat, Turan dhe Tepelenë, pa shtuar apo hequr asgjë nga e vërteta. Azizi ësht ë një film bazuar në rrëfimjet e të mbijetuarve në kampet e internimit, vitet e para të persekutimit nga regjimi komunist. Pas shfaqjes së filmit, studentët patën mundësinë e diskutimit rreth tematikës së filmit me autoren dhe ekipin e realizimit të filmit.  

Organizohet programi: “Profeti Muhamed a.s mëshirë për botët”

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot panelin me titull: “Profeti Muhamed a.s, mëshirë për botët”. Të ftuar në këtë panel të moderuar nga pedagogu Veton Tulla ishin nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, si dhe Dr. Xhemal Saferti, pedagog pranë këtij departamenti, të cilët mbajtën kumtesat e tyre rreth lindjes, mëshirës, mirësisë, favoreve që Allahu ju ka bërë besimtarëve me anë të dërgimit të Profetit Muhamed (a.s) ndërmjet tyre. Nënkryetari i KMSH-së në fjalën e tij u shpreh: “Profeti a.s. ishte flamur i faljes, mëshirës e dhembshurisë”. Ndërsa Dr. Saferti do të shprehej: “Ai ishte shembull për këdo që e ndjek dhe e do Atë. Sjellja dhe jeta e Tij (s.a.s) ishte shembulli më i përsosur për gjithë njerëzimin. Bazuar në këtë çdokush që e do dhe e ndjek Muhammed Mustafanë, duhet të jetë shembull ideal për shoqërinë ku ai jeton”. Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi në fjalën e tij bazuar në përshkrimin e bukur që Kurani Famëlartë i bën Atij (a.s) bëri një përmbledhje të jetës së Krenarisë së Njerëzimit Muhamedit (a.s).  

Gjergj Erebara, bashkëbisedim me studentët e Komunikimit

  Gazetari investigativ Gjergj Erebara, ishte i ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Shkencave të Komunikimit në lidhje me temën: “Gazetaria investigative; sfida dhe mundësi në realitetin shqiptar.” Z. Erebara aktualisht është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri (BIRN). Gjatë leksionit të hapur u diskutua në lidhje me praktikat e gazetarisë investigative në Shqipëri, rëndësinë që ka, si dhe sfidat që gazetarët e rinj hasin në vendin e punës. Ai ndau me studentët mendime rreth burimeve të financimit te medias dhe ndikimin që kanë keto burime për median dhe informacionin. z. Erebara, iu përgjigj pyetjeve të studentëve në lidhje me temën dhe interesit të tyre për sfidat e gazetarisë investigative në Shqipëri.  

Drejtori editorial i RevistaWho.com Z. Eraldo Rexho i ftuar në seminaret ‘’MarCOM’’

Themeluesi dhe Drejtori editorial i RevistaWho.com Z. Eraldo Rexho, ishte i ftuari i parë për këtë vit akademik në ciklet e seminareve “MarCom”. Seminari me temë "Gazetaria Rozë në Kohën e Internetit", u zhvillua në ambjentet e Muzeut të Medias me studentët e departamentit të komunikimit. Gjatë seminarit u diskutua mbi gazetarinë rozë, sfidat dhe përparësitë që kjo lloj gazetarie paraqet në ditët e sotme. Studentët shfaqën interes për raportet e të ftuarit me vipat, si dhe me balancat që duhen vendosur mes etikës dhe lajmeve rozë. Z. Eraldo Rexho, ndau me studentët e komunikimit eksperiencat  dhe vështirësitë e para të rrugëtimit profesional. Ndërsa bashkëbisedimi me studentët vazhdoi edhe mbi trendet dhe ndikimin e mediave të reja në raport me raportimet rozë. Në përfundim të seminarit Z. Rexho iu përgjigj pyetjeve të studentëve lidhur me tematikat më të trajtuara nga RevistaWho.com, si dhe përvojat e tij si gazetar.  

Bedër çel vitin akademik 2018-2019

Kolegji Universitar Bedër çeli sot vitin e ri akademik 2018-2019. Të pranishëm në ceremoninë e organizuar në ambientet e universitetit ishin studentë, prindër, stafi akademik dhe administrativ, përfaqësues të institucioneve të ndryshme arsimore, si dhe ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. Johann Sattler. Rektori i KU Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, gjatë fjalës së tij përshëndetëse shprehu gatishmërinë e universitetit për t’iu gjendur pranë studentëve në rrugëtimin e tyre. “Sot është fillimi i një faze të rëndësishme, gjatë së cilës ne bashkë me të gjithë stafin akademik dhe administrativ do të gjendemi pranë jush për t’ju ndihmuar në formimin sa më të mirë akademik dhe profesional. Bedër këtë vit vjen me departamentin e ri në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit, si dhe krahas rëndësisë së gjuhës angleze si pjesë e programeve mësimore, një vëmendje të veçantë do të ketë edhe përfshirja e gjuhës gjermane me anë të kurseve ekstra-kurrikulare si fillim, e më pas integrimin e saj edhe në kurrikulat e programeve mësimore”, theksoi Prof. Gjana. I ftuar në këtë ceremoni, Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler, i uroi studentët për një vit të suksesshëm akademik. “Kolegji Universitar Bedër po nis një rrugetim të ri, i cili me siguri do të jetë mbushur me sfida dhe me shumë momente kënaqësie. E them këtë sepse nga bashkëpunimi ynë në kuadër të vitit Kulturor Austri – Shqipëri 2018 ne kemi përjetuar një bashkëpunim të frytshëm dhe të suksesshëm me këtë institucion. Bashkëbunimi i frytshëm ka në themel komunikimin. Duke ditur se këtu komunikohet në të gjitha nivelet dhe në të dyja drejtimet, jam i bindur se profesorët dhe studentët, drejtuesit dhe administrata, do të përjetojnë momente kënaqësie dhe suksesi gjatë këtij viti të ri akademik”, deklaroi z. Saatler. Përfaqësuesja e Këshillit Studentor, Desara Tollia, falenderoi universitetin për mundësitë e krijuara përgjatë këtyre viteve studimi. “Përgjate rrugëtimit tim sigurisht dhe unë kam hasur vështirësi, por me ndihmën e pedagogëve që më kanë orientuar drejtë dhe ma kanë bërë çdo situatë më të lehtë, çdo vështirësi e hasur është kaluar me sukses”. Xhonledi Spahiu, në emër të studentëve të rinj, si dhe një nga përfitueset e bursave të ekselencës që Kolegji Universitar Bedër ka akorduar këtë vit, tregoi arsyet e përzgjedhjes së së këtij universiteti për të vazhduar rrugëtimin e saj universitar. “Të merrja bursë nga ky institucion ishte nder dhe kënaqësi e veçantë për mua, për shkak të reputacionit të tij në lëmin e mësimdhënies. Ndershmëria, virtuoziteti dhe karizma janë disa nga vyrtytet të cilat përcjell Universiteti Bedër, për të cilën do të bëj të pamundurën për t’i përçuar më tej gjatë punës dhe jetës sime”. Në vijim studentët e rinj u njohën me përbërjen e departamenteve përkatëse, si dhe me informacione bazë rreth universitetit.

Viti kulturor Austri-Shqipëri 2018

Në kuadër të vitit kulturor Austri-Shqipëri 2018, si dhe të vizitës së ministres së Jashtme austriake, Karin Kneissl, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë, organizuan sot një pritje, ku u prezantua dhe libri me titull: Të rizbulojmë të përbashkëtat: “E shkuara dhe e tashmja e marrëdhënieve Austri –Shqipëri në kaleidskop”. I pranishëm në takim, Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof Dr. Ferdinand Gjana, falënderoi znj. Kneissl, për mundësitë që Austria i ka ofruar studentëve tanë në organizmin e shkollës verore në Vjenë, si dhe të vizitave në institucionet më të rëndësishme. Gjatë shkollës verore studentët e Kolegjit Universitar Bedër ndoqën leksione dhe seminare prej profesorëve më të shquar të Universitetit të Vjenës.

Lista e kandidatëve fitues të raundit të dytë për vitin akademik 2018-2019

Kolegji Universitar Bedër shpall listat e maturantëve/aplikantëve fitues të raundit të dytë të aplikimeve për vitin akademik 2018 – 2019. Regjistrimi i aplikantëve të shpallur fitues do të bëhet në datat 27 shtator deri në 6 tetor. Procesi i regjistrimit do të kryhet me dokumentacionin përkatës në sekretarinë mësimore të Kolegjit Universitar Bedër, sipas datave të sipërshënuara, nga ora 8:00 deri në orën 16:30. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave. c) 2 fotografi të vogla personale. Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura. Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi: Drejtësi Shkenca Islame Shkenca Komunikimi Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Gjuhë dhe Letërsi Angleze Arsim Parashkollor dhe Fillor Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Kontakt: Tel: +355673427001 / +35542419222 Email: admissions@beder.edu.al  

Projekti ''100 Bursa Studimi''

Kolegji Universitar Bedër prezantoi sot projektin “100 Bursa Studimi”, nga ku mund të përfitojnë studentët e rinj që do të regjistrohen në raundin e dytë dhe të tretë për vitin e ri akademik 2018-2019. Maturantët e interesuar mund të aplikojnë për të përfituar një nga bursat e vëna në dispozicion, duke përzgjedhur një nga degët e KU Bedër përgjatë këtyre dy raundeve. Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana tha se më të favorizuar për këtë program janë maturantët ekselentë, por edhe ata me talente të caktuara apo ata që vijnë nga kategori të ndryshme sociale. Të interesuarit mund të aplikojnë për bursë apo të marrin informacione rreth programeve të caktuara, duke u paraqitur çdo ditë pranë ambienteve të universitetit. Programi “100 Bursa Studimi” aplikohet për të dytin vit radhazi në Kolegjin Universitar Bedër. Numri i studentëve të regjistruar gjatë raundit të parë ka pasur një rritje me 130% krahasuar me të njëjtin raund të një viti më parë. Aktualisht universiteti ofron 8 programe studimi në nivelin bachelor. Studentët këtë vit në Bedër do të kenë mundësinë të regjistrohen pranë dy degëve më të reja, në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, si dhe në Marrëdhenie Publike dhe Komunikim Marketingu. Programet në të cilat maturantët mund të aplikojnë në dy raundet e mbetura dhe ku mund të përfitojnë bursa janë: • Drejtësi • Shkenca Komunikimi • Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu • Shkenca Islame • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi • Gjuhë dhe Letërsi Angleze • Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji • Arsim Parashkollor dhe Fillor    ✔ KONTAKTONI!  Web: admissions.beder.edu.al Email: admissions@beder.edu.al Celular: +355 67 34 27 001
  • <
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri