Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Qendra e Këshillimit EduactionUSA takim me studentët e Bedër

Zyra e Planifikimit të Karrierës në bashkëpunim me Qendrën e Këshillimit EduactionUSA, organizuan një prezantim për studentët e Kolegjit Universitar Bedër me temë "LLM Programs in the USA". Përfaqësuesja e EducationUSA Znj. Aida Hudhri bëri prezantimin e funksioneve të qendrës së tyre, ndërsa Z. Bujar Taho, i diplomuar në Universitetin Pittsburgh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në programin LLM të këtij universiteti u shpjegoi studentëve të departamentit të drejtësisë rreth mundësive që ky program u ofron atyre në jetën e tyre profesionale. Ndërkohë që tregoi për studentët rreth eksperiencës së tij personale, mundësive që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë studentëve etj. Në fund të prezantimit studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje nga afër në lidhje me programet e studimit në SHBA. Ndërsa Znj. Hudhri i ftoi studentët e Bedër që të vizitonin qendrën e tyre për çdo informacion që mund t’u nevojitet në të ardhmen.  

Robert Gajda, i ftuar në Brownbag Seminars

Në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars”, z.Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi mbajti një leksion të hapur ku ndau me studentët dhe të pranishmit pikëpamjet rreth temës “Mbrotja nga diskriminimi”. Gjatë bashkëbisedimit, z. Gajda bëri një analizë të përgjithshme të konceptit të diskriminimit për shkaqe të ndryshme dhe të situatës aktuale në Shqipëri. Ai u ndal në trajtimin e legjislacionit ndërkombëtar dhe veçanërisht atij kombëtar duke analizuar dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhur me këtë fushë. Ndër të tjera, ai shpjegoi procedurat që duhet të ndjekë çdo qytetar kur përballet me raste të ndryshme diskriminimi duke theksuar që çdo individ duhet patjetër t’i drejtohet Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në mënyrë që problemet apo konfliktet e ndryshme të mos ngelin pa zgjidhje. Z. Gajda përmendi edhe një shumëllojshmëri masash që janë marrë ndaj subjekteve të ndryshme për shkak të diskriminimit që ka ndodhur ndaj qytetarëve të ndryshëm në fusha të ndryshme sidomos në arsim, shëndetësi dhe punësim. Krahas kësaj, ai evidentoi edhe rolin e madh që ka luajtur dhe do të luajë shoqëria në reduktimin sa më të madh të këtij problemi. Aktiviteti vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga studentët dhe të pranishmit.  

Panel diskutimi "Ruaj traditën, festo shqip"

Një grup studentësh i Programit Master i Shkencave, dega Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun mblodhën në një tryezë të rrumbullakët, studiues si dhe artistë në kuadër të fushatës “Ruaj traditën, festo shqip”, për ndërgjegjësimin e të rinjve në ruajtjen e folklorit. Kjo fushatë është inicuar mbi bazat e një detyre kursi, në lëndën Konceptim dhe Menaxhim Fushatash. Pedagogu i lëndës Ph. D. Edlira Mali është njëkohësisht edhe këshilltarja e studentëve gjatë këtij projekti, e cila ka orientuar studentët në çdo aktivitet të tyre. Kryefjala e tryezës ishte rreziku i humbjes së trashëgimisë sonë folklorike. Studiuesit janë shprehur të shqetësuar në lidhje me vështirësinë e tejkalimit të folklorit nga brezi në brez. Duke i’u referuar bartësve, gati një zëri të gjithë ranë dakord mbi faktin se bartësit po humbasin, e ndërkohë po humbim edhe një trashëgimi kulturore. Tryeza e rrumbullakët u moderua nga gazetarja e mirënjohur Anisa Ymeri, e cila iu bashkua fushatës së studentëve për përçimin e vlerave dhe traditave folklorike shqiptare, ndërkohë që studentja Beklie Koltraka prezantoi për të pranishmit konceptin e fushatës “Ruaj traditën, festo shqip”. Menaxherja e fushatës studentja Donisa Perseku falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen ndërsa përmendi arsyet e ndërmarrjes së një fushate të tillë duke u nisur edhe nga nevojat e shoqërisë sonë për të ruajtur rrënjët e tyre. Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, gjatë fjalës së tij përshëndetëse përgëzoi studentët për aktivitetin e organizuar. “Vlerë rinia, që rritet dhe edukohet me të gjitha komponentët e atij kombi”, shtoi më tej. Gjatë bisedës u fol edhe për vlerat e jashtëzakonshme të folklorit dhe rëndësinë e trashëgimit të saj. Prof. Dr. Rahim Ombashi dha një mesazh shumë të vyer për të gjithë të pranishmit duke vënë në pah edhe rëndësinë e këtij takimi. “Marrim nisma të tilla sepse kemi mundësi e mbi të gjitha ndjejmë përgjegjësi për të ardhmen. Nuk harron shqiptari lahutën, traditën, pa ato do të ishte një diçka që ecte pa shpirt”, tha ndër të tjera. Ndërkohë shkrimtari i njohur Doc. Dr. Agron Tufa u ndal në elementët e veçantë të folklorit shqiptar të cilat i bëjnë rrënjët tona të thella dhe impresionuese për këdo që i përjeton. Një pjesë të rëndësishme të takimit e zuri dhe rëndësia e lahutës, duke i’u referuar dhe ngjarjeve të fundit. Koleksionisti dhe instrumentisti Ermal Sela duke parë lahutat e vendosura mbi tryezë tha se tre prej tyre janë autentike shqiptare, duke bërë kështu dallimin mes lahutës shqiptare dhe asaj serbe. Ndër të tjera ai tha se për shkak të masivizimit po prodhohen lahuta serbe si të ishin shqiptare. Me këtë rast në tryezë ishin të ftuar dy lahutistë të njohur të cilët luajtën me veglat e tyre muzikore, Jonuz Delaj dhe Gjin Peplokaj. Etnologia dhe antropologia Armanda Hysa u shpreh se folklori i vërtetë nuk gjendet në festivalet folklorike, por tek festat familjare dhe dasmat. Po ashtu edhe studiuesja Ilirjana Kaceli përmendi edhe ngjarjet historike me rëndësi për trashëgimin e kulturës sonë. Ndërkaq Genc Kastrati, koreograf pranë Ansamblit të shtetit, foli për vallet popullore shqiptare duke treguar mbi veçantitë e tyre. “Vallet ballkanike karakterizohen nga lëvzje dinamike të këmbëve, ndërsa në vallen shqiptare, lëviz çdo gjymtyrë e trupit.” Më tej ai shton, edhe shpjegimin e fjalës valle, me anë të fjalës arbëreshe valë, duke shpjeguar përkatësisht ndjesinë që jep vallja shqipe, dinamike dhe elegante. Ndërsa ish ballerina e ansamblit dhe koreografja, Lindita Kaimi veç nostalgjisë për konkurset e viteve të shkuara, si dhe kujtesës mbi disiplinën dhe kujdesin me të cilat kuroheshin vallet, na solli në vëmendje dhe larmishmërinë e kostumeve popullore shqiptare, si dhe ndryshimet që janë prezente edhe në fshatra shumë të afërt. Fushatës së studentëve i është bashkuar edhe balerina e njohur e Teatrit të Operas dhe Baletit, Isida Mollaymeri e cila i ka mbështetur studentët në hapat e organizimit të aktiviteteve. Fushata do të vazhdojë me një konkurs vallesh, ku ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të marrë pjesë. Fituesit e tre vendeve të para të konkursit do të kenë mundësi që të performojnë në një koncert madhështor me të ftuar personalitete të artit, si dhe çmime të tjera.    

Organizohet aktiviteti “Mbrëmje folklorike”

Studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave, dega Marrëdhënie me Publikun dhe Gazetari organizuan mbrëmjen folklorike në ambientet e biblotekës së Kolegjit Universitar Bedër. Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese "Ruaj traditën, festo shqip”, aktiviteti konsistoi në një mbrëmje kushtuar këngëve dhe valleve popullore shqiptare. Të ftuar në takim ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Rahim Ombashi si dhe shkrimtari i mirënjohur dhe pedagogu Prof. Dr. Agron Tufa, të cilët referuan për të pranishmit një sërë informacionesh dhe kuriozitetesh në lidhje me rrënjët e folklorit shqiptar. "Folklori është një e shkuar shpirtërore që nuk e blejmë dhe nuk e kthejmë dot, por e marrim me vete dhe e përkthejmë në vlera që na karakterizojnë dhe na dallojne nga të tjerët. Arti ka vetëm një çmim - vlerat shpirtërore, për të cilat kemi shumë nevojë", tha Prof. Dr. Ombashi. Ndërsa Prof. Dr. Tufa u shpreh se: “Rëndësia këngës popullore e folklorit dhe të formave të krijimtarisë popullore padyshim që përbjnë një vulë të identitetit për çdokënd.” Në fund të takimit studentët kishin mundësinë që të risillnin në kujtesë disa nga këngët e vjetra shqipe nëpërmjet leximit dhe këngës.  

Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Zhejiang të Shkencës dhe Teknologjisë

Gjatë këtyre ditëve, rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Gjana u takua me presidentin e Universitetit Zhejiang të Shkencës dhe Teknologjisë, ku u diskutua rreth një partneriteti të mundshëm midis dy universiteteve. Universiteti Zhejiang i Shkencës dhe Teknologjisë (ZUST) është një institucion i arsimit të lartë ithemeluar në vitin 1980, i cili ndodhet në qytetin historik dhe piktoresk të Hangzhou, kryeqyteti i Provincës Zhejiang, një nga provincat më të begata në Kinë. ZUST është një universitet shumëdisiplinor, me fokus në inxhinieri përfshirë displina në shkencë, art, ekonomi, menaxhim dhe arsim. Zhvillimi i ZUST është i lidhur ngushtë me bashkëpunimin e saj ndërkombëtar. ZUST, që nga themelimi i saj, ka hyrë në bashkëpunim me Gjermaninë dhe tani është një platformë e rëndësishme për arsimin dhe bashkëpunimin teknologjik midis Provincës Zhejiang dhe Gjermanisë. Deri sot, ZUST ka krijuar me sukses bashkëpunimin formal me mbi 50 universitete në Gjermani, SHBA, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Francë, Japoni, Kore, Hollandë, Belgjikë, Rumani etj. ZUST ende po bën hapa të mëtejshëm në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat e shkëmbimit të stafit akademik dhe të studentëve, kërkimit shkencor dhe programeve të studimit. Rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Presidenti i Universitetit Zhejiang të Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Ye Gaoxiang nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit më 28 nëntor, 2018. Marrëveshja ndërmjet dy institucioneve përfshin: Shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ Shkëmbimin e studentëve në programet Bachelor dhe Master Organizimin e projekteve dhe botimeve të përbashkëta kërkimore Bashkëpunimin dhe shkëmbimin e burimeve dhe stafit në lidhje me shërbimet e bibliotekës dhe shërbime të tjera të ngjashme. Shkëmbime dhe bashkëpunime të tjera akademike në fushën e arsimit.

Takim mes brezash me studentët e komunikimit

Zyra e të Diplomuarve në Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave të Komunikimit organizuan ditën e sotme takimin e parë mes brezave për këtë vit akademik. Të ftuar ishin të diplomuarit e Bedër, Ejup Lila, gazetar në Radio Spektrum dhe Ingrid Domi, këshilltare e Kryetarit të Bashkisë së Shijakut. Të diplomuarit ndanë me studentët e shkencave të komunikimit eksperiencat e tyre, duke nisur nga ato kur kanë qenë studentë, e deri në sfidat me të cilat përballen në tregun e punës. Takimi me studentët e diplomuar është një praktikë e ndjekur prej vitesh në Kolegjin Universitar Bedër.  

Prezantohet fushata: "Ruaj traditën, festo shqip"

Studentët e programit Master Shkencor në Shkenca Komunikimi, Kolegji Universitar Bedër, prezantuan fushatën sensibilizueze: "Ruaj traditën, festo shqip". Të pranishëm në aktivitet ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, përgiegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për iniciativën e studentëve të masterit për të ndërmarrë një fushatë ndërgiegiësuese për ruajtjen e folklorit shqiptar. Pedagogia e lëndës, Edlira Mali, e cila është njëkohësisht edhe koordinatore e fushatës, dha një pasqyrim të fushatave ndër vite, duke vënë në dukje ndërgjegjësimin e shoqërisë për çështjet e ngritura. Fushata u prezantua tek studentët e KU Bedër dhe jo vetëm, me anë të dokumentarit të regjisores Adela Peeva, "E kujt është kjo kengë?" Nën moderimin e studentes Donisa Perseku aktiviteti pasqyroi idenë e fushatës dhe qëllimin kryesor të saj për ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e rrënjëve tona. Fushata do të vazhdojë edhe në muajt në vijim me një sërë aktivitetesh me në qendër folklorin shqiptar.

Bedër, marrëveshje me Zhejiang Normal University

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare, Kolegji Universitar Bedër nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Zhejiang Normal University (Kinë). Ky universitet zë vend ndër institucionet e arsimit të lartë të mirërenditura në Kinë dhe në rang botëror. Krahas programeve në gjuhën vendase universiteti ofron shumë programe studimi edhe në gjuhën angleze. Zhejiang Normal University ndodhet në provincën Zhejiang, një nga provincat më të zhvilluara ekonomikisht të Kinës. Ky universitet ka 19 kolegje (fakultete), 4 kampuse, rreth 35000 studentë dhe rreth 1580 anëtarë të stafit akademik. Marrëveshja u firmos nga Rektori i KU Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Zv. Presidenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Zhejiang Normal University, Prof. Dr. Zhang Genfu. Të dy institucionet do të kenë bashpunimin për të zhvilluar projekte në fusha me interes të përbashkët. Universitetet ranë dakord per shkëmbimin e stafit akademik, në organizimin e seminareve dhe konferencave, si dhe projekteve të ndryshme shkencore.
  • <
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri