Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
    • Rektorati
      • Rektorati
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2023-2024
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Studentët e Huaj
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
    • Sekretaria Mësimore
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë
  • ALBANIA CODE CAMP 2022
  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond”
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

I ftuar në Bedër, Drejtuesi i Dep. të Web-it në Top Channel

Drejtuesi i Departamentit të Web-it në “Top Channel”, z. Elert Yzeiri, ishte i ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave të gazetarëve profesionistë në hapësirën dixhitale. Z. Yzeiri ndau me studentët eksperiencat e tij si gazetar dhe drejtues, duke u fokusuar tek etika e gazetarëve të web-it, numri i klikimeve, burimi i informacioneve, etj      

Eni Vasili, takim me studentët e KU Bedër

Gazetarja dhe autorja e programit televiziv “Studio e Hapur”, Znj. Eni Vasili, ishte e ftuar në një bashkëbisedim me studentët e shkencave të komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër. Bashkëbisedimi u fokusua tek ekrani televiziv si pasqyrë e shoqërisë së sotme shqiptare, problemet që hasin gazetarët gjatë realizimit të emisioneve politike, si dhe censurimi që u bëhet nga faktorët politikë. Gjithashtu u diskutua edhe për ndikimin që ka media tek audienca në ditët e sotme, si dhe roli i saj në edukimin e shoqërisë. Znj. Eni Vasili iu përgjigj pyetjeve të studentëve lidhur me realizimin e emisionit “Studio e Hapur”, si dhe përvojat e saj si gazetare.  

"Fact checking Journalism"- Rasti i Faktoje.al

Departamenti i Shkencave të Komunikimit pati sot të ftuar pjesëtarë të redaksisë Faktoje.al, të cilët zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e komunikimit, duke trajtuar temën "Fact checking Journalism". Gjatë takimit Znj. Alma Janka kryeredaktore e Faktoje.al bëri një prezantim rreth funksionimit dhe misionit për të cilin ky web është hapur, duke ardhur për herë të parë në Shqipëri si një projekt i mirëfilltë në investigimin dhe verifikimin e deklaratave të ndryshme dhe pretendimeve të bëra në të gjitha nivelet e jetës publike. Ndërsa gazetarët Anxhela Ruçi dhe Merxhan Daci shpjeguan më tej rreth funksionimit dhe punës që kryhet ne këtë redaksi, dhe mënyrën se si kjo media mundohet të përmirësojë standartet e performancës në jetën publike duke investiguar dhe verifikuar deklarata të ndryshme. Aktiviti u shoqërua me pyetje e diskutime nga studentët të cilët shprehën vlerësimin dhe dëshirën e tyre për të patur sa më shumë medie të tilla në Shqipëri të cilat nuk kanë ndikime politike dhe janë një mënyre e saktë e informimit të publikut.  

Leksion i hapur -Trajtimi i traumave tek fëmijët dhe adoleshentët

Departamenti i Edukimit pranë KU Bedër organizoi një leksion të hapur me Dr. Skerdi Zahaj, lidhur me temën: “Trajtimi i traumave tek fëmijët dhe adoleshentët”. Në fokus të diskutimit me studentët e psikologjisë së këshillimit ishin teknikat dhe ndërhyrjet psikoterapeutike tek këto grup-mosha. Dr. Skerdi Zahaj aktualisht është anëtar i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut në Shqipëri, si dhe pedagog pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Duke kombinuar aspektin e njohurive teorike dhe fenomenologjike të temës së përjetimit të traumave, Dr. Zahaj prezantoi studentët me teknikat dhe ndërhyrjet psikoterapeutike që ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët që përjetojnë procesin e humbjes dhe zisë. Gjatë prezantimit të tij, Dr. Zahaj paraqiti fazat e procesit të zisë dhe mënyrën sesi psikoterapia mund të ndihmojë për të menaxhuar dhe kapërcyer simptomat psikologjike dhe vuajtjen e shkaktuar nga trauma e humbjes së personave të afërm. Teknikat dhe ndërhyrjet specifike që u trajtuan gjatë këtij leksioni të hapur lidhen ngushtë me evidencat aktuale të efikasitetit që ka modeli i trajtimit konjitiv dhe bihevioral (i sjelljes), si edhe me përqasjen psikodinamike, e cila përdoret për të adresuar vuajtjet traumatike. Gjithashtu, studentët praktikuan nëpërmjet ushtrimeve konkrete sesi mund të përdorin disa teknika specifike gjatë terapisë me klientët, duke përfshirë: përdorimin e shkrimit të letrave, ndërtimin e historive, poemat akronime, ritualizimet dhe vizatimet.  

Dr. Sofokli Garo, leksion të hapur me studentët e edukimit

Departamenti i Shkencave të Edukimit në KU Bedër organizoi sot një leksionin të hapur, ku i ftuar në bashkëbisedim me studentët e mësuesisë dhe psikologjisë së këshillimit ishte Dr. Sofokli Garo. Me një përvojë të pasur profesionale dhe akademike në mësimdhënie në shkencat e edukimit, me fokus mësimdhënien e matematikës në arsimin fillor, Dr. Garo përcolli një qasje krahasimore të praktikave bashkëkohore të mësimdhënies në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Shqipëri. Përgatitja akademike me një master dhe doktoraturë në mësimdhënie dhe mësimnxënie të matematikës pranë Universitetit te Dakotes së Veriut, përvoja profesionale si mësues me arsimin parauniversitar dhe si lektor në arsimin e lartë në SHBA dhe Shqipëri, mundësuan që përmes një diskutimi me studentët Dr. Garo të përcjellë një studim mbi efikasitetin e metodologjive të mësimdhënies të adoptuara në Shqipëri, si dhe rezultatet e këtyre praktikave në formimin e studentëve dhe më tej mësimdhënësve të ardhshëm. Mësimdhënia kognitive dhe impakti i saj mbi rezultatet e nxënësve shqiptar në PISA, ishte një tjetër dimension studimor i përcjelle gjatë diskutimit të Dr. Garos.   

“Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën!’’

Departamenti i Edukimit në KU Bedër, në bashkëpunim me Rrjetin e Grave “Barazi në Vendimmarrje”, organizuan sot trajnimin me temën: “Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën!’’. Znj. Edlira Çepani, drejtuese e organizatës Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” së bashku me ekipin e saj, dhe nën kujdesin e veçantë të pedagoges Erilda Ajazi, realizuan këtë Workshop me pjesëmarrjen e studentëve të Kolegjit Universitar Bedër. Studentët e edukimit, të gjuhës dhe letërsisë angleze, si dhe të shkencave të komunikimit, morën pjesë aktive në Workshop, duke u angazhuar në aktivitetet dhe lojërat interaktive në lidhje me temën. Workshopi “Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën!’’ synonte informimin e të rinjve dhe promovimin e marrëdhënieve të shëndetshme mes tyre dhe më gjerë në shoqëri. Ky workshop i krijoi mundësinë studentëve të diskutojnë për rolin e tyre në përkufizimin e marrëdhënieve të shëndetshme tek adoleshentët, stereotipet dhe rolet gjinore, faktorët që ndikojnë në krijimin e marrëdhënieve abuzive, si dhe në sistemin e referimit të rasteve të dhunës në familje dhe me bazë gjinore. Nëpërmjet këtij trajnimi, studentët eksploruan çështje lidhur me: • Rolet dhe stereotipet gjinore. • Marrëdhëniet romantike dhe dhuna në marrëdhëniet e hershme romantike tek të rinjtë. • Dukuria e bullizmit: përcaktimi i viktimës, agresorit dhe dëshmitarit. • Bullizmi kibernetik: media sociale si një formë e re e abuzimit tek të rinjtë. • Angazhimi i influencuesve: bashkëmoshatarët, prindërit, mësuesit dhe shërbimi psiko-social. • Raportimi dhe dhënia e ndihmës për rastet e dhunës me bazë gjinore.

Gjyqtari amerikan, seminar me studentët e drejtësisë

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Stephen Czuleger, ishte i ftuari radhës në një seminar me studentët e drejtësisë në “Bedër”, për të bashkëbiseduar me ta rreth temës: “Etika Gjyqësore - Shmangia e dështimeve”. Gjatë prezantimit, gjyqtari Czuleger i njohu studentët e drejtësisë me parashikimet e legjislacionit amerikan në kuadër të rregullave të etikës që duhen zbatuar nga gjyqtari gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Ai u fokusua veçanërisht në çështje të etikës, paanshmërisë dhe profesionalizmit të figurës së gjyqtarit. Gjyqtari Czuleger trajtoi edhe çështjen e korrupsionit në sistemin gjyqësor. Ai vlerësoi faktin se, pavarësisht ekzistencës së këtij fenomeni, shqiptarët janë të vendosur për të ndryshuar gjendjen aktuale dhe tregues për këtë është procesi i vetingut. Duke vlerësuar progresin e deritanishëm në luftën kundër korrupsionit, Czuleger u shpreh optimist për të ardhmen dhe nxiti të rinjtë të angazhohen në këtë proces. Në përfundim të seminarit u zhvillua një diskutim me studentët në lidhje me sfidat që përballet sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe alternativat për përmirësimin e tij. Gjyqtari Czuleger inkurajoi të gjithë studentët të bëhen pjesë aktive e këtyre ndryshimeve dhe të zbatojnë rregullat e etikës profesionale me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit të drejtësisë dhe rritjen e besimit të publikut.

Zhvillohet Workshop-i me temë: "Fake News, problem i medias apo i demokracisë?"

Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar "Bedër" organizoi workshopin me temë: "Fake News, problem i medias apo i demokracisë?" Në këtë workshop morën pjesë Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, z. Bernd Borchardt, Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Prof.Assoc. Dr. Mark Marku, Analisti dhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi, Kryetari i Unionit të Gazetarëve, z. Aleksandër Çipa, studiues së medias, përfaqësues së zyrave të PR-it dhe studentë të komunikimit dhe gazetarisë. Aktivitetin e hapi përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela, i cili u shpreh se tradita e organizimit të workshop-it është e përvitshme dhe synon të trajtojë tema koherente me rëndësi për fushën e medias dhe komunikimit. Në lidhje me zgjedhjen e temës për këtë vit, Dr. Çela tha se “fake news”, një term që mori famë pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, nuk është vetëm një dukuri që përmendet në rrethet e gazetarëve por tashmë është një fenomen që ka tërhequr edhe vëmendjen e studiuesve të medias dhe audiencës. Më pas fjalën e mori Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili u shpreh se mundësitë e aksesimit po përdoren gjithnjë e më shumë nga qytetarët për të publikuar informacione në internet, ku shpërndarja në këto rrjete mund të ketë nuanca të ndryshme, duke nisur nga qasjet pozitive, si mbështetjet sociale për ndihmë deri në prodhimin e përmbajtjeve keqinformuese dhe komenteve paragjykuese. Prandaj, sipas tij, organizime të këtij formati janë të rëndësishme, pasi diskutojnë rreth mënyrave të zhvillimit të shëndetshëm të fjalës së lirë, duke u nisur edhe nga roli kritik që profesionistët e fushës së medias kanë. Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, z. Bernd Borchardt deklaroi se fenomeni i lajmit të rremë ka ekzistuar që në kohët e hershme, por tashmë me zhvillimin teknologjik, ndikimet e tij janë më të dukshme. Ai u shpreh se personat që preken drejtpërdrejtë nga ky fenomen, i vuajnë më shumë pasojat, ku përmendi edhe një rast personal se si emri i tij ishte bërë pjesë e dukurisë së lajmit të rremë. Si zgjidhje Z. Borchard sugjeroi verifikimin e fakteve përpara publikimit të lajmeve, fuqizimin e komunitetit të profesionistëve të medias, edukimin mediatik dhe më shumë liri për median. Ndërkohë Lutfi Dervishi, u ndal në rrezikun që paraqet “fake news”. Ai u shpreh se vëmendje duhet të përqëndrohet te “fake news” si një sistem përfitimi ekonomik. Dervishi solli në vëmendje rastin e disa të rinjve nga Maqedonia, të cilët prodhuan lajme të rreme kundër Hillary Clinton në zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nxjerrë përfitime financiare. Sipas Z. Dervishi, zgjidhja duhet të kërkohet te kthimi në parimet tradicionale të gazetarisë, duke i kushtuar vëmendje verifikimit të fakteve nga ana e gazetarëve. Më pas fjalën e morën përfaqësues e studiues të medias, si Mark Marku, Shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, i cili u ndal në nevojë e rishikimit të parimeve të gazetarisë. Profesor Marku tha se nuk duhet të gjykojmë një dukuri problematike si “fake news” duke u nisur nga normat e gazetarisë të disa dekadave më parë.  Fatos Hakorja, Roland Zili, Roland Qafoku, Pandi Gjata, Llazar Semini, të cilët ku shprehën se “fake news” përbën një rrezik, jo vetëm për median, por edhe për thelbin e demokracisë. Drejtuesit e mediave dhe gazetarët e pranishëm, ofruan si zgjidhje edukimin mediatik të audiencave, kontrollin e burimeve të lajmit përpara publikimit, si dhe një rikthim te vlerat deontologjike dhe profesionale të gazetarisë. Përfaqësueset e zyrave të marrëdhënieve me publikun nga agjenci dhe institucione të ndryshme, si Eva Kushova dhe Elda Gjoka, u shprehën se në këtë fenomen individi është më i pambrojturi, pasi media mund të ketë në dorë vetërregullimin dhe të administrojë më mirë fjalën e lirë. Përgjatë workshop-it u ngritën diskutime të rëndësishme, të cilat sollën perspektiva plotësuese në lidhje me fenomenin në lajmit të rremë.      
  • <
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri