Lajme & Aktivite
Vizitë në Gjirokastër
Rektori i Kolegjit Universitar "Bedër" zhvilloi ditën e sotme një vizitë në qytetin e Gjirokastës, gjatë së cilës pati takim me kryebashkiaken, znj. Zamira Rami dhe me rektorin e Universitetit Eqerem Çabej Gjirokastër, Prof. Dr. Bektash Mema.
Vizitat konsistuan në bisedime për zhvillimin e projekteve të mundshme të bashkëpunimit.
Programi i dytë trajnues mbi tematikat e reja të mësimdhënies
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, zhvilluan Programin e dytë Trajnues për mësuesit e gjuhës angleze të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit.
Mësuesit e pranishëm në trajnim u njohën nga afër me praktikat apo tematikat e reja në fushën e mësimdhënies nga pedagogët dhe akademikët Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani,, Dr. Edlira Mali dhe Dr. William K. Martin.
Folësit trajtuan temat e mëposhtme: “Vlerësimi i të nxënit të nxënësve”, “Kujdes ndaj Detajeve” dhe “Kujtojmë mësuesit tanë të mirë”.
Aktiviteti vazhdoi më tej me diskutime të shumta nga të pranishmit.
Studentët urojnë 8 Marsin në burgun e grave
Një grup studentësh nga Kolegji Universitar "Bedër", ishin sot në burgun e grave për të uruar festën e 8 Marsit, të gjitha grave e vajzave, duke u munduar që tu sjellin sadopak gëzim në këtë ditë festive.
Studentët të shoqëruar nga pedagogia Jola Marku, ndanë lule e mesazhe urimi, për tu dhënë shpresë e forcë grave të cilat vuajnë dënimi e tyre në burgun 325.
Përgëzojmë studentët Danjela Marku, Erald Gjana, Sidorela Nela, Albert Çelhaka, Endri Dervishi dhe Leonora Sula për iniciativën e tyre.
Vizitë në Universitetin e Vlorës
Përfaqësues të Kolegjit Universitar “Bedër” zhvilluan një takim në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, me qëllim ngritjen e urave të bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve. Delegacioni i kryesuar nga rektori Prof. Dr. Ferdinand Gjana u prit nga rektori i Universitetit të Vlorës, Prof. Dr. Roland Zisi.
Në takim u ndanë praktikat më të mira, të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e standardeve bashkëkohore evropiane të cilësisë përmes organizimit të konferencave të përbashkëta shkencore, krijimit të mundësive për shkëmbim midis studentëve, organizimit të programeve të shkollave verore etj.
Zhvillohet Programi Trajnues për mësuesit e gjuhës angleze
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, zhvilluan Programin Trajnues për mësuesit e gjuhës angleze të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit.
Përgjegjësi i Departamentit, Dr.Isa Erbas, në hapje të trajnimit falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë që kanë trajnime të tilla për mësuesit, pasi roli i tyre është shumë i rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj.
“Ky është viti i dytë që departamenti ynë zhvillon trajnime për mësuesit e anglishtes, duke ditur rëndësinë që ka përvetësimi i metodave të reja në fushën e mësimdhënies”, u shpreh ai.
Znj. Fozilet Simoni, specialiste e kurrikulës dhe cilësisë për gjuhët e huaja në DAR Tiranë, gjatë fjalës së saj shprehu rëndësinë që luajnë trajnime të tilla në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale tek mësuesit e gjuhës angleze. Ajo vlerësoi Kolegjin Universitar "Bedër" për organizimin e trajnimeve të tilla për të dytin vit rresht.
Paneli i referuesve përbëhej nga Fozilet Simoni, Tidita Abdurrahmani, Elsa Lici dhe William K. Martin, të cilët trajtuan për të pranishmit temat: “Vlerësimi i të nxënit të nxënësve”, “Leximi digjital në mësimdhënie” dhe “Si të jesh një mësues i mirë”.
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze organizon per të disatën herë aktivitete me natyrë të tillë, si një mundësi e mirë për formimin e vazhdueshëm të mësuesve.
"Ditët e informimit të maturantëve"
Me organizim nga Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë, zhvillohet aktiviteti "Ditët e informimit të maturantëve", ku të gjithë maturantët e gjimnazeve publike dhe private kanë mundësinë të njihen me degët, programet e studimit dhe kriteret e IAL-ve publike dhe private.
Përgjatë 2 javëve, në mjediset e palestrës së shkollës "Qemal Stafa", e pranishme do të jetë edhe stenda e Kolegjit Universitar “Bedër”, ku të gjithë maturantët e interesuar kanë mundësinë të marrin çdo informacion të nevojshëm rreth degëve, tarifave, mundësive të përfitimit të bursave etj.
Ju mirëpresim, çdo ditë nga data 19.02.2018 deri më 02.03.2018, ora 14:00 - 18:00!
Festohet me studentët nga Kosova, 10 vjetori i pavarësisë
Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, rektori i Kolegjit Universitar “Bedër” Prof. Dr. Ferdinand Gjana u mblodh në një takim me studentët nga Kosova të cilët studiojnë në “Bedër”.
Gjatë takimit Rektori uroi studentët për pavarësinë ndërkohë që i këshilloi ata që të kontribuojnë në vendin e tyre me dije dhe vlera. “Ne si universitet besojmë se ju do të bëheni përcjellës të vlerave që ju kemi edukuar”, shtoi ndër të tjera Prof. Dr. Ferdinand Gjana.
Studentët shprehën vlerësimin e tyre për mikpritjen që u është bërë në “Bedër” që në fillimet e studimeve. Ndërkohë që premtuan se do të vlerësojnë mundësitë që po u jepen për për të kontribuar në të ardhmen në vendin e tyre.
Në përfundim të takimit rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, tha se për vitin e ri akademik do të jepen 10 bursa studimi për studentët që do të vijnë nga Kosova, në simbol të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Gëzuar Kosovë!
Shpallet lista e studentëve fitues, për zhvillimin e praktikave profesionale si asistentë kërkimorë
Kolegji Universitar “Bedër” shpall listën e studentëve fitues, të cilët do të angazhohen për zhvillimin e praktikës profesionale si asistentë kërkimorë pranë departamenteve përkatëse ku studiojnë. Ky është viti i dytë që programi zhvillohet në “Bedër”, duke u kthyer në një mundësi të shkëlqyer për studentët më të mirë për të thelluar dijet më tej.
Lista e fituesve është si më poshtë:
1. Denis Qosja- Departamenti i Shkencave Islame
2. Aorel Senja- Departamenti i Shkencave Islame
3. Enxhi Hasmeta- Departamenti i Shkencave Islame
4. Xhorxhina Seferi- Departamenti i Shkencave Islame
5. Ermira Merja- Departamenti i Shkencave të Edukimit
6. Muhlis Akelma- Departamenti i Shkencave të Edukimit
7. Rovena Mydini- Departamenti i Shkencave të Komunikimit
8. Ermelinda Gjeci- Departamenti i Drejtësisë
9. Ornela Bego- Departamenti i Drejtësisë
10. Ergyst Shehu- Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
11. Indrit Lami- Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze