Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

Përfaqësuesit e Bedër vizitë në Bujanoc

Studentët e programit master në Shkenca Komunikimi pranë Kolegjit Universitar Bedër, pedagogë të departamentit, si dhe rektori Prof. Dr. Ferdinand Gjana, ishin të ftuar nderi në Komunën e Bujanocit. Ata u priten nga drejtuesit më të rëndësishëm të pushtetit lokal në këtë trevë ku jetojnë shqiptarët në Republikën e Serbisë. Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi falenderoi studentet të cilët u angazhuan në mbledhjen e mijëra librave artistikë e kulturorë në gjuhën shqipe, duke pasuruar në këtë mënyrë Bibliotekën e Bujanocit. Z. Kamberi tha se ky është një mesazh i fortë për vëllazëri dhe solidaritet mes shqiptarësh. Ndërkohë, rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana falenderoi drejtuesit e Komunës së Bujanocit për pritjen e ngrohtë. Prof. Gjana i dorëzoi zyrtarisht Z.Kamberi shkresën për 15 bursa të plota që KU Bedër i ofron maturantëve të kësaj komune që do të regjistrohen për vitin e ardhshëm akademik. Ai premtoi se bashkëpunimi me Komunën e Bujanocit do të shtrihet edhe në fusha të tjera, në organizimin e takimeve të përbashkëta edhe në nivel intelektualësh. Më pas, pedagogë të KU Bedër shpalosën para maturantëve të Bujanocit të gjitha mundësite që ofron institucioni ynë. Ndërsa të rinjtë që aspirojnë të ndjekin studimet e larta në Shqipëri morën përgjigje mbi të gjitha kapacitetet akademike dhe infrastrukturore që ofron Kolegji Universitar Bedër. Vizita e zhvilluar në Bujanoc ishte e vlefshme për të gjithë studentët që i shërbyen nismës për të mbledhur libra joshkollorë për shqiptarët në Serbi, pasi u njohën më nga afër me bukuritë e trojeve shqiptare dhe mikëpirtjen e shkëlqyer të shqiptarëve në ato zona, me besimin e shprehur se aktivitete të tilla do të jenë edhe më të shpeshta.

Zhvillohet Bedër Awards 2018

Kolegji Universitar Bedër organizoi për të dytin vit radhazi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për të diplomuarit. Në këtë event morën pjesë të diplomuar, stafi akademik dhe administrativ që ka dhënë kontributin ndër vite për universitetin, si dhe figura te shquara nga fusha e letërsisë, kulturës, artit dhe edukimit. Ceremoninë e hapi përfaqësuesja e Zyrës së të Diplomuarve, Jola Marku, e cila theksoi se  kjo zyrë nën shembullin e universiteteve perëndimore, synon të ndikojë në formësimin e një kulture, për sa i përket aktiviteteve dhe marrëdhënieve universitet- të diplomuar. Ajo u shpreh se ndër treguesit më të mire të suksesit të universitetit janë të diplomuarit e punësuar dhe arritjet e tyre, prandaj organizimi i eventit të ndarjes së çmimeve është vlerësues dhe motivues, por në të njëjtën kohë një shfaqje e suksesit të dyanshëm midis Kolegjit Universitar Bedër dhe të diplomuarve. Më pas fjalën e mori Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili u shpreh se ky aktivitet është tashmë pjesë e traditës së “Bedër”, duke shërbyer si platformë për të diplomuarit për të shkëmbyer përvojat e tyre. Ai vlerësoi aktivitetin, duke theksuar se një format i tillë në Shqipëri është një model në kuadër të marrëdhënieve të universitetit me të diplomuarit ndër vite. Gjatë ceremonisë u ndanë në total 12 cmime, nga ku 6 çmime u akorduan në shenjë mirënjohjeje dhe inkurajimi për ish-studentët Mandrit Kamolli, Kadim Rufati, Uejda Kadrija, Sonila Qazimi, Albi Cela dhe Arjola Buzin,  që janë kthyer në modele frymëzuese, falë punës dhe arritjeve të tyre në karrierat profesionale. Ndërkohë, 6 çmime të tjera të veçanta u përzgjodhën nga stafi akademik i universitetit për t’iu akorduar personaliteteve nga fusha e artit, shkencës, kulturës, letersisë e edukimit për kontributin e tyre, ndër ta: Mirela Arqimandriti, Daniel Klingenberg, Mirush Kabashi,  Uran Butka, Xhemal Balla dhe Shpëtim Tasha.  

Aplikoni për të qenë kandidatë fitues për çmimet Bedër Alumni Awards-2018

Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar “Bedër”, organizon për të dytin vit radhazi “Bedër Alumni Awards”. Aktiviteti zhvillohet më datë 8 maj 2018, në ambientetet e Kolegjit Universitar “Bedër”, duke synuar të bashkojë të gjithë të diplomuarit ndër vite.

Zhvillohet konkursi i eseve në gjuhën angleze me pjesëmarrjen e qindra nxënësve

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në bashkëpunim me British Council organizoi për herë të pestë konkursin e eseve kreative të të rinjve në gjuhën angleze. 216 nxënës nga 37 shkolla të mesme në Shqipëri, private dhe publike, morën pjesë në këtë konkurs me esetë e tyre, tema e së cilës ishte "Varësia nga Teknologjia Moderne". Në ceremoninë e zhvilluar me pjesëmarrjen e qindra nxënësve, përfaqësuesve nga DAR Tiranë dhe Këshilli Britanik, u vlerësuan të gjithë pjesëmarrësit me certifikata, ndërkohë që 10 prej tyre u shpallën si më të mirët duke fituar të drejtën e zhvillimit të “Aptist Test”. Ndërsa fituesja e vendit të parë përfitoi të drejtën për të zhvilluar provimin IELTS nga British Council. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre!  

"Roli i teknologjisë në shpërndarjen e informacionit", e ftuar Edona Daçi

Themeluesja dhe menaxherja e portalit Mundësi.al, Znj. Edona Daçi ishte e ftuar në kuadër të ciklit të seminareve "MarCom". Në takimin me studentët e Shkencave të Komunikimit, Znj. Daçi foli në lidhje me rolin e teknologjisë në shpërndarjen e informacionit duke marrë si shembulll edhe portalin mundësi.al. Gjatë seminarit studentët e “Bedër” u njohën me disa nga të dhënat e fundit dhe kuriozitete në lidhje me shpërndarjen e informacionit në rrjetet sociale. Më tej, Znj. Daçi inkurajoi studentët të jenë kërkues dhe të hapur ndaj praktikave të reja të studimit në fushën e tyre, duke iu referuar eksperiencës së saj, sfidat që në hapat e parë të sipërmarrjes, si dhe mundësitë që duhen shfrytëzuar. Themeluesja e mundësi.al u paraqiti studentëve risitë që do të sjellë në treg portali, si dhe vuri theksin mbi aktivizimin e të rinjve në kërkimin e mundësive dhe shfrytëzimin e sa më shumë burimeve për të zbuluar aftësitë e tyre profesionale. Në fund të seminarit studentët e Shkencave të Komunikimit kishin mundësinë që të pyesnin në lidhje me metodat e reja të shpërndarjes së informacionit dhe si të përqasen në tregun e punës.  

Work & Study 2018

I kthyer tashmë në një traditë, u çel në ambientet e Pallatit të Kongreseve edicioni i 9-të i Panairit “Work & Study”, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Ky panair i cili do të zhvillohet përgjatë datave 28-29-30 mars 2018, është një eveniment ku shpalosen mundësitë më të mira për studim dhe kërkesat aktuale të tregut të punës, me pjesëmarrjen e mbi 60 kompanive, institucioneve të ndryshme dhe universiteteve, ndër to dhe Kolegji Universitar “Bedër”. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, si dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë z. Nikolin Jaka, personalitete këto të cilët mbajtën edhe fjalën e rastit gjatë hapjes së panairit. Për tu informuar drejtpërsëdrejti rreth programeve tona të studimit, mundësive të studimit me bursë, programeve të shkëmbimit, kritereve të reja të regjistrimit në universitet apo procesit të aplikimit dhe gjithçka tjetër ju nevojitet, ju mirëpresim çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 21:00. Mos hezitoni të na vizitoni ne stendën tonë. #BederPromotionStand

Mbyllet me sukses fushata “Një libër më shumë për Preshevën”

Studentët e vitit të dytë të programit të masterit shkencor në Shkenca Komunikimi, Kolegji Universitar “Bedër”, mbyllën me sukses fushatën e tyre tremujore “Një libër më shumë për Preshevën”. Të ftuar të veçantë të këtij aktiviteti ishin drejtuesit më të lartë të pushtetit lokal në zonat ku jetojnë shqiptarët në Serbi, konkretisht kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri, nënkryetarja Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe përfaqësuesi i Komunës së Preshevës, Almir Shaqiri. Nuk munguan edhe përfaqësues të botës akademike, gazetarisë dhe shoqërisë civile. Aktiviteti ishte ideuar në formën e një programi kulturo-artistik, ku pati performanca të ndryshme në balet, interpretim dhe këngë. Të pranishmit patën mundësi të ndiqnin dy dokumentare të përgatitur mbi zonat ku jetojnë shqiptarët në Serbi, si dhe ekspozuan mbi të gjitha punën e bërë në fushatën nga studentët, të cilët konfirmuan mbledhjen e 2 mijë librave në shqip, të cilat do të shkojnë për bibliotekat në Preshevë dhe Bujanoc. Fushata “Një libër më shumë për Preshevën” i kaloi objektivat fillestare për mbledhjen e një mijë librave, falë kontributit të qytetarëve shqiptarë, shkollave dhe shtëpive botuese. Por mbledhja e dy mijë librave dhe dhënia e një mesazhi solidariteti dhe vëllazërie për shqiptarët në Serbi nuk ishte i vetmi lajm i mirë në këtë aktivitet, pasi rektori i Kolegjit Universitar “Beder”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana ndau me të pranishmit vendimin e institucionit që ai drejton, për dhënien e 15 bursave studimi në vitin e ardhshëm akademik për studentët që vijnë nga Lugina e Preshevës. Zyrtarët e lartë shqiptarë në Serbi, z. Shukri Ymeri dhe z. Shaip Kamberi shprehën falënderime të sinqerta për iniciativën e studentëve të Kolegjit Universitar “Bedër” për mbledhjen e librave shqip, duke e vlerësuar këtë si një nismë. Z. Ymeri dhe Kamberi e konsideruan një lajm të shkëlqyer vendimin për dhënien e 15 bursave të studimit nga Kolegji Universitar “Bedër” për nxënësit shqiptarë në Serbi dhe premtuan bashkëpunim edhe në të ardhmen me Kolegjin Universitar “Bedër”. Kreu i Komunës së Bujanovcit ftoi studentët e fushatës “Një libër më shumë për Preshevën” dhe drejtuesit e “Bedër” të vizitojnë këtë zonë. Në fund grupi i studentëve që realizuan këtë fushatë dhe lektorja udhëheqëse Edlira Mali falënderuan të gjithë kontribuesit dhe lanë të hapur mundësinë që çdokush të vijojë të dhurojnë libra shqip për nxënësit në Luginën e Preshevës, të cilët prej vitesh vuajnë mungesën e teksteve shqip.  

Studentët e K.U. "Bedër" pjesëmarrës në Jessup 2018

Konkursi Ndërkombëtar Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition, nën administrimin e ILSA-s bashkon studentët e së Drejtes Nderkombetare nga i gjithë globi. Tashmë në vitin e tij të 59-të , Jessup është konkursi ndërkombëtar më i madh në botë për studentët e drejtësisë, me pjesëmarrës nga më shumë se 700 Universitete në mbarë botën. Raundet ndërkombëtare do të mbahen në 1 -8 prill 2018, në Hyatt Regency në Kapitol Hill, Uashington, DC.   Konkursi konsiston në një inskenim të çështjes me të cilën grupi i studentëve të drejtësisë Kolegji Universitar "Bedër" i përbërë nga : Albi Çela, Anjest Agushi, Ornela Bego, Thoma Kristo dhe Ermelinda Gjeci do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë edicion të kompeticionit.   Të gjendur përballë gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, studentët do të parashtrojnë argumentat e përgatitura rreth “Case Concerning the Egart and the Ibra” që përfshin tema nga vlefshmëria e një vendimi arbitrazhi ndërshtetëror, sovraniteti, cënimi i ujërave territoriale, regjimi i carmatosjes bërthamore, përdorimi i forcës, e drejta humanitare ndërkombetare etj. Ekipi ka hulumtuar dhe ka përgatitur argumentet thelbësore me gojë për të përfaqësuar çdo anë të mosmarrëveshjes.   Përpara nisjes për ne D.C studentët organizuan “Public Pleading”, ku përpara studentëve dhe trupit akademik të universitetit, paraqitën argumentat e tyre. Kjo në mënyrë që ekipi të përgatitet por dhe të kontribuojë në ruajtjen e traditës së Moot Court në Bedër.
  • <
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri